Motoristi 94-vjeçar
Motorin e tij i parë, të modelit “Norton 16H 490cc”, e bleu në vitin 1937 për 73 funte. Që atëherë ai ka blerë shtatë motorë të tjerë. Më i fuqishmi ishte një “BMW Boxer 1000cc”. Reg tani udhëton me një “Honda 250cc” rreth qytetit të tij Ludham, në Norfolk, të paktën katër herë në javë. Ai e pranon se tashmë e ka ulur ritmin, por mund t’i japë me 60 milje në orë kur është në autostradë, transmeton Panorama.