Headlines

Shpëtuesja e American Idol?

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in

Nicki Minaj mendon është ajo e cila mund të shpëtoi emisionin American Idol.
Reperja beson se ajo do t’ja dalë që emisioni 12 vjeç i vjetër do të këtë sukses përsëri edhe pse të dhënat e shikueshmërisë në muajin mars treguan se ka pasur një rënie të lartë të shikuesve.
Ajo më shumë ka kritikuar anëtarët e tjerë të jurisë – Mariah Carey, Keith Urban dhe randy Jackson – për shkak se e ka bërë këtë emision të lodhshëm dhe të mërzitshëm.
“Nicki beson se ajo duhet të merr barrën kryesore në emision”, tha një burim.
“Ajo ka adhrues të mjaftueshëm ku vetëm tani online i kanë thënë se ata ndjejnë urrejtje për anëtarët e tjerë të jurisë sepse nuk bëjnë asgjë interesant në emision”, tha burimi.

Shpat Kasapi: E ndava unë Afërditën

Posted by Vnb-Snorki | 09 March, 2013 | Posted in

Shpat Kasapi ka deklaruar se ai e ka ndarë Afërditën, duke theksuar se nuk ka shanse për ribashkim.

“Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita dhe jo mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër dhe nuk dëshiroj të flas më shumë, thjesht nuk na shkonte,” ka thënë Shpati.

Sipas Panorama Plus, në fakt përflitet se mamaja e Shpatit, Gjylymsere Kasapi, profesoreshë në universitet, ka nxitur ndarjen, pasi nuk duronte fjalët që përfliteshin për Afërditën.

Miq të afërm të Shpatit megjithatë thonë se ata mund të kthehen bashkë, pasi Shpati është shumë i dashuruar me Afërditën, por ajo e ka keqpërdorur mirësinë e të fejuarit.

Afërdita nuk është prononcuar, duke thënë se do flasë në kohën e përshtatshme.

Rihanna: Do të kem fëmijë me Chris Brown

Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in

Pajtimi i tyre tronditi botën e showbizzit, përfshirë fansat dhe kritikët, por Rihanna ka shkuar edhe më tej duke thënë se dëshiron ta dërgoj një hap më lartë marrëdhënien e saj me të dashurin Chris Brown.

Ajo ka deklaruar për magazinën ELLE se dëshiron të lindë fëmijë me Chris.
25 vjeçarja ka treguar planet e saj për tu bërë nënë kur është pyetur se si e sheh vetën pas pesë vjetësh.

“Ndoshta do kem një fëmijë. Dua të kem shëndet dhe lumturi në këto pesë vjet”, ka thënë ajo.
Rihanna dhe Chris janë pajtuar javë më parë, pas ndarjes në vitin 2009 kur këngëtari e kishte sulmuar fizikisht këngëtaren. Ditë më parë 23 vjeçari ka kërkuar falje dhe ka thënë se Rihanna është vajza më e bukur në botë.

Rita Ora me mustaqe!?

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in

Rita Ora njihet për sensin e saj të humorit. Ajo është argëtuar pafund, ndërsa ndodhet në Sidnej të Austrialisë. 
Ndërsa bashkë me një mikun e saj kishte dalë të sodiste në pazar, Rita Ora ka provuar një palë mustaqe, me te cilat duket se eshte argetuar pa fund.

Në fund të vitit të kaluar pati një nismë mjaft interesante me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kur të rinj, kryesisht nga Kosova kërkuan që të sillnin përsëri modën e mustaqeve për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe burrave me mustaqe që e mundësuan atë.

Rita duket se ka gjetur momentin për të pozuar me mustaqe, dhe për të marrë pamjen e një “burrneshe.”

Justin Bieber “zhvishet” për datëlindje

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Ai mund të jetë një nga tinejxherët më të famshëm në botë, por Justin Bieber e ka festuar datëlindjen e tij si shumica e 19 të vjeçarëve.
 Ishte një natë e rëndësishme për këngëtarin, i cili mundi të niste festimet vetëm pas orës 03:00 të mëngjesit kur u kthye në Londër pas performimit në qytetin e Birmingham.
 Pas kësaj ai filloi festën me atë që po thuhet se është e dashura e tij Ella-Paige Roberts-Clarke dhe një grumbull tjetër bukuroshesh. Megjithëse jemi në dimër, tashmë 19 vjeçari zgjodhi të kthehej në hotel vetëm në pantallona.

Britney “e përlyer”

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Britney Spears nuk është edhe aq e njohur se është e kujdesshme për detajet.
Dyshimet për këtë i shtojnë më shumë edhe disa fotografi që janë publikuar nga mediat, ku Britney shihet me rroba të përlyera.
Këngëtarja ka qenë duke shkuar në klubin e gjimnastikës, shkruan Daily Mail.
Kjo nuk është hera e parë që Britney është në fokusin e mediave për shkak të rrobave të saj të përlyera.

Kristen Stewart me paterica në Oscar

Posted by Vnb-Snorki | 27 February, 2013 | Posted in

Megjithëse nuk ishte e kandiduar për asnjë cmim Oscar Kristen Stewart nuk mund të mungonte në mbrëmjen gala më të rëndësishme të botës së kinemasë. Aktorja, e kushtëzuar nga një dëmtim në njërën këmbë, u paraqit mbi tapetin e kuq me paterica. Sipas raportimeve të mediave gossip në Shtetet e Bashkuara, aktorja 22-vjeçare ka prerë pjesën e poshtme të njërës këmbë duke ecur aksidentalisht mbi xhama të thyer. Për të gjithë fansat që dëshironin një fotografi prej saj dhe për të kryer “detyrën” në skenën e Oscar-s, Kristen sakrifikoi duke lënë menjanë patericat e duke qendruar në këmbë me vështirësi. 2012 nuk ishte një vit i mbarë për aktoren 22-vjeçare. Ajo u shpall aktorja më e keqe për rolet e saj në serinë e fundit të Twilight dhe “Snow White and the Huntsman”. E sikur të mos mjaftonte kjo, disa foto të saj me regjisorin Rupert Sanders që shpërthyen në verën e kaluar përcanë lidhjen e saj me aktorin britanik Robert Patinson.


Jennifer Lawrence dhe incidenti me shkallët

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Të fitosh një Oscar si aktorja më e mirë është me siguri një nga momentet më të bukura të karrierës, por Jennifer Lawrence e prishi paksa këtë moment kur u pengua tek shkallët teksa po ngjitej për të marrë çmimin. 
Të pranishmit u ngritën në këmbë për ta duartrokitur dhe 22-vjeçarja tha: “Faleminderit shumë! Ju u ngritët në këmbë sepse unë u rrëzova dhe ju vjen keq për mua. Ishte e sikletshme.”
Pasi ra në gjunjë, Jennifer vuri duart në kokë e më pas u ngrit e ndihmuar nga aktori Hugh Jackman, i cili e shoqëroi deri në skenë.
Jennifer Lawrence ka qenë e nominuar më pare për çmim Oscar si aktorja më e mirë para dy vitesh për interpretimin në filmin ‘Winter’s Bone’.


Dueti “sekret” i Norës me MC Kreshën?

Posted by Vnb-Snorki | 05 July, 2011 | Posted in , ,

Këngëtarja kosovare, Nora Istrefi, ka paralajmëruar se së shpejti do ta lansojë një këngë të re, që do të jetë sipas saj një bashkëpunim hit, emrin e partnerit të të cilit duet ajo nuk ka dashur ta zbulojë, megjithëse Telegrafi tashmë e din kush është ai. Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja me anë të profilit të saj në Twitter, ku pos këngës, ajo zbuloi se ka bërë një tatuazh të ri, fotot e të cilit nuk i postoi. Nora tha se emri do të mbetet i fshehtë, por Telegrafi ka mësuar se MC Kresha do ta shoqërojë seksi këngëtaren kosovare në këngën e re e cila do punohet nga Zzap dhe Chris.
“Së shpejti hit i ri! Bëhuni gati sepse këtë herë po vij furishëm. Është duet, mirëpo sekret. Ju dua, Nora”, shkroi në Twitter bukursohja.
Së fundmi Nora kishte lansuar këngën “E Di” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun tani është shndërruar në një hit.

 

Bleona s’flet shqip!

Posted by Vnb-Snorki | 04 July, 2011 | Posted in

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti, e cila aktualisht është duke zhvilluar karrierën e saj në Amerikë, na ka shokuar të gjithëve gjatë një interviste të fundit. Tanimë jemi mësuar ta shohim këngëtaren nëpër eventet më të rëndësishme në Amerikë dhe ka qenë pikërisht në një të tillë, ndërsa është intervistuar nga një kanal mode i njohur atje. Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarit për veshjen e saj, për këngët e reja që ka punuar me Timbaland, për këngën e saj që qarkullon në i-Tunes, Bleona ka treguar edhe eksperiencën e saj në Amerikë. Ka treguar se është një emigrante, por kur intervistuesi i ka kërkuar që në fund të thotë ‘Thank you’ në shqip, këngëtarja nuk ka pranuar. Ajo nuk ka thënë faleminderit, por ka vazhduar të flasë anglisht, duke shtuar se tanimë është shtetase amerikane. Nuk e dimë në ka qenë kjo një shaka nga ana e Bleonës, apo ajo e ka pasur seriozisht, gjithsesi fakti që na ka mohuar s’na bën të ndihemi shumë mirë, transmeton Bluetooth.

Elvana Gjata ndahet nga i dashuri, shkaku Flori?

Posted by Vnb-Snorki | 03 July, 2011 | Posted in

Këngëtarja Elvana Gjata, është ndarë përfundimisht nga Rogerti, djali i një biznesmeni me të cilin ishte në lidhje për një kohë të gjatë.
Ndërsa jeta profesionale i shkon për mrekulli, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën personale.
Elvana Gjata është ndarë përfundimisht pas ribashkimit të fundit nga i dashuri i saj legjendar pas një lidhjeje që zgjaste prej shtatë vitesh.
Marrëdhënia e tyre filloi të kishte krizë që nga nëntori i vitit të kaluar dhe lajmi qe publikuar nga një e përditshme shqiptare, por qe mohuar nga vet këngëtarja. Ajo kishte thënë se ishte vetëm një krize e përkohshme dhe se gjithçka kishte kaluar.
Sipas, Gazetës Shqiptare, Elvana Gjata nuk është vetëm dhe nuk ka qenë asnjëherë, sepse gjatë gjithë uljeve dhe ngritjeve të saja në karrierë ka pasur afër vetes mikun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë, Flor Mumajesi.
Po e njëjta gazetë thotë se aktualisht raportet mes tyre janë më të afërta se kurrë dhe mund të kenë nisur dhe një lidhje dashurie.

Destani do një grua shqiptare

Posted by Vnb-Snorki | 02 July, 2011 | Posted in

Aktori i njohur tetovar, Blerim Destani, i cili tashmë ka prekur botën e Hollywoodit, nuk i ka komentuar spekulimet e fundit për lidhjet e tij me Albana Osmanin dhe Anxhela Martinin. Destani aktualisht gjendet në Holandë ku është i angazhuar në filmin “Gone Back” të regjisorit të ri Ernest Meholli. Filmi xhirohet në gjuhën angleze, ndërsa krahas tij luajnë edhe aktorë tjerë shqiptarë, Astrit Alihajdaraj dhe Refet Abazi. Në korrik, ai do të udhëtojë për në Vjenë, ku do të fillojë xhirimet në një film gjermano-austriak, ndërsa ekziston mundësia që të jetë sërish pjesë e ndonjë filmi amerikan në të ardhmen.
Sa i përket jetës personale, Blerimi ka thënë se është në pritje që një femër t’ia marrë zemrën, ndërsa sa u përket spekulimeve nëpër media për lidhje të mundshme me prezantuesen Albana Osmani dhe supermodelen Anxhela Martini, ai nuk i komenton ato, duke thënë se kur të vijë koha për të treguar diçka ai do ta bëjë këtë.
Femra ideale për Blerimin është me një pasuri të thellë shpirtërore, ndërsa kur bukuria është në harmoni të plotë me fisnikërinë shpirtërore, atëherë mund t’i afrohemi ideales, kurse mbi të gjitha gruaja e tij duhet të jetë shqiptare.
Në një intervistë për mediet shqiptare, aktori tërheqës ka zbuluar se që në shkollën fillore i ka kryer simpatitë dhe propozimet e para, ndërsa vajza e parë që i ka propozuar ishte menduar dy orë para se t’i thoshte ‘PO’, dhe ka qenë po e njëjta vajzë e cila ia ka rrëmbyer puthjen e parë.

Aurela Gaçe kopjoi Britney Spearsin

Posted by Vnb-Snorki | 01 July, 2011 | Posted in

Kur këngëtarja Aurela Gaçe njoftonte të gjithë fansat për publikimin e klipit të saj të ri me titullin “Cash”, me siguri të gjithë pasi panë klipin kanë përjetuar ndjesinë e çuditshme të diçkaje déjà vu, që do të thotë të një klipi që dukej sikur është parë diku në të kaluarën. Nëse e keni pasur vërtet këtë ndjesi nuk mund t’ju vëmë aspak faj. Klipi “Cash” i Aurela Gaçes, në bashkëpunim me MC Kresha, në disa pjesë është një kopje e klipit “Toxic” të këngëtares amerikane Britney Spears. Për të bërë krahasimet e rastit mund të klikoni në YouTube klipin “Toxic” të Britney Spears, dhe më pas krahasojeni me klipin “Cash” të Gaçes, e cila ka imituar këngëtaren amerikane edhe në look e veshje...
Si mund të jenë kaq pa fantazi këto këngëtaret e vendit tonë? Shkojnë e kopjojnë këngët dhe këngëtarët më komercialë të botës! Sikur të lodheshin pak më shumë, duke kërkuar përtej Amerikës, mund të ngopeshin duke kopjuar pa u diktuar fare. Por të kopjosh Britneyn dhe të pretendosh se je origjinale, kjo nuk hahet fare, shkruan Bluetooth.                 

Ja se sa duhen Dafina me Krenarin!

Posted by Vnb-Snorki | 30 June, 2011 | Posted in

Ka pak kohë që këngëtarja Dafina Zeqiri po qëndron në Australi dhe siç kishte shkruar në profilin e saj, ajo po kënaqet shumë. Por, kjo foto që ne po jua sjellim e tregon më së miri këtë. Madje, tregon se i dashuri i saj, për hir të dashurisë së madhe ndaj këngëtares, duhet ta mbajë edhe “hopa” mbi qafë. Por, ndoshta këtë foto e ka bërë për të treguar se vërtetë është ashtu, siç ka shkruar në twiterin e saj. Ndërsa Dafina po përgatitet për albumin e saj më të ri, “Just

Flori ia bën ‘bam’ në Kosovë

Posted by Vnb-Snorki | 28 June, 2011 | Posted in

Flori Mumajesi, këngëtar dhe producent me famën dhe ndoshta produktin më të madh kreativ në vend, vjen sërish në vëmendjen tonë jo vetëm falë këngëve të bukura që mbajnë firmën e tij, por edhe përmes tour-it të koncerteve që ai ka mbajtur në Kosovë. Ai ka pasur shoqërinë e mjaft kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, madje një prej tyre e ka marrë me vete që nga Shqipëria dhe ai është pikërisht Andy Dj.
Gjatë koncerteve, Mumajesi është gjithashtu ka pasur si mbështetës edhe 2 prej bashkëpunëtorëve të tij artistik më të fundit, pikërisht Fugën me të cilin krijoi klipin e suksesshëm “Making of” dhe Mentor Hazirin e grupit ‘rock’ kosovar ‘Kthjellu’, me të cilin ka prezantuar shumë muaj më parë klipin e këngës “S’të fal”. Ndërkohë fotot që sjellim sot e gjejnë Florin nën vëmendjen dhe shoqërinë e vazhdueshme e të pandashme të femrave, megjithatë ai vazhdon të jetë singëll dhe siç na ka treguar në një intervistë të pak kohëve më parë ende s’e ka gjetur femrën e duhur, ndonëse thashetheme të ndryshme qarkullojnë herë pas here për të, transmeton Bluetooth.
Së fundmi siç mund të shihet edhe fotot Flori po shijon suksesin e vazhdueshëm në çdo formë të mundshme që ai dëshiron.

Noizy, party me VIP-at

Posted by Vnb-Snorki | 27 June, 2011 | Posted in

Këngëtari i njohur i muzikës rep, Noizy u ka bërë një ftesë shumë speciale miqve të tij të enjten në mbrëmje, ndërsa ka promovuar albumin me titull “Living your dream” në “Muza Park” në Tiranë.
Sipas gazetës Panorama, Noizy ka pritur të gjithë miqtë e tij dhe ka performuar “live” këngët më të bukura të karrierës së tij në natën e organizuar nga “Alba Trade Plus”. Për disa orë, ai ka kënduar “live” në koncertin që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, ku përveç të rinjve të grupit të tij O.T.R, ishin të pranishëm dhe fansa të tij.
Në mbrëmjen ku janë promovuar këngët e tij më të reja, ishin të pranishëm këngëtarë si Stine, Genta Ismajli, motrat Greta dhe Eni Koçi, Ronela Hajati, Beatriks Ramosaj, Adelina Berisha, Ledi Vokshi etj.

Genta Ismajli: Kam një vit e gjysmë pa dalë me një mashkull

Posted by Vnb-Snorki | 26 June, 2011 | Posted in

“Le të jetë dashuri me shikim të parë. Dua të jem me dikë, sepse të gjithë duan të jenë me një person special në jetë. Ende nuk e kam gjetur, nuk do dal në rrugë dhe të them “Hej, hajde ti këtu”. Pra, nuk kam gjetur dikë që të më përshtatet”
Këto kohë i është përkushtuar me mish e me shpirt muzikës, ndaj e ka realizuar në kohë rekord premtimin që u kishte dhënë fansave, albumin e ri “Guximi”. Këngët e reja të saj, ylli i muzikës, Genta Ismajli, do t’i performojë sonte në mbrëmje për publikun shqiptar, pranë Ura Bistrotheque në kryeqytet. Shumë e lirshme, e qeshur, e mbushur me pozitivitet dhe me “Just the way you are” nga Bruno Mars në sfond, ne realizuam këtë intervistë ekskluzive për “Standard”, në të cilën Genta zbulon ambiciet për muzikën, dashamirësinë për kolegët, por mbi të gjitha dëshirën për të krijuar familje! Po, po, e lexuar mirë dhe kur kjo të ndodhë, Genta thotë se muzika nuk do të jetë më në rend të parë!
Genta, aktualisht ndodhesh në Tiranë, për shkak se sot – e shtunë, ti do të mbash një koncert për fansat e tu. Ke ardhur të lançosh albumin tënd më të ri “Guximi” apo jo?
Në fakt, unë mezi po pres të performoj këngët e reja të albumit tim të pestë “Guximi”, që sapo ka dalë. Është hera e parë që po mbaj tamam një koncert këtu, do doja që të gjithë adhuruesit ta dinë që jam këtu. Po planifikoj se si do dal në skenë, kam paksa emocione, por jam e sigurt që ka për të dalë shumë bukur. Nuk do të mungojnë edhe këngët e mëparshme, hitet që kam në vite. Në albumin e ri kam bashkëpunuar me kantautoren shqiptare në SHBA, Kara DioGuardi, me të cilën kam dy këngë, në njërën prej të cilës këndoj me të, “Planet me”. Ajo aty këndon back-vocal, ndërsa një baladë që ma ka realizuar ajo, nuk e kam finalizuar ende. Duhet të them se kam pasur shumë fat që kam bashkëpunuar me një emër si ajo.
Ke ardhur shpesh në Tiranë, por asnjëherë nuk ke bërë një koncert si ky i sotmi. Përse e ke ruajtur pikërisht për këtë moment?
Nuk kam dashur që të performoj shumë në Tiranë, e kam ruajtur me shumë zemër Tiranën, për të bërë një koncert shumë të madh, sikurse e kam pasur dëshirë.
Kur je këtu, si të presin fansat?
Më përshëndesin në rrugë, duan të bëjnë fotografi, më shkruajnë në rrjetet sociale. Këtu ndihesh më VIP se në Kosovë.
Cili është komplimenti që të pëlqen më shumë?
Mbi të gjitha më pëlqen kur më thonë që u pëlqen personaliteti, karakteri dhe zemra ime. Kjo është lumturia më e madhe. Ky është qëllimi im në jetë.
Artistët shqiptarë nga Kosova duken më të lirshëm në komunikimin me publikun. Ti si mendon?
Së pari, këtu ka më shumë paparacë e gazetarë rozë, sesa në Kosovë. Këtu bëhet jeta më VIP sesa në Kosovë. Te ne nuk ka kaq shumë thashetheme sa në Tiranë, ndoshta prandaj artistët e këtushëm kompleksohen disi. Them se duhet të jesh inteligjent të menaxhosh mirë të gjitha situatat, edhe kur ke pranë një paparac.
Të ndalemi pak te muzika. Është e vështirë sot të realizosh një album?
Nuk është aspak e lehtë të realizosh një album, sidomos kur është në mes emri im, Genta Ismajli. E them këtë, sepse unë kam një peshë shumë të madhe, një përgjegjësi të pamasë para publikut. Prandaj gjithmonë mundohem të mos bëj gabime, edhe pse si njeri unë bëj gabime. Megjithatë, dua ta mbaj fjalën e dhënë adhuruesve të mi, ndaj edhe solla një album si “Guximi”. E kam bërë me shumë kënaqësi, kanë punuar shumë persona të suksesshëm për këngët e mia, ka qenë një eksperiencë, besomëni – e çmendur. Kam vite që punoj për këtë album, sidomos për këngët në anglisht që janë futur si bonus aty, ndërsa për këngët në shqip kam punuar përreth një vit.
Do dalësh së shpejti me ndonjë klip të ri, veç “Pa ty”, me të cilin i paraprive verës?
Patjetër që po, por kam një problem, pasi kemi pasur disa vonesa me shtypjen e CD-ve, ndaj nuk po mundem të lançoj klipin e ri, të cilin e kam xhiruar. Është një videoklip shumë, shumë interesant. Kam pasur një eksperiencë shumë të bukur me këtë klip. Kënga ka ritme dance, është një hit veror i garantuar.
Duket sikur bota muzikore është tronditur paksa nga fenomeni Lady Gaga, madje po shkruhet gjithandej se këngëtaret po ndikohen shumë nga ajo. A ka të vërtetë në këtë mes?
Po pse jo, më parë ishte fenomeni Michael Jackson – që ende është – është tani Lady Gaga, Beyonce. Këta njerëz janë të mëdhenj, këta po bëjnë muzikën tani, po marrin vëmendjen dhe nuk ka asgjë të keqe që njerëzit të inspirohen prej tyre.
Ti vetë frymëzohesh prej tyre, sepse nga Michael Jackson e dimë që po, je një admiruese e madhe…
Ndikohem, normal, por jo pa e përdorur imagjinatën time. Nëse ka dalë ndonjë gjë imja që duket si e imituar, ajo ka ndodhur rastësisht. Ka ndodhur që unë kam pasur në plan që dy vite më parë një videoklip, kur kam parë që e ka realizuar dikush tjetër para meje. Mendoj se kjo gjë u ndodh të gjithëve. Është mirë që secili prej nesh të inspirohet prej këtyre emrave.
Po kështu, kemi vëre re fenomenin tallava, që është në lulëzim e sipër…
Tallavaja ndoshta “lulëzon” për shkak se ne shqiptarët e kemi në gjak muzikën dhe kur dëgjojmë tingullin e tarabukës, automatikisht lëvizim dhe e ndiejmë ritmin. Të gjithë kërcejmë e kënaqemi me atë ritëm nëse jemi diku në një klub, por të them të drejtën, kurrë nuk do ta kisha blerë një CD tallava që ta dëgjoja në makinën time.
Aktualisht, cilët artistë shqiptarë dëgjon? Çfarë do preferoje nga këngët që kanë dalë së fundmi?
Më pëlqejnë shumë këngë të kolegëve të mi, që nga Elvana, një këngë e Norës (po i përmend, edhe pse mua s’më përmendin), Dafina Zeqiri, Tuna, po përmend femrat pra. Kur bëjnë këngë të bukura, pse të mos i dëgjoj?
Genta, këtu në Shqipëri do bësh pak plazh?
Jo, nuk mundem, të dielën duhet të nisem sërish për në Kosovë. Por aty ku po rri këto ditë, ka një pishinë, kështu mund të rri ca orë e të marr rreze.
Ke planifikuar pushime këtë vit?
Absolutisht jo, edhe pse çdo ditë zgjohem në mëngjes dhe them: “Dua të iki prej këtu”, sepse të them të vërtetën jam lodhur shumë nga albumi. Ky album më ka marrë kohën që unë shfrytëzoj për pushime.
Çfarë destinacioni zgjedh zakonisht për pushime?
Shkoj në Ulqin, para se të nisë sezoni i pushimeve, është shumë bukur atje, por vij edhe këtu në Shqipëri, më pëlqen shumë Dhërmiu. Këto janë vendet që zgjedh për plazh.
Shohim që qenke shumë në formë fizikisht…
Faleminderit, por nëna ime nuk mendon ashtu. Për të jam përherë e shëndoshë. (hahaha)
Si ka mundësi, sepse nënat shqiptare gjithmonë u thënë vajzave: “Ha, sa qenke dobësuar, mos mbaj dietë”, etj., etj., edhe kur vajza në fjalë peshon mbi 70 kg?
Të të tregoj diçka: sa herë unë ulem në tavolinë për të ngrënë, ajo më fotografon fshehurazi dhe ma tregon duke më thënë: “Ja, shikoje si je” (Qesh). Për mamin tim, unë duhet të bëj diçka shumë, shumë të mirë, që të marr një kompliment.
Pra, është natyrë shumë kërkuese?
Ajo është kërkuese, por unë jam më shumë se ajo, jam perfeksioniste fare.
Po tani sa je në peshë?
Tani peshoj 65 kg, s’e kam arritur ende kufirin prej 67 kg (Qesh). Fatmirësisht, nuk e kam kompleks peshën.
Genta, janë të pasur këngëtarët shqiptarë?
Unë besoj që po, edhe pse sa më shumë të kesh, aq më shumë kërkon dhe nuk ua di vlerën parave. Njeriu duhet të jetë i kënaqur me atë që ka. Unë e kam zakon që kur ulem të ha një ndonjë restorant të shtrenjtë, mendoj ata persona që nuk kanë të hanë bukë në shtëpitë e tyre. E falënderoj Zotin për gjithçka që më ka dhuruar, jam e kënaqur për këto që kam, por natyrisht që dua të arrij edhe më shumë për disa arsye: që të jem e lumtur, që të ndihmoj njerëzit e tjerë dhe për ta bërë këtë, dua të kem më shumë para sesa kam tani.
Është shkruar së fundmi për ty që “nuk ke kohë për dashurinë”, pasi je shumë e dhënë pas muzikës. Është e vërtetë që nuk del me askënd?
Është shumë e vërtetë, nuk e mbaj mend që kur nuk kam dalë me një mashkull, ndoshta bëhet një vit e gjysmë.
Nuk e ndien nevojën për të pasur dikë pranë?
I jam kushtuar shumë punës, karrierës, muzikës këto kohë. Normal, kam simpati, si gjithë të tjerët, p.sh., kur shkoj në një party, shoh ndonjë djalë dhe them: “Sa i bukur ai”, por vetëm kaq.
Kur mendon se do vijë momenti për t’u kushtuar më shumë kohë ndjenjave?
Nuk e di, mbase vjen edhe pas intervistës që po realizojmë (Qesh). Le të jetë dashuri me shikim të parë. Dua të jem me dikë, sepse të gjithë duan të jenë me një person special në jetë. Ende nuk e kam gjetur, nuk do dal në rrugë dhe të them: “Hej, hajde ti këtu”. Pra, nuk kam gjetur dikë që të më përshtatet.
Kur të vijë ai person, ti ke dëshirë që të krijosh familje, të bësh fëmijë?
Patjetër që po, menjëherë do krijoj familje dhe do bëj fëmijë. Unë i dua fëmijët shumë dhe nëse do gjej personin e duhur, do bëj fëmijë, patjetër.

Modelja shqiptare që mahnit Evropën

Posted by Vnb-Snorki | 25 June, 2011 | Posted in

Eliada Ahmeti, modelja shqiptare që jeton në Greqi, është me origjinë nga Elbasani. Eliada, një vajzë simpatike dhe mbi të gjitha një modele me sharm, jeton për 18 vjet në Greqi bashkë me familjen. Eliada merret me modelim në Greqi tahs e shtatë vjet, ndërsa para dy vjetësh fitoi çmimin “Miss Playmate Greece”.Pas këtij suksesi, Eliada ka vazhduar me suksese në Turqi, Francë dhe vende të tjera evropiane.
Përveç si modele, Eliada merret njëkohësisht me dietologji dhe jep këshilla bukurie, shëndeti dhe fitnesi për dieta në një institut bukurie në Athinë.
Si shkruan portali Yllpress tha se “bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri”.

Nora Istrefi: Nuk imitoj Beyonce

Posted by Vnb-Snorki | 24 June, 2011 | Posted in

Ajo së fundmi ndryshoi look, por prapë zërat se imiton Beyonce-n nuk janë shuar… E kemi fjalën për Nora Istrefin, e cila në këngën e saj më të re, “Unë e di”, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, është shndërruar në bionde. Edhe pse nga komentet e deritanishme, pamja e saj është pëlqyer shumë nga fansat, nuk ka kaluar pa u bërë krahasimi me këngëtaren e madhe botërore - divën Beyonce, pas së cilës shpesh thuhet se Nora është e fiksuar dhe përpiqet ta imitojë. Por, e mërzitur me këto krahasime, Nora ka thënë se jo vetëm që nuk imiton askënd, por as nuk ka mundësi ta bëjë këtë gjë. “E kuptojmë për kë po flasim?! Për Beyonce, Rihanna, Jennifer Lopez. Ne edhe po t’i kemi idhuj nuk arrijmë dot t’i imitojmë me mundësitë që kemi, për më tepër që moda ajo është një të gjithë botën, ndaj veshjet edhe ngjajnë”, - është shprehur ajo për të disatën herë. E besuat tani?!

Rovena Stefa së shpejti me album të ri

Posted by Vnb-Snorki | 23 June, 2011 | Posted in

Albumi me i ri nga Rovena do te titullohet “Dëgjo Rovin” dhe do të përmbajë 8 këngë të rrymave të ndryshme, në mes tyre 2 bashkëpunime, njëra me Irvën dhe tjetra me Gold Ag  dhe Pro Band. Lajmi për albumin e ri të Rovenës konfirmohet nga profili i saj ne Fb, transmeton Vipat.
Albumi do të jetë në të gjitha pikat e shitjes në fillim të korrikut.