Headlines

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in ,

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy Kryeministrave- Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në Bruksel.

“Uroj Kryeministrit Thaçi dhe Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në kuadër të dialogut në Bruksel”, ka shkruar Jacobson sot.

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë takohen sërish nesër në Bruksel.
Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili tha se kryeministri Thaçi udhëton sot pasdite për në Bruksel.
Ende ka hapësirë për marrëveshje

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin ka deklaruar se ende ka mundësi që Beogradi e Prishtina të merren vesh për kompetencat e komunave serbe në veri të Kosovës.

”Kjo marrëveshje do të ishte hap vendimtar drejt normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës dhe kjo është interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomit të Serbisë e Kosovës dhe i të gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Thaçi e Daçiq takohen të mërkurën në Bruksel?
Dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës do të vazhdojë të mërkurën në Bruksel, shkruan një shkrim ekskluziv gazeta “Blic” e Beogradit e cila u referohet burimeve diplomatike, pasi që të tri palët për këtë janë marrë vesh dje.
Ky burim diplomatik i ka thënë gazetës se formacionet e delegacioneve do të dihen sot edhe pse është e sigurt se në krye të atij serb do të jetë vet kryeministri Ivica Daçiq por nuk është e sigurt nëse do t’i bashkohet edhe nën-kryeministri i parë Vuçiq. Burimi ka deklaruar se delegacioni serb do të vjen në Bruksel me propozime konkrete.

Sikurse mëson gazeta nga qeveria e Serbisë, kushti i palës serbe është që nga marrëveshja e fundit (të cilën e ka refuzuar pala serbe) të hiqet pjesa sipas të cilës Mitrovica jugore do t’i bashkohej veriut të Kosovës dhe janë reale shanset që kjo të arrihet. Sepse, sikurse mësohet, edhe në Washington edhe në Berlin janë të gatshëm të ushtrojnë trysni mbi Prishtinën lidhur me këtë.

(Në Berlin po qëndron ministri jashtëm i Kosovës dhe zëvendësministrja e jashtme e Serbisë e cila ka takim me këshilltarin e zonjës Merkel).

Gjithashtu Serbia do të mbetet në qëndrimin që një gjykatë e apelit duhet të jetë patjetër në Mitrovicën veriore, do të insistojë në policinë dhe që është më e rëndësishme, do të kërkojë kategorikisht që Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) nuk munden të jenë në veri të Kosovës.

Sipas gazetës është e sigurt se marrëveshja duhet të arrihet deri të dielën duke qenë se përfaqësuesja e lartë e BE, Catherine Ashton, më 22 prill duhet ta paraqes shefeve të diplomacive të BE raportin mbi dialogun.

Të themi se pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes së ofruar nga Brukseli ka qenë presidenti serb Tomisllav Nikoliq i cili u është kërcënuar Daçiqit dhe Vuçiqit se nëse e pranojnë atë dokument do t’i shpallë fajtor për “shitjen e Kosovës”. 

Mirëpo pas shumë aktiviteteve diplomatike gjatë javës së shkuar, duket se Nikoliq e ka zbutur retorikën dhe dje në bisedë me kryetarin Parlamentit të Turqisë ka deklaruar se Serbia në dialog me Prishtinën ka treguar gatishmëri të qartë për hap esencial përpara dhe kompromis historik të dy palëve, ama për këtë aktualisht nuk pati vesh tek pjesëmarrësit tjerë në dialog.

Ai ka shtuar se vetëm me vazhdimin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe, siç shprehet, institucioneve të përkohshme në Prishtinë mund të arrihet zgjidhja që do të ishte e pranueshme për të dy palët.

“Republika e Maqedonisë së Epërme” është emri që do ta zëvendësoj parashtesën IRJM

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic është Republika e Maqedonisë së Epërme. Ky propozim sot është shpalosur nga disa media greke të cilat kanë theksuar e propozimi i dhënë është me përmbajtje gjeografike, por që nuk i kënaq kërkesat greke, transmeton INA.
Maqedonia e Epërme do të përdoret deri sa të zgjasin negociatat për anëtarësim, kurse pas përfundimit të tyre, qytetarët përmes një referendumi do të kenë mundësi të deklarohen për dy çështje: A janë për anëtarësim në BE dhe për pranimin e emrit Republika e Maqedonisë së Epërme.
Këtë e parasheh propozimi i ri i negociatorit, Metju Nimic, njoftojnë mediat maqedonase duke u thirrur në burime diplomatike të involvuara në procesin e negociatave.

Shpërthime në Boston, tre të vdekur e shumë të lënduar

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in


Një seri shpërthimesh të fuqishme të ndodhura në përfundim të maratonës së Bostonit kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar, ndërsa Fox Neews raporton për të paktën tre persona të vdekur.

Sipas mediave amerikane, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Dhjetëra persona kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.
Raportohet për shumë trupa të shtrirë në shesh të gjakosur, ndërsa policia dhe ambulanca të shumta po transportojnë të lënduarit drejt spitaleve, transmeton TCH.

Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri.
Dëshmitarë, të cituar nga BBC dhe CNN, thonë se shpërthimet ndodhen brenda hotelit “Firamont”, para ndërtesës së të cilit dhjetëra shikues ishin grumbulluar për të ndjekur parakalimin e atletëve pjesëmarrës në maratonë

Kam parë dy shpërthime. I pari ka ndodhur farë cakut të vrapimit, është dëgjuar një shpërthim  i fuqishëm, kurse më pastaj ka dalë një tym i zi. Kemi filluar të ikim”, ka thënë një dëshmitare nga vendi I ngjarjes.
Lidhur me shpërthimet menjëherë është informuar presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se presidenti Obama ka urdhëruar që të lënduarve t’u jepet ndihma e nevojshme mjekësore dhe të angazhohen forca shtesë që vendi i goditur nga shpërthimet sa më parë të sanohet.
Policia dhe shpëtimtarët janë në teren dhe po hetojnë se si ndodhi shpërthimi dhe kush mund të jenë shkaktarët
Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin apo nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Për të sqaruar këtë priten njoftime nga autoritetet.

Sali Berisha, takim me akademikët

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mëngjesin e së martës një takim me akademikët në Universitetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka vënë theksin tek ekonomia dhe punësimi, duke dhënë garancinë e tij për nxitjen e këtyre sektorëve.

“Reforma në ekonomi bëhet përmes përgatitjes së personelit. Reforma do të shtrihet në të gjitha universitetet. Roli i universiteteve duhet të jetë ai i promotorit të zhvillimit rajonal. Ne do ecim në drejtimin e duhur”, ka thënë Berisha.

Kryeministri ka theksuar se, për qeverinë e tij prioritet do të jenë të rinjtë e arsimuar, të cilëve u duhen krijuar më shumë kushte për punësimin.

“Për ne si forcë politike të rinjtë kanë qenë dhe mbeten në krye të axhendës sonë. Ne do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë. Në këtë kontekst, arsimi profesional është vendimtar”, ka thënë Berisha.

Një ditë më parë kryeministri zhvilloi një takim me studentët e ekselencës, në Qytetin Studenti, në Tiranë. Në fjalën e tij ai premtoi rritjen e fondit të ekselencës dhe një sërë nismash në mbështetje të studentëve ambiciozë.

“Në vitet e fundit numri i studentëve është trefishuar. Fondi i ekselencës është mbi 1 milion dollarë për të gjitha universitetet dhe këtë vit nga ky fond kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne jemi të vendosur ta rrisim këtë fond kundrejt një kontrate për studentin”, deklaroi Berisha.

Duke renditur prioritetet e qeverisë së tij për këtë kategori studentësh, shefi i ekzekutivit e vuri theksin tek rëndësia që sipas tij kanë kërkimet shkencore.

Dogana lehtëson procedurat për zhdoganimin e mallrave

Posted by Vnb-Snorki | 09 March, 2013 | Posted in ,

Procedurat e zhdoganimit të mallrave është ulur ndjeshëm po ashtu edhe koha që të merr procesi.

Sipas drejtuesve të Doganës së Kosovës po punohet që procedurat e zhdoganimit të kryhet në Kosovë, jo më në kufi.

Deri më tani procesi realizohet brenda dy orëve dhe kjo vlerësohet pozitivisht për biznesmenët.

Ndërsa Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thekson se numri i dokumenteve të nevojshme është zvogëluar nga 8, sa ishte vitin e kaluar në 3 sosh, kurse procedurat e zhdoganimit janë zvogëluar ndjeshëm.

“E dimë se nga një situatë kur ka pasë pritje 24 orë ose 48 orë, sot kemi ardhur në një situatë kur për më pak se dy orë kryhen të gjitha procedurat, edhe pse kjo kohë në shumë vendkalime është edhe më e mirë”, tha Huruglica për Radio Kosovën.

Akuzat e Hysenit si të Jeremiqit

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Kosova nuk ka blerë njohje se nuk ka as fonde. Deklaratat e ish-Ministrit Skënder Hyseni, se kam bërë tregti me shtetet që e kanë pranuar pavarësinë, janë sikur përgojimet e Vuk Jeremiqit. Kështu i ka komentuar deklaratat e Hysenit, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Pacolli ka thënë se për të ka qenë shokuese deklarata e Hyseni, të cilën e ka dëgjuar në media. “Nëse ka thënë ashtu, është ligështi shumë e madhe një deklaratë e tillë. Krejt po mendoj në atë të kaluarën dhe propagandën që e ka bërë Jeremiqi kundër nesh. Sikurse z. Hyseni, edhe Jeremiq të njëjtat fjalë i ka përgoju, duke thënë se Kosova po i blen njohjet. Është e çuditshme nëse e ka thënë këtë z. Hyseni. Ai e di shumë mirë se sa i vështirë është lobimi. Edhe njëherë po them se është e çuditshme sepse kur është në pyetje shtetndërtimi i Kosovës, secili duhet të japë kontributin e vet pa pengesa. Një deklaratë e tillë nuk është dinjitoze dhe sidomos kur flitet për një diplomat si ai, një gjë e tillë është absurde”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën Express duke shtuar se Kosova nuk ka fond për të blerë njohje.

“Kosova nuk ka harxhuar asnjë cent sa i përket blerjes së njohjeve. Sepse Kosova ka argumente të mjaftueshme për t’i arritur njohjet. Serbia është ajo që ka shpenzuar miliona euro duke tentuar të korruptojë njerëz për të penguar njohjen e Kosovës. Kosova nuk ka fond për me i pagu lobistat e vet dhe bile as s’ka mundësi me i mbulu shpenzimet e tyre. Është shumë e vërtetë se unë kam lobistë anembanë botës. Lobistët kanë punuar dhe vepruar për Kosovën, edhe sigurisht se ata nuk e kanë bërë falë atë. Unë shpenzimet e tyre i kam marrë komplet prej fondit tim dhe nuk është asnjë gjë e fshehur as ilegale. Këtë e kam bërë për Kosovën. Por, Kosova nuk ka blerë njohje. Kosova i trajton njohjet si sakrificë e krejt kosovarëve dhe si meritë e pakontestueshme”, ka thënë Pacolli.

Kosova nuk po arrin të përmbushë planin ekonomik

Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in , ,

Afër dy vjet që nga miratimi, Plani për zhvillim ekonomik të Kosovës, prioritet për periudhën 2011-2014, nga ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësohet i papërmbushur, derisa zyrtarë të ministrive thonë të kundërtën.

Me zbatimin e këtij plani, Qeveria kishte synuar që brenda periudhës së ardhshme afatmesme të arrihet norma e rritjes reale ekonomike vjetore rreth 7-8 për qind për vit dhe një ulje të numrit të personave të regjistruar si të papunë prej rreth 8-10 për qind për vit.

Në bazë të zhvillimeve ekonomike që kanë ndodhur gjatë këtyre dy vjetëve, këto prioritet deri më tani nuk kanë arritur të përmbushen, thotë eksperti i çështjeve ekonomike, Haki Shatri, duke shtuar se rritja ekonomike nuk në Kosovë nuk ka qenë më shumë se tre për qind, ndërsa papunësia ka mbetur e njëjtë në 44.9 për qind,

“Ai plan më shumë ka qenë për nevoja meditaike”, shprehet Shatri për Radio Evropa e Lirë.
Në bazë të planit të Qeverisë për zhvillim ekonomik 2011-2014, arritja e këtyre synimeve ishte paraparë të bëhet duke orientuar përcaktimet e Qeverisë në krijimin e mundësive për zhvillimin e tregut të lirë dhe rritjes së konkurrencës, fuqizimit të sektorit privat, përkrahjes për gjenerimin e punësimit, përmirësimin e imazhit të Kosovës për investime të huaja dhe ofrimin e një ambienti më të sigurt dhe stabil për biznes.
Nisur nga kjo, Shatri thekson se një plan, i cili nuk mbështetet përmes politikave buxhetore, nuk mund të arrihet të realizohet.

“Çdo program zhvillimor, nëse nuk mbështetet edhe me buxhet, atëherë nuk është një program serioz dhe nuk ka seriozitet në zbatimin e tij”, thekson Shatri.
Sidoqoftë, zyrtarë të ministrive të ndryshme vazhdimisht kishin theksuar se janë duke përmbushur të gjitha obligimet dhe janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet që dalin nga ky plan.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të cilët me këtë plan kishin prioritet krijimin e një ambienti më të favorshëm për biznes, ishin deklaruar se kanë bërë reforma thelbësore dhe lehtësime të mëdha për bizneset.

Në anën tjetër, zyrtari i Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Menderes Ibra, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha veprimet konform këtij plani, janë ndërmarrë.
“Ministra e Financave i ka përmbushur dhe është duke i përmbushur, pasi që aty është një dinamikë kohore e realizimit të atyre veprimeve. Por, por mund të them se kjo ministri i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj karshi këtij plani”, deklaron Ibra.

Pandeli Majko: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande”!

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje dhunën e djeshme antishqiptare në Shkup.
 Majko në FB ka shkruar: "Kafshëri nazistësh mbi fëmijët shqiptarë ka shpërthyer në Maqedoni. Në fillim me maska në ambientet e shkollës dhe sot në Shkup nga tifozë ‘të mërzitur’…

Kam frikë se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për ‘lodrat e pushtetit’… Kanë një fjalë të vjetër sa vetë shqiptarët të cilën e thonë në Shkodër: ‘

Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande’... Shpresoj, të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë dhe opozitës së ‘ftohur’ maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush”!

Shkup:Pesë nga shqiptarët e sulmuar, në spital

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Në Spitalin e Qytetit në Shkup janë pranuar pesë qytetarë shqiptar me lëndime të rënda trupore. Dy prej tyre, në gjendje më të rëndë gjenden në kurim intensiv. Njëri prej të lënduarve duke përshkruar ngjarjen thotë se huliganët maqedonas në grup prej 100 deri 200 personash kanë sulmuar nëpër qytet, stacione autobusësh dhe kudo që kanë takuar shqiptarë.

“Kemi qenë në stacionin e autobusëve në rrugën ‘Jugodërvo’. Përnjëherë ka ndodhur ngjarja. Më shumë se 100-200 vetë kanë qenë dhe kanë goditur nga kanë mundur”, thotë njëri prej të lënduarve.
Dy prej të lënduarve janë nga Komuna e Haraçinës. Për këtë shkak kryetari i kësaj komune ka vizituar Spitalin e Qytetit për t’u informuar nga afër me gjendjen e viktimave.

“Definitivisht këto duhet të ndërpriten. Këto huliganë që bëjnë këto vepra, rrahin fëmijë, nxënës, nuk çon në të mirë dhe siç duket situata mund të eskalojë edhe në një krizë më të madhe. Kisha apeluar deri te organet përkatëse, njëherë e përgjithmonë të marrin fund këto ngjarje”, ka thënë për AL Sat-M Bastri Bajrami, kryetar i Komunës së Haraçinës.

Lugina do vetëm bashkim me Kosovën

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, nuk është zgjidhje ndonjë asociacion i komunave shqiptare sipas modelit të komunave serbe në Kosovë. Ky është qëndrimi i prerë i kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas deklarimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka theksuar se liderët shqiptarë duhet që të përpilojnë propozime konkrete për krijimin e ndonjë asociacioni të komunave, e që më pas kjo platformë të paraqitet si kërkesë ndaj palës serbe gjatë bisedimeve në Bruksel.

Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk do të lodhen që të bëjnë projekte të tjera, për shkak se mbrojnë fuqimisht plebishitin për bashkimin me Kosovën gjatë referendumit në vitin 1992, e cila u materializua edhe gjatë luftës së UÇPMB-së.

“Edhe kryeministri Hashim Thaçi edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi duhet ta kenë që qartë se nuk ka zgjidhje tjetër. T’u kërkosh shqiptarëve të Luginës së Preshevës diçka tjerët përveç bashkimit me Kosovën, është sikur kosovarëve t’u kërkohet heqja dorë nga pavarësia”, ka thënë Mustafa.

Kreu i Preshevës ka vlerësuar se liderët e Kosovës duhet që të mos përdorin thashetheme të tilla për të përfituar politikisht.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Kuçi ka arsyetuar faktin e mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në tryezën e bisedimeve në Bruksel, duke thënë se këtë nuk mund ta bëjnë në rast se mungojnë iniciativat konkrete nga ana e shqiptarëve të kësaj pjese.

Në veri mund të votohet me letërnjoftim të Serbisë

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in ,

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq është i gatshëm për çfarëdo zgjedhjesh që mund të shpallen në Kosovë gjatë këtij viti, por buxhet të planifikuar kanë vetëm për zgjedhjet lokale.
Sipas saj, KQZ-ja ka planifikuar edhe këtë vit buxhet për zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës.

Në një intervistë për “Tribunën”, ajo ka deklaruar se OSBE-ja mund t’i organizojë zgjedhjet në veri nëse vendosin institucionet e Kosovës, por certifikimin e tyre mund ta bëjë vetëm KQZ-ja.

Duke u thirrur në Ligjin për Zgjedhjet, Daka ka thënë se serbët e veriut mund të votojnë me çfarëdo dokumenti që është valid, pa ndonjë kusht që ato të jenë të Republikës së Kosovës.

Izet Mexhiti: Shkupi s'ekziston pa shqiptarët

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë në Shkup ka mbajtur Konventën promovuese të kandidatit për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe këshilltarëve të kësaj komune. Në këtë Konventë është bërë edhe promovimi i këshilltarëve për Qytetin e Shkupit të cilës listë i prinë Qemal Musliu si dhe kandidatit të BDI-së për Qytetin e Shkupit, Artan Grubi.
Kryetari aktual i Çairit, Izet Mexhiti para të pranishmëve ka theksuar disa nga projektet e tij më të mëdha të realizuara në mandatin e tij, ndërsa ka porositur se në të ardhmen do të vazhdojë të punojë edhe më shumë. “Në fshatin që duket nuk duhet kallauzë, prandaj veprat flasin vetë. Të gjithë le ta dinë se Shkupi nuk mundë të jetë i tërë pa shqiptarët. Kur ka vend për Filipin ka vend edhe për Hasan Prishtinën, kur ka vend për Car Samolin ka vend edhe për Skëndërbeun”, ka thënë Mexhiti para të pranishmëve.

Ai ka renditur realizimin e projekteve për gasifikimin e Çairit si komuna e parë që do të gazifikohen në Shkup, ndryshimin e emrave të shkollave, vendosjen e përmendores së Hasan Prishtinës, ndërtimin e Sheshit “Skënderbeu”, rinovimin e shkollave dhe rrugëve etj, raporton Zhurnal.

Kandidati për kryetar të Shkupit, Artan Grubi ka theksuar se vjen nga një familje e vjetër e Shkupit dhe do të përpiqet maksimalisht që në Shkup të gjallërojë edhe më shumë frymën dhe kulturën shqiptare.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se arsyet pse duhet të votohen kandidatët e BDI-së janë të shumta, ndërsa Shkupi ka qenë në epiqendrën e kësaj partie duke ia kthyer atij frymëzimin shqip.

Berisha inauguron shërbimin elektronik e-Matura

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Kreu i qeverise,Shqiptare Sali Berisha ka inaguruar sot në shkollën “Petro Nini Luarasi” shërbimin elektronik e-Matura në portalin qeveritar www.e-Albania.al në kuadër të sistemit të interoperabilitetit.
Me inaugurimin e sotem, i hapet rruga sherbimit te pare te ketij portali, atij të maturës elektronike, e cila nëpërmjet sistemit të Interoperabilitetit arrin të përthithë të dhënat e nxenesit, duke i siguruar atij një identifikim 100% të saktë, në kohë reale dhe të sigurtë. Portali unik qeveritar e-Albania është pjesa qendrore e një bashkimi solid të qeverisë në aspektin e shërbimeve elektronike të ofruara ndaj qytetarit dhe biznesit. Portali është projektuar që të ndërveprojë si një qark inteligjent, duke shërbyer si një pikë e vetme aksesi për qytetarët, për të gjitha shërbimet e ofruara nga administrata publike dhe institucionet përfaqësuese të saj.

Në këtë portal, qytetari apo biznesi do të gjejë informacione të detajuara mbi shërbimet qeveritare në përgjithësi dhe shërbimet elektronike në veçanti, siç është edhe aplikimi për maturantët, i cili është shërbimi i parë i integruar në këtë platformë unike të Qeverisë Shqiptare.
Portali është vetëm ndërfaqja me qytetarin e një sistemi shumë të komplikuar, por edhe inovativ unik në karakterin e tij, ai i Interoperabilitetit të Sistemeve. Në këtë sistem, të ngritur tashmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet financimit të Bashkimit Evropian (BE), prej 2.4 milion euro, kane nisur të lidhen dhe jane lidhur sisteme si Rregjistri Kombetar i Gjendjes Civile, QKL, QKR, Matura shteterore, etj.

Vizita, Thaçi në Tiranë, konferencë me Berishën

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, erdhi sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Thaçi do të pritet nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin pas takimit do të dalin para mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp. Mësohet se dy kryeministrat pritet të diskutojnë mes tyre zhvillimet aktuale politike në Kosovë, do të ritheksojnë forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushjen e plotë të axhendës europiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Thaçi, konferencë për media për bisedimet me Serbinë

Posted by Vnb-Snorki | 28 February, 2013 | Posted in ,

Kryeministri, Hashim Thaçi në një konferencë për media iu drejtua qytetarëve, në pamundësi, siç tha ai, për t’i informuar qytetarët dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi.
Ai përmes një konference, siç tha jo të zakonshme, informoi lidhur me bisedimet me kryeministrin serb, Ivica Dacic.Thaçi  tha se  respekton mendimin ndryshe, por jo aktivitetet që kanë për qëllim ta shëndërojnë Kuvendin në “cirk”.
Duke informuar për dialogun, Thaçi tha se në gjithë këtë proces kanë qenë të angazhuar brenda kornizës dhe bazës ligjore dhe bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
Sipas tij, dialogu është i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe rajonin në tërësi dhe është rruga më e mirë për zgjidhjen e shumë çështjeve.
Duke potencuar rezultatet pozitive nga dialogu, Thaçi deklaroi se nëpërmjet dialogut është mundësuar vendosja e kontrollit në të gjitha pikat kufitare.
“Jam tejet i kënaqur që Kosova tani në procesin e shtetndërtimit është duke kontribuar në stabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor...”, tha ndër të tjera, Thaçi.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës theksoi se normalizimi i raporteve me Serbinë shpie drejt njohjes reciproke, mundëson funksionimin e Kosovës sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe hap mundësitë për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Më tej, Thaçi tha se bisedimet kanë për qëllim hapjen e kapitullit të paqes. Ai shprehu gatishmërinë për fqinjësi të mirë me Serbinë, përkundër gjenocidit ndaj Kosovës.
Ndryshe, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka folur për të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Kosova, anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Organizatës kryesore ombrellë të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore që numëron 46 anëtarë, në Sarajevë është marrë vendimi që Kosova të anëtarësohet si pjesëmarrëse e re me fuqi të plota në këtë trup, i cili konsiderohet si instrumenti kryesor i para-anëtarësimit në BE dhe bashkëpunimit rajonal.
Kosova u përfaqësua nga Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme, dje ka theksuar se në këtë organizatë shumë të rëndësishme rajonale do të fshihet prezenca e UNMIK-ut dhe të inkorporohet Kosova si anëtarë i ri, raporton RTK.
“Rol të madh në këtë drejtim kanë luajtur shtetet mike si sponzorues dhe financues të këtij institucioni. Jemi optimist se anëtarësimi i Kosovës në këtë kornizë të bashkëpunimit rajonal do të jetë katalizator i vërtetë në fushën e zhvillimit ekonomiko-social; infrastrukturës dhe energjisë; drejtësisë dhe punëve të brendshme; bashkëpunimit të sigurisë si dhe ndërtimit të kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka theksuar Hoxhaj.
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është organizata më e madhe rajonale dhe anëtarësimi i Kosovës në të shihet si një hap shumë i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në sistemim ndërkombëtarë.

Nis zbatimi i IBM-it edhe në dy pika kufitare

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media theksoi se pas fillimit të suksesshëm të funksionimit në katër pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në bisedimet që janë mbajtur në Bruksel, të enjten nga ora 08:00 e mëngjesit, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në pikat kufitare Muqibabë dhe Mutivodë.
Sipas MPB-së, tani të gjitha pikat kufitare po funksionojnë normalisht sipas marrëveshjes për IBM-in.
“Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së IBM-it në të gjitha pikat kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Menaxhimi i kufijve shtetëror është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian dhe shënon një hap të madh në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”, thuhet në kumtesë.

Zbulohet harta e Shqiperise natyrale e vitit 1867

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Profesor Ferdinand Milone (lindur në Napoli më 1896 dhe vdekur më 1987 në Romë), ka qenë një gjeograf i shquar, pedagog në Universitetin e Napolit dhe të Romës, anëtar i Akademisë Kombëtare të Lincei, autor i librave të shumtë, të një rëndësie të madhe për studimin e gjeografisë ekonomike.
Ai ka publikuar në numrin e marsit të vitit 1942, në revistën e klubit të turit italian “Rrugët e Italisë”, një ese tejet të rëndësishme me titull “Shqiptarët dhe Shqipërinë”. E mendoj si të dobishme botimin e një përmbledhje të esesë, meqenëse nuk është në dispozicion as të bibliotekave italiane e as të atyre shqiptare.

Autori pohon që në fillim të esesë se “në Ballkan, ku ka shumë vende e popuj, jo gjithmonë forma fizike të lejon të bësh dallimin mes një rajoni e një tjetri apo një kombësie e një tjetre. Territoret transite nga njëri popull në tjetrin, të banuara nga popullsi të përziera për shekuj me radhë gjatë historisë së përbashkët, duhet domosdoshmërisht dhe më shumë se një herë, të caktohen në këtë apo atë shtet politik.

Me pak më shumë vullnet të mirë, ndershmëri dhe studim objektiv të fakteve, do të jetë e mundur, megjithatë, edhe në këtë rajon të madh natyror dhe njerëzor, por edhe të komplikuar, për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Kështu, Ferdinand Milone fillon të marrë në konsideratë shtetin e ri shqiptar.Para së gjithash, – pyet, – a ekziston një kombësi shqiptare? Një shqiptar autentik, ministri Ernest Koliqi, novelist, poet dhe ministër i Arsimit në Shqipëri nga 1939 deri në 1942 në një udhëzues që hap guidën e bukur të Shqipërisë, botuar nga Shoqëria Turistike Italiane në vitin 1940, bën dy deklarata të rëndësishme:

“Ngjarjet e ndryshme historike, nëpër të cilat kaloi raca shqiptare, i kanë dhënë asaj një karakter të veçantë, të larmishëm dhe të pazakontë, që e bëjnë të duket si një mozaik i vërtetë besimesh fetare, zakonesh dhe kostumesh të ndryshme”. Ai shton më tej: “Nëse ti i pyet njerëzit rreth e qark në qytet apo në mal, në veri apo në jug ‘kush jeni ju’, do të dëgjoni përgjigjen më të ashpër dhe më krenare ‘Jam shqiptar’”.

Ka të drejtë Koliqi, – pohon Milone: Sa më shumë ndalojmë nëpër Shqipëri, sa më shumë e studiojmë dhe mësojmë mbi këtë tokë dhe këtë popull kaq interesant, kaq të mirë dhe besnik, aq më shumë shohim se sa të ndryshëm janë njerëzit në këtë rajon. Është e admirueshme që pavarësisht nga sundimi turk, nuk është shuar ndjenja kombëtare në këtë popull barinjsh e druvarësh, të cilët në shekujt e gjatë të sundimit të huaj, nuk kanë një histori që nuk ka të bëjë me rebelimet e kryengritjet e guximshme apo shtypjen e përgjakshme.

Flaka e ndjenjave kombëtare ka mbetur gjallë në këtë popull aq sa, në vitin 1878, pas Kongresit të Berlinit, u krijua Lidhja Qendrore për mbrojtjen e kombësisë shqiptare, me kryeqendër Ohrin. Lidhja bëri thirrje për autonomi të shtetit shqiptar, në mënyrë që vendi të mbrohej nga copëtimi i territorit mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

”Milone kujton në artikullin e tij, se Italia edhe gjatë shekujve të mëparshëm e ka njohur shtetësinë shqiptare, duke i ofruar ndihmë Skënderbeut në luftën e tij të vërtetë epike dhe duke mirëpritur refugjatët shqiptarë në vendin tonë, ku ata jetonin lirisht, duke ruajtur fenë e tyre, gjuhën e tyre dhe kostumet e tyre, e kanë qenë të lidhur me shtëpinë “birësuese” jo më pak se me atë amtare.

Në vitin 1911, kur shqiptarët ishin në kryengritje, u formua në Romë një Komitet Parlamentar për Shqipërinë, që mblodhi 60 deputetë nga të gjitha ngjyrat politike; u organizua një ushtri që kishte një kauzë të përbashkët, që do të mblidhte edhe veshje dhe të holla në favor të kryengritësve. Ishte Italia ajo që së bashku me Austrinë, iu bëri jehonë të drejtave të shqiptarëve në Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin e ardhshëm, kur edhe triumfoi kauza e tyre e drejtë.

Gjuha, kombi, feja “Kush është para syve tanë,- shkruan Milone, ndërsa vë në dukje se më shumë se çdo gjë tjetër ata (shqiptarët) dallohen nga gjuha që flasin. Ruajtja e gjuhës me besnikëri, është e shkëlqyeshme, pavarësisht nga arsyet e forta dhe të shumta që luftonin kundër ekzistencës së saj. Ruajtja e gjuhës e ka penguar ‘humbjen’ e njerëzve, duke i dalluar ata mes popujve të tjerë. Është shqipja, një tjetër element i fuqishëm e konservator i kombësisë, madje edhe atëherë kur kombet, politikisht me konsideratë, e kanë humbur kombësinë dhe pavarësinë e tyre.

Gjuhëtarët nuk janë të gjithë dakord sa i takon origjinës e autonomisë së gjuhës shqipe. Sipas shumicës së tyre shqipja vjen nga ilirishtja antike; ndërsa të tjerë mendojnë se është vazhdimësi gjurmësh të tjera e jo të ilirishtes. Sigurisht që është një gjuhë që ka ndikim të menjëhershëm nga jashtë e mes këtyre ka një ndikim të madh nga latinishtja. Nuk mungojnë fjalët që rrjedhin nga greqishtja e lashtë, por më të shpeshta janë fjalët që rrjedhin nga greqishtja mesjetare. Janë të dukshme megjithatë edhe ndikimet sllave e turke, ndërkohë që ndikimi nuk është i papërfillshëm as nga gjuhët e tjera të Ballkanit. Kështu përfundon Milone:

“Gjuha shqipe, edhe pse kaq e modifikuar, e ruan forcën e saj dhe punon sot për detyrat kombëtare”. Populli shqiptar është i ndarë në fe të ndryshme. Subjekt i ndikimeve të Romës dhe Bizantit, e dominuar për më shumë se katër shekuj nga pushtuesit myslimanë, kjo popullsi ka në mënyrë të dallueshme tri fe të mëdha: katolike, ortodokse dhe myslimane. Por kjo treshe besimi nuk e ka dëmtuar unitetin e popullit. Shumica myslimane jeton në tolerancë të plotë me ortodoksët dhe katolikët. Është e dukshme që për të kuptuar se kush është në të vërtetë populli shqiptar, elementi më domethënës i dallimit është ai gjuhësor.

Ajo është besnikëria e një populli për gjuhën e vet, një popull që për shumë vite u dominua nga të huajt dhe është padyshim dokumenti më i mirë i karakterit kombëtar. Nuk do të jetë e vështirë, që sapo të njihet kombi shqiptar, nga elementi gjuhësor të hiqen kufijtë që duhet të ketë shteti shqiptar. Për fat të keq, – thotë autori, – nuk është e lehtë për të kuptuar se sa veta flasin ende gjuhën shqipe në rajonin e Ballkanit. Pushteti osman kënaqej duke dhënë vlerësime e duke bërë dallime, më shumë mbi besimin, se sa mbi gjuhën.

Numri i popullsisë

Një publikim zyrtar i qeverisë angleze, që u publikua në vitin 1922, e nxori numrin e shqiptarëve rreth 1 milionë e gjysëm deri në 2 milionë banorë. Por, nga popullsia shqiptare, vetëm gjysma e saj, apo dhe ndoshta më pak, ka jetuar brenda kufijve të Mbretërisë së Shqipërisë. Gjysma tjetër dhe që nuk ishte e papërfillshme jetonte jashtë kufijve, në Jugosllavi dhe në Greqi.

Statistikat zyrtare jugosllave e ulin numrin e popullsisë shqiptare deri në 442.000 brenda kufijve të vet. Sipas burimeve zyrtare jugosllave, minoriteti shqiptar në shtetin e tyre na qenkërka sa gjysma e popullsisë shqiptare të Mbretërisë Shqiptare. Në të vërtetë, shqiptarët ishin të paktën dyfishi i asaj shifre që u dha prej tyre, dhe kjo ishte të paktën tre të katërtat e popullsisë së mbetur në Mbretërinë e Shqipërisë.

Hartat

“Në vitin 1919, – shkruan Milone, – u publikua një hartë etnografike për Gadishullin Ballkanik. Në Mal të Zi, rajoni i Tivarit dhe kufiri i vjetër banohet nga popullsi shqiptare që është ende kompakte dhe rrethohej nga liqeni i Shkodrës. Nga shqiptarët, në një masë kompakte janë të banuara edhe pellgjet e larta të Limit, Ibrit dhe Drinit të Bardhë, ku shqiptarët janë shtyrë deri në malet e Krushevicës, duke arritur deri në kufirin e vjetër në mes të Malit të Zi dhe Serbisë.

Shqipëria, – sipas Kettler, – duhet të ketë qenë shtrirë pothuajse gjatë gjithë Liqenit të Shkodrës dhe në rajonet e Hotit, të Alpeve dhe në rrethet veriore shqiptare të Ipekut dhe Gjakovës, bashkë me Methohinë pjellore, deri në malet e Krushevicës.

Në Serbi, përtej kufirit të saj të lashtë me Malin e Zi, shqiptarët kanë formuar një ishull të madh, që shtrihet me degët e veta edhe përreth Novi Pazarit, në pellgun e lartë të Ibrit, e deri në jug pranë Goljakut e Kopanikut. Ata janë të gjithë shqiptarë etnikë, me shumicë dërrmuese që vetëm përtej këtyre maleve përzihen me serbët dhe bullgarët. Ishuj të tjerë serbësh ndërpriten, megjithatë, vazhdimësia e popullatës shqiptare është kështu: menjëherë në lindje të Ipekut, dhe në veri të Prishtinës e në jug të Prizrenit.

Por edhe në këto zona popullsia është në shumicë dërrmuese shqiptare, ndërsa e gjithë Kosova është e banuar pa dyshim nga shqiptarët, të cilët në kultivimin e tokave fushore të këtij rajoni tregojnë kapacitetet e tyre të mëdha për punë dhe aftësinë e tyre të shquar për përparim. Në mes të Prizrenit dhe të Vranjës, ka një përzierje popullsie me bullgarët, të cilët zënë disa pjesë të luginave të lumenjve të mëdhenj. Rajoni malor në të djathtë të Vardarit të lartë është i banuar nga shqiptarët, të cilët, në fakt pak më në jug, kanë formuar disa ishuj të vegjël pranë Krushevit, Manastirit dhe Follorinës, një qytet që gjendet brenda kufijve të vjetër grekë.

Por, brenda kufijve të vjetër të Greqisë, shqiptarët përbëjnë një oaz më të madh se ai i Follorinës. Milone pohon nëse ka mbajtur shënim indikacionet e dhëna mbi shqiptarët që gjendeshin brenda dhe jashtë kufirit shqiptar, kudo në zonat e banuara nga shqiptarët etnikë jashtë kufijve (1940) të Mbretërisë së Shqipërisë. Për disa pohime ai ka pasur parasysh dijetarë të gjuhës, si gjermanin Kettler, i cili pajtohet me disa autorë të tjerë si Lejan, dijetarin rus Mirkovitch, sllaven Bradaska, Charles H. Kiepert dhe Sax), të gjithë dijetarë e studiues të gjysmës së dytë të ’800-ës.

Në dritën e këtyre burimeve autoritare, Ferdinand Milone shqyrton pretendimet shqiptare në Konferencën e Paqes. Çelësi për pretendimet shqiptare ishte memoriali i Turhan Pashës, që kërkonte kthimin Shqipërisë, të territoreve të inkorporuara në Mal të Zi dhe në Serbi, si edhe ato të inkorporuara në Greqi, si rezultat i Konferencës së Londrës të 1913-ës.

Kufiri etnik

Në thelb kërkohej e pretendohej kufiri etnografik i Shqipërisë, në të cilin si pjesë e Shqipërisë janë Tuzi, Hoti, Gruda, Podgorica, Ipeku, pjesa lindore e Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, të Gjilanit, të Ferizajt, të Kaçanikut… një pjesë e Qarkut të Uskubit, rrethi i Kalkandeles, Gostivari, Kërçova, Dibra, duke arritur deri në malin që quhet Mal ‘ i Thatë, në mes të Liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Duke u nisur nga kjo pikë, kufiri ndjek gjurmët e vitit 1913 deri në kreshtën e Monte Gramos dhe vazhdon drejt jugut, për të përfunduar deri në afërsi të Prevezës.

Të gjitha territoret e vendosura në perëndim të këtij kufiri janë toka etnike e historike shqiptare”. “Në limitet e këtyre territoreve të përmendura,- vazhdon memoriali i Turhan Pashës,- jetojnë rreth dy milionë e gjysmë shqiptarë, prej të cilëve gati një milionë jetojnë brenda kufijve të caktuar në Shqipëri nga ana e Konferencës së Londrës të vitit 1913 dhe një milion e gjysmë që e njëjta konferencë ia dha Malit të Zi, Serbisë, Greqisë”. Sigurisht që pas gjithë këtij “ushtrimi” historik, profesor Milone raporton në përfundimet e tij se: “Sigurisht, populli shqiptar ka tas

Thaçi, Burns-it: Tani kemi nevojë për mbështetje më të madhe

Posted by Vnb-Snorki | 27 February, 2013 | Posted in

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Wiliam Burns ka deklaruar se SHBA-të janë të përkushtuara të mbështesin dialogun mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si i vetmi instrument për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe që do të lehtësonte rrugën e integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve. Këto komente Burns i bëri gjatë një bisede telefonike të martën mbrëma me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi. Sipas komunikatës së Kryeministrisë, në bisedën telefonike, Burns, kryeministrit Thaçi i përcolli përshëndetjet e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, i cili ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën dhe qytetarët e saj edhe në të ardhmen. Ndërkaq, kryeministri Thaçi falënderoi qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen e madhe në këtë proces. Ai e informoi zëvendës sekretarin amerikan se të dy vendet janë në rrugë të mirë të arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Kryeministri Thaçi me këtë rast ka thënë “tani ne kemi nevojë për mbështetje më të madhe që do të mund ta merrnim nga ju dhe nga BE-ja për ta arritur këtë”. “Ne kemi treguar kreativitetin dhe fleksibilitetin maksimal deri tani në mënyrë që të ofrojmë zgjidhje praktike që do të përmirësojë jetën e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës, dhe për të sjellë tek ta besimin për t\'u integruar në institucionet e Kosovës. Ne besojmë se tani është koha për Serbinë që të pajtohet për kushtet e marrëveshjes të dhëna me shkrim për çështjet për të cilat ata tashmë veç kanë dhënë pajtimin në mënyrë verbale, dhe kjo ka të bëjë me shpërbërjen e strukturave të sigurisë që veprojnë ilegalisht në veri dhe integrimin e tyre të menjëhershëm në strukturat legale të sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi. Kryeministri më tej ka shprehur gatishmërinë që të pajtohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që do t’iu mundësonte komunave me shumicë serbe të veriut, por gjithashtu edhe për të tjerat në jug, të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme të interesit. “Përveç kësaj, ky asociacion mund të krijojë partneritete me asociacionet e ngjashme në Serbi dhe gjetiu”, ka njoftuar Thaçi. Më tej kreu i ekzekutivit kosovar e ka njoftuar zëvendës sekretarin Burns se ekziston një gamë e gjerë e funksioneve që do të mund t’i kryejë ky Asociacion dhe i ka dhënë baroneshës Ashton një listë të kompetencave që mund t’i ketë ai. “Por unë duhet t\'iu informoj se ky Asociacion ose organ, ose komunitet siç dëshiron Serbia ta quajë atë, nuk mund të jetë një Organ i Zgjedhur dhe nuk mund të ketë as Kompetenca Ekzekutive. Kjo do të thotë që kompetencat e zgjeruara ekzekutive të komunave lokale serbe nuk mund të transferohen tek asociacionet, sepse kjo do të përbënte një nivel të tretë të Qeverisë e cila do të minonte Kushtetutën tonë dhe rendin e brendshëm shtetëror”, është shprehur Thaçi, duke kërkuar ndihmën e SHBA-së në këtë drejtim. “Prandaj, unë fuqimisht ju lus për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj që ta shmangni këtë”, ka thënë Thaçi. Kreu i ekzekutivit të Kosovës ka vlerësuar se fillimisht kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga të dy parlamentet, nga ai i Kosovës dhe ai i Serbisë. “Së dyti, ne duhet të sigurohemi që të krijojmë një mekanizëm adekuat të udhëhequr nga dy Kryeministrat, baronesha Ashton në emër të BE-së, një përfaqësues i SHBA-ve, dhe ndoshta një përfaqësues i NATO-s. Zbatimi është element kyç i tërë kësaj Marrëveshjeje”, tha ndër të tjera, Thaçi. - See more at: http://www.telegrafi.com/lajme/thaci-burns-it-tani-kemi-nevoje-per-mbeshtetje-me-te-madhe-2-29537.html#sthash.ALxTbG3G.dpuf

PDK nis të thyhet!

Posted by Vnb-Snorki | 24 February, 2013 | Posted in ,

Distancimi i ish-sekretarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi nga organet e reja të kësaj partie, si dhe nga pozita e anëtarit të kryesisë, përfundimisht ka hapur derën e “shkapërderdhjes” së PDK-së.
Nëpërmjet një deklarate publike, ditë më parë Krasniqi ka thënë se partia më e madhe në vend nuk ka pasur fare zgjedhje të brendshme, por proces të emërimeve nga vetë kryetari i partisë, Hashim Thaçi karshi personave që i nënshtrohen atij. Ai, madje e ka refuzuar pozitën e anëtarit të kryesisë, duke pohuar se nuk ka nevojë që t’i falet një pozitë dhe as të mëshirohet nga i pari i partisë.
Por, Krasniqi nuk është i vetmi që s’është i kënaqur me përbërjen e kryesisë.
Ish-nënkryetari i kësaj partie, Rrustem Mustafa, që pas zgjedhjeve të fundit e ka “humbur” këtë pozitë, tashmë publikisht ka deklaruar se përbërja e kryesisë së re është bërë nga Hashim Thaçi, dhe se aty janë futur persona që i shkojnë për shtati atij.
Një zë tjetër kritik për procesin e zgjedhjeve, dhe përbërjen e organeve është kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili në veçanti ka shprehur shqetësime se si dega e PDK-së në këtë qytet përfaqësohet me dy persona, të cilët sipas tij, më së paku mund ta përfaqësojnë këtë degë në kryesinë qendrore.
Edhe deputetja Flora Brovina ka vërejtje për përbërjen e re të Kryesisë së partisë....