Lugina do vetëm bashkim me Kosovën
Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk do të lodhen që të bëjnë projekte të tjera, për shkak se mbrojnë fuqimisht plebishitin për bashkimin me Kosovën gjatë referendumit në vitin 1992, e cila u materializua edhe gjatë luftës së UÇPMB-së.
“Edhe kryeministri Hashim Thaçi edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi duhet ta kenë që qartë se nuk ka zgjidhje tjetër. T’u kërkosh shqiptarëve të Luginës së Preshevës diçka tjerët përveç bashkimit me Kosovën, është sikur kosovarëve t’u kërkohet heqja dorë nga pavarësia”, ka thënë Mustafa.
Kreu i Preshevës ka vlerësuar se liderët e Kosovës duhet që të mos përdorin thashetheme të tilla për të përfituar politikisht.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Kuçi ka arsyetuar faktin e mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në tryezën e bisedimeve në Bruksel, duke thënë se këtë nuk mund ta bëjnë në rast se mungojnë iniciativat konkrete nga ana e shqiptarëve të kësaj pjese.