Montolivo: Juventusi e meriton titullin
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
Milani do të përballet me kampionin në fuqi dhe liderin e tabelës gjatë këtij vikendi, në derbin e javës në Serie A.
“Juventusi meriton ta fitojë titullin. Ne do të luajmë ndaj ekipit më të mirë në ligë. Përfundimisht do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”.
“Unë jam i kënaqur me paraqitjen time këtë sezon – edhe pse për momentin vetëm mendoj se si të arrijmë vendin e tretë”, ka thënë mesfushori italian për Sky Sport Italia.
Van Persie: Ta fitojmë titullin në stil
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
“Ne nuk duam vetëm të përpiqemi dhe të fitojmë ligën duke nxjerrë vetëm pikët e nevojshme, ne duam të nxjerrim maksimumin e pikëve tash nga ndeshjet e mbetura”.
“Është e rëndësishme që ju ta mbani ecurinë e fitoreve dhe kjo është ajo çfarë ne duam të bëjmë”, ka thënë holandezi.
Liverpool-Tottenham, derbi i Premier Ligës
Posted by Vnb-Snorki | 09 March, 2013 | Posted in Sport
Emocionet e Premire Ligës, njërës ndër ligat më të forta në Evropë, do të rikthehen këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së 29-të.
Kryendeshja e kësaj xhiro do të luhet në të dielën pasdite në “Anfiled” në mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.Kjo përballje pritet të jetë shumë e vështirë pasi që të dy skuadrat po ‘luftojnë’ për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, lideri i tabelës, Manchester United dhe Manchester City përballjet me West Hamin përkatësisht Wiganin do t’i zhvillojnë më vonë.
Premier Liga / Xhiroja e 29
Sot takohen:
16:00, Norwich City-Southampton
16:00, QPR-Sunderland
16:00, Reading-Aston Villa
16:00, West Bromwich-Swansea City
Nesër takohen:
14:30, Fulham-Chelsea
16:00, Newcastle-Stoke City
17:00, Liverpool-Tottenham
Manchester United kërkon ndihmën e “Nike” për të marrë Ronaldon
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
Trajnerët më të paguar në botë
Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in Sport
Mourinho është ai qe ka pagën me te larte ne bote si trajner. Megjithatë kohet e fundit flitet se ai nuk do jete me ne krye te Real Madrid-it dhe nuk i dihet si do përfundojë.
Carlo Ancelotti (Paris Sint-Germain): 13,5 milion euro Ai ka qene trajneri i Juventus-it, Milan-it dhe Chelsea-s, por i ka rene jackpot-i ne 2011 kur u be tekniku i PSG-se.
Marcello Lippi (Guangzhu Evergrande ne Kine): 10,1 milion euro Edhe pse disa nuk e lënë vendin e tyre, ish trajneri i kombëtares italiane te futbollit është zhvendosur ne Kine.
Përveç motivimit financiar ai ka dashur t'i mësojë futbollisteve kineze edhe lojën italiane. Alex Ferguson (Machester United): 9,4 milion euro Ne fakt Sir Alex Ferguson është trajner i ekipit Manchester United qe prej vitit 1986. Edhe pse tashme 70 vjeç, "padronet" e tij kane besim tek ai dhe i ofrojnë një page te majme.
Arsen Wenger (Arsenal): 9,3 milion euro Edhe pse tifozët kane mbetur te pakënaqur me te, ai ka mbështetjen e drejtuesve te klubit.
Ja lista me 15 trajnerët e tjerë me te paguar ne bote
Guus Hiddink (FK Anji Makhatchkala): 8,3 milion
Fabio Capello (Rusi): 7,8 milion
Tito Vilanova (FC Barcelone): 7 milion
José Camacho (Kine): 5,926 milion
Roberto Mancini (Manchester City): 5,9 milion
Frank Rijkaard (Arabi Saudite): 5,3 milion
Jupp Heynckes (Bayern Munih): 5,25 milion
André Villas-Boas (Tottenham Hotspur): 4,6 milion
Harry Redknapp (Queens Park Rangers): 4 milion
Jorge Jesus (Benfica Lisbonne): 4 milion
David Moyes (Everton): 3,6 milion
Manuel Pellegrini (Malaga CF): 3,6 milion
Paulo Autuori (Katar): 3,6 milion
Abel Braga (Fluminense FC): 3,5 milion
Luciano Spaletti (Zénith Saint-Petersbourg): 3,3 milion
Xavi nuk luan në "El Classico"
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
Ai ka lënduar tetivën dhe nuk do të jetë në listën e lojtarëve.
Xavi nuk do të luaj kundër Realit, andaj edhe praktikisht ka edhe 10 ditë për tu sheruar plotësisht, pasi Barcelona nuk ka ndeshje vikendin e ardhshëm.
Kasano-Stramaçioni, zënkë në stërvitjen e djeshme
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
Ranocchia: Interi duhet të hyjë në Ligën e Kampionëve
Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in Sport
“Beteja për një vend në Ligën e Kampionëve është shumë e zjarrtë dhe e bën shumë intriguese garën”.
“Është një sezon shumë luftarak ky në Serie A. Ne do të luftojmë deri në fund të sezonit dh ebesojmë se mund të hyjmë në top treshe”, ka theksuar Ranocchia.
Interi është në vendin e pestë me tri pikë më pak se Lazio që i shkon Milanit këtë fundjavë.
Ja si është skuadra e futbollistëve më të paguar në botë
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
Guardiola nis projektimin e Bajernit te ri
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
“Bild” ka zbuluar se dje është mbajtur një takim i fshehtë mes trajnerit spanjoll dhe drejtuesve të skuadrës bavareze, Karl Hainz Rumenige dhe Matias Samer, në një hotel në Zyrih, ku janë zhvilluar bisedimet rreth planeve për vitin tjetër.
Sipas asaj që ka mësuar gazeta gjermane, Guardiola ka kërkuar informacion më të detajuar rreth lojtarëve që janë aktualisht pjesë e ekipit, si dhe ka bërë të qartë se cilët janë emrat që ai kërkon të afrojë në ekip për sezonin e ardhshëm.
Në majë të kësaj liste vazhdon të jetë sulmuesi polak Robert Levandovski, i cili sonte do të jetë si kundërshtar i skuadrës bavareze në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.
Një lajm i tillë dhe sidomos zërat por merkaton e klubit, mund të shpërqendrojnë skuadrën, e cila deri tani ka zhvilluar një sezon perfekt, me dominimin absolut në kampionat dhe kualifikimin thuajse të siguruar në Ligën e Kampioneve, ndërsa në takimin ndaj Borusia Dortmund do të kërkojë të mbetet në garë për trofeun e tretë sezonal.
Mancini: United, me fat në vendin e parë
Posted by Vnb-Snorki | 24 February, 2013 | Posted in Sport
“Deri tani, United ka pasur shumë fat, ata kanë fituar shumë ndeshje në minutën e fundit, sikurse në ndeshjen ndaj nesh ku ata nuk merituan fare të fitojnë”.
“Kështu, unë nuk mendoj se ky avantazh i madh i United është i drejt. Ata po luajnë më mirë se ne, kjo është fakt”.
“Por, ne kemi humbur pikë në ndeshje ku kemi merituar të fitojmë, ne thjesht nuk kemi mundur të shikojmë. Për këtë arsye, unë them se kjo është diferenca. Vitin e kaluar ne shënuam shumë gola dhe ndoshta na mungojnë 10 gola ose shtatë-tetë pikë”, ka thënë Mancini.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është kthyer prapa disa kritikave
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
“Ne nuk jemi kompani e varfër. Në rast se ka oferta tjera nga klube tjera për Allegrin, ne do të mund të përgjigjeshim me kontratë që do ta bënte atë tejet të pasur”.
“Rreziku i vetëm është që unë të mos kem kohë për të dhe në vend të spitalit ta vizitoj trajnerin”, është shprehur Berlusconi me shaka pas dëmtimit të pësuar së fundmi në sy.
Arjen Robben: Nuk është dashur ta pranojmë golin
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
“Pasi ne shënuam dhe golin e katërt, ne nuk ishim aq të fokusuar dhe ne pranuam edhe golin. Ju mund të lejoni në këto kushte një pranim të golit, por është keq, pasi Manuel Neuer dëshiron të mbajë portën të pa prekur”.
“Një fitore me rezultat 6-1 tingëllon e lehtë, por natyrisht se nuk është e tillë nëse hyni në ndeshje të tilla pa stërvitje. Ishte një fitore e rëndësishme kjo për të mbajtur ritmin tonë”, ka thënë Robben.
Inter-Milan, “San Siro” pret betejën e gjigandëve
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
Në prag të derbit të sotëm, trajnerit të Interit Andrea Stramaçoni i duhet të gjejë një mënyrë për të nxjerrë skuadrën e tij nga kriza e rezultateve në kampionat. Disfata 4-1 e pësuar javën e shkuar në Firence u duk se solli një krisje të raporteve mes teknikut zikaltër dhe presidentit të klubit Morati, i cili ia faturoi një pjesë të dështimit pikërisht atij që është ulur në pankinë. Por, duket se polemikat do të shtohen në rast se Interi nuk do të fitojë sot, pasi Stramaçoni ka bërë ndryshime të mëdha në ekip. “Për të fituar derbin duhet të bësh edhe ndonjë përjashtim të rëndësishëm, - deklaroi Stramaçoni. – Kjo do të thotë se Kasano nuk do të luajë. Milani? Vjen nga një moment i mirë”, tha më tej ai. Stramaçoni u beson “senatorëve” të skuadrës për këtë ndeshje. “Është shumë e rëndësishme që në sfida të tilla të kesh në fushë lojtarë me eksperiencë, - tha ai. – Ne kemi më shumë lojtarë të tillë se Milani”, deklaroi Stramaçoni.
Majlinda Kelmendi triumfon në Duesseldorf
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
Kelmendi në turneun që ka fond shpërblyes prej 100 mijë dollarëve, garoi të shtunën. Deri te titulli i kampiones në kategorinë deri 52 kg arriti pas katër fitoreve. Në rrethin e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytin e mposhti mongolezen Bat-Erdene Baljinnyam, që renditet e 37-ta në botë. Fitoren e parë e arriti me dy "Yuko", pas pesë minutave luftë. Në të vërtetë të gjitha luftërat e Kelmendit zgjatën nga pesë minuta. Më pas radha i erdhi holandezes Birgit Ente që renditet e 130-ta në botë. Atë e mposhti me një "Yuko". Në gjysmëfinale Kelmendi ishte më e mirë se garuesja e Koresë së Jugut, Mi-Ri Kim, që më herët kishte mposhtur xhudisten më të mirë në botë, Yuka Nishidan. Kimin që renditet e 19-ta e mundi me një "Waza-ari" e një "Yuko". Në finale Kelmendi dominoi plotësisht duke e mposhtur Chitun me një "Waza-ari". Chitu është e teta në ranglistën botërore. Kelmendi është e katërta, por pas këtij suksesi do të ngrihet në pozitën e dytë. Ajo me triumfin në Duesseldorf siguroi 300 pikë.
"U paraqitën xhudistet më të mira në botë dhe konkurrenca ishte shumë e fortë. Për shkak të konkurrencës ky sukses i Kelmendit ka vlerë të madhe", ka thënë përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, shkruan sot Koha Ditore. "Në dy luftërat e para nuk u paraqit shumë mirë, u tregua e kujdesshme. Në gjysmëfinale dhe finale Majlinda shkëlqeu".
Kelmendi para dy javësh fitoi medaljen e argjendtë në turneun "Grand Slam" të Parisit që llogaritet i një niveli me kampionat botëror. Në Duesseldorf ajo sërish tregoi që i takon elitës botërore të xhudos.
"Duket se këtë vit Majlinda është pjekur dhe është e gatshme për të arritur sukseset e mëdha. Ajo tani ka fituar medalje në të gjitha garat duke përjashtuar kampionatet botërore dhe evropiane për seniore. Tani synim i radhës është titulli i Evropës. Me formën që po tregon, Majlinda është garuesja më e mirë në Evropë", ka shtuar Driton Kuka.
Në Duesseldorf garoi edhe Nora Gjakova, që humbi luftën e parë në kategorinë deri 57 kg. Gjakova u mposht nga japonezja Megumi Ishikawa. Gjakova është e 34-ta në ranglistën botërore, ndërsa Ishikawa e 28-ta. Japonezja në fund fitoi medaljen e bronztë.
Karanka sërish shigjeta ndaj arbitrit
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
“Nuk kam ç’të them për Di Marian, fola me të dhe nuk jam shumë i informuar për atë që ndodhi por besoj se do të jetë lajmi i ditës kur Reali ta mbyllë një ndeshje të kampionatit me 11 lojtarë”.
Karanka tha se nuk ishin zëvendësimet ato që bënë të mundur përmbysjen e rezultatit në “Riazor” por intepretimi ndryshe dhe karakteri i skuadrës. Ai tha se pjesa e dytë ishte shumë e mirë për skuadrën ndërsa për Kaka shprehu elozhe por nuk siguroi se braziliani do të luajë në “Camp Nou” në mesjavë përballë Barcelonës.
Barcelona fiton falë dyshes Vija-Mesi (Video)
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
30 të plagosur nga incidenti në Daitona (Video)
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Sport
Pjesë të mëdha të makinës përfunduan në shkallaret e pistës, mes të cilave një rrotë dhe një pjesë e motorit e ndezur flakë. Drejtuesit e pistës amerikane bënë të ditur se 14 spektatorë kishin marrë mjekimet e rastit menjëherë në vend, ndërsa 14 të tjerë ishin dërguar në spital pasi kishin marrë plagë më të rënda nga pjesët metalike të makinës që kishin rënë mbi ta. Gara në fjalë ishte e para e fundjavës, ajo që paraprin atë më të famshëm “Daitona 500”, e cila hap zakonisht sezonin e NASCAR.
Gullit: Mourinho do ta zëvëndësojë Benitezin
Posted by Vnb-Snorki | 23 February, 2013 | Posted in Sport
“Synimi primar i Rafa Benitezit është që të arrijë në Ligën e Kampionëve dhe më pas do t’ia lirojë rrugën Mourinhos”.
“Unë e kam ndjenjën se ai ishte i destinuar për të shkuar te Chelsea, por pas triumfit në Ligën e Kampionëve nuk është rastësi që ai ka rinovuar kontratën me Realin dhe tani pritet të kalojë te Chelsea pasi të përfundojë sezoni”, ka thënë Gullit.

















