“Republika e Maqedonisë së Epërme” është emri që do ta zëvendësoj parashtesën IRJM
Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju
Nimic është Republika e Maqedonisë së Epërme. Ky propozim sot është
shpalosur nga disa media greke të cilat kanë theksuar e propozimi i
dhënë është me përmbajtje gjeografike, por që nuk i kënaq kërkesat
greke, transmeton INA.
Maqedonia e Epërme do të përdoret deri sa të zgjasin negociatat për anëtarësim, kurse pas përfundimit të tyre, qytetarët përmes një referendumi do të kenë mundësi të deklarohen për dy çështje: A janë për anëtarësim në BE dhe për pranimin e emrit Republika e Maqedonisë së Epërme.
Këtë e parasheh propozimi i ri i negociatorit, Metju Nimic, njoftojnë mediat maqedonase duke u thirrur në burime diplomatike të involvuara në procesin e negociatave.