KE: Maqedonia me rritje më të madhe ekonomike se BE-ja dhe Eurozona
Me konstatimin se në vitin 2011 vendi i ynë ka pasur 2,8 për qind rritje, vitin e kaluar 0,0 për qind, KE-ja për këtë vit i parashikon 1,5 për qind rritje në krahasim me Bruto-prodhimin e vendit (BPV) të Republikës së Maqedonisë, ndërsa për vitin 2014 parashikimet janë që ai të jetë 2,5 për qind.
Sa për krahasim, parashikimet e Komisionit për Bashkimin Evropian janë vetëm 0,1 për qind rritje këtë vit dhe 1,6 për qind për vitin e ardhshëm, ndërsa Eurozona qëndron edhe më keq dhe parashikohet të mbetet në recesion me minus 0,3 për qind rritje për vitin 2013 dhe dalje nga recesioni për vitin e ardhshëm, respektivisht rritje e parashikuar prej plus 1,4 për qind nga BPV i Eurozonës.
Ajo në të cilën vendi i ynë qëndron më së keqi se të gjithë është përqindja e papunësisë, e cila në vitin 2011 ka qenë 31,4 për qind, vitin e kaluar 31,2 për qind, ndërsa për vitin 2013 dhe 2014 parashikohet rënie e saj në 30,7 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm përqindja e papunësisë të jetë saktë 30,0 për qind. Përqindja e papunësisë në Bashkimin Evropian, megjithatë, për këtë vit pritet të jetë 11,1 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm të bie për 0,1 për qind, ndërkaq në Eurozonë ka 12,1 për qind persona të papunësuar dhe po ashtu për vitin 2014 pritet që kjo përqindje të zvogëlohet për 0,1 për qind.
Po ashtu, Maqedonia keq qëndron edhe lidhur me deficitin publik, i cili vitin e kaluar ka qenë minus 3,8 për qind, këtë vit parashikuar në minus 3,5 për qind, ndërsa për vitin 2014 në minus 3,3 për qind nga BPV, që është në kundërshtim me marrëveshjen e BE-së. Megjithatë, Maqedonia është shumë para vendeve-anëtare të Unionit lidhur me borxhin publik, i cili vitin e kaluar ishte 31 për qind nga BPV, që këtë vit parashikohet të rritet deri 33,3 për qind, që në vitin 2014 të arrijë 35 për qind nga BPV.