Headlines

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in ,

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy Kryeministrave- Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në Bruksel.

“Uroj Kryeministrit Thaçi dhe Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në kuadër të dialogut në Bruksel”, ka shkruar Jacobson sot.

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë takohen sërish nesër në Bruksel.
Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili tha se kryeministri Thaçi udhëton sot pasdite për në Bruksel.
Ende ka hapësirë për marrëveshje

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin ka deklaruar se ende ka mundësi që Beogradi e Prishtina të merren vesh për kompetencat e komunave serbe në veri të Kosovës.

”Kjo marrëveshje do të ishte hap vendimtar drejt normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës dhe kjo është interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomit të Serbisë e Kosovës dhe i të gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Thaçi e Daçiq takohen të mërkurën në Bruksel?
Dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës do të vazhdojë të mërkurën në Bruksel, shkruan një shkrim ekskluziv gazeta “Blic” e Beogradit e cila u referohet burimeve diplomatike, pasi që të tri palët për këtë janë marrë vesh dje.
Ky burim diplomatik i ka thënë gazetës se formacionet e delegacioneve do të dihen sot edhe pse është e sigurt se në krye të atij serb do të jetë vet kryeministri Ivica Daçiq por nuk është e sigurt nëse do t’i bashkohet edhe nën-kryeministri i parë Vuçiq. Burimi ka deklaruar se delegacioni serb do të vjen në Bruksel me propozime konkrete.

Sikurse mëson gazeta nga qeveria e Serbisë, kushti i palës serbe është që nga marrëveshja e fundit (të cilën e ka refuzuar pala serbe) të hiqet pjesa sipas të cilës Mitrovica jugore do t’i bashkohej veriut të Kosovës dhe janë reale shanset që kjo të arrihet. Sepse, sikurse mësohet, edhe në Washington edhe në Berlin janë të gatshëm të ushtrojnë trysni mbi Prishtinën lidhur me këtë.

(Në Berlin po qëndron ministri jashtëm i Kosovës dhe zëvendësministrja e jashtme e Serbisë e cila ka takim me këshilltarin e zonjës Merkel).

Gjithashtu Serbia do të mbetet në qëndrimin që një gjykatë e apelit duhet të jetë patjetër në Mitrovicën veriore, do të insistojë në policinë dhe që është më e rëndësishme, do të kërkojë kategorikisht që Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) nuk munden të jenë në veri të Kosovës.

Sipas gazetës është e sigurt se marrëveshja duhet të arrihet deri të dielën duke qenë se përfaqësuesja e lartë e BE, Catherine Ashton, më 22 prill duhet ta paraqes shefeve të diplomacive të BE raportin mbi dialogun.

Të themi se pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes së ofruar nga Brukseli ka qenë presidenti serb Tomisllav Nikoliq i cili u është kërcënuar Daçiqit dhe Vuçiqit se nëse e pranojnë atë dokument do t’i shpallë fajtor për “shitjen e Kosovës”. 

Mirëpo pas shumë aktiviteteve diplomatike gjatë javës së shkuar, duket se Nikoliq e ka zbutur retorikën dhe dje në bisedë me kryetarin Parlamentit të Turqisë ka deklaruar se Serbia në dialog me Prishtinën ka treguar gatishmëri të qartë për hap esencial përpara dhe kompromis historik të dy palëve, ama për këtë aktualisht nuk pati vesh tek pjesëmarrësit tjerë në dialog.

Ai ka shtuar se vetëm me vazhdimin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe, siç shprehet, institucioneve të përkohshme në Prishtinë mund të arrihet zgjidhja që do të ishte e pranueshme për të dy palët.

Dogana lehtëson procedurat për zhdoganimin e mallrave

Posted by Vnb-Snorki | 09 March, 2013 | Posted in ,

Procedurat e zhdoganimit të mallrave është ulur ndjeshëm po ashtu edhe koha që të merr procesi.

Sipas drejtuesve të Doganës së Kosovës po punohet që procedurat e zhdoganimit të kryhet në Kosovë, jo më në kufi.

Deri më tani procesi realizohet brenda dy orëve dhe kjo vlerësohet pozitivisht për biznesmenët.

Ndërsa Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thekson se numri i dokumenteve të nevojshme është zvogëluar nga 8, sa ishte vitin e kaluar në 3 sosh, kurse procedurat e zhdoganimit janë zvogëluar ndjeshëm.

“E dimë se nga një situatë kur ka pasë pritje 24 orë ose 48 orë, sot kemi ardhur në një situatë kur për më pak se dy orë kryhen të gjitha procedurat, edhe pse kjo kohë në shumë vendkalime është edhe më e mirë”, tha Huruglica për Radio Kosovën.

Akuzat e Hysenit si të Jeremiqit

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Kosova nuk ka blerë njohje se nuk ka as fonde. Deklaratat e ish-Ministrit Skënder Hyseni, se kam bërë tregti me shtetet që e kanë pranuar pavarësinë, janë sikur përgojimet e Vuk Jeremiqit. Kështu i ka komentuar deklaratat e Hysenit, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Pacolli ka thënë se për të ka qenë shokuese deklarata e Hyseni, të cilën e ka dëgjuar në media. “Nëse ka thënë ashtu, është ligështi shumë e madhe një deklaratë e tillë. Krejt po mendoj në atë të kaluarën dhe propagandën që e ka bërë Jeremiqi kundër nesh. Sikurse z. Hyseni, edhe Jeremiq të njëjtat fjalë i ka përgoju, duke thënë se Kosova po i blen njohjet. Është e çuditshme nëse e ka thënë këtë z. Hyseni. Ai e di shumë mirë se sa i vështirë është lobimi. Edhe njëherë po them se është e çuditshme sepse kur është në pyetje shtetndërtimi i Kosovës, secili duhet të japë kontributin e vet pa pengesa. Një deklaratë e tillë nuk është dinjitoze dhe sidomos kur flitet për një diplomat si ai, një gjë e tillë është absurde”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën Express duke shtuar se Kosova nuk ka fond për të blerë njohje.

“Kosova nuk ka harxhuar asnjë cent sa i përket blerjes së njohjeve. Sepse Kosova ka argumente të mjaftueshme për t’i arritur njohjet. Serbia është ajo që ka shpenzuar miliona euro duke tentuar të korruptojë njerëz për të penguar njohjen e Kosovës. Kosova nuk ka fond për me i pagu lobistat e vet dhe bile as s’ka mundësi me i mbulu shpenzimet e tyre. Është shumë e vërtetë se unë kam lobistë anembanë botës. Lobistët kanë punuar dhe vepruar për Kosovën, edhe sigurisht se ata nuk e kanë bërë falë atë. Unë shpenzimet e tyre i kam marrë komplet prej fondit tim dhe nuk është asnjë gjë e fshehur as ilegale. Këtë e kam bërë për Kosovën. Por, Kosova nuk ka blerë njohje. Kosova i trajton njohjet si sakrificë e krejt kosovarëve dhe si meritë e pakontestueshme”, ka thënë Pacolli.

Kosova nuk po arrin të përmbushë planin ekonomik

Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in , ,

Afër dy vjet që nga miratimi, Plani për zhvillim ekonomik të Kosovës, prioritet për periudhën 2011-2014, nga ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësohet i papërmbushur, derisa zyrtarë të ministrive thonë të kundërtën.

Me zbatimin e këtij plani, Qeveria kishte synuar që brenda periudhës së ardhshme afatmesme të arrihet norma e rritjes reale ekonomike vjetore rreth 7-8 për qind për vit dhe një ulje të numrit të personave të regjistruar si të papunë prej rreth 8-10 për qind për vit.

Në bazë të zhvillimeve ekonomike që kanë ndodhur gjatë këtyre dy vjetëve, këto prioritet deri më tani nuk kanë arritur të përmbushen, thotë eksperti i çështjeve ekonomike, Haki Shatri, duke shtuar se rritja ekonomike nuk në Kosovë nuk ka qenë më shumë se tre për qind, ndërsa papunësia ka mbetur e njëjtë në 44.9 për qind,

“Ai plan më shumë ka qenë për nevoja meditaike”, shprehet Shatri për Radio Evropa e Lirë.
Në bazë të planit të Qeverisë për zhvillim ekonomik 2011-2014, arritja e këtyre synimeve ishte paraparë të bëhet duke orientuar përcaktimet e Qeverisë në krijimin e mundësive për zhvillimin e tregut të lirë dhe rritjes së konkurrencës, fuqizimit të sektorit privat, përkrahjes për gjenerimin e punësimit, përmirësimin e imazhit të Kosovës për investime të huaja dhe ofrimin e një ambienti më të sigurt dhe stabil për biznes.
Nisur nga kjo, Shatri thekson se një plan, i cili nuk mbështetet përmes politikave buxhetore, nuk mund të arrihet të realizohet.

“Çdo program zhvillimor, nëse nuk mbështetet edhe me buxhet, atëherë nuk është një program serioz dhe nuk ka seriozitet në zbatimin e tij”, thekson Shatri.
Sidoqoftë, zyrtarë të ministrive të ndryshme vazhdimisht kishin theksuar se janë duke përmbushur të gjitha obligimet dhe janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet që dalin nga ky plan.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të cilët me këtë plan kishin prioritet krijimin e një ambienti më të favorshëm për biznes, ishin deklaruar se kanë bërë reforma thelbësore dhe lehtësime të mëdha për bizneset.

Në anën tjetër, zyrtari i Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Menderes Ibra, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha veprimet konform këtij plani, janë ndërmarrë.
“Ministra e Financave i ka përmbushur dhe është duke i përmbushur, pasi që aty është një dinamikë kohore e realizimit të atyre veprimeve. Por, por mund të them se kjo ministri i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj karshi këtij plani”, deklaron Ibra.

Lugina do vetëm bashkim me Kosovën

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, nuk është zgjidhje ndonjë asociacion i komunave shqiptare sipas modelit të komunave serbe në Kosovë. Ky është qëndrimi i prerë i kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas deklarimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka theksuar se liderët shqiptarë duhet që të përpilojnë propozime konkrete për krijimin e ndonjë asociacioni të komunave, e që më pas kjo platformë të paraqitet si kërkesë ndaj palës serbe gjatë bisedimeve në Bruksel.

Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk do të lodhen që të bëjnë projekte të tjera, për shkak se mbrojnë fuqimisht plebishitin për bashkimin me Kosovën gjatë referendumit në vitin 1992, e cila u materializua edhe gjatë luftës së UÇPMB-së.

“Edhe kryeministri Hashim Thaçi edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi duhet ta kenë që qartë se nuk ka zgjidhje tjetër. T’u kërkosh shqiptarëve të Luginës së Preshevës diçka tjerët përveç bashkimit me Kosovën, është sikur kosovarëve t’u kërkohet heqja dorë nga pavarësia”, ka thënë Mustafa.

Kreu i Preshevës ka vlerësuar se liderët e Kosovës duhet që të mos përdorin thashetheme të tilla për të përfituar politikisht.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Kuçi ka arsyetuar faktin e mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në tryezën e bisedimeve në Bruksel, duke thënë se këtë nuk mund ta bëjnë në rast se mungojnë iniciativat konkrete nga ana e shqiptarëve të kësaj pjese.

Në veri mund të votohet me letërnjoftim të Serbisë

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in ,

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq është i gatshëm për çfarëdo zgjedhjesh që mund të shpallen në Kosovë gjatë këtij viti, por buxhet të planifikuar kanë vetëm për zgjedhjet lokale.
Sipas saj, KQZ-ja ka planifikuar edhe këtë vit buxhet për zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës.

Në një intervistë për “Tribunën”, ajo ka deklaruar se OSBE-ja mund t’i organizojë zgjedhjet në veri nëse vendosin institucionet e Kosovës, por certifikimin e tyre mund ta bëjë vetëm KQZ-ja.

Duke u thirrur në Ligjin për Zgjedhjet, Daka ka thënë se serbët e veriut mund të votojnë me çfarëdo dokumenti që është valid, pa ndonjë kusht që ato të jenë të Republikës së Kosovës.

Vizita, Thaçi në Tiranë, konferencë me Berishën

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, erdhi sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Thaçi do të pritet nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin pas takimit do të dalin para mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp. Mësohet se dy kryeministrat pritet të diskutojnë mes tyre zhvillimet aktuale politike në Kosovë, do të ritheksojnë forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushjen e plotë të axhendës europiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Thaçi, konferencë për media për bisedimet me Serbinë

Posted by Vnb-Snorki | 28 February, 2013 | Posted in ,

Kryeministri, Hashim Thaçi në një konferencë për media iu drejtua qytetarëve, në pamundësi, siç tha ai, për t’i informuar qytetarët dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi.
Ai përmes një konference, siç tha jo të zakonshme, informoi lidhur me bisedimet me kryeministrin serb, Ivica Dacic.Thaçi  tha se  respekton mendimin ndryshe, por jo aktivitetet që kanë për qëllim ta shëndërojnë Kuvendin në “cirk”.
Duke informuar për dialogun, Thaçi tha se në gjithë këtë proces kanë qenë të angazhuar brenda kornizës dhe bazës ligjore dhe bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
Sipas tij, dialogu është i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe rajonin në tërësi dhe është rruga më e mirë për zgjidhjen e shumë çështjeve.
Duke potencuar rezultatet pozitive nga dialogu, Thaçi deklaroi se nëpërmjet dialogut është mundësuar vendosja e kontrollit në të gjitha pikat kufitare.
“Jam tejet i kënaqur që Kosova tani në procesin e shtetndërtimit është duke kontribuar në stabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor...”, tha ndër të tjera, Thaçi.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës theksoi se normalizimi i raporteve me Serbinë shpie drejt njohjes reciproke, mundëson funksionimin e Kosovës sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe hap mundësitë për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Më tej, Thaçi tha se bisedimet kanë për qëllim hapjen e kapitullit të paqes. Ai shprehu gatishmërinë për fqinjësi të mirë me Serbinë, përkundër gjenocidit ndaj Kosovës.
Ndryshe, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka folur për të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Kosova, anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Organizatës kryesore ombrellë të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore që numëron 46 anëtarë, në Sarajevë është marrë vendimi që Kosova të anëtarësohet si pjesëmarrëse e re me fuqi të plota në këtë trup, i cili konsiderohet si instrumenti kryesor i para-anëtarësimit në BE dhe bashkëpunimit rajonal.
Kosova u përfaqësua nga Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme, dje ka theksuar se në këtë organizatë shumë të rëndësishme rajonale do të fshihet prezenca e UNMIK-ut dhe të inkorporohet Kosova si anëtarë i ri, raporton RTK.
“Rol të madh në këtë drejtim kanë luajtur shtetet mike si sponzorues dhe financues të këtij institucioni. Jemi optimist se anëtarësimi i Kosovës në këtë kornizë të bashkëpunimit rajonal do të jetë katalizator i vërtetë në fushën e zhvillimit ekonomiko-social; infrastrukturës dhe energjisë; drejtësisë dhe punëve të brendshme; bashkëpunimit të sigurisë si dhe ndërtimit të kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka theksuar Hoxhaj.
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është organizata më e madhe rajonale dhe anëtarësimi i Kosovës në të shihet si një hap shumë i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në sistemim ndërkombëtarë.

Nis zbatimi i IBM-it edhe në dy pika kufitare

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media theksoi se pas fillimit të suksesshëm të funksionimit në katër pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në bisedimet që janë mbajtur në Bruksel, të enjten nga ora 08:00 e mëngjesit, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në pikat kufitare Muqibabë dhe Mutivodë.
Sipas MPB-së, tani të gjitha pikat kufitare po funksionojnë normalisht sipas marrëveshjes për IBM-in.
“Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së IBM-it në të gjitha pikat kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Menaxhimi i kufijve shtetëror është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian dhe shënon një hap të madh në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”, thuhet në kumtesë.

PDK nis të thyhet!

Posted by Vnb-Snorki | 24 February, 2013 | Posted in ,

Distancimi i ish-sekretarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi nga organet e reja të kësaj partie, si dhe nga pozita e anëtarit të kryesisë, përfundimisht ka hapur derën e “shkapërderdhjes” së PDK-së.
Nëpërmjet një deklarate publike, ditë më parë Krasniqi ka thënë se partia më e madhe në vend nuk ka pasur fare zgjedhje të brendshme, por proces të emërimeve nga vetë kryetari i partisë, Hashim Thaçi karshi personave që i nënshtrohen atij. Ai, madje e ka refuzuar pozitën e anëtarit të kryesisë, duke pohuar se nuk ka nevojë që t’i falet një pozitë dhe as të mëshirohet nga i pari i partisë.
Por, Krasniqi nuk është i vetmi që s’është i kënaqur me përbërjen e kryesisë.
Ish-nënkryetari i kësaj partie, Rrustem Mustafa, që pas zgjedhjeve të fundit e ka “humbur” këtë pozitë, tashmë publikisht ka deklaruar se përbërja e kryesisë së re është bërë nga Hashim Thaçi, dhe se aty janë futur persona që i shkojnë për shtati atij.
Një zë tjetër kritik për procesin e zgjedhjeve, dhe përbërjen e organeve është kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili në veçanti ka shprehur shqetësime se si dega e PDK-së në këtë qytet përfaqësohet me dy persona, të cilët sipas tij, më së paku mund ta përfaqësojnë këtë degë në kryesinë qendrore.
Edhe deputetja Flora Brovina ka vërejtje për përbërjen e re të Kryesisë së partisë....

Selimi: Bujar Bukoshi na kërkoi të rreshtohemi kundër Rugovës

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Njëri prej ish-komandantëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se në kohën e luftës së Kosovës, është takuar më dy ish –kryeministrat e atëhershëm shqiptarë, më kryeministrin në ekzil Bujar Bukoshin dhe Fatos Nanon.
Selimi ka thënë se takimin e ka realizuar së bashku me ish drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, më arsyen për të kërkuar mbështete nga të dy kryeministrat.
Selimi tha par KTV-ne se, takimet më ish kryeministrat ishte realizuar veç e veç.
“Nga Fatos Nano kemi kërkuar mbështeten e Shqipërisë për UÇK-në. Nga Bujar Bukoshi kemi kërkuar që të na mbështetë me fondi e 3%. Ne, nuk kemi kërkuar para, por mbështetje. Me duhet të them se ajo mbështetjeje zyrtarisht nuk na ka ardhur asnjëherë”.
Selimi tha se, Bukoshi, ka pasur tri kresa në takim.
“Bukoshi ka kërkuar tri gjera nga ne, por ne, nuk i kemi pranuar. Ka kërkuar që të rreshtohemi në luftën politike kundër Ibrahim Rugovës. Ne i kemi thënë se jemi në lufte me Serbinë, jo me Rugoven. Na ka kërkuar që të ndërpresim luftën, që të tërhiqemi ne Tiran, e që me njësit tona te konsolidohemi atje. Dhe kërkesa e tretë ka qenë, së ne të pranojm mjete financiare, që të na i jep ne mënyrë private dhe jo ti epen Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së zyrtarisht”, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë nga takimi më Fatos Nanon, Selimi ka evokuar kujtime mbresëlënëse. “Takimi me Nanon ka zgjat më shkurt që kam menduar. Di që na kë thënë këtë : Unë si kryeministër i Kombit shqiptar, jam në luftë”.

Kryhet në Prill

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Komisioni Europian do të raportojë për të arriturat e dialogut Kosovë – Serbi më 16 prill. Ky afat mund t’i shtyjë Hashim Thaçin dhe Ivica Dacicin që ta finalizojnë marrëveshjen për Veriun qysh në takimin e ardhshëm. Zyrtarët në Bruksel kanë shtuar edhe presionin tek palët, duke thënë se nuk duan që marrëveshja të arrihet në momentet e fundit.
Bashkimi Europian është duke kërkuar fort finalizimin e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e Veriut.
Kosova dhe Serbia rreth kësaj teme mund të merren vesh qysh në takimin e 4 marsit në Bruksel, kur pritet të përballen për të gjashtën herë Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Dacic nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.
Burime të gazetës kanë thënë se dy palët kanë shënuar progres të madh në raundin e pestë, ku është biseduar për pjesën veriore dhe shpërbërjen e strukturave paralele atje.
Bashkimi Europian ka propozuar planin për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, me të cilin pala kosovare pothuajse është pajtuar, derisa Serbia ka kërkuar krijimin e një bashkësie të komunave në të cilën do përfshiheshin dhe komunat tjera me shumicë serbe.
Në kuadër të këtyre bisedimeve do të trajtohet edhe çështja e gjykatave dhe policisë në pjesën veriore.
Pikërisht kjo është edhe arsyeja që të dy palët kanë kërkuar kohë për konsultime në kryeqytetet respektive.
Por, sipas burimeve, zgjidhja mund të gjendet qysh në takimin e parë të muajit mars, ndërsa për këto tema mund të nënshkruhet edhe marrëveshje ndërmjet palëve, por nuk përjashtohet mundësia që Baronesha Ashton ato t’i prezantojë si konkluzione sikur që ka ndodhur më parë në bisedimet teknike.

MUP-i serb do të transformohet në Policinë e Kosovës

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Do të ndërrojnë uniformën dhe hierarkinë komanduese policët e Serbisë që prej vitesh ilegalisht kanë ushtruar aktivitetin në veriun e Kosovës të banuar me serbë. Ata do të bëhen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Në veriun e Kosovës veprojnë ilegalisht rreth 500 pjesëtarë të MUP-it, të cilët janë të armatosur dhe të pranuar në mënyrë zyrtare në Kralevë të Serbisë.
Burime të besueshme të Kohës Ditore, të përfshira në procesin e dialogut politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, kanë treguar të shtunën se tashmë ka një pajtueshmëri ndërmjet palëve që një pjesë e strukturave ilegale të sigurisë të transformohen në organet e rendit. Të tillë procesi, në baza vullnetare, do t’i nënshtrohen vetëm ata pjesëtarë të përfshirë në të tilla struktura, e që janë banorë të Kosovës. Nuk do të vlejë kjo edhe për qytetarët e Serbisë, por edhe për kosovarët përgjegjës për ndonjë krim.
“Në veri ndodhet një strukturë sigurie mirë e organizuar dhe kontrollohet në mënyrë hierarkike nga Beogradi. Serbia ka pranuar të heqë dorë nga ky organizim dhe ne presim që në takimin e radhës (të dialogut Kosovë-Serbi v.j.) të gjendet zgjidhja për akomodimin e pjesëtarëve të tyre në zinxhirin komandues të organeve respektive të sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka thënë burimi i Kohës Ditore. “Janë dy struktura me shtrirje të gjerë në veri, të cilat mund të transformohen – ajo e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) dhe Mbrojtja Civile, që është formacion i Ministrisë së Mbrojtjes”.

Perleshje Në Aeroportin e Prishtinës

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Dy persona janë arrestuar të shtunën nga Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, pasi njëri prej tyre ka plagosur dy meshkuj të tjerë duke i qëlluar në këmbë me revole. Viktimat dhe dorasit janë të afërt mes vete, ndërsa dyshohet se ata kishin problem familjar tash e sa kohë. 
Një problem që kishin tash e sa kohë dy familje, që janë të afërta mes vete, ka rezultuar me dy persona të plagosur. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së shtunën në Aeroportin e Prishtinës. Në parkingun e aeroportit një person me armë zjarri besohet se me revole ka plagosur dy persona të tjerë. Gjendja shëndetësore e të plagosurve, sipas Policisë së Kosovës, është jashtë rreziku për jetë. Viktimat janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike për shërim mjekësor. Policia ka thënë se ata janë qëlluar në këmbë. Zyrtarët policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë pranuar informacionin se në parkingun komercial të aeroportit ishin dëgjuar të shtëna me armë të zjarrit. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arrestuar dy të dyshuar (me inicialet B.A , viti i lindjes 1982 dhe K.A viti i lindjes 1988). “Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit (një pistoletë) duke shtënë në drejtim të dy viktimave, të cilët në atë moment ndodheshin në hapësirën e parkingut komercial të Aeroportit”, thonë zyrtarë për media në polici. Një burim nga policia ka treguar se motivet e kësaj plagosjeje kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje që këto dy familje kishin rreth një vajze. Dy të lënduarve u është dhënë ndihma e parë nga mjekët e aeroportit dhe pas këtij tretmani mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare. Zyrtarët e policisë kufitare të Aeroportit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe lidhur me këtë rast është njoftuar edhe nënstacioni policor i Magurës. Nga personat e dyshuar tashmë të arrestuar policia ka konfiskuar një armë të zjarrit – pistoletë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria kompetente kurse policia është në proces të grumbullimit të informacioneve rreth motivit të mundshëm të këtij incidenti E policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se të premten rreth orës 21 e 30 minuta ka pasur të shtëna armesh edhe te Mensa e Studentëve Të shtëna me armë te Mensa e Studentëve. Zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu ka thënë se në afërsi të Mensës së Studentëve ka pasur një incident në të cilin janë përdorur armë. “Ngjarja është regjistruar rreth orës 21 e 30 minuta. Deri tash policia nuk ka pasur informata që ka të lënduar. Po ashtu, nuk ka të arrestuar. Policia ka konfiskuar disa gëzhoja si dëshmi dhe gjendet në vendin e ngjarjes duke kryer hetime”, ka thënë ai. Besohet se dy grupe personash kanë shtënë me armë në drejtim të njëri tjetrit nga veturat në lëvizje.

Tekstet e historisë do të vlerësohen dhe nga turqit

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia. Në muajin mars, një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Kosovë për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti - Perandorisë Osmane.
Por, gjithë këtë ata do ta bëjnë në konsultim me anëtarët e Komisionit për Rishikimin e Teksteve të Historisë, e pa mohuar as autorët e teksteve, mendimi i të cilëve sipas MASHT-it nuk do të anashkalohet asnjëherë.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve evropiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore. Sipas tyre ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT. Ndërsa, kanë mohuar se mund të ketë ndërhyrje nga këta ekspertë, shkruan gazeta “Zëri”.
Në kuadër të vizitës së ekspertëve turq do të organizohen edhe debate lidhur me këtë “problem” në tekstet e historisë si dhe rekomandimet e grupit të ekspertëve kosovarë.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka theksuar se do të mbahet një takim ndërmjet ekspertëve të Kosovës që janë marrë me rishikimin e teksteve dhe atyre nga Turqia. “Ekspertët turq do të vijnë në fund të muajit tjetër. Kjo po bëhet më qëllim që tekstet tona të kenë sa më pak gjuhë të urrejtjes. Kjo nuk do të thotë që është duke ndodhur vetëm me Turqinë, por kjo do të ndodhë edhe me të gjithë popujt dhe shtetet e tjera, sepse përfundimisht gjuha e urrejtjes duhet të hiqet nga tekstet shkollore”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit nuk do të bëhet asnjë ndryshim pa u konsultuar me autorët e teksteve shkollore.
“Grupi i ekspertëve turq do të shikojnë disa nga sugjerimet që kanë dhënë ekspertët e Kosovës dhe do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që tekstet tona të jenë të përshtatshme duke përmbushur kriteret”.
Ai ka bërë të ditur se edhe autorët e teksteve do të përfshihen në debate. Mustafa ka hedhur poshtë çdo pretendim se do të ndryshohet historia. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë. “Qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë se do të ndryshohet historia e popullit shqiptar në përgjithësi dhe e popullit shqiptar të Kosovës në veçanti. Nuk është ministria ajo që e shkruan historinë, por janë historianët ata që e shkruajnë historinë”.
Ai ka marrë si shembull se në tekstet shkollore gjenden terma si “hordhitë” kur flitet për ushtarët e huaj, një term që Mustafa e sheh të përdorshëm më shumë për grupe të kafshëve. “Ekziston mundësia që ku thuhet hordhitë të thuhet repartet ushtarake”.
Mustafa ka thënë se ardhja e ekspertëve turq nuk duhet të keqinterpretohet. “Nuk do të thotë se ata do të vendosin si të jenë tekstet tona, por këtë po e bëjmë thjesht për të treguar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar jo vetëm me Turqinë, por edhe shtetet e tjera”.

Bajran Rexhepi s'e dënon rrahjen e policit nga djemtë e Grabovcit

Posted by Vnb-Snorki | 23 February, 2013 | Posted in ,

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk e ka dënuar rrahjen e policit, Avni Selaci, nga djemtë e kolegut të tij të partisë, Adem Grabovci. Të premten ai është arsyetuar se nuk i di detajet dhe nuk do të ndërhyjë në procesin hetimor.
“Realisht në ato gjëra që u takojnë hetimeve dhe drejtësisë nuk kam çka deklarohem”, ka thënë ai në një konferencë për media, ku së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Abedin Mehmeti, kanë sqaruar funksionimin e sistemit të ri digjital të regjistrit qendror të gjendjes civile.
“Unë kam qenë jashtë vendit dhe nuk kam pasur ndonjë kontakt me këto. Pavarësisht kush është, hetuesia dhe gjyqësia do ta thonë fjalën e vet”, ka thënë ministri Rexhepi, i cili në rastet e lëndimeve të policëve gjatë protestave të lëvizjes “Vetëvendosje” ka qenë shumë i ashpër, duke dhënë paralajmërime se nuk do të tolerohen raste të tilla. 

Studentët e Kosovës Lindore mund të studiojnë në Gjilan

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi ka thënë të premten në Gjilan se studentët e Kosovës Lindore padrejtësisht janë privuar nga e drejta universitare. Universiteti i Gjilanit mund tu shërbej atyre si qyteti më i afërt për të ndjekur studimet, por ne do të mundohemi që në të ardhmen edhe të hapim degët tona atje tha Gashi.
Rektori i UP-së Ibrahim Gashi së bashku me Qemajl Mustafën derisa kanë folur para studentëve për rolin e Universitetit të Gjilanit në nivel rajoni kanë thënë se ky universitet mund të jetë strehë e dijes edhe për studentët nga Kosova Lindore dhe qytetet shqiptare nga Maqedonia.
Ibrahim Gashi tha se në Kosovën Lindore aktualisht e kemi një gjendje të rëndë pasiqë studentët e atjeshëm shqiptarë janë të privuar padrejtësisht nga e drejta universitare. “Shteti serb nuk i lejon që ata të studiojnë në gjuhën shqipe dhe ky përbën një diskriminim të hapur nga ana e shtetit serb” tha Gashi.
Rektori Gashi tha se edhe studentët e Kosovës Lindore duhet t`i plotësojnë të drejtat e tyre dhe në këtë drejtim Universiteti i Gjilanit do të mund tu shërbej atyre si streha ku mund të marrin dijen dhe kryejnë studimet. Gashi tha se studentët nga Kosova Lindore i kanë dyert e hapura në Universitetin e Gjilanit dhe në të ardhmen pse jo ne edhe do të hapim degët tona edhe në qytetet shqiptare atje.
Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se studentët e Kosovës Lindore , por edhe ata nga Maqedonia janë të mirëseardhur në Gjilan. “Ne jemi krenar që kemi mundësi të inkuadrojmë edhe pjesën tonë shqiptare e cila padrejtësisht po shkelet nga shteti serb. Studentët e Kosovës Lindore duhet të ndihen si në vendin e tyre dhe do të kenë përherë përparësi në të gjitha drejtimet ekzistuese në Universitetin e Gjilanit” tha Mustafa.

Fatmir Limaj edhe 2 muaj paraburgim, avokati: “Vendim politik”

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Fatmir Limaj do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Vendimin e ka marrë sot gjyqtari i EULEX, Malkom Simons. Së bashku me të do të qëndrojnë në paraburgim edhe Nexhim Karsniqi, Naser Krasniqi e Naser Shala.
Mësohet se avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se do të bëjë një ankesë në Gjykatën e Apelit të Prishtinës për këtë Vendim.
 “Gjyqtari i EULEX-it, Malkom Simons, gjykatës i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka zgjatur paraburgimin e Fatmir Limajt edhe për 2 muaj deri më 24 prill 2013. Unë si avokat i zotit Limaj, kam paraqitur ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”
Caktimi i paraburgimit  dhe vazhdimi i tij nuk ka kurrfarë mbështetje dhe arsye ligjore, por janë krejtësisht arsyet politike që ndikojnë haptas në këtë çështje”, deklaroi ai.

Prokurorja nuk guxoi t’i arrestonte “Djelmoshat e rrezikshëm” të Grabovcit

Posted by Vnb-Snorki | 21 February, 2013 | Posted in ,

A e dini djemtë e kujt jemi, ku guxoni me na lidh neve”, u kishte thënë Guximi policëve mëngjesin e hershëm të 15 shkurtit. Policët e kishin marrë vesh se në fakt ishin djemtë e Adem Grabovcit, por tek pasi njëri prej djemve të tij e kishte grushtuar policin.
Që Policia ta merrte vesh se të kujt janë, ishte përkujdesur vetë i ati i tyre, deputeti Adem Grabovci. Natën vonë kishte shkuar personalisht në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës. Të kujt janë e kishte marrë vesh edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Merrushe Llugiqi, e cila i kishte urdhëruar policët e Stacionit të Fushë-Kosovës që të lironin Ngadhnjim (21) dhe Guxim Grabovcin (19), ani pse djali i vogël i deputetit të PDK-së e ka sulmuar fizikisht të premten e kaluar zyrtarin policor për shkak se Policia kishte ndaluar vëllanë e tij, Ngadhënjimin.  
Prokurores që kishte qenë kujdestare i është hedhur i gjithë faji nga Policia e Kosovës se pse nuk ishin arrestuar të dyshuarit, të cilët i kishin shkaktuar një të çarë mbi sy policit Avni Selaci duke e sulmuar në vend të punës.
Përveç lirimit të menjëhershëm pas dhënies së deklaratave nga të dyshuarit, sulmin kundër personit zyrtar dhe pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, ajo e ka kualifikuar si kundërvajtje e jo si vepër penale të dënueshme deri në 8 vjet burgim. a mundur të komunikonte gjatë ditës me prokuroren për shkak se ajo ka qenë në gjykim.