Published On:28 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Thaçi, konferencë për media për bisedimet me Serbinë
Kryeministri, Hashim Thaçi në një konferencë për media iu
drejtua qytetarëve, në pamundësi, siç tha ai, për t’i informuar
qytetarët dhe deputetët në Kuvendin e Kosovës lidhur me bisedimet
Kosovë-Serbi.
Ai përmes një konference, siç tha jo të zakonshme, informoi lidhur me bisedimet me kryeministrin serb, Ivica Dacic.Thaçi tha se respekton mendimin ndryshe, por jo aktivitetet që kanë për qëllim ta shëndërojnë Kuvendin në “cirk”.
Duke informuar për dialogun, Thaçi tha se në gjithë këtë proces kanë qenë të angazhuar brenda kornizës dhe bazës ligjore dhe bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
Sipas tij, dialogu është i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe rajonin në tërësi dhe është rruga më e mirë për zgjidhjen e shumë çështjeve.
Duke potencuar rezultatet pozitive nga dialogu, Thaçi deklaroi se nëpërmjet dialogut është mundësuar vendosja e kontrollit në të gjitha pikat kufitare.
“Jam tejet i kënaqur që Kosova tani në procesin e shtetndërtimit është duke kontribuar në stabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor...”, tha ndër të tjera, Thaçi.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës theksoi se normalizimi i raporteve me Serbinë shpie drejt njohjes reciproke, mundëson funksionimin e Kosovës sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe hap mundësitë për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Më tej, Thaçi tha se bisedimet kanë për qëllim hapjen e kapitullit të paqes. Ai shprehu gatishmërinë për fqinjësi të mirë me Serbinë, përkundër gjenocidit ndaj Kosovës.
Ndryshe, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka folur për të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë.