Headlines

Sali Berisha, takim me akademikët

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in ,

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mëngjesin e së martës një takim me akademikët në Universitetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka vënë theksin tek ekonomia dhe punësimi, duke dhënë garancinë e tij për nxitjen e këtyre sektorëve.

“Reforma në ekonomi bëhet përmes përgatitjes së personelit. Reforma do të shtrihet në të gjitha universitetet. Roli i universiteteve duhet të jetë ai i promotorit të zhvillimit rajonal. Ne do ecim në drejtimin e duhur”, ka thënë Berisha.

Kryeministri ka theksuar se, për qeverinë e tij prioritet do të jenë të rinjtë e arsimuar, të cilëve u duhen krijuar më shumë kushte për punësimin.

“Për ne si forcë politike të rinjtë kanë qenë dhe mbeten në krye të axhendës sonë. Ne do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë. Në këtë kontekst, arsimi profesional është vendimtar”, ka thënë Berisha.

Një ditë më parë kryeministri zhvilloi një takim me studentët e ekselencës, në Qytetin Studenti, në Tiranë. Në fjalën e tij ai premtoi rritjen e fondit të ekselencës dhe një sërë nismash në mbështetje të studentëve ambiciozë.

“Në vitet e fundit numri i studentëve është trefishuar. Fondi i ekselencës është mbi 1 milion dollarë për të gjitha universitetet dhe këtë vit nga ky fond kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne jemi të vendosur ta rrisim këtë fond kundrejt një kontrate për studentin”, deklaroi Berisha.

Duke renditur prioritetet e qeverisë së tij për këtë kategori studentësh, shefi i ekzekutivit e vuri theksin tek rëndësia që sipas tij kanë kërkimet shkencore.

Pandeli Majko: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande”!

Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in ,

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje dhunën e djeshme antishqiptare në Shkup.
 Majko në FB ka shkruar: "Kafshëri nazistësh mbi fëmijët shqiptarë ka shpërthyer në Maqedoni. Në fillim me maska në ambientet e shkollës dhe sot në Shkup nga tifozë ‘të mërzitur’…

Kam frikë se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për ‘lodrat e pushtetit’… Kanë një fjalë të vjetër sa vetë shqiptarët të cilën e thonë në Shkodër: ‘

Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande’... Shpresoj, të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë dhe opozitës së ‘ftohur’ maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush”!

Berisha inauguron shërbimin elektronik e-Matura

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in ,

Kreu i qeverise,Shqiptare Sali Berisha ka inaguruar sot në shkollën “Petro Nini Luarasi” shërbimin elektronik e-Matura në portalin qeveritar www.e-Albania.al në kuadër të sistemit të interoperabilitetit.
Me inaugurimin e sotem, i hapet rruga sherbimit te pare te ketij portali, atij të maturës elektronike, e cila nëpërmjet sistemit të Interoperabilitetit arrin të përthithë të dhënat e nxenesit, duke i siguruar atij një identifikim 100% të saktë, në kohë reale dhe të sigurtë. Portali unik qeveritar e-Albania është pjesa qendrore e një bashkimi solid të qeverisë në aspektin e shërbimeve elektronike të ofruara ndaj qytetarit dhe biznesit. Portali është projektuar që të ndërveprojë si një qark inteligjent, duke shërbyer si një pikë e vetme aksesi për qytetarët, për të gjitha shërbimet e ofruara nga administrata publike dhe institucionet përfaqësuese të saj.

Në këtë portal, qytetari apo biznesi do të gjejë informacione të detajuara mbi shërbimet qeveritare në përgjithësi dhe shërbimet elektronike në veçanti, siç është edhe aplikimi për maturantët, i cili është shërbimi i parë i integruar në këtë platformë unike të Qeverisë Shqiptare.
Portali është vetëm ndërfaqja me qytetarin e një sistemi shumë të komplikuar, por edhe inovativ unik në karakterin e tij, ai i Interoperabilitetit të Sistemeve. Në këtë sistem, të ngritur tashmë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet financimit të Bashkimit Evropian (BE), prej 2.4 milion euro, kane nisur të lidhen dhe jane lidhur sisteme si Rregjistri Kombetar i Gjendjes Civile, QKL, QKR, Matura shteterore, etj.

Zbulohet harta e Shqiperise natyrale e vitit 1867

Posted by Vnb-Snorki | 28 February, 2013 | Posted in ,

Profesor Ferdinand Milone (lindur në Napoli më 1896 dhe vdekur më 1987 në Romë), ka qenë një gjeograf i shquar, pedagog në Universitetin e Napolit dhe të Romës, anëtar i Akademisë Kombëtare të Lincei, autor i librave të shumtë, të një rëndësie të madhe për studimin e gjeografisë ekonomike.
Ai ka publikuar në numrin e marsit të vitit 1942, në revistën e klubit të turit italian “Rrugët e Italisë”, një ese tejet të rëndësishme me titull “Shqiptarët dhe Shqipërinë”. E mendoj si të dobishme botimin e një përmbledhje të esesë, meqenëse nuk është në dispozicion as të bibliotekave italiane e as të atyre shqiptare.

Autori pohon që në fillim të esesë se “në Ballkan, ku ka shumë vende e popuj, jo gjithmonë forma fizike të lejon të bësh dallimin mes një rajoni e një tjetri apo një kombësie e një tjetre. Territoret transite nga njëri popull në tjetrin, të banuara nga popullsi të përziera për shekuj me radhë gjatë historisë së përbashkët, duhet domosdoshmërisht dhe më shumë se një herë, të caktohen në këtë apo atë shtet politik.

Me pak më shumë vullnet të mirë, ndershmëri dhe studim objektiv të fakteve, do të jetë e mundur, megjithatë, edhe në këtë rajon të madh natyror dhe njerëzor, por edhe të komplikuar, për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Kështu, Ferdinand Milone fillon të marrë në konsideratë shtetin e ri shqiptar.Para së gjithash, – pyet, – a ekziston një kombësi shqiptare? Një shqiptar autentik, ministri Ernest Koliqi, novelist, poet dhe ministër i Arsimit në Shqipëri nga 1939 deri në 1942 në një udhëzues që hap guidën e bukur të Shqipërisë, botuar nga Shoqëria Turistike Italiane në vitin 1940, bën dy deklarata të rëndësishme:

“Ngjarjet e ndryshme historike, nëpër të cilat kaloi raca shqiptare, i kanë dhënë asaj një karakter të veçantë, të larmishëm dhe të pazakontë, që e bëjnë të duket si një mozaik i vërtetë besimesh fetare, zakonesh dhe kostumesh të ndryshme”. Ai shton më tej: “Nëse ti i pyet njerëzit rreth e qark në qytet apo në mal, në veri apo në jug ‘kush jeni ju’, do të dëgjoni përgjigjen më të ashpër dhe më krenare ‘Jam shqiptar’”.

Ka të drejtë Koliqi, – pohon Milone: Sa më shumë ndalojmë nëpër Shqipëri, sa më shumë e studiojmë dhe mësojmë mbi këtë tokë dhe këtë popull kaq interesant, kaq të mirë dhe besnik, aq më shumë shohim se sa të ndryshëm janë njerëzit në këtë rajon. Është e admirueshme që pavarësisht nga sundimi turk, nuk është shuar ndjenja kombëtare në këtë popull barinjsh e druvarësh, të cilët në shekujt e gjatë të sundimit të huaj, nuk kanë një histori që nuk ka të bëjë me rebelimet e kryengritjet e guximshme apo shtypjen e përgjakshme.

Flaka e ndjenjave kombëtare ka mbetur gjallë në këtë popull aq sa, në vitin 1878, pas Kongresit të Berlinit, u krijua Lidhja Qendrore për mbrojtjen e kombësisë shqiptare, me kryeqendër Ohrin. Lidhja bëri thirrje për autonomi të shtetit shqiptar, në mënyrë që vendi të mbrohej nga copëtimi i territorit mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

”Milone kujton në artikullin e tij, se Italia edhe gjatë shekujve të mëparshëm e ka njohur shtetësinë shqiptare, duke i ofruar ndihmë Skënderbeut në luftën e tij të vërtetë epike dhe duke mirëpritur refugjatët shqiptarë në vendin tonë, ku ata jetonin lirisht, duke ruajtur fenë e tyre, gjuhën e tyre dhe kostumet e tyre, e kanë qenë të lidhur me shtëpinë “birësuese” jo më pak se me atë amtare.

Në vitin 1911, kur shqiptarët ishin në kryengritje, u formua në Romë një Komitet Parlamentar për Shqipërinë, që mblodhi 60 deputetë nga të gjitha ngjyrat politike; u organizua një ushtri që kishte një kauzë të përbashkët, që do të mblidhte edhe veshje dhe të holla në favor të kryengritësve. Ishte Italia ajo që së bashku me Austrinë, iu bëri jehonë të drejtave të shqiptarëve në Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin e ardhshëm, kur edhe triumfoi kauza e tyre e drejtë.

Gjuha, kombi, feja “Kush është para syve tanë,- shkruan Milone, ndërsa vë në dukje se më shumë se çdo gjë tjetër ata (shqiptarët) dallohen nga gjuha që flasin. Ruajtja e gjuhës me besnikëri, është e shkëlqyeshme, pavarësisht nga arsyet e forta dhe të shumta që luftonin kundër ekzistencës së saj. Ruajtja e gjuhës e ka penguar ‘humbjen’ e njerëzve, duke i dalluar ata mes popujve të tjerë. Është shqipja, një tjetër element i fuqishëm e konservator i kombësisë, madje edhe atëherë kur kombet, politikisht me konsideratë, e kanë humbur kombësinë dhe pavarësinë e tyre.

Gjuhëtarët nuk janë të gjithë dakord sa i takon origjinës e autonomisë së gjuhës shqipe. Sipas shumicës së tyre shqipja vjen nga ilirishtja antike; ndërsa të tjerë mendojnë se është vazhdimësi gjurmësh të tjera e jo të ilirishtes. Sigurisht që është një gjuhë që ka ndikim të menjëhershëm nga jashtë e mes këtyre ka një ndikim të madh nga latinishtja. Nuk mungojnë fjalët që rrjedhin nga greqishtja e lashtë, por më të shpeshta janë fjalët që rrjedhin nga greqishtja mesjetare. Janë të dukshme megjithatë edhe ndikimet sllave e turke, ndërkohë që ndikimi nuk është i papërfillshëm as nga gjuhët e tjera të Ballkanit. Kështu përfundon Milone:

“Gjuha shqipe, edhe pse kaq e modifikuar, e ruan forcën e saj dhe punon sot për detyrat kombëtare”. Populli shqiptar është i ndarë në fe të ndryshme. Subjekt i ndikimeve të Romës dhe Bizantit, e dominuar për më shumë se katër shekuj nga pushtuesit myslimanë, kjo popullsi ka në mënyrë të dallueshme tri fe të mëdha: katolike, ortodokse dhe myslimane. Por kjo treshe besimi nuk e ka dëmtuar unitetin e popullit. Shumica myslimane jeton në tolerancë të plotë me ortodoksët dhe katolikët. Është e dukshme që për të kuptuar se kush është në të vërtetë populli shqiptar, elementi më domethënës i dallimit është ai gjuhësor.

Ajo është besnikëria e një populli për gjuhën e vet, një popull që për shumë vite u dominua nga të huajt dhe është padyshim dokumenti më i mirë i karakterit kombëtar. Nuk do të jetë e vështirë, që sapo të njihet kombi shqiptar, nga elementi gjuhësor të hiqen kufijtë që duhet të ketë shteti shqiptar. Për fat të keq, – thotë autori, – nuk është e lehtë për të kuptuar se sa veta flasin ende gjuhën shqipe në rajonin e Ballkanit. Pushteti osman kënaqej duke dhënë vlerësime e duke bërë dallime, më shumë mbi besimin, se sa mbi gjuhën.

Numri i popullsisë

Një publikim zyrtar i qeverisë angleze, që u publikua në vitin 1922, e nxori numrin e shqiptarëve rreth 1 milionë e gjysëm deri në 2 milionë banorë. Por, nga popullsia shqiptare, vetëm gjysma e saj, apo dhe ndoshta më pak, ka jetuar brenda kufijve të Mbretërisë së Shqipërisë. Gjysma tjetër dhe që nuk ishte e papërfillshme jetonte jashtë kufijve, në Jugosllavi dhe në Greqi.

Statistikat zyrtare jugosllave e ulin numrin e popullsisë shqiptare deri në 442.000 brenda kufijve të vet. Sipas burimeve zyrtare jugosllave, minoriteti shqiptar në shtetin e tyre na qenkërka sa gjysma e popullsisë shqiptare të Mbretërisë Shqiptare. Në të vërtetë, shqiptarët ishin të paktën dyfishi i asaj shifre që u dha prej tyre, dhe kjo ishte të paktën tre të katërtat e popullsisë së mbetur në Mbretërinë e Shqipërisë.

Hartat

“Në vitin 1919, – shkruan Milone, – u publikua një hartë etnografike për Gadishullin Ballkanik. Në Mal të Zi, rajoni i Tivarit dhe kufiri i vjetër banohet nga popullsi shqiptare që është ende kompakte dhe rrethohej nga liqeni i Shkodrës. Nga shqiptarët, në një masë kompakte janë të banuara edhe pellgjet e larta të Limit, Ibrit dhe Drinit të Bardhë, ku shqiptarët janë shtyrë deri në malet e Krushevicës, duke arritur deri në kufirin e vjetër në mes të Malit të Zi dhe Serbisë.

Shqipëria, – sipas Kettler, – duhet të ketë qenë shtrirë pothuajse gjatë gjithë Liqenit të Shkodrës dhe në rajonet e Hotit, të Alpeve dhe në rrethet veriore shqiptare të Ipekut dhe Gjakovës, bashkë me Methohinë pjellore, deri në malet e Krushevicës.

Në Serbi, përtej kufirit të saj të lashtë me Malin e Zi, shqiptarët kanë formuar një ishull të madh, që shtrihet me degët e veta edhe përreth Novi Pazarit, në pellgun e lartë të Ibrit, e deri në jug pranë Goljakut e Kopanikut. Ata janë të gjithë shqiptarë etnikë, me shumicë dërrmuese që vetëm përtej këtyre maleve përzihen me serbët dhe bullgarët. Ishuj të tjerë serbësh ndërpriten, megjithatë, vazhdimësia e popullatës shqiptare është kështu: menjëherë në lindje të Ipekut, dhe në veri të Prishtinës e në jug të Prizrenit.

Por edhe në këto zona popullsia është në shumicë dërrmuese shqiptare, ndërsa e gjithë Kosova është e banuar pa dyshim nga shqiptarët, të cilët në kultivimin e tokave fushore të këtij rajoni tregojnë kapacitetet e tyre të mëdha për punë dhe aftësinë e tyre të shquar për përparim. Në mes të Prizrenit dhe të Vranjës, ka një përzierje popullsie me bullgarët, të cilët zënë disa pjesë të luginave të lumenjve të mëdhenj. Rajoni malor në të djathtë të Vardarit të lartë është i banuar nga shqiptarët, të cilët, në fakt pak më në jug, kanë formuar disa ishuj të vegjël pranë Krushevit, Manastirit dhe Follorinës, një qytet që gjendet brenda kufijve të vjetër grekë.

Por, brenda kufijve të vjetër të Greqisë, shqiptarët përbëjnë një oaz më të madh se ai i Follorinës. Milone pohon nëse ka mbajtur shënim indikacionet e dhëna mbi shqiptarët që gjendeshin brenda dhe jashtë kufirit shqiptar, kudo në zonat e banuara nga shqiptarët etnikë jashtë kufijve (1940) të Mbretërisë së Shqipërisë. Për disa pohime ai ka pasur parasysh dijetarë të gjuhës, si gjermanin Kettler, i cili pajtohet me disa autorë të tjerë si Lejan, dijetarin rus Mirkovitch, sllaven Bradaska, Charles H. Kiepert dhe Sax), të gjithë dijetarë e studiues të gjysmës së dytë të ’800-ës.

Në dritën e këtyre burimeve autoritare, Ferdinand Milone shqyrton pretendimet shqiptare në Konferencën e Paqes. Çelësi për pretendimet shqiptare ishte memoriali i Turhan Pashës, që kërkonte kthimin Shqipërisë, të territoreve të inkorporuara në Mal të Zi dhe në Serbi, si edhe ato të inkorporuara në Greqi, si rezultat i Konferencës së Londrës të 1913-ës.

Kufiri etnik

Në thelb kërkohej e pretendohej kufiri etnografik i Shqipërisë, në të cilin si pjesë e Shqipërisë janë Tuzi, Hoti, Gruda, Podgorica, Ipeku, pjesa lindore e Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, të Gjilanit, të Ferizajt, të Kaçanikut… një pjesë e Qarkut të Uskubit, rrethi i Kalkandeles, Gostivari, Kërçova, Dibra, duke arritur deri në malin që quhet Mal ‘ i Thatë, në mes të Liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Duke u nisur nga kjo pikë, kufiri ndjek gjurmët e vitit 1913 deri në kreshtën e Monte Gramos dhe vazhdon drejt jugut, për të përfunduar deri në afërsi të Prevezës.

Të gjitha territoret e vendosura në perëndim të këtij kufiri janë toka etnike e historike shqiptare”. “Në limitet e këtyre territoreve të përmendura,- vazhdon memoriali i Turhan Pashës,- jetojnë rreth dy milionë e gjysmë shqiptarë, prej të cilëve gati një milionë jetojnë brenda kufijve të caktuar në Shqipëri nga ana e Konferencës së Londrës të vitit 1913 dhe një milion e gjysmë që e njëjta konferencë ia dha Malit të Zi, Serbisë, Greqisë”. Sigurisht që pas gjithë këtij “ushtrimi” historik, profesor Milone raporton në përfundimet e tij se: “Sigurisht, populli shqiptar ka tas

Topalli: Lulzim Basha i ka kthyer buzëqeshjen Tiranës

Posted by Vnb-Snorki | 23 February, 2013 | Posted in ,

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar te emisioni "Zonë e Lirë" e gazetarit Arjan Çani: Rama, si "Liza në botën e çudirave"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një rrëfim të veçantë dhe të ndryshëm për jetën e saj mbrëmë në emisionin "Zonë e Lirë" e gazetarit Arjan Çani, komentoi dhe aktualitetin politik. Kryeparlamentarja u ndal te perspektiva europiane e Shqipërisë, duke bërë përgjegjëse Partinë Socialiste për vonesat e shkaktuara në marrjen e statusit të vendit kandidat.
Ajo tha se duke mos votuar 3 ligjet e Komisionit Europian, PS i mohon Shqipërinë miliona euro investime direkte të Brukselit.
"Mosvotimi i 3 ligjeve është problem i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Ai ka filluar dhe beson në fantazinë e tij. Ndonjëherë ky është si "Liza në botën e çudirave". Ai ka probleme me veten e vet. Duke mos votuar 3 ligjet, Shqipëria humbet miliona euro nga fondet e Komisionit Europian, miliona euro investime në shkolla, rrugë, arsim dhe shëndetësi. Deputetët e tij rrinë urtë, se kanë hallin e listave, as flasin dhe votojnë, votojnë kur u thotë ai, të vjen keq për ta", u shpreh ajo. 
Kryetarja e Kuvendit, përgënjeshtroi zërat në media që e lidhin atë me postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, sipas saj, sot PD e ka një kryetar, kryeministrin e vendit, Sali Berisha. 
Gjithashtu, Topalli vlerësoi edhe drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha. Sipas saj, "Lulzim Basha i ka kthyer buzëqeshjen Tiranës", ndërsa pohoi se mbështet rikandimin e Bashës për një mandat të dytë si qytetari i parë i metropolit të shqiptarëve.

Mësuesit do të kenë rritje rroge në bazë të testimit

Posted by Vnb-Snorki | 21 February, 2013 | Posted in ,

Mësuesit e sistemit parauniversitar që do të testojnë njohuritë e tyre për rritjen e pagës, duhet të kenë punuar të paktën pesë vjet në arsim. Këtë e bën të ditur një prej udhëzimeve të Institutit të Zhvillimit të Arsimit. Ky testim do të zhvillohet në Tiranë brenda muajit prill të këtij viti.
Mësuesit duhet të dorëzojnë portofolat e tyre profesionalë në Drejtorinë Arsimore Rajonale sipas profileve përkatëse.
Në bazë të profilit dhe portofolit profesional të çdo kandidati, Drejtoritë Arsimore do të hartojnë listat, të cilat do të përmbajnë emrat e kandidatëve që do t’i nënshtrohen provimit për kualifikimin e tyre, shkruan Shekulli.
Udhëzimet përcaktojnë se kandidatët do të vlerësohen për pikët e portofolit të tyre profesional, pikët e mbledhura në pjesën e parë të testit dhe ato në pjesën e dytë të testit dhe pikët e bonuseve.

CIA: Tito kishte lidhje në Tiranë me Haxhi Lleshin e Myslym Pezën

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Komunikimi i Zogut me shërbimet amerikane në vitin 1952 fokusohej në negociatat e ish-Mretit me Titon, liderin komunist të Jugosllavisë për të përmbysur regjimin e Tiranës. Në numrin e kaluar zbardhëm pjesën e parë të dokumentit sekret, të hartuar nga njëri prej oficerëve të lartë të Drejtorisë së Operacioneve Klandestine (OPC-CIA) që bën fjalë për misionin e të dërguarit personal të Zogut pranë oficerëve të lartë të UDB-së.
Pjesa në vijim e dokumentit të Shërbimit Sekret Amerikan, hartuar në tetor të vitit 1952, sjell disa të dhëna shumë interesante për të kuptuar sadopak prapaskenat që luheshin midis Zogut dhe Shërbimit Sekret Jugosllav. Dosja e ish-Mbretit, tashmë e deklasifikuar dhe në dispozicion të studiuesve të interesuar për periudhën e luftës së ftohtë, ka mjaft të dhëna interesante dhe të papritura të mëdha. Ashtu siç kemi vënë në dukje edhe në numrin e kaluar, ish-Mbreti Zog, i mërguar në Egjipt, papritmas, duke shfrytëzuar koniunkturat politike të kohës, kishte filluar kontaktet e fshehta me liderin komunist Tito.
Këto kontakte realizoheshin nga njerëz shumë të besuar të Zogut dhe mbaheshin nën kontrollin e rreptë të UDB-së dhe personalisht të gjeneralit famëkeq Rankoviç. Jugosllavia, e cila kishte prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe ndihej e izoluar nga blloku komunist lindor, dërgonte sinjale bashkëpunimi me amerikanët në fushën e shërbimeve sekrete. Një ndër këto sinjale ishte edhe informacioni që jugosllavet i kishin dhënë amerikanëve mbi tentativat e ish- Mbretit Zog për të komunikuar nëpërmjet kanaleve të besuara me Titon.
Amerikanët, të cilët po mbanin peshën kryesore të operacioneve klandestine kundër Shqipërisë, kërkonin me çdo kusht rezultate pozitive dhe duket se propozimet e jugosllavëve për bashkëpunim kundër regjimit të Hoxhës i kanë pranuar pa mëdyshje. Megjithëse nga disa memorandume të takimeve midis dy shërbimeve, duket se amerikanët kanë qenë të kujdesshëm për t’i mbajtur jugosllavët në distancë nga planet e tyre operacionale.
Memorandum i datës 9 tetor është një dokument i detajuar i një interviste që Mbreti Zog ka pasur me një prej oficerëve të lartë të OPC, apo Zyra e Operacioneve Klandestine, e drejtuar nga Frank Wisner. Ky memorandum flet qartë mbi përpjekjet e Zogut për të negociuar një marrëveshje sa më të pranueshme me Titon, duke bërë të mundur marrjen e mbështetjes jugosllave për një ndërhyrje të armatosur në Shqipëri nga kufiri verior. Megjithatë, rrëfimi i Zogut në vetë të parë para zyrtarit të lartë amerikan nuk lë asnjë dyshim mbi vërtetësinë e fakteve që përmban ky dokument.
Nga dëshmia e Zogut del se përfaqësuesi i tij, Irfan bej Ohri, ka qenë shumë i kujdesshëm në bisedimet me oficerët e lartë të UDB-së jugosllave, për të mos lënë asnjë shteg keqkuptimesh mbi mënyrat e bashkëpunimit. Pa dyshim, faktet më interesante të dëshmisë së Zogut janë emrat e propozuar nga Shërbimi i Fshehtë Jugosllav për të bashkëpunuar në rrëzimin e regjimit të Hoxhës. Duke parë nivelin shumë të lartë të pjesëmarrësve në këto bisedime, kuptohet qartë se këto dëshmi janë pohime të cilat duhet të pranohen si fakte të rëndësishme për të kuptuar dinamiken e këtyre ngjarjeve. Ekspozimi i emrave të liderëve kryesorë të diasporës shqiptare si bashkëpunëtorë të UDB-së është një fakt shumë i rëndësishëm që duhet trajtuar me shumë kujdes. Sakaq, dëshmia e Zogut se jugosllavët u kanë kërkuar bashkëpunim të paktën tre udhëheqësve nga më kryesorët në radhët e lidershipit komunist të regjimit të Tiranës, është një surprizë e madhe.
Emrat e Myslym Pezës, Haxhi Lleshit dhe Dali Ndreut në listën e Titos janë një dëshmi mjaft intriguese për të gjithë ata që nuk i kanë ndjekur me kujdes prapaskenat e zhvillimeve të lëvizjes komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Emrat e Pezës dhe Lleshit janë shumë të njohur për dokumentet e Shërbimit britanik SOE, të cilët kishin bërë të mundur financimin e tyre gjatë luftës. Megjithatë, pyetja nëse lista jugosllave është një listë e vërtetë apo një provokim kundrejt Mbretit Zog është mjaft legjitime. Duke pasur parasysh që ky dokument ka qenë tepër sekret dhe i destinuar për drejtuesin e OPC, autenticiteti i tij nuk mund të vihet në diskutim, por mundësia e një provokimi ndaj Zogut nuk ka përse të mos merret në konsideratë. Pjesa në vijim e këtij memorandumi, që do ta zbulojmë në numrin e ardhshëm, do na njohë me fakte të reja mbi bashkëpunimin e ish- Mbretit Zog me Jugosllavinë e Titos.
Memorandumi
Subjekti: Biseda me Mbretin Zog më 8 tetor 1952
…Irfan Beu u shpjegoi jugosllavëve se as ai dhe as kolonel Dërhalla nuk ishin njerëz të politikës dhe qëllimi kryesor i kësaj vizitë ishte fakti që, nëse ishte e mundur për jugosllavët, të dërgonin një person për të folur direkt me Mbretin Zog. Koloneli Branko u përgjigj se jugosllavët do të dërgonin një person të përshtatshëm për të biseduar me Zogun në të ardhmen. Kur Irfan Beu sugjeroi mundësinë e hapjes së bisedimeve me ambasadorin jugosllav në Kajro, kolonel Branko u shpreh vendosmërisht se kjo nuk do të ndodhë. Nga këndvështrimi i Irfan Beut për mënyrën se si ky sugjerim nuk u pranua, ka shumë mundësi që jugosllavët nuk kanë besim tek ambasadori i tyre në Kajro, por nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë arsye të tjera për të menduar se ambasadori nuk është personi i duhur për të folur me Zogun.
-Koloneli Cedo nxori një listë me 40 emra dhe pasi ia tregoi Irfan Beut, e pyeti atë nëse Mbreti ishte i gatshëm “t’i pranonte këta njerëz”. Kur koloneli u pyet që ta sqaronte se çfarë nënkuptonte me fjalën “pranim”, atëherë ai tha se pyetja ishte nëse Mbreti do t’i falte këta njerëz dhe do të pranonte që ata t’i puthnin dorën. Irfan Beut nuk iu dha një kopje e kësaj liste, megjithatë pas leximit ai vuri re se kjo listë përmbante jo vetëm persona kyç të Komitetit të Prizrenit, i sponsorizuar nga jugosllavët si dhe një numër shqiptarësh serbofilë, por edhe një numër shqiptarësh që janë aktualisht në Shqipëri, përfshirë edhe 6 komunistë titistë, që janë aktualisht në regjimin e Hoxhës. Në mesin e këtyre të fundit ishte edhe një person i cili, sipas Irfan Beut, ishte gjeneral. Po kështu, kjo listë përmbante edhe emrat e shqiptarëve që janë aktualisht në emigracion, si Muharrem Bajraktari, Sait Kryeziu, Abaz Kupi dhe Gjon Markagjoni. Nga radha e komunistëve në këtë listë ishin Mulin Pera, Hadji Leshi dhe Dalip Nehu. (shënimi me shkrim dore në fund të dokumentit qartëson emrat e saktë të Myslym Pezës, Haxhi Lleshit dhe Dali Ndreut)
-Më tej, jugosllavët pyetën se çfarë do të bënte Mbreti Zog me Komitetin e Prizrenit, nëse ai do të udhëhiqte luftën për çlirim. Irfan Beu u përgjigj se edhe kjo ishte një çështje që duhej biseduar direkt me Mbretin, por megjithatë ai besonte se Mbreti ishte i gatshëm të bashkëpunonte me të gjitha grupet dhe organizatat që kërkonin të kontribuonin në këtë luftë.
Pastaj jugosllavët pyetën se çfarë do të bënte Mbreti me komitetin anglo-amerikan “Shqipëria e Lirë”, i cili është me bazë në Romë. Irfan Beu u përgjigj se ai ishte i sigurt se qëndrimi i Mbretit do të ishte ashtu si edhe për Komitetin e Prizrenit.