Published On:23 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Topalli: Lulzim Basha i ka kthyer buzëqeshjen Tiranës
Kryetarja e Kuvendit, e ftuar te emisioni "Zonë e Lirë" e gazetarit Arjan Çani: Rama, si "Liza në botën e çudirave"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një rrëfim të veçantë dhe të ndryshëm për jetën e saj mbrëmë në emisionin "Zonë e Lirë" e gazetarit Arjan Çani, komentoi dhe aktualitetin politik. Kryeparlamentarja u ndal te perspektiva europiane e Shqipërisë, duke bërë përgjegjëse Partinë Socialiste për vonesat e shkaktuara në marrjen e statusit të vendit kandidat.
Ajo tha se duke mos votuar 3 ligjet e Komisionit Europian, PS i mohon Shqipërinë miliona euro investime direkte të Brukselit.
"Mosvotimi i 3 ligjeve është problem i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Ai ka filluar dhe beson në fantazinë e tij. Ndonjëherë ky është si "Liza në botën e çudirave". Ai ka probleme me veten e vet. Duke mos votuar 3 ligjet, Shqipëria humbet miliona euro nga fondet e Komisionit Europian, miliona euro investime në shkolla, rrugë, arsim dhe shëndetësi. Deputetët e tij rrinë urtë, se kanë hallin e listave, as flasin dhe votojnë, votojnë kur u thotë ai, të vjen keq për ta", u shpreh ajo.
Kryetarja e Kuvendit, përgënjeshtroi zërat në media që e lidhin atë me postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, sipas saj, sot PD e ka një kryetar, kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
Gjithashtu, Topalli vlerësoi edhe drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha. Sipas saj, "Lulzim Basha i ka kthyer buzëqeshjen Tiranës", ndërsa pohoi se mbështet rikandimin e Bashës për një mandat të dytë si qytetari i parë i metropolit të shqiptarëve.