Headlines

Si Mundemi Te Shpejtoni Kompjuterin tuaj?

Posted by Vnb-Snorki | 21 February, 2013 | Posted in

Nese kompjuteri juaj ka filluar te ngadalesohet, ekzistojne opsione per ta shpejtuar ate. Me poshte, i kemi paraqitur disa keshilla se qysh me shpejtu PC-ne tuaj.

 1. Bllokoni Hapjen Automatike te Programeve qe nuk ju duhen
Kur te instaloni program ne Windows, ai mund te instaloj edhe ndonje program tjeter te vogel qe starton automatikisht kur te ndizni kompjuterin tuaj. Pasi te instaloni shume programe, procesi i startimit te PC-se suaj mund te ngadalesohet se tepermi. Pra nese keni programe te instaluara qe nuk i shfrytezoni aq shume, atehere ato nuk kan nevoje te hapen cdo kohe kur ju te startoni PC-ne tuaj.
- Klikoni ne Start dhe shkruani msconfig.exe ne kutine e kerkimit. Duke shkruar, rezultate do te shfaqen. Kur te shihni msconfig.exe klikoni ne te dhe shtypni Enter, pra thjesht hapeni.
(Nese jeni duke shfrytezuar Windows XP, atehere klikoni ne Start dhe hapeni Run dhe pastaj shkruani msconfig.exe)


- Kliko ne tabin Startup. Do te ju shfaqet lista e te gjitha programeve qe hapen automatikisht kur ju te startoni PC-ne tuaj. Per te parandaluar hapjen e programeve ne menyre automatike atehere largoni shenjimin me tick ne kutite para tyre. Klikoni OK kur te perfundoni seleksionimin tuaj.


- Nje dritare do te ju shfaqet ku ju pyet se nese deshironi te ristartoni kompjuterin tuaj ne menyre qe ndryshimet qe keni bere te kene efekt atehere klikoni Restart. Mirepo nese jeni duke punuar edhe dicka tjeter, atehere me mire ruani punet tjera dhe pastaj vazhdoni me restartim.


2. Caktoni nje orar per te performuar pastrimin e hard-diskut
Windows ofron veglen Disk Cleanup qe sherben per fshirjen e fajllave te panevojshem ne kompjuterin tuaj. Kjo ndihmon ne rritjen e hapsires se lire ne hard-disk si dhe ka mundesi ne rritjen e shpejtesise te PC-se suaj. Eshte ide e mire qe te perdorni kete vegel rregullisht te pakten nje here ne muaj apo ne jave, varesisht nga perdorimi i kompjuterit qe beni.
- Kliko ne Start dhe shkruaj task scheduler ne kutine e kerkimit dhe shtypni Enter.


- Kur Task Scheduler hapet klikoni ne opsionin Action dhe zgjedhni Create Basic Task
.

- Pastaj ne hapsiren Name: shkruani emrin e task-ut (detyres) qe deshironi te krijoni dhe pastaj klikoni butonin Next.

 - Tani zgjedhni se sa shpesh deshironi qe kjo pune te realizohet automatikisht. Weekly (cdo jave), Daily (cdo dite), Monthly (cdo muaj), etj… Kjo varet nga ju se sa here ju duket juve e arsyeshme. Ne kete rast ne do te zgjedhim Weekly (cdo jave).


- Perderisa e kemi zgjedhur qe cdo jave te ndodh automatikisht ky proces, tani vendosim edhe ne cilen dite duam qe ky proces te performoj vetvetiu dhe ne cfare ore.

- Pastaj ne opsionin Action e zgjedhim se cfare aksioni duam te nderrmar kjo kurdisje qe e caktuam deri tani, dhe e zgjedhim Start a program.

- Ne fushen Program/script e shkruajme cleanmgr.exe

- Ne fund shfaqet permbledhja e gjithe ketij percaktimi qe beme me larte dhe klikoni ne butonin Finish.


3. Caktivizoni Sherbimin e Indeksimit ne Windows
Sherbimi Search Index ne Windows skenon te gjithe fajllat dhe follderet ne kompjuterin tuaj dhe ruan informacione ne nje index fajll ne menyre qe te shkurtoj kohen kur ju kerkoni lokalisht ne kompjuterin tuaj. Sidoqofte, kjo konsumon burime ne sistemin tuaj dhe e ngadaleson ate. Nese nuk e praktikoni shume kerkimin e fajllave ne kompjuterin tuaj, atehere mund ta fikni kete sherbim.
- Klikoni ne Start dhe shkruani services.msc ne kutine e kerkimit dhe shtypni Enter.


- Ne dritaren qe hapet reshqitni poshte dhe gjeni sherbimin Windows Search. Klikoni me tastin e djathte dhe zgjedhni Properties nga popup menyja qe hapet.


- Kur te hapet dritarja e re zgjedhni opsionin Disabled ne listen e Startup type. Kliko OK per te aprovuar ndryshimet.
 4. Zvogeloni kohen e voneses per shfaqjen e Menyse Start
Normalisht, ekziston nje vonese para se te shfaqet menyja Start. Nese deshironi qe kjo te hapet me shpejt mund ta beni duke ndryshuar vlerat ne Regjister.
- Kliko Start dhe shkruaj regedit.msc ne kutine e kerkimit. Shtypni Enter qe kjo te hapet.
- Nese hapet kutija e dialogut te User Account Control, kliko butonin Yes per te vazhduar. (kjo edhe mund te mos shfaqet nese e keni te ndryshuar kontrollin e sigurise me heret, gje qe nuk perben ndonje problem.)
- Ne anen e majte te dritares Registry Editor navigoni ne HKEY_CURRENT_USER pastaj Control Panel pastaj Desktop key. Ndersa tani ne anen e djathte te dritares, rreshqitni poshte deri sa te gjeni MenuShowDelay. Klikoni me tastin e djathte te mausit dhe zgjedhni opsionin Modify…

- Do te ju hapet dritarja e Edit String ku ne fushen Value data: mund te shkruani ndonje vlere nga 0 deri ne 4000. Vlera qe e shkruani percakton kohen se sa milisekonda i duhet menyse Start te hapet. Ne nuk ju rekomandojme te perdorni vleren 0. Ne rastin tone ne kemi zgjedhur vleren 200. Kliko butonin OK per te aprovuar ndryshimet.

- Mbyllni dritaren Registry Editor dhe ristartoni PC-ne tuaj qe te kete efekt ndryshimi juaj.

Si Me Pergatit Siperfaqen e Makines per Lyerje?

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Eshte shume e rendesishme qe ta pergatisni siperfaqen e makines suaj para se te filloni me proceduren e lyerjes. Pergatitja e siperfaqes siguron qe ngjyra do te qendroj me gjate dhe nga ana estetike do te duket me e shkelqyeshme. Kjo pune di te jete edhe e lodhshme. Varesisht nga gjendja e makines suaj, pergatitja mund te kryhet per disa dite apo edhe jave. Sa per idene tuaj lexoni me poshte.
Korrigjoni demet ne siperfaqe. Shiqojeni me vemendje demet dhe gervishtjet ne siperfaqe. Keto duhet rregulluar qe siperfaqja te jete e rrafshet. Mbushesi i hapsirave perdoret per keto raste qe demet si gervishtjet e vogla te mbulohen.
Largoni ndryshkun. Ndryshku duhet te largohet plotesisht para lyerjes. Nese zona e ndryshkut eshte e vogel, atehere mund ta largoni me lemues (leter qe gerryen ndryshkun). Mos perdorni shume force ne menyre qe mos t’a demtoni edhe me teper siperfaqen. Por nese siperfaqja e ndryshkut eshte e madhe, atehere ju duhet ta saldoni ate pjese me arnime. Procesi i saldimit merr kohe, andaj sigurohuni qe e keni kete kohe.
Gerryeni siperfaqen e makines. Qellimi eshte  qe te largoni ngjyren e vjeter nga siperfaqja. Me leter gerryese 320-grit, ndani ne seksione gerryerjen deri sa te perfundoni tere siperfaqen. Mos harroni qe kete proces duhet ta beni duke bere levizje rrethore. Gerryerja e ben siperfaqen e vrazhde duke mundesuar qe anti-ndryshku (primer) te kapet mire ne te. Filloni me primerin.
Mbuloni pjeset qe nuk duhet te ngjyrosen. Ketu perfshihen mbrojtesat, xhamat, gomat, etj. Mbuloni me qese plastike, apo gazeta ne keto pjese. Fshijeni siperfaqen e makines. Fshirja eshte e rendesishme pasi qe largon pluhurin, i cili mund te mbetet ne ngjyre. Sigurohuni qe siperfaqja eshte e tera e paster para se te filloni ngjyrosjen.
Mbani mend qe duhet te perdorni rroba te cilat nuk ju dhimbsen edhe nese sperkaten me ngjyre. Mbani syze dhe doreza. Nese deshironi te perfundoni ngjyrosjen me shpejte kerkoni nga dikush te ju ndihmoj. Edhe asistuesi duhet te kete njohuri per makinat. Nese jo, atehere ju duhet ta trajnoni ate se pari dhe qe do te ju marr kohe.


Si Me Kontrollu se a Mund PC-ja juaj te Perballoj Lojerat e Caktuara?

Posted by Vnb-Snorki | 21 November, 2012 | Posted in

Nese ju pelqen ndonje loje dhe nuk e dini se a e perballon PC-ja qe keni lojen e deshiruar, apo te dini se cfare performanca hardverike kerkon loja atehere ju mbetet qe te hapni nje nga shfletuesit si psh, Google Chrome dhe te siguroheni qe e keni te instaluar aplikacionin apo programin JAVA.
1. Hyni ne kete adrese www.systemrequirementslab.com
2. Zgjedheni lojen te cilen deshironi te kontrolloni se a pershtatet per PC tuaj.
3. Shtypeni tastin Can you run it?
4. Rezultati i lojes per kerkesat Minimale dhe te Rekomanduara.

Si ta mirëmbani Windows-in?

Posted by Vnb-Snorki | 30 June, 2011 | Posted in

Sistemi operativ Windows është mjaft i përhapur në mbarë botën, me aplikacione të shumtë për të zgjedhur gjatë funksionimit, por nganjëherë shumë gjëra mund të shkaktojnë një parregullsi në kompjuter, e kjo mund të shkaktojë shqetësim tek përdoruesit. Andaj, në këtë artikull do të shihni se si ta mirëmbani sistemin tuaj Windows.
Përditësoni sistemin Windows. Është mjaft e pëlqyer që të bëhet përditësimi i sistemit Windows. Instaloni përditësimet dhe rifillojeni kompjuterin tuaj, nëse është e nevojshme. Kjo do ta mbajë kompjuterin tuaj të sigurtë dhe të qëndrueshëm.
Skanoni kompjuterin me Microsoft Security Essentials. Është gjë ndoshta pak trishtuese, por ju me siguri që mund të jeni cak i sulmeve nga virusë të shumtë, prandaj ju keni nevojë për një antivirus. Për të poseduar një antivirus të mirë nuk është e domosdoshme që të jepni para për ta blerë një të tillë, pasi që Microsoft Security Essentials është mjaft i mirë. Natyrisht, mbrojtja më e mirë kundër sulmeve keqdashës është safe browsing (shfletimi i sigurtë).
Bëjani back up diskut tuaj. A është më mirë të bëhet një back up automatik apo me ndonjë vegël si Crashplan, për këtë zgjedhni vetë, por është me rëndësi të ruhen disa gjëra ashtu siç janë përpara se të ndërmirren disa hapa të caktuar për ndonjë përdorues të kompjuterit. Në thelb nuk është një rrugë e mbrojtjes, por mund të ju ndihmojë që të dilni nga shumë probleme.
Fshini skedarët e përkohshëm me CCleaner. Windows mund të ketë shumë rrëmujë dhe skedarë të përkohshëm që ndodhen në diskun tuaj dhe është një ide e mirë që t’i këto gjëra rregullisht. Ju mund të përdorni cilindo aplikacion për të bërë fshirjen e këtyre gjërave të panevojshme, por një alternativë e mirë për ta bërë këtë punë është CCleaner. Vetëm rregullojeni që automatikisht të veprojë sipas një orari dhe ju do të pastroheni nga gjërat e panevojshme në kompjuter.
Këto janë mbase vetëm disa rrugë të cilat ndihmojnë në mirëmbajtje të Windows-it. Nëse keni ndonjë ide tjetër, mund të shkruani në komente.

Kur duhet të formatizoni kompjuterin Tuaj

Posted by Vnb-Snorki | 19 June, 2011 | Posted in

Kur instaloni një sistem operativ Windows në një kompjuter, ai mund të funksionojë mjaft mirë për shkak të sistemit të ri të tij të skedarëve dhe çelësat e freskët të regjistrit. Me kalimin e kohës, kjo shpejtësi vjen duke u ngadalësuar për shkak të shtimit të shumë hyrjeve në regjistrin e vet. Me fjalë të tjera, sa më shumë aplikacione që instalohen në një kompjuter që ka Windows, puna në të do të ngadalësohet.
Në të shumtën e rasteve, përvoja juaj reduktoi shpejtësinë e punës për shkak të shfrytëzimit të memories dhe procesorit nga aplikacione që nuk janë thelbësorë. Gjithashtu, mund të ndodhë që ju i instaloni aplikacionet që nuk ju duhe, por ende, për shkak të hyrjeve në regjistrin e sistemit Windows, puna juaj ka pësuar rënie në shpejtësi. Nëse e gjeni që shpejtësia mesatare e procesorit është mbi 25% deri në 30%, kjo thjesht nënkupton që diçka nuk është mirë me sistemin tuaj operativ dhe ai kërkon formatizim dhe riinstalim. Ju mund të vëzhgoni përdorimin e procesorit dhe memories duke përcjellur hapat e mëposhtëm:
1) Kyçuni në kompjuter me ndonjë llogari (pothuajse çdo përdorues mund të shohë përdorimin e CPU-së dhe memories pa pasur nevojë për të drejta të veçanta).
2) Në shiritin e poshtëm në Windows (në taskbar), shtypni me të djathtën e miut dhe zgjedhni “Start Task Manager”. Në dritaren e re shkoni tek tabi “Performance” për ta parë paraqitjen grafike të përdorueshmërisë së procesorit dhe memories. Përdorimin e procesorit mund ta shihni në shiritin e kësaj dritare, në pjesën e poshtme, e cila paraqitet me përqindje.
Pasi ta keni parë, ju keni nevojë që të mendoni dhe në fund të merrni masa për të zgjidhur këtë çështje.

Si të ndërroni pamjen e ekranit hyrës në Windows 7

Posted by Vnb-Snorki | 31 May, 2011 | Posted in

Nëse do të dëshironit që ta ndërronit sfondin e ekranit hyrës në Windows 7, atëherë mendoj që jeni ndalur në stacionin e duhur: ne kemi një zgjidhje për ju. Ju lehtësisht mund të ndërroni fotografinë që e ka të vendosur Windows 7 dhe ta vendosni një fotografi që ju pëlqen. Në këtë artikull do të shihni se si ta bëjmë këtë.
Ecuria e mëposhtme tregon ndryshimin e një regjistri për të ndërruar sfondin në ekranin për hyrje në Windows 7.
  • Prekni sustën me logon e Windows në tastierë dhe shkronjën R njëkohësisht. Shkruani “regedit” dhe shtypni Enter
  • Press Windows key + R. Type “regedit” and hit Enter.
  • Tani shkoni tek rruga e shkruar më poshtë:
  • Në anën e djathtë, shtypni të djathtën e miut në një hapësirë të zbrazët dhe zgjedhni New->DWORD Value. Shkruani emrin “OEMBackground”.
  • Klikoni dy herë në këtë çelës të ri të krijuar dhe vendosni vlerën në 1. Zgjedhni bazën Hexadecimal dhe shtypni “OK”.
  • Shkoni në diskun ku e keni instaluar Windows-in (zakonisht në C:) dhe shkoni në C -> Windows ->System32 ->oobe.
  • Krijoni një follder të ri të quajtur “info”. Në “info” krijoni një follder të ri të quajtur “backgrounds”.
  • Tashmë pothuajse keni mbaruar. Tani kopjoni fotografinë që dëshironi ta vendosni si sfond në follderin “backgrounds” dhe emërojeni follderin në “backgroundDefault”, pa thonjëza.
  • Rifllioni kompjuterin dhe do t’i vëreni ndryshimet.

Si të kyçeni automatikisht në Windows 7?

Posted by Vnb-Snorki | 30 May, 2011 | Posted in

Kyçja autmatike në Windows 7 vetvetiu është e ndalur. Duke kërkuar një emërtë përdoruesit dhe fjalëkalim kur të qaseni në kompjuterin tuaj është një nga tiparet e shumta për siguri që Microsoft i mundëson në Windows, edhe pse mund të ndalen. Nëse në kompjuter nuk keni ndonjë përdorues tjetër të regjistruar, ose nëse ju jeni duke e përdorur kompjuterin tuaj gjërat që nuk përmbajnë të dhëna të rëndësishme, ju mund të mos keni dëshirë që të kyçeni sa herë që fillon kompjuteri juaj.
Kështu që, nëse nukbrengoseni për kompjuterin tuaj që mbetet në shtëpi për disa ditë kur nuk ndodheni ju në shtëpi për arsye të ndryshme, ose nëse nuk keni ndonjë të dhënë të cilën duhet ta fshehni, ju mund ta bëni automatike qasjen në Windows 7. Ky proces është mjaft i lehtë. 
Për të mundësuar kyçjen automatike në Windows 7, ju keni nevojë për disa ndryshime në Windows. Shtypni sustën Start, shkruani netplwiz në hapësirën për kërkim dhe prekni Enter në tastierë. Më pastaj do të shihni një kuti me llogaritë e përdoruesve. Nga kjo dritare me llogaritë e përdoruesve, përzgjedhni llogarinë tuaj të përdoruesit nga lista e përdoruesve në kompjuter.
Largoni shenjën nga kutia pranë Users must enter a username and password për ta përdorur këtë opsion në kompjuter. Klikoni OK sapo ta keni larguar shenjën nga kutia. Shkruani fjalëkalimin për llogarinë tuaj të përdoruesit kur paraqitet, që është hapi përfundimtar për të mundësuar kyçjen automatike në Windows 7. Windows ju kërkon që ta rifilloni kompjuterin tuaj, para se të funksionojë kjo qasje automatike. Kur të kryhet rifillimi, Windows 7 do të kyçet automatikisht. Çdo herë që ju e rifilloni, ose e ndezni pas ndaljes, Windows 7 do të kyçet automatikisht.

Windows Advanced Options Menu?

Posted by Vnb-Snorki | 27 May, 2011 | Posted in


Ky eshte nje sqarim se cilat jane opcionet e Windows Advanced Options Menu dhe per qka perdoren. Besoj qe cdo kujt qe mirret me kompjutere do tju nevojiten ta keni nje pasqyre te qarte se per qka perdoren.
Posa ta dhezni kompjuterin e shtypni F8 dhe do tju paraqitet si ne foton me poshte:
Keto jane Informatat se per qka perdoren secila nga keto qe ta keni me te lehte per troubleshooting:
Safe Mode – Starton kompjuterin me driverat, serviset, aplikacionet minimale qe mundesojn ngritjen e Sistemit Operativ (si PSH: PS/2 mouse, tastiera standarde, harddisk drivers, CD-ROM drivers, VGA, etc…). Zakonisht perdoret per zgjidhjen e problemeve qe kane te bejne me sistem operativ dhe kur kompjuteri nuk starton ne SafeMode at’her ka te beje me ndonje problem me serioz psh: Korruptimi i HardDisk-ut, apo instalimi i ndonje driver-i, aplikacioni qe ndalon Sistemin Operativ te startoj ne menyre normale. SafeMode lejon qasje ne disa vegla qe perdoren per troubleshooting dmth per rregullimin e problemeve te ndryshme. Po ashtu nuk starton aplikacionet qe userat i kane ne startup.
Safe Mode with Networking – Eshte e njejta sikur Safe Mode vetem se po ashtu ben load ne memorje driverat/serviset e rrjetes qe mundeson qasje ne rrjet, per ndonje MS Update apo antivirus Update (nese antivirusi starton ne SafeMode).
Safe Mode with Command Prompt – Starton kompjuterin ne SafeMode por e paraqet Command Prompt (CMD) ne vend te GUI (Graphical User Interface) dmth pa -> start,taskbar,icons, etc… . (Mundeni ne CMD ta shkruani explorer dhe do tju paraqiten Iconat,Start,Taskbar sikur te kishit startuar ne SafeMode).
Enable Boot Logging – Aktivizon Logging nese kompjuteri starton ne njeren nga keto SafeMode Options perveq Last Known Good Configuration. Posa te starton kompjuteri, krijohet nje file me emrin Ntbtlog.txt i cili gjindet ne Windows Folder (%SystemRoot%) dhe qe tregon se cilet drivera jane bere Load (jane ngarkuar) ne Memorje.
Enable VGA Mode – Starton kompjuterin ne rezolucionin 640 x 480 dhe perdor driverat e grafikes standard, psh shpesh ndodh te instaloni drivera te grafikes dhe pas restartimit paraqitet bluescreen ose vetem restarton kompjuteri, at’her me kete opcion mundeni ta startoni ti beni uninstall driverat pastaj ta startoni prap ne menyre normale dhe ti instaloni driverat adekuat per ate kartel grafike.
Last Known Good Configuration (your most recent settings that worked) – Duke u bazuar edhe ne emrin siq quhet ka nje kuptim dmth Heren e mramt kompjuteri qe ka startuar (jeni loguar me userin tuaj) ne menyre te suksesshme at’her qat konfiguracion e starton prap (dmth konfiguracionin e regjistrave dhe driverave). Por nese keni instaluar ndonje software/driver etc.. dhe kompjuteri juaj ka krashirat por edhe pas restartimit ju jeni loguar me userin tuaj me sukses at’her ky opcion nuk ju kryn pun pasi qe jeni loguar ne menyre te suksesshme por me problemin e ati driveri apo aplikacioni. Besoj qe e kuptoni me kaq qe mos tju ngarkoj se si funksionon me regjistra kjo (CurrentControlSet, LastKnownGoodRecovery) pasi qe eshte e tepert per kete mesim.
Directory Services Restore Mode (Windows domain controllers only) – Perdoret vetem ne Domain Controllera qe te startoni ne DSRM dhe te rregulloni problemet qe kane te bejne me domain controllera (psh:  Restore System State Backup authoritative/nonauthoritative) ne DSRM serveri funksionon si server i thjesht dhe jo si domain controller, po ashtu Administratori (useri) nuk authentikohet duke perdorur ntds.dit por duke perdorur SAM DataBase. Ata te cilet punojn me active directory e kuptojne kete me lehte.
Debugging Mode – Starton kompjuterin ne Debugging Mode ku e perdore kernel debugger dmth troubleshooting ne nivel te kernelit ku informatat apo me mir me thon rezultati mund te transferohet tek ndonje kompjuter tjeter duke perdorur serial kabell ku default eshte i konfiguruar qe ta perdor COM2 Portin.
Disable automatic restart on system failure – E bene disable Restartimin Automatik nese sistemi operativ deshton apo ka ndonje error, gje qe nuk ju kisha preferuar.
Start Windows Normally – Starton kompjuterin ne menyre normale, si do te startonte nese nuk e shtypni F8.
Reboot – E restarton kompjuterin.
Return to OS Choices Menu – Te kthen ne hapin kur duhet ti zgjdheni se cilin Sistem Operativ ta startoni (nese perdorni DualBoot ne mes dy sistemeve operative).