Headlines
Published On:30 May, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Si të kyçeni automatikisht në Windows 7?

Kyçja autmatike në Windows 7 vetvetiu është e ndalur. Duke kërkuar një emërtë përdoruesit dhe fjalëkalim kur të qaseni në kompjuterin tuaj është një nga tiparet e shumta për siguri që Microsoft i mundëson në Windows, edhe pse mund të ndalen. Nëse në kompjuter nuk keni ndonjë përdorues tjetër të regjistruar, ose nëse ju jeni duke e përdorur kompjuterin tuaj gjërat që nuk përmbajnë të dhëna të rëndësishme, ju mund të mos keni dëshirë që të kyçeni sa herë që fillon kompjuteri juaj.
Kështu që, nëse nukbrengoseni për kompjuterin tuaj që mbetet në shtëpi për disa ditë kur nuk ndodheni ju në shtëpi për arsye të ndryshme, ose nëse nuk keni ndonjë të dhënë të cilën duhet ta fshehni, ju mund ta bëni automatike qasjen në Windows 7. Ky proces është mjaft i lehtë. 
Për të mundësuar kyçjen automatike në Windows 7, ju keni nevojë për disa ndryshime në Windows. Shtypni sustën Start, shkruani netplwiz në hapësirën për kërkim dhe prekni Enter në tastierë. Më pastaj do të shihni një kuti me llogaritë e përdoruesve. Nga kjo dritare me llogaritë e përdoruesve, përzgjedhni llogarinë tuaj të përdoruesit nga lista e përdoruesve në kompjuter.
Largoni shenjën nga kutia pranë Users must enter a username and password për ta përdorur këtë opsion në kompjuter. Klikoni OK sapo ta keni larguar shenjën nga kutia. Shkruani fjalëkalimin për llogarinë tuaj të përdoruesit kur paraqitet, që është hapi përfundimtar për të mundësuar kyçjen automatike në Windows 7. Windows ju kërkon që ta rifilloni kompjuterin tuaj, para se të funksionojë kjo qasje automatike. Kur të kryhet rifillimi, Windows 7 do të kyçet automatikisht. Çdo herë që ju e rifilloni, ose e ndezni pas ndaljes, Windows 7 do të kyçet automatikisht.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:22 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:22 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Si të kyçeni automatikisht në Windows 7?"

Leave a reply