Headlines

Si të ndaloni osteoperozën me tre mënyra

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in

Mosha mes 49 dhe 67 vjeç janë më të prekshmet nga osteoperoza. Osteoperoza është një gjëndje ku kockat që mbështesin dhe mbrojnë trupin tonë humbasin densitetin dhe bëhen më të thyeshme. Por osteoperoza mund të parandalohet me tre hapa:
1.Marrja mjaftueshëm e vitaminës D dhe kalciumit. Kalciumi është esencial për forcimin e kockës, ndërsa vitamina D i mundëson trupit të
 thithë kalciumin nga ushqimet që konsumohen.

2.Ushtroni aktivitet fizik. Aktivitete si të ecurit, të vrapuarit, të kërcyerit apo praktikimi i tenisit i ndihmojnë shumë kockat tuaja. Këto ushtrime duhet të jenë të bazuara edhe te pesha juaj. Kjo do të ndihmojë kockat të adaptohen me peshen trupore duke shtyrë edhe muskujt për të ndërtuar më shumë qeliza dhe kështu ato do të bëhen më të dendura.

3.Ekspozohuni në diell. Lëkura jonë krijon vitaminën D duke qënë e ekspozuar në diell. 3-15 minuta në diell është e këshillueshme për ata që kanë lëkurë të ndjeshme dhe 15-30 minuta për ata që kanë pigment të errët të lëkurës. Rreth 40% e lëkurës duhet të ekspozohet në diell.

Hudhra dhe ananasi burim i shëndetit

Posted by Vnb-Snorki | 09 March, 2013 | Posted in

Ushtrimet, të paktën 30 minuta në ditë, përshpejtojnë tretjen dhe largojnë lëngjet e tepërta nga trupi. Por fryrjen do ta reduktoni edhe nëse rregullisht hani hudhër, por edhe ananas dhe grejpfrut, të cilët po ashtu lehtësojnë ndjenjën e peshës në sistemin tretës.
Larg nga çamçakëzët 
Përtypja e çamçakëzëve “ju nxit” të gëlltitni shumë dhe kështu gëlltisni edhe shumë ajër.
Probiotikët për tretje të lehtë
Konsumoni jogurt dhe produkte qumështore të cilat përmbajnë koncentrike të larta të probiotikëve, respektivisht të baktereve “të mira” të cilat lehtësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin.

Cfare ndodh nese nuk fleme mjaftueshem

Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in

Një natë e pagjumë për shkaqe rastësore mund të rikuperohet lehtësisht duke fjetur natën tjetër, por kur pagjumësia zgjat me muaj, atëherë kthehet në kronike dhe studiuesit e lidhin me një sërë sëmundjesh fizike dhe psikologjike.

Efektet e para janë stresi, nervozizmi dhe një rënie në aftësinë për t’u përqendruar në punën dhe aktivitetet e përditshme të jetesës. Kur zgjat në periudha më të mëdha, atëherë efektet e pagjumësisë shtrihen në metabolizmin e sheqerit dhe shkakton diabet të tipit 2. Gjithashtu, rrit rrezikun e aritmisë kardiake, sklerozës dhe hipertensionit.

Në tru, mungesa e gjumit ndikon në hipotalamus dhe qendrat që rregullojnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes, duke ju shtyrë të hani më shumë dhe duke favorizuar obezitetin. Ndërkohë, disa kërkime shkencore e kanë lidhur pagjumësinë edhe me depresionin.

Teshtima më e rrezikshme se alkooli?

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in

Të gjithë e dimë se është i rrezikshëm kombinimi i pirjes së pijeve alkoolike dhe vozitjes, por një studim i ri zbulon se teshtima, e cila përcjellë ftohjet e rënda mund të jetë njëjtë e rrezikshme.
Hulumtuesit nga Universiteti Cardiff në Britaninë e madhe kanë zbuluar se ftohja i ngadalëson reagimet e njerëzve sa edhe katër kriklla me birrë, ose tetë pije standarde. “Ftohjet mund ta ngadalësojnë reagimin në vozitje për 36 milisekonda”, thotë hulumtuesi dhe profesori Andy Smith dhe shton: "Konsumimi i alkoolit megjithatë e ngadalëson reagimin për 15 milisoekonda".
Teshtima, gjithashtu, mund t'ia tërheqë vëmendjen shoferit nga rruga për tre sekonda. "Njerëzit që vozitin derisa janë të ftohur duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun", mendon Smith.

Qumështin që nuk duhet konsumuar?

Posted by Vnb-Snorki | 24 February, 2013 | Posted in

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njofton të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës se disa lloje të produkteve kanë rezultuar si të dyshimta në bazë te rezultatit të parë të analizave. Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët e Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit të cilët përmes pikave të tyre të shitjes janë urdhëruar qe t’i heqin nga shitja deri në marrjen e super analizës e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj do të vendoset për kthim eventual ne treg apo për asgjësim.
Përmes një komunikate për media AVUK ka sqaruar dhe sugjeruar qytetarët që deri në një vendim tjetër, t’u shmangen dhe të mos përdorin disa nga llojet e produkteve sipas brendit, përqindjes se yndyrës, llojit të paketimit, serisë se prodhimit vendit të origjinës, të paraqitura më poshtë.
1 . Qumësht “MEGGLE“ 3.2% me datë skadence 23.06.2013 me origjine nga BIH.
2. Qumësht “Fast“ 3.5% me datë skadence 03.06.2013 me origjine nga Shqipëria.
3. Qumësht “Primalat” me origjinë nga Shqipëria, si 3.8% me datë sakadence 05.08.2013.
4. Qumësht “Primalat” 1.5% me datë skadence 10.03.2013, Qumësht Primalat 1.6% me data skadence 04.04.2013 si dhe Qumështi “Primalat” 3.5 me datë skadence 01.08.2013.
4. Qumësht “ZOTT” 3.5 % me datë skadence 10.06.2013 me origjine nga BIH të cilat kanë qenë me datë skadence të ndryshme si: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me datë skadence 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadence 05.07.2013.
5. Qumështi Dukat 2.8% yndyrë me datë skadence 12.05.2013.
AVUK, siguron qytetarët se pjesa tjetër e produkteve që nuk përputhen me të dhënat e lartshënuara qofshin nga këta prodhues apo të tjerë që gjenden në treg, janë të sigurta për konsum dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke parë nevojën qe është shfaqur për të rritur masën e kontrollit është duke punuar gjatë gjithë kohës në pika kufitare, por edhe në tregun e brendshëm, ku deri më tani gjithçka është nën kontroll. Asnjë ngarkesë nuk është duke u lejuar të futet në treg për shitje pa iu nënshtruar gjithë kontrollit të detajuar i cili garanton kontroll të plotë. Shumë sasi të qumështit janë të bllombuara në depot e importueseve të cilat janë ndalur për qarkullim deri në verifikim të plotë pjesa tjetër është ndaluar në kufij dhe do të qëndroj atje deri në verifikim të shëndetit të produktit me anë te analizave”, përfundon komunikata e AUV-it.

Virusi i ri vdekjeprurës është adaptuar për sulmet ndaj njeriut

Posted by Vnb-Snorki | 23 February, 2013 | Posted in

Virusi i ri vdekjeprurës, i cili vitin e kaluar është shfaqur në Lindjen e Mesme dhe deri tani ka marrë pesë jetë, është adaptuar për njeriun dhe sulmon shumë më "suksesshëm", por potencialisht mund të shërohet me ilaçet që forcojnë sistemin e imunitetit, ka zbuluar ekipi i shkencëtarëve.
Infeksioni me virusin NCoV nga grupi i koronaviruseve deri tani është vërtetuar në 12 raste nga Arabia Saudite, Jordania deri në Britani, ndërsa nga ky numër kanë vdekur pesë persona.
Në një nga punimet e para shkencore të publikuara për NCoV-në, i cili nuk ka qenë i njohur në mes njerëzve deri sa nuk është zbuluar në shtator të vitit 2012, shkencëtarët nga Instituti për imunobiologji të spitalit kantonal në Zvicër thonë se ky virus mund të depërtojë nëpër mukozën e rrugëve të frymëmarrjes dhe të shmang sistemin e imunitetit në mënyrën e njëjtë siç e bën, për shembull virusi i ftohjes.
Kjo tregon që NCoV rritet shumë suksesshëm në qelizat njerëzore dhe sugjeron që është adaptuar mirë për infektimin e njerëzve, thotë Volker Thiel nga Instituti për imunobiologji. Kur është identifikuar NCoV, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë paralajmërimin ndërkombëtar në shtator të vitit të kaluar duke deklaruar që virusi krejt i ri ka infektuar një person nga Katari, i cili më herët kishte jetuar në Arabinë Saudite.
Koronaviruset janë grup i viruseve, të cilëve u takojnë edhe virusi i ftohjes dhe SARS-i. Simptomat e infeksionit me NCoV përfshijnë sëmundjen e rëndë respirative, ethet, kollin dhe vështirësitë në frymëmarrje.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt në origjinën e virusit, por besojnë që është e mundshme të jetë adaptuar që përveç kafshëve të infektojë edhe njeriun, ndërsa hulumtimet preliminare në Britani kanë treguar që për NCoV-në e njerëzve "kushërinjtë" më të afërm janë viruset e lakuriqëve të natës.
Po ashtu nuk është e qartë sa njerëz deri tani janë infektuarme të sepse ka mundësi që ka edhe prej atyre që kanë pasur simptoma të lehta dhe nuk janë identifikuar.
"Nuk e dimë nëse ato raste janë maja e ajsbergut apo ka më shumë njerëz që janë infektuar pa simptoma të rënda", ka thënë Thiel i cili ka punuar me ekipin e shkencëtarëve nga Holamda, Zvicra, Gjermania dhe Danimarka. "Nuk ka raste të mjaftueshme për pasqyrën e plotë për këto simptoma". Thiel thotë që edhe pse është e mundshme që virusi në kohën e fundit ka kaluar nga kafshët në njerëz, hulumtimi i tij tregon që është adaptuar dhe një lloj mirë sulmon sistemin njerëzor të frymëmarrjes si edhe korona-viruset tjerë si viruset e ftohjes ose SARS-it.
Hulumtimi i publikuar në revistën mBio të shoqërisë amerikane për mikrobiologji po ashtu ka vërtetuar qëNCoVreagon në shërimin e interferoneve që forcojnë sistemin e imunitetit.

Parandaloni kancerin me ushqim

Posted by Vnb-Snorki | 21 February, 2013 | Posted in

Shoqata Amerikane dhe Instituti Amerikan për kërkimet e kancerit sipas një studimi të bërë kohët e fundit vlerësojnë se më shumë se 30 % e kancerit mund të parandalohen nëpërmjet një diete të shëndetshme, aktivitetit të pasur fizik dhe mbajtjes në kontroll të peshës trupore.

Indikacion tjetër për shkaktimin e një përqindje të madhe të kancerit është edhe duhani, kurse reduktimi i tij apo mos pirja mundëson parandalimin e kancerit në përqindje të madhe.
Me fjalë të tjera një përzgjedhje sa më e përshtatshme e jetesës e së njerëzve mund të parandaloj në një përqindje të madhe shkaktimin e kancerit dhe në këtë mënyrë edhe ta shmangin vdekjen.
Ushqimi në vetvete luan një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut. Këtë rol ushqimi e ka edhe në parandalimin e kancerit.
Megjithëse ushqimi nuk është vërtetuar se definitivisht parandalon sëmundjen e kancerit, provat e fundit tregojnë se ushqimi luan rol të rëndësishëm në modifikimin e rrezikut të kancerit në të shumtën e rasteve.
Konsumimi i lartë i frutave dhe perimeve, konsumimi i peshkut dhe përshkimi i një diete natyrale dhe të shëndetshme parandalon shkaktimin e kancerit të stomakut, gjirit, prostatës dhe të mushkërive.
Studime të tjera tregojnë se konsumimi i ushqimit vegjetarian është faktor kryesorë në parandalimin e shumë llojeve të kancerit tek njeriu. Kurse nga ana tjetër rrezik të lartë në shkaktimin e kancerit kanë përdorimi i ushqimeve të përpunuara si mishi i kuq, ndërkaq qumështi, alkooli dhe yndyrat rrisin rrezikun e kancereve të caktuara.
Në shpjegim e sipër hulumtimi ka gjetur se perimet dhe frutat që përmbajnë nivel të lartë karbohidrateve siç janë, karota, patatja e ëmbël, spinaqi, lakra jeshile, domatja etj, dhe perimet si lulelakra brokoli etj, dhe antioksidantët apo ushqimet e pasura si boronica manaferra, qaji i gjelbërt dhe hudhra janë të lidhura me shmangien e kancerit.
Studimi thotë se niveli në rritje i vitaminës A,B,C,D,E parandalon shkaktimin e kancerit gjithashtu .
Një dietë e mirë dhe e kontrolluar mund të jetë shumë e nevojshme për organizmin e njeriut në parandalimin e shumë sëmundjeve.
Kurse një dietë e pasur me shumëllojshmëri të frutave, perimeve, drithrave dhe qajit të gjelbërt apo të zi dhe arrave dhe farave mund të jetë kruciale në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike përfshirë këtu edhe kancerin.
Modeli i vjetër i kancerit si një çrregullim gjenetik thjesht që lulëzon jashtë kontrollit të pacientit është ngadalë duke u zhdukur.
Shumica e shkencëtarëve janë duke u munduar që me zbulimet e tyre dhe këshillave dhënë pacientëve në mënyrën e të ushqyerit dhe jetesës ta pakësojnë dhe dalëngadalë të mundohen ta çrrënjosin kancerin si sëmundje vdekjeprurëse tek njerëzit.
Tashmë kanë filluar të merren inciativa në parandalimin e kancerit ende pa u paraqitur tek njerëzit, me programe për vetëdijësimin e fëmijëve në shkolla, se si mund të evitohet kanceri apo edhe trajtimin e kancerit dhe të kuptuarit e tij si një mënyrë e jetesës mes njerëzve kontribuon në nxitjen e ndryshimeve të nevojshme në parandalimin e tij.

Jeta ne qytet rrit rrezikun per semundje mendore

Posted by Vnb-Snorki | 05 July, 2011 | Posted in

Shkencëtarët thonë se jeta në qytet shton rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve mendore, duke përfshirë depresionin dhe skizofreninë, në krahasim me njerëzit të cilët jetojnë në rajone rurale që janë më pak të rrezikuar nga këto sëmundje.
Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit të cilët jetojnë nëpër qytete janë për 21 për qind më të prirë që të zhvillojnë çrregullime anksioze në krahasim me njerëzit që jetojnë nëpër fshatra. Po ashtu, njerëzit që jetojnë në qytet janë për 39 për qind më të rrezikuar për çrregullimin e disponimit, si dhe kanë rrezik të rritur për të vuajtur nga skizofrenia.
Ekspertët thonë se rastet me skizofreni janë dyfish më të shpeshta te personat që kanë lindur dhe janë rritur në qytet, në krahasim me njerëzit që jetojnë nëpër fshatra.
Sipas tyre, ekspozimi ndaj stresit ditor, siç është komunikacioni ngarkuar dhe ndotjes së ajrit, janë përgjegjës për prirjen më të madhe të njerëzve që jetojnë në qytet që të kenë probleme mendore.
Duke analizuar fotografitë e trurit të 100.000 vullnetarëve që kanë jetuar në qytete dhe fshatra, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ambientet urbane janë të lidhura me rritje të stresit në regjionin e trurit të quajtur ‘amygdala’, i cili rregullon emocionet dhe disponimin.
Ndërsa te këta njerëz është më aktiv regjioni i kores së trurit, pjesa e gyrusit të Brocas, që lidhet me emocionet negative dhe stresin. Të dy këto pjesë të trurit janë të dëmtuara te njerëzit me çrregullime të disponimit.

Shalqiri mbron nga kanceri dhe ul shtypjen e gjakut

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Nga të gjitha frutat, shalqiri e ka përqindjen më të lartë të ujit, 93 për qind dhe një vlerë të ulët të energjisë - vetëm 20 kalori për njëqind gramë.
Për shumë njerëz shalqiri është një freskues ideal veror. Studimet e fundit tregojnë se ky fryt i shijshëm mund të jetë edhe një mjet i rëndësishëm për uljen e shtypjes së lartë të gjakut. 
Mineralet dhe shtypja e gjakut
Nëse keni tension të lartë të gjakut, mjekët së pari do t'ju këshillojnë të zvogëloni konsumimin e kripës. Sipas revistës “Journal of Medical Association”, konsumimi i zvogëluar i natriumit ka një efekt të kufizuar në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe një efekt minimal te njerëzit me shtypje normale të gjakut.
Megjithatë, hulumtimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbulojnë se konsumim i matur i natriumit të kombinuar me konsumim të shtuar të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, minerale që gjenden në fruta, perime dhe produkteve më pak të yndyrshme të qumështit i shërben zvogëlimit të  shtypjes së lartë të gjakut më shumë se vetëm kufizimi i konsumimit të natriumit.
Këto katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi ndihmojnë në rregullimin e shtypjes së gjakut.
Hulumtuesit nga Universiteti USDA në Nevadë dhe Oklahoma, kanë bërë një hulumtim në të cilin të anketuarve u është rritur niveli i argininës për 22 për qind, pasi që kishin pirë lëng shalqiri për tri javë në secilën shujtë.
Arginina është një substancë e nevojshme për të prodhuar monoksid të natriumit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimit të gjakut dhe mbron nga infarkti. Studimi ka përfshirë 23 vullnetarë të cilët çdo ditë kanë pirë 1560 gramë lëng nga shalqiri.
Përfitimet shtesë
Vetë emri i këtij fruti në anglisht (watermelon) tregon se nga çka është i përbërë. Nga të gjitha llojet e frutave, shalqiri ka më së shumti përqindje të ujit, 93 për qind, dhe vlerë të ultë energjetike - vetëm 20 kalori për 100 gramë.
Shalqiri është një diuretik i shkëlqyeshëm sepse stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit prodhimin e urinës që lehtëson zhdukjen e toksinave.
Yndyra pothuajse nuk ka fare, por janë të pasura me karotenoide dhe likopene.
Likopeni është përgjegjës për ngjyrë e kuqe tërheqëse dhe është një 

Limoni shkrin kilogramët

Posted by Vnb-Snorki | 04 July, 2011 | Posted in

Katër limonë në ditë në menynë tuaj do t’ju ndihmojnë ta ktheni linjën vitale.
Nëse keni hedhur kilogramë të tepërt, me këtë dietë do t’i humbni katër kilogramë për dy javë.
Esenca e dietës me limon është zvogëlimi i futjes së yndyrave. Limoni do t’jua shkrijë kilogramët, ndërsa në të njëjtën kohë do të merrni vitaminën C. Dieta me limon është e mirë edhe për lëkurë.
Është e rëndësishme të theksohet se këtë regjimin  të të ngrënit  nuk guxoni ta mbani më shumë se dy javë.
Menyja është e njëjtë çdo ditë dhe duket kështu:
Mëngjesi
Limonadë ose çaj me limon dhe një pjesë ose dy të pjekurinave integrale.
Dreka
Për drekë, hani ushqim me pak yndyrë si gjoksi i pulës, gjel deti, mish viçi të payndyrosur, e po ashtu janë të lejuara edhe brumërat e ndryshme.
Darka
Për darkë rekomandohen supat, pa marrë parasysh a janë krem apo të holla. Me supë mund të hani perime, mish, djathë, ose fruta.
Dhe mos harroni që çdo ditë të hani katër limona!

Si te largoni pucrat me aspirine

Posted by Vnb-Snorki | 03 July, 2011 | Posted in

Puçrat nganjëherë dinë të shfaqen edhe në fytyrën e atyre të cilët e kanë kaluar shumë herët pubertetin.
Thërrmoni një aspirinë dhe shtoni pakëz ujë. Pastën e fituar vendoseni në puçër dhe lëreni të veprojë disa minuta, pastaj lajeni me sapun dhe ujë.
Kjo do të lehtësojë skuqjen dhe djegien. Nëse puçra nuk largohet, përsëriteni këtë sipas nevojës, derisa të largohet.

Mbrohuni nga klori ne pishine

Posted by Vnb-Snorki | 02 July, 2011 | Posted in

Klori është i rrezikshëm edhe për tenin e nxirë të lëkurës- mund ta zbehë ngjyrën e errët të cilën me vështirësi të madhe e keni fituar.
Kapelë ose maskë
Flokëve nuk u konvenon larja gjatë gjithë ditës në pishinë, sepse dielli i than dhe i dëmton pigmentet- më të rrezikuara janë flokët e ngjyrosura. Përveç kësaj, klori (i cili është i domosdoshëm në ujin e pishinës për dezinfektim dhe mbrojtje nga sëmundjet e lëkurës) e dëmton në thellësi strukturën e flokëve. Nëse nuk dëshironi të mbani kapele për larje, para se të hyni në pishinë vendosni në flokë vaj për mbrojtje që bllokon veprimin e dëmshëm të diellit dhe klorit. Mund të vendosni edhe maskë mbrojtëse, e cila vendoset në flokë pas larjes, në flokë të lagështa.
Më të zbehtë për shkak të klorit
Klori nuk u bën dëm vetëm flokëve, por e than edhe lëkurën. Prandaj në fund të ditës në të gjithë trupin vendosni qumësht hidratues për lëkurë. Ndoshta nuk e keni ditur, por klori është i rrezikshëm edhe për tenin tuaj të nxirë, sepse mund ta zbehë ngjyrën e errët të cilën e keni fituar nga rrezitja. Ilaçi i vetëm është që pas çdo larjeje në pishinë, menjëherë të hyni nën dush dhe gjatë ditës të përdorni preparate ujë-rezistuese për rrezitje.
Zgjojeni melaninën
Nëse shkuarja në pishinë është rrezitja juaj e parë serioze e kësaj vere, mos pritni shumë. Lëkura nën veprimin e rrezeve ultravjollce prodhon melaninën, e cila është përgjegjëse për nxirje, por prodhimi fillon pas 48 ose 72 orësh që nga ekspozimi i parë ndaj diellit. Prandaj, që të mos digjeni, vendosni preparat për nxirje me faktor adekuat mbrojtës. Pas rrezitjes, lyejeni trupin me qumësht për trup me ekstrakt të aloesë, i cili do të qetësojë skuqen eventuale.

Tri orë në diell redukton rrezikun e tumorit në gji

Posted by Vnb-Snorki | 01 July, 2011 | Posted in

Duke qenë se vera tashmë ka ardhur, ekspertët gjithmonë përpiqen të jenë sa më të kujdesshëm në këshillat që japin për të evituar dëme ndaj shëndetit tonë.

Megjithatë duhet theksuar se dielli jo gjithmonë ndikon negativisht, pasi në bazë të një studimi të fundit të realizuar në Kanada e të publikuar në American Journal of Epidemiology, thuhet se të kalosh tre orë në diell gjatë ditës në rrezet solare mund të reduktojë rrezikun e kancerit në gji deri në 50%.
Në lidhje me benefitet që vijë si rrjedhojë e rrezeve të diellit është folur dhe më parë dhe kjo për kurimin e sklerozës së shumëfishtë që vjen si rrjedhojë e diellit dhe vitaminave D që e luftojnë gjatë ekspozimit.
Tani, studimi amerikano-verior, i fundit i një serie të gjatë duket të konfirmojë aftësinë e mirë që kanë rrezet, të cilat stimulojnë pikërisht prodhimtarinë e vitaminës D në lëkurë.

Kafeja, kunder celulitit dhe renies se flokut

Posted by Vnb-Snorki | 30 June, 2011 | Posted in

Që na mbron zemrën dhe nga diabeti dihej tashmë, por që mund të përdoret edhe te produktet kozmetike kundër celulitit dhe rënies së flokëve është treguar në studimet e fundit mbi pijen më të konsumuar në botë.
Volteri pinte shumë kafe: ndoshta këtij përdorimi i detyrohet qartësia e jashtëzakonshme që mbizotëronte në veprat e tij: kështu shkruante në “Sociologjinë e shijes” Brillant-Savarin, babai i gastronomisë moderne që rekomandonte edhe kufizim në përdorimin e kësaj pijeje, një nga më të konsumuarat në botë me varietet e saj të pafundme. “Kafeina është një alkaloid, një substancë psikostimuluese, por nuk të jep as varësi dhe as nuk të bëhet zakon i keq. Përkundrazi ekziston një tolerancë dhe në fakt tek ata që e pinë rregullisht efektet janë më të dukshme se tek ata që e pinë në mënyrë të rastësishme: por në fakt nuk duhet ekzagjeruar. Në një person të shëndetshëm limiti maksimal nuk duhet t’i kalojë 300 mg kafeinë në ditë. Mos harroni se kafeina gjendet edhe te cola-cola, në kapuçino, çaj ose çokollatë. Po ashtu në varësi të përbërjes një filxhan kafe ekspres mund të përmbajë nga 40 deri në 80 mg kafeinë. Sasia që këshillohet të mos kalohet është rreth 4 filxhanë në ditë. Kush vuan nga ulcera, gastriti akut apo refluksi-gastroesofageo, apo sëmundje veshkash këshillohet të evitojnë kafenë dhe të pinë pije pa kafeinë”, tregon Marcello Ticca, docent i Shkencave të Ushqimit në Universitetin e Romës. Por do të ishte e gabuar të identifikohej kafeja me kafeinën. “Ka një përbërje kimike komplekse me kalium dhe magnez dhe një numër të madh substancash bioaktive, mes të cilave shumë antioksidues: një filxhan përmban më shumë se një gotë lëng boronice apo çaj. Mes tyre acidi klorogjenik që pengon thithjen e glukozit në zorrë. Kafeja është studiuar në mënyrë të hollësishme dhe ka treguar se ka shumë veti pozitive: redukton rrezikun për shfaqjen e diabetit të tipit 2, nuk shkakton te konsumatorët e përditshëm rritjen e tensionit të gjakut apo rrezikun kardiovaskular, përmirëson nivelin e vëmendjes dhe stimulon tretjen. Ndonjë kujdes duhet treguar vetëm nga personat e moshuar, më të ndjeshëm ndaj kafeinës dhe te personat me dietë të varfër me kalcium, sepse kafeja rrit humbjen e këtij minerali përmes urinës”. Për sa i përket rritjes së lehtë të kolesterolit kjo lidhet vetëm me kafenë turke, sepse në të tjerat substancat e yndyrshme bllokohen nga filtrat. Po ashtu, kafeina ka një efekt anti-urisë dhe provokon një rritje ekstra të energjisë trupore. Tjetër çështje është ajo që lidhet me ndjeshmërinë personale. “Ka persona që nuk pinë kafe pas orës 3, sepse e kanë të vështirë të flenë, por ka edhe të tjerë që duan me patjetër një kafe pas darke. Përtej ndjeshmërisë personale dhe llojshmërisë së kafeinave studimet kanë treguar ndryshime të lidhura me karakteristikat gjenetike në metabolizmin e kafeinës. Ndërkaq, receptorët e sistemit nervor qendror mbi të cilët vepron kafeina mund të jenë pak a shumë të ndjeshëm dhe në përgjithësi sa më shumë të pish aq më shumë shprehet kjo tolerancë”, thotë dietologia Fausta Natella. Në çdo rast studimet për kafenë janë shumë, edhe pse shumica e tyre bazohen te kafeja amerikane, më e konsumuara në botë. Shpesh studimet financohen nga vetë prodhuesit e tyre.
Produktet kozmetike
Janë me të vërtetë të pakta produktet kozmetike që ndalojnë rënien e flokëve, por duhet thënë se shampoja dhe locionet që kanë përbërës të kafeinës kanë dhënë rezultate mahnitëse që janë treguar edhe në mënyrë shkencore: kështu mendon Leonardo Celleno, dermatolog në Universitetin katolik të Romës. Kafeina është një substancë shumë e njohur, por efektet e saj në qelizat e organizmit nuk janë shumë të qarta. Dihet vetëm që ka një veprim stimulues mbi metabolizmin. “Efektet e kafeinës janë shumë ndryshe kur merret direkt dhe kur merret përmes produkteve kozmetike. Marrja e saj përmes lëkurës së trupit apo të kokës nuk shkakton asnjë problem serioz. Kafeina ka karakteristika ideale për t’u përthithur, por për të lejuar shpërndarjen përmes epidermës futet në lipozome, gjendrat mikroskopike të formuara me të njëjtët komponentë si të sipërfaqes qelizore”, thotë ai. Te produktet kozmetike ku është parë se kanë pasur një efekt pozitiv janë ato kundër celulitit dhe rënies së flokëve. Është parë se ajo stimulon metabolizmin e acideve yndyrore. Gjithsesi, duhet të dimë se kafeina te këto produkte nuk mund të garantojë luftimin e celulitit në masën 100 për qind, ushqimi dhe aktiviteti fizik janë gjithashtu të nevojshëm. “Për sa i përket rënies së flokëve bën një ekspertimet që tregon se kafeina vepron mbi qelizat e qimeve duke reduktuar rënien e parakohshme dhe duke përmirësuar kushtet e lëkurës së kokës dhe strukturës së flokut. Por edhe në këtë rast produktet kozmetike janë një pjesë përbërësve, sepse në shumicën e rasteve rënia e flokëve lidhet me një problem mjekësor”, tregon Celleno.

Rreziku dhe të mirat e qumështit të papasterizuar

Posted by Vnb-Snorki | 29 June, 2011 | Posted in

Autoritetet e shëndetësisë në Gjermani fajësuan fasulet jonxhën dhe filizat e sojës për përhapjen e bakteries E.Koli që ka shkaktuar vdekjen e 36 personave dhe sëmundjen e 3 mijë të tjerëve. Filizat e sojës janë lidhur me një numër epidemish gjatë viteve. Në Shtetet e Bashkuara një tjetër produkt që mund të sjellë rreziqe po fiton popullaritet – qumështi i papërpunuar.
Pasdite vonë, në Fermën Hedgebrook, gati një orë e gjysmë larg nga Uashingtoni, lopët i drejtohen sallës së mjeljes. Hedgebrook është një nga pak vendet në zonë ku mund të gjesh qumësht të pa pasterizuar, drejt nga lopa. Klientja Anna Elrod thotë se në fillim e blinte për shkak të shëndetit të djalit.
"Ekzema e djalit u pastrua, nuk pati më infeksion në vesh dhe qumështi shijon shumë më tepër se sa ai në dyqan".
Qumështi i pa pasterizuar ka shumë përkrahës, një fakt që e habit zonjën Sarah Klein, eksperte në Qendrën për Shkencën në Interes të Publikut.
"Nuk ka absolutisht asnjë provë shkencore që të tregojë se qumështi i pa pasterizuar ka të mira ndërsa ka shumë prova që tregojnë të kundërtën".
E. Koli dhe salmonela janë disa sëmundje bakteriale që mund të vijnë nga qumështi. Qumështi i pasterizuar zjehet në temperatura të larta për të pakësuar numrin e bakterieve dhe më pas ftohet dhe ambalazhohet. Ata që e pëlqejnë të pa pasterizuar thonë se bashkë me zjerjen zhduken edhe gjërat e mira në qumësht. Por sipas zonjës Klein, kjo nuk ja vlen po të shikosh rrezikun që sjellin.
"Gati 25 përqind e epidemive ushqimore lidhen me prodhimet bulmetore dhe vetëm 1 përqind nga pasterizimi".
Për këtë arësye, është e paligjshme në shumë shtete të shitet qumësht i pa pasterizuar. Por penalizimi i fermave që shesin qumësht të pa pasterizuar në disa shtete u shoqërua me demontrata në Uashington. Demonstruesit bile sollën një lopë dhe e molën pastaj pinë qumështin gjatë protestës. Disa kanë gjetur një mënyrë për të mos u penalizuar. Duke mbajtur lopë të përbashkëta. Ana Elrod shpjegon.
"Ata thonë: unë nuk po blej qumësht. Thjesht blej pjesë të një lope".
Ferma Hedgebrook i shet çdo partneri që ka lopën katër litra qumësht në javë. Kitty Hockman-Nicholas dhe familja e saj janë pronarë të fermës. Ajo thotë se qumështi i pa pasterizuar është shumë i sigurt.
"Pasterizimi filloi pasi kishte nevojë, për shkak të papastërtive në vitet 1700. Por tani gjërat kanë ndryshuar".
Hockman-Nicholas thotë se qysh atëherë metodat janë përmirësuar. Ajo thotë se bulmeti inspektohet regullisht dhe ka parametra të mirë. Por shumë ekspertë të shëndetësisë thonë se gjëra të rrezikshme ndodhin ndonjëherë edhe me bulmetin e sigurtë dhe helmimi nga papastërtia dhe insektet mund të hyjë lehtë në qumështin e pa pasterizuar. Përsëri ekspertja Sarah Klein
"Shtetet e Bashkuara kanë patur qumësht të sigurt për disa dekada por fatkeqësisht disa klientë po i kthehen kohës kur qumështi nuk ishte produkt i sigurt për t’u pirë. Është ironike".
Por kundërshtarët thonë se do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtën e tyre për të konsumuar qumështin direkt nga lopa.


Ilacet, si mund te semuremi prej tyre

Posted by Vnb-Snorki | 28 June, 2011 | Posted in

Kishte qenë gjithnjë shumë i përkushtuar ndaj punës dhe familjes, derisa një ditë, pak ditë pasi mbushi 58 vjeç, Mario ndryshoi papritur karakter, duke u shndërruar në një vartës ndaj lojërave të fatit. Tërhiqte shuma të mëdha parash nga llogaria bankare, më pas filloi të vidhte fshehurazi portofolat e familjarëve, u kërkonte të afërmve dhe miqve para borxh, duke u treguar gënjeshtra. Bashkëshortja, e cila nuk po e vërente ndryshimin, mbeti e shokuar kur pa se edhe bizhuteritë e saj ishin zhdukur. Në fund, kur u zbulua gjithçka, u vu re se gjërat kishin ndodhur për shkak të efekteve anësore të një ilaçi: kur mjeku i familjes zëvendësoi pramipexolin (mirapex), një antagonist i dopaminës, me të cilin po kuronte simptomat e sëmundjes së parkinsonit te Mario, burri u shndërrua në babanë e dashur siç kishte qenë gjithmonë. Rasti i Marios tregon se efektet anësore të ilaçeve nuk mund të dallohen lehtë, por për shkak të ngjashmërive të shumta, përdoren tepër. Një sërë studimesh tregojnë se reaksionet e nxitura nga ilaçet shkaktojnë në 5-7% të rasteve të sëmurë, të cilët duhet të shtrohen menjëherë në spital. Kjo përqindje rritet në bazë të moshës dhe ilaçeve të marra. Megjithatë, ky nuk është thelbi i problemit. Para disa vitesh, një studim i publikuar në një revistë shkencore ka llogaritur se çdo vit, në spitalet angleze, efektet anësore të ilaçeve shkaktonin 250 mijë të sëmurë, duke u kushtuar kështu spitaleve kombëtare një pagesë prej 466 milionë sterlinash.
Por përse i kushtohet kaq pak rëndësi një problemi shumë të përhapur? Shkaqet janë më shumë se një. “Problemi kryesor vjen si pasojë e një studimi jo të rregullt e të mjaftueshëm në universitet”, thotë një kompani ilaçesh. Ndër të tjera, informacioni i kësaj industrie ka prirje të nënvleftësojë problemet, e pavarësisht efekteve mbi popullatën dhe kostove, nuk është raportuar si problem i shëndetit publik; në fund diagnoza është e vështirë. Vështirësia për të diagnostikuar një sëmundje po rritet gjithnjë e më shumë. Një studim i publikuar në “Archives of Internal Medicine” nga studiuesit e Pensilvanisë dhe Karolinës së Veriut, ka treguar se në shtatë vjet, nga 1998-2005, efektet anësore të ilaçeve janë rritur në 2,6 herë, ndërkohë që pasojat fatale janë trefishuar. “Efektet e rënda anësore rriten me një shpejtësi katër herë më të madhe se rritja e precizonit farmaceutik. Gjithashtu, ilaçet më moderne janë absolutisht më të rrezikshme: në shtatë vjet, efektet e rënda anësore të 13 ilaçeve bioteknologjike janë rritur 15,8 herë”, thotë një studiues nga Karolina e Veriut.
Ndoshta më shumë të prekur nga ky rrezik janë të moshuarit. Shpesh ata marrin një “koktej” ilaçesh: antidepresivë, për tensionin, diabetin, gjumin, madje ka ndodhur që edhe vetë mjeku, i cili u ka dhënë recetën, t’i harrojë pjesën më të madhe të tyre. Pra, në njëfarë mënyre të moshuarit janë konsumatorët më të mëdhenj të ilaçeve. Sot, efektet anësore të ilaçeve janë shkaku i pestë i vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara.
Në fakt, te të moshuarit, organet e ndryshme, si zemra, mushkëritë, veshkat nuk funksionojnë më si më parë dhe ilaçet tentojnë të ndihmojnë në funksionimin e tyre. Për këtë arsye, me mirëkuptimin e mjekut, të moshuarit duhet të nisin terapitë me dozën më të ulët, 1/3 ose 1/2 e dozës. Kjo dozë mund të rritet me kalimin e kohës nëse është e pamjaftueshme. Megjithatë, nuk është rruga e vetme për t’u mbrojtur.
Çdo porosi e mjekut duhet të ndiqet me kujdes dhe të paktën çdo 3-6 muaj duhet të vizitoheni për të ulur në maksimum dozën e ilaçeve. Dhe nëse kjo ndodh, duhet të merrni ilaçet që janë më të nevojshme. Një terapi nuk duhet të “kurojë” vetminë ose izolimin. Në këtë rast do të ishte e këshillueshme një shëtitje, apo një punë e vogël për të hequr mendjen, po ashtu edhe një antidepresiv. Nëse jeni mbipeshë bëni pak gjimnastikë ose mundohuni të mbani dietë. Për hipertensionin ose kolesterolin e lartë, bëni mirë të ndryshoni stilin e jetesës. Pra të përdorni ilaçe vetëm nëse ato janë vërtet të nevojshme. Gjithashtu duhet të shmangni në maksimum të gjitha ilaçet e reja që nuk kanë një përdorim të konsoliduar. “Disa ilaçe provohen me studime te 800 pacientë, të tjerë te 20 mijë. Efektet anësore më të rralla mund të shfaqen vetëm pas hedhjes në treg”, tregon një nga drejtorët e repartit të ilaçeve. Jo rastësisht, mes viteve 1975-1999, në Amerikë janë aprovuar 548 ilaçe dhe 10,2% e tyre janë tërhequr nga tregu me kalimin e kohës. Mes viteve 2000-2001, në Europë, 6 ilaçe u tërhoqën nga tregu, ndërsa 10 të tjerë morën autorizim për të dalë. “Kohëzgjatja mesatare e komercializimit për ilaçet e tërhequra nga tregu, sipas studimeve është mesatarisht 4-5,4 vjet”, pohon një dekane farmakologjie.
Nuk ka ilaçe të cilat nuk të bëjnë keq. “Edhe aspirina (nuk ka mbetur i sëmurë me zemër pa e përdorur, sepse ka treguar se ul rrezikun e infarkteve 15-20%) ka efekte anësore si gjakrrjedhje dhe ulcerë”, shpjegon një kardiolog. Për sa i përket paracetamolit, i cili përdoret shumë nga të gjithë njerëzit, mund të dëmtojë mëlçinë. Një studim i publikuar në “British Medical Journal” në vitin 1996 e tregonte si shkakun kryesor për helmim në Mbretërinë e Bashkuar. Katër vjet më vonë, nga përdorimi i pakët i këtij ilaçi, përqindja e të sëmurëve që vuanin nga mëlçia ishte zvogëluar në 65%. Gjithashtu, duhet të bëni kujdes me ilaçet qetësuese, antidepresivët, ilaçet e gjumit. Këto duhen përdorur për ndonjë rast urgjent dhe ndërprerja duhet të jetë e vazhdueshme, sipas këshillave të mjekut.
Gjithashtu, para se të pini një ilaç duhet të lexoni gjithmonë manualin e përdorimit (ku përfshihen edhe efektet anësore) dhe të bëni kujdes karshi çdo ndjesie që ju krijohet. Një studim i kohëve e fundit ka treguar se pacientët nuk i njohin 37% të efekteve anësore dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk flasin me mjekun. I pari që duhet të shqetësohet për efektet anësore është personi që merr ilaçe.

Qente dhe macet nuk jane shkaktues te alergjive

Posted by Vnb-Snorki | 27 June, 2011 | Posted in

Fëmijët të cilët janë rritur pranë maceve dhe qenve kanë shumë më pak alergji dhe vështirësi tjera shëndetësore të lidhura me imunitetin.
Ekspertët kanë vërtetuar se nuk ekzistojnë lidhshmëri në mes të rrezikut për alergji dhe pranisë së kafshëve të përkëdhelura në shtëpi.
Alergjitë- sëmundjet e kohës moderne, gjithnjë e më shumë po paraqiten te familjet, e sidomos te fëmijët. Shumë prindër, pas lindjes së fëmijës ose me shfaqjen e simptomave të para të alergjisë, i largojnë pa të drejtë lafshët nga shtëpia.
Studimet e shkencëtarëve amerikanë nga Detroiti kanë treguar se mbajtja e kafshëve të përkëdhelura në shtëpi, në veçanti qenve dhe maceve, në moshë të hershme të fëmijërisë, madje ndikon pozitivisht në forcimin e imunitetit.
Fëmijët të cilët janë rritur në prani të maceve kanë shumë më pak prirje për të zhvilluar alergji dhe probleme tjera shëndetësore. Ekspertët pohojnë se nuk ekziston lidhje në mes të gjasave reale për zhvillimin e alergjisë dhe pranisë së kafshëve të përkëdhelura në shtëpi (ose kopsht) në muajt e parë të jetës së fëmijës.
Ky lajm, padyshim se do t’i gëzojë të gjithë ata që shqetësohen se kafsha mund të ndikojë në gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.
Megjithatë, duhet pasur kujdes nga sëmundjet tjera për të cilat kafshët janë bartës. Në rastin e maceve duhet pasur kujdes gjatë shtatzënisë për shkak të toksoplazmozës. Tërbimi është një tjetër shqetësim nga i cili duhet të kihet kujdes në rast të mbajtjes së qenve apo maceve në shtëpi.

Rreth 350 milionë njerëz me diabet

Posted by Vnb-Snorki | 26 June, 2011 | Posted in

Numri i të rriturve që vuajnë nga diabeti në tërë botën ka arritur në pothuajse 350 milionë njerëz, që është më shumë se dyfishi i numrit që vuanin nga kjo sëmundje 30 vjet më parë.
Në studimin e publikuar në revistën Lancet, kërkuesit kanë zbuluar se 347 milionë njerëz në botë jetojnë me diabet, 138 milionë prej të cilëve jetojnë në Kinë dhe Indi, kurse në SHBA dhe në Rusi janë rreth 36 milionë persona me diabet.
Lloji më i përhapur i diabetit, Tipi 2, lidhet ngushtë me mbipeshën dhe të qenit jo aktiv.


Çaji taheebo

Posted by Vnb-Snorki | 25 June, 2011 | Posted in

Rezultatet pozitive të pirjes së çajit tahebo, janë dëshmuar para së gjithash në shërimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë leukeminë dhe shumë sëmundje tjera serioze. Konsiderohet se ky çaj, duke iu falënderuar një numri substancash vitale, nxit punën e imunitetit, lufton infeksionet,përshpejton shërimin e plagëve, rrit apetitin, trupit i jep më shumë vitalitet dhe e përtërin.
Duke iu falënderuar veprimit të tij, gjëndrat e djersitjes janë gjithnjë të hapura, lehtëson largimin e substancave helmuese nga organizmi ynë. Është e rëndësishme të ceket se konsumimi i çajit taheebo nuk ka efekte anësore negative në organizëm nëse merret në kombinim me ilaçet e përshkruara. Përmirësime të dukshme të shëndetit pas marrjes së çajit taheebo janë vërejtur te pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje serioze.
Në disa raste konsumimi i këtij çaji edhe ka çuar deri në shërim. Për çajin taheebo, disa hulumtime kanë vërtetuar se përmban substancën e cila është një antibiotik shumë i fuqishëm natyror. Ai jo vetëm që largon dhimbjet por edhe ndihmon organizmin që vetë t’i luftojë sëmundjet.
Gjatë ciklit menstrual qetëson dhe relakson. Nëse keni problem me këmbët e lodhura dhe të rënda, dobësim të venave apo zgjerim të tyre, do të duhej ta pini këtë çaj. Rekomandohet pirja e 3-4 filxhanëve në ditë, ndërsa pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, mjafton të pihet vetëm një filxhan në ditë. 

9 gjera qe duhet ti dini per stresin

Posted by Vnb-Snorki | 24 June, 2011 | Posted in

Stresi është armiku që duhet të luftoni? Përpara se të merrni çdo masë, uluni të reflektoni për të njohur më mirë stresin tuaj. Ja cilat janë 9 gjërat që duhet të njihni për stresin:
1. Ekzistojnë dy tipe stresi; stresi i mirë dhe stresi i keq. Stresi i mirë është stresi që provojmë para ndonjë ngjarje të rëndësishme i cili na stimulon që të përpiqemi për një performancë më të mirë. Stresi i keq është dalja jashtë kontrollit e emocioneve i cili na bën të kemi një performancë të ulët.
2. Stresi manifestohet vetëm në formë psikologjike dhe fizike. Simptomat e dukshme të stresit janë psh. ankthi, irritimi, humbje e përqendrimit, apo edhe simptoma fizike si djersitja, skuqja etj.
3. Përballimi i stresit është i ndryshëm në persona të ndryshëm. Ka persona që e përballojnë atë duke bërë një shëtitje, ka të tjerë që hanë thonjtë apo që mbajnë në dorë topa sfungjeri me të cilët mund të luajnë.
4. Stresi mund të kontrollohet. Situatat stresante mund të kontrollohen në mënyra të ndryshme si psh. duke bindur apo qetësuar veten.
5. Ushqyerja e mirë luan një rol të madh në përballimin e stresit. Ushqimet që janë të pasura me magnez apo ushqimet e freskëta ndikojnë në një gjendje më të mirë psikologjike.
6. Vitaminat ndihmojnë në përballimin e stresit. Magneziumi, vitamina B6 dhe Omega 3 ndihmojnë në një përballim më të mirë të stresit.
7. Pilulat antistres nuk ndihmojnë gjithmonë. Përdorimi i pilulave antistres nuk japin gjithmonë rezultatet e duhura. Mjekimet natyrale si çajrat e ndryshëm janë më të vlefshëm.
8. Rutina shkakton stres. Aktiviteti i përditshëm i përsëritur, është një faktor shumë i rëndësishëm që shkakton stres. Prishja e rutinës së përditshme ul nivelin e stresit.
9. Stresi kronik është mjaft i dëmshëm për trupin. Ky tip stresi duhet luftuar pasi është shkaktar i këputjeve nervore.