Headlines

Kosovë, Qeveria miraton shitjen e PTK’së

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in

Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për shpalljen e ofertuesit të preferuar për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se procesi i privatizimit të PTK-së është bërë me vendim të Kuvendit dhe konform këtij vendimi, ku më pas është themeluar Komisioni Qeveritar për Privatizim, i cili është përbërë nga pesë ministra.
Ai ka thënë se punëtorët do të kenë kontrata 3 vjeçare edhe përkundër privatizimit.
Më pas me shumicë votash është miratuar ky propozim vendim.
Qeveria e Kosovës i ka pranuar dy oferta për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Në garë kanë qenë kompania “M1 International” dhe “Axos GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies”.
Por kjo e fundit ka ofruar ofertën më të lartë prej 277 milionë euro.

Kosova nuk po arrin të përmbushë planin ekonomik

Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in , ,

Afër dy vjet që nga miratimi, Plani për zhvillim ekonomik të Kosovës, prioritet për periudhën 2011-2014, nga ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësohet i papërmbushur, derisa zyrtarë të ministrive thonë të kundërtën.

Me zbatimin e këtij plani, Qeveria kishte synuar që brenda periudhës së ardhshme afatmesme të arrihet norma e rritjes reale ekonomike vjetore rreth 7-8 për qind për vit dhe një ulje të numrit të personave të regjistruar si të papunë prej rreth 8-10 për qind për vit.

Në bazë të zhvillimeve ekonomike që kanë ndodhur gjatë këtyre dy vjetëve, këto prioritet deri më tani nuk kanë arritur të përmbushen, thotë eksperti i çështjeve ekonomike, Haki Shatri, duke shtuar se rritja ekonomike nuk në Kosovë nuk ka qenë më shumë se tre për qind, ndërsa papunësia ka mbetur e njëjtë në 44.9 për qind,

“Ai plan më shumë ka qenë për nevoja meditaike”, shprehet Shatri për Radio Evropa e Lirë.
Në bazë të planit të Qeverisë për zhvillim ekonomik 2011-2014, arritja e këtyre synimeve ishte paraparë të bëhet duke orientuar përcaktimet e Qeverisë në krijimin e mundësive për zhvillimin e tregut të lirë dhe rritjes së konkurrencës, fuqizimit të sektorit privat, përkrahjes për gjenerimin e punësimit, përmirësimin e imazhit të Kosovës për investime të huaja dhe ofrimin e një ambienti më të sigurt dhe stabil për biznes.
Nisur nga kjo, Shatri thekson se një plan, i cili nuk mbështetet përmes politikave buxhetore, nuk mund të arrihet të realizohet.

“Çdo program zhvillimor, nëse nuk mbështetet edhe me buxhet, atëherë nuk është një program serioz dhe nuk ka seriozitet në zbatimin e tij”, thekson Shatri.
Sidoqoftë, zyrtarë të ministrive të ndryshme vazhdimisht kishin theksuar se janë duke përmbushur të gjitha obligimet dhe janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet që dalin nga ky plan.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të cilët me këtë plan kishin prioritet krijimin e një ambienti më të favorshëm për biznes, ishin deklaruar se kanë bërë reforma thelbësore dhe lehtësime të mëdha për bizneset.

Në anën tjetër, zyrtari i Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Menderes Ibra, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha veprimet konform këtij plani, janë ndërmarrë.
“Ministra e Financave i ka përmbushur dhe është duke i përmbushur, pasi që aty është një dinamikë kohore e realizimit të atyre veprimeve. Por, por mund të them se kjo ministri i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj karshi këtij plani”, deklaron Ibra.

Microsoft Europe: Bëhuni pjesë e “YouthSpark”, 300 mln të punësuar

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot nje takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Microsoft Europe, Jan Muehlfeit. Duke e falenderuar Berishen per bashkëpunimin e deritanishëm dhe të suksesshëm të qeverisë shqiptare me Microsoft Corporation, në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik, si dhe për mbështetjen që qeveria shqiptare ka dhënë ndaj Microsoft në realizimin me sukses të shumë projekteve të rëndësishme për zhvillimin e teknologjisë në vend, ai ka shprehur dëshirën për rinovimin e mëtejshëm të kësaj marrëveshje.

Muehlfeit i propozoi Kryeministrit Berisha përfshirjen e Shqipërisë në iniciativën globale “YouthSpark”, e ndërmarrë nga Microsoft, e cila në synon punësimin e 300 milione njerëzve në të gjithë botën nëpërmjet ICT, duke i dhënë në këtë mënyrë, një mundësi më shumë të rinjve shqiptarë për tu punësuar nëpërmjet teknologjisë.

Nga ana e tij Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, si dhe për zhvillimin e axhendës dixhitale në Shqipëri.
Kryeministri e njohu zotin Muehlfeit me projektin e radhës së kësaj axhende për 4 vitet në vijim, i cili do të jetë M-Albania (Shqipëria mobile).

Berisha tha se shumë shpejt qeveria do ti hapë rrugën kompanive celulare 3G në Shqipëri që të implementojnë teknologjitë 4G në frekuencat aktuale, duke sjellë kështu një risi për përdoruesit shqiptarë.
Në këtë kontekst, kryeministri u shpreh se ndonëse Shqipëria ndodhet në fillimet e saj për sa i përket inovacionit dhe kërkimit shkencor, ajo i ka të gjitha potencialet për tu bërë një superfuqi rajonale për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

investim i çeliktë

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in

Dy kompani ndërkombëtare u bënë bashkë që në Vushtrri t’i investojnë afër 50 milionë euro. Blerësi i Llamkosit dhe një kompani turke pritet që të hapin në ketë qytet fabrikë për prodhimin e çelikut. Ky projekt vlerësohet si më i madhi në industrinë e rëndë dhe do t’i sjellë këtij qyteti mbi 350 vende të reja të punës.

Qyteti i Vushtrrisë shumë shpejt pritet të bëhet dhe më një fabrikë. Kësaj here investimi është i përmasave të mëdha dhe vlerësohet si ndër më i madhi në industrinë e rëndë në Kosovë.
Blerësi i kompanisë Llamkos “Core Group” dhe kompania turke “CVS” i bashkuan forcat që në Vushtrri t’i investojnë afër 50 milionë euro. Pritet ta ndërtojnë një fabrikë të madhe për prodhimin e çelikut. Llamkos do t’i investoje mjetet, ndërkaq fabrika do të ndërtohet dhe mbikëqyret nga prodhuesit liderë të makinerisë se çelikut CVS Makina, nga Turqia.

Investitorët këtë investim e kanë quajtur si të fuqishëm pasi do t’i ndihmojë Kosovës në zbutjen e deficitit tregtar. Kjo për faktin se në një përqindje të madhe eksporti përbëhet nga metalet.
Paul Clark, drejtor gjeneral i Llamkos GalvaSteel, ka thënë se kjo fabrikë do të transformojë hekurishtet e vjetra në fije të forta çeliku që përdoren në industrinë e ndërtimit.

“Për nga kapaciteti, fabrika do të mund të riciklojë hekurishtet e vjetra nga Kosova dhe të prodhojë sasi të mjaftueshme të armaturës për nevojat e tregut të Kosovës”, ka thënë ai. Nano Fabrika do të ndërtohet në hapësirat e Core Group – Llamkos dhe fabrikën e galvanizimit.

Në këtë drejtim ka ndihmuar shumë edhe komuna e Vushtrrisë për ndarjen e hapësirës për ndërtim.
Sipas Clark, parashihet që ky investim prej 48 milionë eurove të krijoj rreth 350 vende pune.
“Kjo do të ketë ndikim pozitiv në fuqinë blerëse të individëve dhe familjeve të cilat do të shpenzojnë të hyrat e tyre në produkte dhe shërbime vendore. Njëkohësisht, ky projekt do të rrisë besimin tek të bërit biznes, do të nxisë krijimin e bizneseve të reja dhe zgjerimin e bizneseve ekzistuese”, ka thënë Clark.
Por ajo që është kryesorja, sipas tij, ky investim do të ndihmojë Kosovën që të përmirësojë bilancin e deficitit tregtar.

Këtij projekti shtytje i kanë dhënë edhe ambasadorë dhe drejtues institucionesh në Kosovë.
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se ky investim dërgon mesazh të qartë që Kosova është e hapur për biznes. Sipas tij, Kosova ka potencial në sektorin e metaleve dhe atë minerar.
“Çdo investim si ky i tejkalon barrierat të cilat deri sot janë parë si rreziqe për të bërë biznes në Kosovë. Është po ashtu mirë kur shohim se po krijohen vende të reja të punës në Vushtrri”, ka thënë Cliff.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se ekziston një ngjashmëri e përpjekjeve të revitalizimit të Llamkosit dhe përpjekjeve të revitalizimit të ekonomisë së Kosovës. Kjo, sipas saj, përkon me faktin se pas herës së parë të privatizimit të kompanisë, nuk u ndalen përpjekjet për ta bërë një storie të suksesit këtë kompani.

“Ishte storie e suksesit, pati probleme, vazhduan problemet dhe tani janë duke u ballafaquar me një fazë të lulëzimit të dhe rritjes së ngritjes së punësimit që për ne është një krenari e veçantë”, ka thënë ajo.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, këtë investim e ka quajtur si shembull i mirë që tregon për bashkëpunimin mes Turqisë dhe Kosovës ndër vite.

Qytetaret e BE-se, gjysma e rroges u shkon vetem per buken e gojes

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Ata nuk jetojne me si me pare. Pasi gjysma e te ardhurave shkon vetem per te paguar banesen dhe ushqimin e perditshme. Kjo eshte situata ne te cilen gjenden pjesa me e madhe e familjeve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Duke folur qarte kesisoj per nje krize te thelle qe i ka mberthyer ato. Te pakten keshtu konfirmon analiza me e fundit e publikuar nga Eurostat, Instituti Evropian i Statistikave, sipas te ciles, greket dhe qytetaret e vendeve baltike, paraqiten me doreshtrenguarit ne shpenzime. Nje analize, ne dukje deshperuese kjo per kontinentin e vjeter, qytetaret e te cilit, eshte thene gjate te gjitha koherave, se jetojne me mire se gjithe qytetaret e vendeve te tjera te botes. Te pakten, ne aspektin e shpenzimeve, ata jane me selektive dhe te kualifikuar se te tjeret. Pasi edhe nese mund te paguhen me pak se te tjeret, ata shpenzojne me shume se te gjithe per argetim, restorante, kulture dhe te mira materiale. Por kriza financiare qe e ka mberthyer Evropen prej disa vitesh, duket se ka bere te veten, duke krijuar nje pamundesi shpenzimesh si me pare per qytetaret e saj. Keshtu, nese iu referohemi te dhenave te Eurostat-it, thuhet se ne teresi, konsumi familjar thuhet se ka rene me nje nivel prej 1.8% e Prodhimit te Brendshem Bruto evropian gjate vitit te kaluar, ndersa ze rreth 56.5% te tij ne total. Duke treguar edhe ne shifra, se konsumi ve ne perdorim rreth gjysmen e te ardhurave te vendeve anetare te BE-se. Shifrat tregojne gjithashtu se ne teresi, niveli vjetor i shpenzimeve per fryme i evropianeve, ka arritur ne vitin 2011 nga 18 deri ne 21 mije euro per fryme. Ndersa ne vitin 2008, i cili shenonte edhe nisjen e krizes financiare ne Evrope, ky nivel shenohej edhe me i ulet, deri ne 14.2 mije euro per fryme. Cka flet qarte per rritje te shpenzimeve vjetore qe nje evropian perdor per konsum. Kjo ne fakt, sipas eksperteve te Eurostat-it ka ndodhur edhe per shkak te rritjes se cmimeve gjate kesaj periudhe te viteve te fundit. Cilet i kane shpenzimet me te larta? Qytetaret e Luksemburgut, me plot 35 mije euro ne vit, per t’u pasuar nga ata te Danimarkes me 29.6 mije euro. Per te arritur ne vende mesatarisht te varfra si Hungaria, respektivisht me nje nivel shpenzimesh prej 6400 euro dhe ne fund, bullgaret te cilet e kane kete kuote deri ne 3400 euro ne vit, apo rumunet, 4200 euro. Dhe nese do t;u referoheshim niveleve renese te konsumit, eurostat tregon sesi per shembull, ne Hungari, Rumani dhe Bullgari, ato kane rene nga 5% deri ne 9% gjate 2-3 viteve te fundit. Dhe po kaq, edhe ne vende te zhvilluara ekonomikisht.

Shpenzimet kryesore te nje evropiani ne vit 
Nje qytetar evropian, shpenzon mesatarisht sipas Eusostat-it, 3400 euro ne vit per zerat kryesore qe i sigurojne mbijetesen. Ndersa rreth 1900 euro ia marrin zera te tille, si transporti apo pijet alkoolike dhe frekuentimi i bareve dhe restoranteve. Per shendetin? Shpenzon mesatarisht vetem 500 euro ne vit. Aq sa shpenzon ne fakt, edhe per telefonine, apo arsimin e tij. Ndersa zeri i te mirave materiale personave, si edhe ato qe kane te bejne me argetimin, zene rreth 1600 euro ne muaj.

3400 
Euro ne vit, ka shpenzuar se fundmi mesatarisht ne total nje qytetar evropian per pagesen e shtepise, gazit, energjise elektrike, ujit, mesatarisht 283 euro ne muaj.

1200 
Euro ne vit, ka shpenzuar se fundmi mesatarisht ne total nje qytetar evropian neper kafe, bare apo restorante, cka bie mesatarisht 100 euro ne muaj.

1900 
Euro ne vit, ka shpenzuar se fundmi mesatarisht ne total nje qytetar evropian neper per transportin apo edhe pijet alkoolike, mesatarisht 160 euro ne muaj

Greket dhe Baltiket, kursejne buken e gojes
Kriza? Me e ashper tek greket dhe vendet baltike. Pikerisht aty, ku njerezit kane nisur te kursejne edhe buken e gojes. Sic referojne te dhenat e Eurostat-it rreth kesaj dukurie, tkurrja e pergjithshme ne konsumin familjar ka rezultuar se fundmi me e larte ne Lituani (-15.5%), Greqi (-15,3%), Letoni (-15,3%) dhe Estoni (-12.6%). Ku mes tyre, Lituania treguan vecanerisht reduktime drastike per mallra dhe sherbime te ndryshme ne nivelin deri ne -27.7%, per transport -26% dhe ushqim -21.6%. Ndersa Letonia pati renie te madhe ne shpenzimet per arsim, deri ne nivelin prej -45.6% dhe arsimi, veshje e kepuce ne -36.4%, duke vijuar me nivelin renes te shendetit, ne -26.6% etj. Greqia? Mund te thuhet se ka shenuar renie per te gjitha kategorite e shpenzimeve, si ato per veshje me nivelin prej -28.6%, per transport 37.5%, per komunikim -28.3% dhe orendi -26.6%. 

Kompensimi i pensioneve, çështje e mundshme apo “hile” e Serbisë

Posted by Vnb-Snorki | 27 February, 2013 | Posted in

Pensionistët e Kosovës do të shqyrtojnë të gjitha rrugët e mundshme për të fituar të drejtën e tyre për kompensim për pensionet e tyre, të cilat janë ndaluar nga shteti i Serbisë që nga qershori i vitit 1999. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës, të cilët siç thonë, janë duke u përgatitur që të ankohen në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Nisma e sindikalistëve pensionistë ka pasuar pas vendimit të Gjykatës në Strasburg që Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Republikës së Serbisë t’ua kompensojë pensionet 3 individëve që ishin ankuar në këtë gjykatë. Nexhat Ibrahimi, nga Sindikata e Pensionistëve të Kosovës, tha se kjo sindikatë ka vendosur që t’i deponojë ankesat në Gjykatën e Strasburgut. “Disa pensionistë që janë ankuar privatisht i kanë fituar pensionet. Kemi informata nga disa avokat që na prezantojnë neve edhe në Gjyqin e Strasburgut, prandaj ne po mbledhim shënime sa të mundmi. Mirëpo, ndërkohë, do të mbahet një mbledhje e Kuvendit të Kosovës, me 28 shkurt, lidhur me këtë çështje dhe ne do ta shqyrtojmë, pasi të mbahet ky kuvend, se çka të bëjmë më tutje”, tha Ibrahimi. Por, lidhur me këtë çështje, përplasje mendimesh janë duke u zhvilluar ndërmjet Sindikatës së Pensionistëve dhe Shoqatës e Pensionistëve të Kosovës. Kryetari i kësaj shoqate, Shaban Kajtazi, tha se pensionistët të cilët kanë përfituar kompensimin e pensioneve të tyre nga Serbia, nuk janë shtetas të Kosovës. “Mirëpo, ata tre pensionist që thonë se janë të Kosovës, ata kanë qenë të Kosovës, por janë shpërngulur në Novi Pazar (Serbi). Janë dy boshnjak dhe Shaban Kelmendi, i cili shkon herë në Kosovë e herë nuk e di se ku... Ajo nuk është bazë, ngase pensionistëve të Kosovës, asnjë individi, ende Gjykata e Strasburgut nuk ua ka pranuar atë të drejtë, sepse duhet të shteren të gjitha mjetet juridike në gjykatat e vendit, për të arritur të drejtën për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare”, u shpreh Kajtazi. Në anën tjetër, nën presionin e Gjykatës së Strasburgut, Qeveria e Serbisë më 12 shkurt e kishte hartuar “planin aksional për zgjidhjen e problemit të pagesës së pensioneve në territorin e Kosovës”. Më pas, Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë ka nxjerrë një dokument, përmes të cilit njoftohen pensionistët e Kosovës për mundësinë e kompensimit të tyre dhe mënyrën e aplikimit. Kohë më parë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pati deklaruar se çështja e kompensimit të pensionistëve të Kosovës duhet të shqyrtohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po mbahet në Bruksel. Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dokumenti apo njoftimi të cilin e ka lëshuar Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë, mbanë në vete kushte, apo siç e quan ai hilen, deri në atë mase sa ai të jetë i parealizueshëm nga pensionistët e Kosovës. - See more at: http://www.telegrafi.com/ekonomi/kompensimi-i-pensioneve-ceshtje-e-mundshme-apo-jahileja-e-serbise-46-13966.html#sthash.sHs9cUap.dpuf

Versioni i Shqipërisë

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë po e quan të ngutshëm vendimin e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinës për t’i hequr nga tregu disa produkte të qumështit me origjinë shqiptare. Madje, atje dyshojnë në kapacitetet e AVUK’ut për të bërë analiza për aflatoksinë dhe dyshojnë që kjo mund të ketë qenë edhe e qëllimshme. Produktet e qumështit me origjinë shqiptare, për të cilat Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës urdhëroi heqjen e tyre nga tregu, në Shqipëri konsumohen pa problem. Atje ende po i presin analizat nga autoritetet përgjegjëse për të parë se a ka vërtet aflatoksinë në këto produkte. Madje, institucionet përgjegjëse dhe mediat po e quajnë të ngutshëm këtë vendim të AVUK-ut. Siç shkruan “Shqip”, qytetarët shqiptarë gjenden në dilemën se cilën markë qumështi duhet të konsumojnë, sa kohë autoritetet vendase nuk kanë dhënë një deklaratë konkrete për përmbajtjen e kutive të qumështit me origjinë shqiptare të bllokuar në Kosovë, pas dyshimeve për alfatoksinë. Qumështi i “damkosur” si i dyshuar me lëndë toksike konsumohet masivisht, jo vetëm nga të rriturit, por edhe nga fëmijët e vegjël, prindërit e të cilëve janë alarmuar pas lajmit të dhënë në media. Ditën e shtunë, autoritetet e kontrollit të ushqimit në Kosovë vunë alarmin për disa marka, të cilat tregtojnë qumësht kutie të dyshuara për përmbajte lëndësh toksike me origjinë shqiptare që nuk duhen konsumuar. Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat kosovare, Ministria e Bujqësisë shqiptare deklaroi se do të analizohen produktet e dyshuara me origjinë shqiptare. Por, pavarësisht kësaj, analizat e produkteve janë futur në laboratorë rreth mesditës së djeshme. Janë 13 analiza të produkteve të dyshuara me përmbajtje alfatoksinë, helm toksik për të cilat ekspertët dhe laboratorët kërkojnë afate të përcaktuara, për të nxjerrë rezultate të sakta. Përveç kësaj, ekspertët e AKU-së kanë dalë në punë në fundjavë, duke ndarë punën dhe duke bërë gati të gjithë bazën materiale të nevojshme për ekzaminime, shkruan Express. Ata kanë dalë në terren për të mbledhur kampionë analizash të produkteve të qumështit që prodhohet në vend, për të cilat autoritetet kosovare kanë urdhëruar ndalimin e tregtimit dhe konsumit, të paktën deri në sqarim të situatës dhe daljen e rezultateve të analizave më specifike. Shqipëria nuk ka dhënë asnjë urdhër për ndalim konsumi të produkteve të dyshuara deri në daljen e analizave zyrtare në laboratorin e Institutit të Kërkimeve Veterinare. - See more at: http://www.telegrafi.com/ekonomi/versioni-i-shqiperise-46-13964.html#sthash.en7TWP1z.dpuf

10 mijë euro për fishekzjarrët e pavarësisë

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Dhjetëra mijëra euro janë shpenzuar në fishekzjarrë, por edhe dekorime tjera për kremtimin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku ceremonia kryesore është mbajtur të dielën më 17 shkurt.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës para pak ditësh ka përzgjedhur kompaninë “ALFA CENTAUR” për furnizim me fishekzjarrë, të cilat do të ndizen të dielën në momentin kur vendi mbush 5 vjet nga shpallja e pavarësisë së vendit. Sipas ueb-faqes së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) shihet se vlera e këtij tenderi është hiq më pak se 9500 euro, ndërkaq kontrata mes Zyrës së Prokurimit të kryeministrit dhe kompanisë që e ka fituar tenderin do të ndodhë të shtunën, një ditë para ndezjes së tyre.
Por, nuk është vetëm Zyra e Kryeministrit të Kosovës që po bën përgatitjet për kremtimin e pesevjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe disa nga komunat e Kosovës. Po ashtu, edhe Komuna e Obiliqit ka shpallur fitues kompaninë “TT-OFFICE” për dekorimin e qytetit për pesëvjetorin e shpalljes se pavarësisë.
Vlera totale e kontratës mes komunës dhe kompanisë është 2.500 euro, por kontrata mes komunës dhe kompanisë private do të nënshkruhet më 19 shkurt, dy ditë pasi që kompania private ta dekorojë qytetin.
Edhe komuna e Mitrovicës është kujdesur që gjatë festës ta stolisë qytetin. Ajo po ashtu para pak ditësh ka përzgjedhur kompaninë private “FITIMI” si fituese të tenderit për dekorimin e tenderit, ku vlera e përgjithshme e kontratës është hiq më pak se 9.980 euro. Edhe Komuna e Therandës ka shpenzuar një shumë të parave për festimin e pesevjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Për rregullimin e ambientit për aktivitete kulturore festive, komuna ka përzgjedhur Organizatën JoQeveritare (OJQ) “ VALA“, ku për punën që ka bërë kjo OJQ, nga komuna ka marrë hiq më pak se 7996 euro.