
Ata nuk jetojne me si me pare. Pasi gjysma e te ardhurave shkon vetem
per te paguar banesen dhe ushqimin e perditshme. Kjo eshte situata ne te
cilen gjenden pjesa me e madhe e familjeve te vendeve anetare te
Bashkimit Evropian. Duke folur qarte kesisoj per nje krize te thelle qe i
ka mberthyer ato. Te pakten keshtu konfirmon analiza me e fundit e
publikuar nga Eurostat, Instituti Evropian i Statistikave, sipas te
ciles, greket dhe qytetaret e vendeve baltike, paraqiten me
doreshtrenguarit ne shpenzime. Nje analize, ne dukje deshperuese kjo per
kontinentin e vjeter, qytetaret e te cilit, eshte thene gjate te gjitha
koherave, se jetojne me mire se gjithe qytetaret e vendeve te tjera te
botes. Te pakten, ne aspektin e shpenzimeve, ata jane me selektive dhe
te kualifikuar se te tjeret. Pasi edhe nese mund te paguhen me pak se te
tjeret, ata shpenzojne me shume se te gjithe per argetim, restorante,
kulture dhe te mira materiale. Por kriza financiare qe e ka mberthyer
Evropen prej disa vitesh, duket se ka bere te veten, duke krijuar nje
pamundesi shpenzimesh si me pare per qytetaret e saj. Keshtu, nese iu
referohemi te dhenave te Eurostat-it, thuhet se ne teresi, konsumi
familjar thuhet se ka rene me nje nivel prej 1.8% e Prodhimit te
Brendshem Bruto evropian gjate vitit te kaluar, ndersa ze rreth 56.5% te
tij ne total. Duke treguar edhe ne shifra, se konsumi ve ne perdorim
rreth gjysmen e te ardhurave te vendeve anetare te BE-se. Shifrat
tregojne gjithashtu se ne teresi, niveli vjetor i shpenzimeve per fryme i
evropianeve, ka arritur ne vitin 2011 nga 18 deri ne 21 mije euro per
fryme. Ndersa ne vitin 2008, i cili shenonte edhe nisjen e krizes
financiare ne Evrope, ky nivel shenohej edhe me i ulet, deri ne 14.2
mije euro per fryme. Cka flet qarte per rritje te shpenzimeve vjetore qe
nje evropian perdor per konsum. Kjo ne fakt, sipas eksperteve te
Eurostat-it ka ndodhur edhe per shkak te rritjes se cmimeve gjate kesaj
periudhe te viteve te fundit. Cilet i kane shpenzimet me te larta?
Qytetaret e Luksemburgut, me plot 35 mije euro ne vit, per t’u pasuar
nga ata te Danimarkes me 29.6 mije euro. Per te arritur ne vende
mesatarisht te varfra si Hungaria, respektivisht me nje nivel
shpenzimesh prej 6400 euro dhe ne fund, bullgaret te cilet e kane kete
kuote deri ne 3400 euro ne vit, apo rumunet, 4200 euro. Dhe nese do t;u
referoheshim niveleve renese te konsumit, eurostat tregon sesi per
shembull, ne Hungari, Rumani dhe Bullgari, ato kane rene nga 5% deri ne
9% gjate 2-3 viteve te fundit. Dhe po kaq, edhe ne vende te zhvilluara
ekonomikisht.
Shpenzimet kryesore te nje evropiani ne vit
Nje qytetar evropian, shpenzon mesatarisht sipas Eusostat-it, 3400 euro
ne vit per zerat kryesore qe i sigurojne mbijetesen. Ndersa rreth 1900
euro ia marrin zera te tille, si transporti apo pijet alkoolike dhe
frekuentimi i bareve dhe restoranteve. Per shendetin? Shpenzon
mesatarisht vetem 500 euro ne vit. Aq sa shpenzon ne fakt, edhe per
telefonine, apo arsimin e tij. Ndersa zeri i te mirave materiale
personave, si edhe ato qe kane te bejne me argetimin, zene rreth 1600
euro ne muaj.
3400
Euro ne vit, ka shpenzuar se fundmi mesatarisht ne total nje
qytetar evropian per pagesen e shtepise, gazit, energjise elektrike,
ujit, mesatarisht 283 euro ne muaj.
1200
Euro ne vit, ka shpenzuar se fundmi mesatarisht ne total nje
qytetar evropian neper kafe, bare apo restorante, cka bie mesatarisht
100 euro ne muaj.
1900
Euro ne vit, ka shpenzuar se fundmi mesatarisht ne total nje
qytetar evropian neper per transportin apo edhe pijet alkoolike,
mesatarisht 160 euro ne muaj
Greket dhe Baltiket, kursejne buken e gojes
Kriza? Me e ashper tek greket dhe vendet baltike. Pikerisht aty,
ku njerezit kane nisur te kursejne edhe buken e gojes. Sic referojne te
dhenat e Eurostat-it rreth kesaj dukurie, tkurrja e pergjithshme ne
konsumin familjar ka rezultuar se fundmi me e larte ne Lituani (-15.5%),
Greqi (-15,3%), Letoni (-15,3%) dhe Estoni (-12.6%). Ku mes tyre,
Lituania treguan vecanerisht reduktime drastike per mallra dhe sherbime
te ndryshme ne nivelin deri ne -27.7%, per transport -26% dhe ushqim
-21.6%. Ndersa Letonia pati renie te madhe ne shpenzimet per arsim, deri
ne nivelin prej -45.6% dhe arsimi, veshje e kepuce ne -36.4%, duke
vijuar me nivelin renes te shendetit, ne -26.6% etj. Greqia? Mund te
thuhet se ka shenuar renie per te gjitha kategorite e shpenzimeve, si
ato per veshje me nivelin prej -28.6%, per transport 37.5%, per
komunikim -28.3% dhe orendi -26.6%.