Headlines

"Titanik 2" po ndërtohet në Kinë

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in

Manjati i minierave australiane, Clive Palmer ka firmosur një marrëveshje me ndërmarrjen finlandeze, "Deltamarin" për të koordinuar ndërtimin në Kinë të "Titanic 2", bën të ditur Ansa.
Një version i shekullit 21 i transatlantikut të fundosur në 1912 gjatë udhëtimit të përurimit të tij pas një përplasjeje me një ajsberg, që shkaktoi 1500 të vdekur.
Puna e Deltamarin ka të bëjë me kantierët kinezë të ndërtimit të anijes: 840 dhoma dhe 9 ura, me gjatësi 270 metra dhe një lartësi 53m dhe peshë 40 mijë tonë.

Facebook do të ndryshojë dizajnin e furnizuesit të lajmeve

Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in

Facebook ka menduar ti japë një pamje të re furnizuesit të lajmeve në faqen kryesore.

Të gjitha ndryshimet do të zbulohen javën e ardhshme në një event për media, ku mund të merret pjesë vetëm me ftesa.

Për momentin nuk ka asnjë detaj mbi ndryshimet. I vetmi mesazh që kompania ka përcjellë me e-mail ka qenë: "Ejani të shihni pamjen e re të furnizuesit të lajmeve."
Prezantimi do të bëhet në daten 7 mars, pranë zyrave qendrore në Menlo Park, Kaliforni.

Aktualisht, postimet e fundit shfaqen në qendër të furnizuesit, në faqen kryesore të përdoruesve, duke përditësuar në çdo moment listën e postimeve nga miqtë dhe faqet që përdoruesit ndjekin.
Kohët e fundit, algorimet që bëjnë renditjen e postimeve, janë kritikuar shpesh nga përdoruesit. Këta të fundit ankohen edhe për shfaqjen e shpeshtë të reklamave apo postimeve të sponsorizuara, të cilat kanë filluar ti bezdisin jashtë mase.

Twitter implementon standardin DMARC për ndalimin e e-maileve të infektuara

Të shohim se çfarë ndryshimesh na presin javën tjetër lidhur me këto çështje...

iTunes U arrin në 1 miliardë shkarkime

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in

Apple njoftoi sot se shërbimi i saj iTunes U ka arritur në një miliard shkarkime, për më pak se gjashtë vjet pas debutimit zyrtar.
“Është frymëzuese për të parë se çfarë kanë bërë studentët dhe profesorët e lëmive të ndryshme me shërbimin tonë, iTunes U” ka thënë Eddy Cue, zëvendës drejtori i Apple për Shërbimet e Softuerit të Internetit dhe Shërbimeve në Apple.
Me përmbajtje të jashtëzakonshme të ofruar nga iTunes U, studentët tani mësojnë si asnjëherë më parë, dhe sot, ne kemi më shumë se 250 mijë studentë të regjistruar në program – që është një statistikë fenomenale” ka deklaruar më tej Cue.

Apple gjithashtu ka thënë se 1,200 kolegje dhe universitetet bëjnë pjesë në shërbim, si dhe mbi 1200 shkolla fillore dhe të mesme janë të regjistruar në iTunes U. Më shumë se 60 për qind e shkarkimeve në iTunes U vijnë nga vendet jashtë SHBA-së.

iTunes U ofron katalogun më të gjerë të lëndëve edukative online në botë, të cilat postohen nga shkollët, muzetë, dhe organizatat më eminente të globit. Qëllimi i shërbimit të Apple është tu ndihmojë edukatorëve të krijojnë lëndë të cilat përfshijnë: ligjërata, detyra, libra, kuize, dhe jo vetëm.

SHBA zbulon strategjinë e cila e lufton krimin kibernetik

Posted by Vnb-Snorki | 21 February, 2013 | Posted in

Shtëpia e Bardhë sot ka prezantuar një strategji të re për të ushtruar presion mbi Kinën dhe vendet e tjera që përfshihen në spiunazh korporativ kundër SHBA-ve, raporton WSJ.
Ky është një tentim i administratës së Presidentit Obama për të iu kundërvyer sulmeve nga hakerët dhe spiunazhit komercial.
Strategjia e publikuar të mërkurën që ishte objekt i një takimi në Shtëpinë e Bardhë, shqyrton mundësinë e rritjes së kufizimeve tregtare amerikane mbi produktet dhe shërbimet që rrjedhin nga sekretet e vjedhura tregtare. 
Zyrtarët amerikan gjithashtu paraqitën një seri të veprimeve diplomatike me të cilat ata do të përforcojnë angazhimin e administratës për uljen e vjedhjeve të tilla të bëra përmes sulmeve kibernetike.
Strategjia e re vjen menjëherë pas zbulimeve të spiunazhit kibernetik që vinte nga Kina, të cilin kjo e fundit e ka mohuar, duke e quajtur si të pabazë.

Sony së shpejti do lansoi PlayStation 4?

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Gjiganti elektorinkë Sony është duke përgaditur një ngjarje në Nju Jork, ku premtoi se së shpejti do zbuloj se qfarë është në të vërtet duke bërë.
Pas shumë thashethemeve rreth PlayStation 4 dhe konsolës së re që është lansuar, Sony refuzoj të flas rreth atyre dhe ende nuk ka konfirmuar asgjë.
Fotot që kanë dalur në internet tregojnë një kontrollues të mrekullueshëm që nuk është parë më herët me  Touch-Pad që më parë ka qenë një kontrollues klasik pra DualShock.
Shfaqja e PlayStation 4 do befasoj shumë tifozë të lojrave kompjuterike në të gjithë botën dhe do rris betejën ndërmjet rivalëve Xbox 360 nga Nintendo dhe krijesit të sistemit Wii .
Që nga konsola e parë e lansuar nga PlayStation në dhjetor të vitit 1994, Sony ka shitur 310 milionë konsola në mbarë botën dhe 2.9 milion lojra.

Ftohësit për punë të gjatë nga Arctic Cooling

Posted by Vnb-Snorki | 04 July, 2011 | Posted in

Kompania Arctic Cooling ka prezantaur dy ftohës të rinj për procesorë të dedikuar për punë të pandërprerë. Freezer 13 CO dhe Freezer 13 Pro CO (Continuous Operation) janë dizajnuar për shfrytëzuesit të cilët nuk i fikin kompjuterët e tyre me ditë të tëra, ndërsa qëndrueshmëria dhe besueshmëria në punë sigurohet nga dy ventilatorë me bazamente sferike dhe mekanizmi kualitativ i montimit në pllakën amë.
Të dy zgjidhjet kanë dizajn klasik në formë pirgu, përmes të cilit kalojnë katër gypa bartës të nxehtësisë. Modeli Freezer 13 CO ka 45 fletëza alumini dhe ventilatorin me diametër 92 mm me shpejtësi rrotullimi prej 600 deri 2000 rpm. Versioni Freezer 13 Pro CO vjen me dy fletëza më shumë dhe ventilator më të madh 120-milimetërsh me shpejtësi rrotullimi prej 300 deri 1350 rrotullime në minutë.
Përveç këtyre versioni Pro ka edhe ventilatorin 50-milimetërsh në bazën e ftohësit, i cili rrotullohet me shpejtësi prej 700 deri 2700 rpm. Këta ftohës janë të përshtatshëm për instalim në procesorët e AMD dhe Intel, ndërsa kushtojnë 32,95 euro (Freezer 13 CO) dhe 43,95 euro (Freezer 13 Pro CO).

TDSS rootkit ka infektuar 4,5 milionë PC

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Kaspersky ka publikuar të dhënën që rootkiti i ri i vjetër, TDSS, ka infektuar më shumë se 4.5 milionë PC për vetëm tre muaj. Autorët në kompjuterët e infektuar mund të vendosin keyloggerë, adware dhe çfarëdo softueri tjetër malware, pasi që kanë kontroll absolut ndaj makinës së infektuar. TDSS nuk është edhe aq i ri, është paraqitur në vitin 2008, dhe shpejt ka hasur në simpati të hackerëve për shkak të arkitekturës shumë të mirë dhe shfrytëzimit të funksioneve low-level të cilat nuk mund t’i detektojnë antivirusët.
Versioni aktual TDL-4, fajtor për 4,5 milionë viktima, është version shumë më i evoluuar dhe përveç funksioneve të shumta antivirus largon edhe rootkitët tjerë nëse i gjen në kompjuter, si p.sh. ZeuS, Gbot dhe Optima, ndërsa mund të lidhet në rrjetin P2P Kad për të komunikuar me autorët.
Kaspersky vlerëson që në SHBA, ku edhe është numri më i madh i infektimeve, ky rootkit u ka sjellë autorëve 250.000 dollarë fitim.
Detajet teknike mund t’i gjeni në adresën 
http://www.securelist.com/en/analysis/204792180/TDL4_Top_Bot.

Samsung shet 3 milione Galaxy SII

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Pas Koresë së Jugut, Samsung Galaxy SII ishte lansuar më pas edhe në vendet tjera të botës, si Japonia, India dhe Mbretëria e Bashkuar.
Një raport i publikuar sot nga agjencia koreane e lajmeve, Yonhap, thotë se ky model i telefonit të Samung tani ka arritur të shitet në më shumë se 3 milionë copë në pjesë të ndryshme të botës, vetëm 55 ditë pas lansimit të tij fillestar.
Nëse e bëjmë një përllogaritje të vogël, i bie që telefoni i famshëm që bazohet në Android, është shitur në 54,500 copë në ditë, pa llogaritur njësitë e shitura në Korenë e Jugut.
Më herët, Telegrafi.com pati raportuar se shitjet e këtij modeli vetëm në tregun Korean kanë arritur në 1 milionë copë.
Për ata që kanë harruar specifika e këtij telefoni, vlen të thuhet se Samsung Galaxy SII posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, teknologji të ekranit – Super AMOLED Plus, procesor dy-bërthamësh me 1.2GHz, hollësi të jashtëzakonshme prej 8mm, dhe pamje të jashtëzakonshme të ekranit të telefonit.
Një raport tjetër thotë se ky model është jashtëzakonisht i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe se i njëjti llogaritet të jetë njëri ndër modelet më të përdorura për momentin, gjë që ndikon direkt në rritjen e numrit të shitjeve për kompaninë prodhuese.

Anderson: Google + mund të kalojë Facebook

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Themeluesi i një prej rrjeteve të para sociale dhe ndër më të suksesshmet “My Space”, Tom Anderson, deklaron se Google + ka mundësinë të realizojë dëshirën e tij të dikurshme, të ndërtojë një rrjet me të vërtetë social, dhe të kalojë Facebook.
Anderson mendon se për të realizuar këtë, Google, ndryshe nga Facebook dhe Twitter, e ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme video, audio, photo dhe eksperiencën e duhur për këtë.
“Vizioni im për My Space ishte që gjithçka duhej të ishte sociale, dhe u mundova të ndërtojë një gjë të tillë, me mundësitë dhe kapacitetet mendore që ekzistonin. Kjo na bëri të suksesshëm për një kohë të gjatë. Pastaj erdhi Facebook, një rrjet edhe më social se i yni. Tashmë e ka rradhën Google +. Çdo rrjet bëhet më i ndjekur dhe më i dobishëm kur ai është sa më shumë social.”, - tha Tom Anderson.
Themeluesi i “My Space”, shiti rrjetin e tij social për 35 milion dollar në vitin 2009, pasi ky i fundit u zhvendos në vend të dytë nga Facebook.

Çdo ditë aktivizohen 500 mijë Androidë

Posted by Vnb-Snorki | 03 July, 2011 | Posted in

Andy Rubin nga Google ka bërë të ditur që çdo ditë aktivizohen madje gjysmë milioni aparate Android anembanë botës. Në këto 500 mijë hyjnë si telefonat e avancuar mobilë po ashtu edhe tabletët. Për Androidin lajm edhe më i mirë është që aktivizimi ka rritje javore prej 4,4 për qind. Rubin në maj deklaroi që në botë aktivizohen çdo ditë 400.000 aparate Android, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar ishin “vetëm” 300.000 në ditë.
Kjo informatë vjen vetëm një javë pasi që u paraqitën raportet që iPhone 4 në Verizon Wireless dhe iPhone 5 që pritet të arrijë janë duke ngadalësuar rritjen e Androidit. Rastësisht?

Festohet 20 vjetori i thirrjes së parë me telefon mobil

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Harri Holkeri, kryeministri i atëhershëm i Finlandës, ka bërë thirrjen e parë në botë me telefon mobil, dhe kjo gjë ka ndodhur me 1 korrik 1991 në Helsinki, Finlandë.
Me sa duket, kjo është kthyer në një javë të jubileve. Javën e kaluar Apple ka festuar me konsumatorët e saj katër vjetorin e iPhone.
Ndërsa, sot është ditëlindja e 20-të e thirrjes së parë telefonike GSM, e cila në shumë mënyra ishte fillimi i një epoke të re në industrinë e telekomunikacionit  dhe fillimin e revolucionit global të teknologjisë pa tela.
Në vitin 1987, GSM u miratua si standard evropian për teknologji të brezit të dytë të telefonisë mobile.
Sot, më shumë se 4.4 miliardë njerëz përdorin telefonat mobil të bazuar në standardin GSM.

Mark Zuckerberg ne Google Plus?

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Gazetarët e teknologjisë nuk janë të vetmit që kanë marrë qasje të hershme në rrjetin më të ri social të Google, i cili quhet Google +.
Një gjë e tillë i është mundësuar edhe drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili me sa duket e ka pranuar ftesën e Google për të qenë njëri ndër anëtarët e parë të këtij rrjeti social.
Sipas Forbes, ai nuk është shumë i lumtur për llogarinë e tij të re në këtë rrjet social. Fotografia e profilit të tij është bërë përmes një ueb-kamere e cila duket shumë më ndryshe nga ajo që ai ka në rrjetin e tij, Facebook.
Kjo vërehet menjëherë pasi që në profilin e tij ai nuk ka plotësuar shumë gjëra. Në të, thuhet se ai është mashkull, dhe punon në zonën teknologjike, Palo Alto, ndërsa për të gjithë ata që nuk e njohin, ai ka thënë vetëm “unë krijoj gjëra”.
Në rrjetin më të ri social, Zuckerberg është miqësuar me një numër të madh të stafit të tij që janë poashtu anëtarë të Google +, ndërsa qëndrimi i tij aty nuk është për tu habitur, pasi që ai ka një llogari edhe në Twitter.

TouchPadi 7-inçësh në gusht?

Posted by Vnb-Snorki | 02 July, 2011 | Posted in

HP ka zgjedhur prodhuesin e kontraktuar për tabletin e vet 7-inçësh të bazuar në webOS, dhe ky është Inventec, shkruan “Taiwan Economic News”. Tableti është i gatshëm për prodhim, ndërsa pritet që të fillojë të shitet kah mesi i gushtit, pohojnë burimet.
Rezolucioni i ekranit të TouchPadit 7” është 1024 x 768 pixelë, që është njëjtë sikurse në modelin tashmë të prezantuar 9,7-inçësh. Me modelin e ri 78-inçësh HP-ja do t’u bëjë konkurrencë tabletëve me Android me diagonale më të vogël të ekranit.
Inventec thuhet se ka marrë porosinë për rreth 400.000 dhe 450.000 copë TouchPad në muaj. Modeli më i madh 9,7” me çmim prej 500 dollarësh fillon të shitet në SHBA më 1 korrik. Për çmimet e modelit 7” nuk ka informata akoma.

Nisin prenotimiet e tabletit Vizio 8

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Sikurse kishte njoftuar kompania Vizio ka njoftuar se pret rezervimet për tabletin e saj më të fundit Vizio 8.
Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, ju kujtojmë se ky është një Android me ekran 8-inch me prekje me rezolucion 1024 x 768, një procesor 1 GHz, një memorje të integruar 2 GB me mundësi rritje deri në 32 GB përmes kartës mikro SD, WiFi, Bluetooth, GPS dhe një kamera ballore 2 megapiksel, dhe teknologjinë 4G.
Ky prototip i Vizio, i cili do të nisë shitjet më 17 korrik, kushton 399.9$

Kina nis trenin me shpejtësi 300 km në orë

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Pasagjerët sot kanë hyrë për herë të parë në bordin e një treni me shpejtësi të madhe që e lidh Pekinin me Shangain, në një linjë që ka kushtuar 33 miliardë dollarë që Kina shpreson të lehtësoj sistemin e mbingarkuar të transportit.
Zyrtarët thonë se trenat do të jenë në gjendje të ec me shpejtësi 300 kilometra në orë. Lidhja e shpejtë është lansuar në prag të 90 vjetorit të Partisë Komuniste Kineze.

iPad behet me 100,000 aplikacione unike

Posted by Vnb-Snorki | 01 July, 2011 | Posted in

Për vetëm 453 ditë të lansimit të gjeneratës së parë të tabletit të Apple, iPad, zhvilluesit e ndryshëm të aplikacioneve kanë krijuar më shumë se 100,000 aplikacione unike, për tabletin tani numër një në botë.
Në kuadër të këtyre aplikacioneve përfshihen edhe ato që janë krijuar për iPad 2, ndërsa të njëjtat tashmë janë aprovuar në iTunes.
Kjo është nëj rritje mbresëlënëse e numrit të aplikacioneve për 16 muaj, dhe tejkalim i objektivit për 100 mijë aplikacione, duke marrë parasysh që para lansimit të këtij kompjuteri tablet, ishte vlerësuar si një “pajijse e vdekur” , ndërsa përdoruesit shqiptar të teknologjisë e quanin atë “iPhone i madh”.
Megjithatë, ky numër i aplikacioneve unike për iPad ende nuk është konfirmuar nga Apple, mirëpo një gjë të tillë mund ta bëni vetë, duke e vizituar dyqanin virtual të aplikacioneve në iPad, në këndin e majtë.

Facebook me 750 milionë anëtarë

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Edhe pse vetë Facebook ende nuk ka dhënë shifrat zyrtare, sipas shkrimit të “TechCrounch”, Facebook tani ka përafërsisht 750 milionë përdorues të rregullt, të cilët së paku njëherë në muaj kyçen në këtë rrjet social. Facebook verën e kaluar ka bërë të ditur se ka 500 milionë përdorues, kështu që për një vit, është rritur për 50 për qind, respektivisht për 250 milionë.
Me këtë është tejkaluar mesatarja prej 100 milionë përdoruesve, të cilët Facebook i ka fituar mesatarisht në vit që nga themelimi në vitin 2004. Në “TechCrounch” gjithashtu supozojnë se Facebook nuk dëshiron të zbardhë shifrat zyrtare, derisa numri i përdoruesve të rritet në një miliardë.

Facebook fiton konkurencë – “Google+”

Posted by Vnb-Snorki | 30 June, 2011 | Posted in

Google ngriti rrjet të ri social Google+, i cili tani për tani është në dispozicion vetëm për një numër të vogël njerëzish të cilët e testojnë.
Përfaqësuesit e Google konfirmojnë se servisi i tyre në mënyrë drastike e ndryshon paradigmën për rrjetësimin publik që e shpiku Facebook në të cilin ekziston mënyrë për përcaktimin e llojeve të ndryshme të miqësive dhe këmbimin e informatave.
Googlel+ është strukturuar në mënyrën e njëjtë si FB, por dallimi thelbësor qëndron në atë që shokët apo kontaktet e shfrytëzueseve janë grupuar në qarqe specifike sipas përzgjedhjes.

Video-lojërat sipas shkencës

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Gjykata Supreme në Kaliforni ka vendosur se është e jashtëligjshme në shtetin e Kalifornisë të pengohen të miturit nga blerja e video-lojërave të dhunshme. Gjykata vendosi se ligji i vitit 2005, i cili kurrë nuk hyri në veprim, cenon lirinë e të rinjëve për shprehje.
Por a provokojnë ndjenja të nervozës video-lojërat, a e reduktojnë aktivititetin në lobin ballor të trurit dhe a paraqesin sjellje të dhunshme?
Shumë akademikë dhe profesionistë mjekësorë thonë që po, megjithëse të gjithë nuk pajtohen. Akademia Amerikane e Pediatrisë doli me një deklartë në vitin 2009 duke përfshirë që zbulimi përgjatë formave të ndryshme të mediave, duke përfshirë video-lojërat, por edhe televizionin, filmat dhe muzikën “mund të ndihmojë në sjelljet agresive, mosndjeshmëria nga dhuna, ankthet e natës dhe frika nga të qenurit i lënduar. Shoqata Psikiatrike Amerikane merr një deklaratë të ngjashme për video-lojërat dhe këshillon për ulje të dhunës në këto video-lojëra.
Craig A. Anderson, një profesor në Universitetin e Shtetit Iowa, i cili gjerësisht ka studiuar video-lojërat dhe dhunën, është më pak kritik. Duke iu përgjigjur pyetjeve të fundit rreth video-lojërave dhe dhunës, Anderson deklaron që ekziston një “lidhje qenësore në mes të zbulimit ndaj dhunës në media dhe sjelljeve agresive” dhe lidhja është rastësore.
Janë bërë mjaft biseda nëse qëndrimi i tepërt duke luajtur video-lojëra duhet të shihet si një sëmundje mentale, apo jo. Shoqata Amerikane e Mjekësisë përfundoi që nuk janë bërë mjaft hulumtime. Shoqata Psikiatrike Amerikane është duke menduar që të përfshijë varshmërinë nga interneti në udhëzimin e ri për diagnozë.

Google themelon seksionin për lojëra?

Posted by Vnb-Snorki | 29 June, 2011 | Posted in

Çudi si nuk ka ndodhur më parë, kur kihet parasysh rëndësia e lojërave... Konkurset e reja për punë në Google zbulojnë që kjo kompani është duke kërkuar një person i cili do të udhëhiqte seksionin e ri të lojërave. Ky seksion do të quhej Games at Google, ndërsa tani për tani nuk është e qartë se cili do të jetë qëllimi. A do të fokusohet vetëm në lojërat për Android, Chrome OS, lojëra sociale apo ndoshta të gjitha këto së bashku. Me siguri që as në Google nuk janë krejt të sigurt, sepse në përshkrimin e punës së kandidatëve është edhe “krijimi i strategjisë së distribuimit dhe zbulimit të lojërave”.