Published On:01 March, 2013
Posted by Vnb-Snorki
iTunes U arrin në 1 miliardë shkarkime
Apple njoftoi sot se shërbimi i saj iTunes U ka arritur në një
miliard shkarkime, për më pak se gjashtë vjet pas debutimit zyrtar.
“Është frymëzuese për të parë se çfarë kanë bërë studentët dhe profesorët e lëmive të ndryshme me shërbimin tonë, iTunes U” ka thënë Eddy Cue, zëvendës drejtori i Apple për Shërbimet e Softuerit të Internetit dhe Shërbimeve në Apple.
Me përmbajtje të jashtëzakonshme të ofruar nga iTunes U, studentët tani mësojnë si asnjëherë më parë, dhe sot, ne kemi më shumë se 250 mijë studentë të regjistruar në program – që është një statistikë fenomenale” ka deklaruar më tej Cue.
Apple gjithashtu ka thënë se 1,200 kolegje dhe universitetet bëjnë pjesë në shërbim, si dhe mbi 1200 shkolla fillore dhe të mesme janë të regjistruar në iTunes U. Më shumë se 60 për qind e shkarkimeve në iTunes U vijnë nga vendet jashtë SHBA-së.
iTunes U ofron katalogun më të gjerë të lëndëve edukative online në botë, të cilat postohen nga shkollët, muzetë, dhe organizatat më eminente të globit. Qëllimi i shërbimit të Apple është tu ndihmojë edukatorëve të krijojnë lëndë të cilat përfshijnë: ligjërata, detyra, libra, kuize, dhe jo vetëm.