Shalqiri mbron nga kanceri dhe ul shtypjen e gjakut
Për shumë njerëz shalqiri është një freskues ideal veror. Studimet e fundit tregojnë se ky fryt i shijshëm mund të jetë edhe një mjet i rëndësishëm për uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
Mineralet dhe shtypja e gjakut
Nëse keni tension të lartë të gjakut, mjekët së pari do t'ju këshillojnë të zvogëloni konsumimin e kripës. Sipas revistës “Journal of Medical Association”, konsumimi i zvogëluar i natriumit ka një efekt të kufizuar në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe një efekt minimal te njerëzit me shtypje normale të gjakut.
Megjithatë, hulumtimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbulojnë se konsumim i matur i natriumit të kombinuar me konsumim të shtuar të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, minerale që gjenden në fruta, perime dhe produkteve më pak të yndyrshme të qumështit i shërben zvogëlimit të shtypjes së lartë të gjakut më shumë se vetëm kufizimi i konsumimit të natriumit.
Këto katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi ndihmojnë në rregullimin e shtypjes së gjakut.
Hulumtuesit nga Universiteti USDA në Nevadë dhe Oklahoma, kanë bërë një hulumtim në të cilin të anketuarve u është rritur niveli i argininës për 22 për qind, pasi që kishin pirë lëng shalqiri për tri javë në secilën shujtë.
Arginina është një substancë e nevojshme për të prodhuar monoksid të natriumit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimit të gjakut dhe mbron nga infarkti. Studimi ka përfshirë 23 vullnetarë të cilët çdo ditë kanë pirë 1560 gramë lëng nga shalqiri.
Shalqiri është një diuretik i shkëlqyeshëm sepse stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit prodhimin e urinës që lehtëson zhdukjen e toksinave.
Yndyra pothuajse nuk ka fare, por janë të pasura me karotenoide dhe likopene.
Likopeni është përgjegjës për ngjyrë e kuqe tërheqëse dhe është një