Headlines

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

16 Apr 2013 / 0 Comments

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy Kryeministrave- Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në Bruksel. “Uroj Kryeministrit Thaçi dhe Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në kuadër të

Më Shumë»

Ekonomi
Kronika E Zezë

Durrës, 25 vjet burg pedofilit amerikan

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin amerikan Carl Stephan Kaminski për abuzim seksual ...

Burg pa afat për tre personat që mbajtën peng 22-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën arrest me burg për 3 personat që akuzohen se kanë mbajtur peng p...

Teknologji

"Titanik 2" po ndërtohet në Kinë

Manjati i minierave australiane, Clive Palmer ka firmosur një marrëveshje me ndërmarrjen finlandeze, "Del...

Facebook do të ndryshojë dizajnin e furnizuesit të lajmeve

Facebook ka menduar ti japë një pamje të re furnizuesit të lajmeve në faqen kryesore. Të gjitha ndryshime...

Sport
Kosovë

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy...

Shqipëri

Sali Berisha, takim me akademikët

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mëngjesin e së martës një takim me akademikët në Universitetin e ...

Pandeli Majko: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande”!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje dhunën e dj...

Berisha inauguron shërbimin elektronik e-Matura

Kreu i qeverise,Shqiptare Sali Berisha ka inaguruar sot në shkollën “Petro Nini Luarasi” shërbimin elektro...

Rajon

“Republika e Maqedonisë së Epërme” është emri që do ta zëvendësoj parashtesën IRJM

Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic është Republika e Maqedonisë së Ep...

Shkup:Pesë nga shqiptarët e sulmuar, në spital

Në Spitalin e Qytetit në Shkup janë pranuar pesë qytetarë shqiptar me lëndime të rënda trupore. Dy prej ...

Izet Mexhiti: Shkupi s'ekziston pa shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë në Shkup ka mbajtur Konventën promovuese të kandidatit për ...

Showbiz

Shpëtuesja e American Idol?

Nicki Minaj mendon është ajo e cila mund të shpëtoi emisionin American Idol. Reperja beson se ajo do t’j...

Shëndetësi

Si të ndaloni osteoperozën me tre mënyra

Mosha mes 49 dhe 67 vjeç janë më të prekshmet nga osteoperoza. Osteoperoza është një gjëndje ku kockat që...

LifeStyle
Për Femra
Kronika E Zezë
Published On:05 July, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Cana: Kalimi në Lazio, realizim i një ëndrre të madhe

Mesfushori kosovar Lorik Cana, të hënën, i ka dhënë fund aventurës me klubin turk Galatasaray. Ai ka shkëputur kontratën me gjigantin turk, ndërkohë që menjëherë ia ka mësyrë Aeroportit të Stambollit për të fluturuar drejt Romës, ku e pret një kontratë e re, ajo me Lazion.
Mesfushori në Aeroportin e Stambollit ka improvizuar një konferencë, të fundit për mediet turke. Ai pritet që të martën të prezantohet si përforcim i Lazios dhe për këtë është shprehur tej mase i lumtur.
"Jam shumë i emocionuar me transferimin tim te Lazio. Kjo skuadër në edicionin e shkuar pati paraqitje të mirë, edhe në edicionin e ri besoj se do të luajmë mirë. Thjeshtë, jam i lumtur që po bëhem pjesë e Lazios", tha Cana, që me ekipin italian do të garojë në Evropa League. "Jam pajtuar të transferohem te Lazio, pasi vizionet i kishim të njëjta. Kam shumë përkrahës dhe pres të mësojë shumë te Lazio".
Ai do të firmos kontratë pesëvjeçare të vlefshme 1.8 milionë euro në vit, gati një milion më pak se që merrte te Galatasaray. Por, ky është çmimi që reprezentuesi i Shqipërisë ka pranuar të paguajë për të luajtur në një nga ligat më të forta evropiane dhe në një nga klubet më me histori në Itali.
Ai mezi pret derbin me Romën dhe ballafaqimin me legjendën e kësaj skuadre, Frencesco Totti.
"Derbi më Romën është madhështor, aty është Totti që ka luajtur mbi 600 ndeshje në Serie A. Puna ime nuk do të jetë të luajë kundër Tottit, por ta bëjë Lazion ekip më të fortë", insistoi Cana.
Mesfushori nuk është treguar për asnjë çast pishman që po lë klubin dhe futbollin turk. Stinori i fundit nuk ishte ndër më të mirët për të dhe për klubin Galatasaray.
"Jam krenar isha pjesë e Galatasarayt, që është njëri prej ekipeve të mëdha në botë. E kam adhuruar këtë klub edhe më herët dhe do të vazhdojë ta adhurojë. Tifozët e dinë se kam dhënë maksimumin nga vetja, por për fat të keq nuk arritëm synimet që kishim", u shpreh ai. "Tash krejt çka dua është që Galatasaray në edicionin e ri të jetë skuadër e suksesshme nën drejtimin e Fatih Terimit. Falënderojë të gjithë që më kanë përkrahur dhe më kanë bërë të ndihem mirë. Tash shikoj përpara sfidës së re me Lazion dhe pres të tregohem i suksesshëm. Me transferimin te Lazio më është realizuar një ëndërr e madhe".
Pos në Galatasaray, ai ka luajtur edhe për ekipe tjera të mëdha si me Sunderlandin në Premier League dhe me PSG-në e Marseillen në Ligue 1.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 3:05 AM. Filed under , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 3:05 AM. Filed under , , . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Cana: Kalimi në Lazio, realizim i një ëndrre të madhe"

Leave a reply