3 pleq
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Barcoleta, Page, Receta Gatimi
.Dhe pyesnin njeri tjetrin se perse neve nuk na del emri.nje dit njeri nga keta nuk erdhi,
dhe keta 2 shoket e pan ne tabel ate dhe than
"PO KY SOT NUK ERDHI QE I KA DAL EMRI”.
Vjehrra
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Barcoleta, Page, Receta Gatimi
Dhe kur fluturoi aeroplani, dhëndëri lutet:
“O Zot merre, tani e ke më afër!”
Thashethemet, ja pse na pelqejne
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in lifeS, Page, Receta Gatimi
Në objekt diskutimi nuk hyjnë vetëm yjet e muzikës, sportit, artit, vendas dhe ndërkombëtarë, por edhe miqtë, të njohurit, të afërmit, madje edhe partneri/ja, duke i nxjerrë në pah me dëshirë veset dhe defektet.
Po përse na pëlqen kaq shumë thashethemi? Mundësia për të gjykuar, sipas disa studiuesve amerikanë, është një instrument për integrim social; duke bërë thashetheme për të tjerët, marrim informacione për sjelljen e tyre dhe kemi mundësi që të kuptojmë qëndrimin që mbajnë njerëzit mbi veprime të caktuara. Kjo na ndihmon që të forcojmë aleancat,duke sjellë pasoja pozitive për humorin tonë.
Duke folur me të tjerët, për të tjerët, konsiderohet një veprim pozitiv, nëse thashethemet bëhen në një ambient të kompanisë, të komunitetit ku jetojmë apo brenda për brenda familjes.
Disa herë thashethemi shndërrohet në një qëllim dashakeqës dhe në këtë rast, pas fshihet frika për të qenë të braktisur, frika nga dështimi, apo i të ndjerit inferior. Kush e përdor ndihet vetëm, i vlerësuar pak.
Interi ben oferte per Kaka
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Page, Receta Gatimi, Sport
Radio Marca bën të ditur se Inter do të ofrojë 31 milionë euro për brazilianin, po thuajse gjysmën e çmimit të cilin Reali ia pagoi Milanit dy vite më parë.
Drejtuesit e Realit janë të paepur të gjejnë blerës për Kaka – i cili nuk shihet si zgjidhje e parë nga trajneri Jose Mourinho.
Chelsea, Manchester City, Milan dhe Paris Saint German raportohet se të gjithë kanë bërë interesim për situatën e Kaka, që nga fundi i sezonit të kaluar.
Megjithatë Interi është klubi i parë që bën ofertë zyrtare për ish-Lojtarin më të Mirë në Botë.
Kompiuteri i gjenerates se re Radius EX-B
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Page, Receta Gatimi
Bëhet fjalë për nje kompiutet të gjeneratës së re, i quajtur Radius EX-B, i cili ka një ekran 17-inch me rezolucion të lartë 1972 x 1200, një procesor Quad-Core Intel i7 ose Xeon, 32 GB DDR3, kartë grafike opsionale NVIDIA ose AMD, një memorje të integruar të lëvizshme e cila në total mund të mbajë deri në 6 TB.
Pjesë e këtij kompiuteri portativ Radius EX-B është edhe një bateri e cila mban deri në dy orë punë, në rast të mungesës së elektricitetit.
Ky kompiuter do të dalë në treg brenda këtij muaji, atëherë kur do të bëhet publike edhe kostoja e tij.
Cana: Kalimi në Lazio, realizim i një ëndrre të madhe
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Page, Receta Gatimi, Sport
Mesfushori në Aeroportin e Stambollit ka improvizuar një konferencë, të fundit për mediet turke. Ai pritet që të martën të prezantohet si përforcim i Lazios dhe për këtë është shprehur tej mase i lumtur.
"Jam shumë i emocionuar me transferimin tim te Lazio. Kjo skuadër në edicionin e shkuar pati paraqitje të mirë, edhe në edicionin e ri besoj se do të luajmë mirë. Thjeshtë, jam i lumtur që po bëhem pjesë e Lazios", tha Cana, që me ekipin italian do të garojë në Evropa League. "Jam pajtuar të transferohem te Lazio, pasi vizionet i kishim të njëjta. Kam shumë përkrahës dhe pres të mësojë shumë te Lazio".
Ai do të firmos kontratë pesëvjeçare të vlefshme 1.8 milionë euro në vit, gati një milion më pak se që merrte te Galatasaray. Por, ky është çmimi që reprezentuesi i Shqipërisë ka pranuar të paguajë për të luajtur në një nga ligat më të forta evropiane dhe në një nga klubet më me histori në Itali.
Ai mezi pret derbin me Romën dhe ballafaqimin me legjendën e kësaj skuadre, Frencesco Totti.
"Derbi më Romën është madhështor, aty është Totti që ka luajtur mbi 600 ndeshje në Serie A. Puna ime nuk do të jetë të luajë kundër Tottit, por ta bëjë Lazion ekip më të fortë", insistoi Cana.
Mesfushori nuk është treguar për asnjë çast pishman që po lë klubin dhe futbollin turk. Stinori i fundit nuk ishte ndër më të mirët për të dhe për klubin Galatasaray.
"Jam krenar isha pjesë e Galatasarayt, që është njëri prej ekipeve të mëdha në botë. E kam adhuruar këtë klub edhe më herët dhe do të vazhdojë ta adhurojë. Tifozët e dinë se kam dhënë maksimumin nga vetja, por për fat të keq nuk arritëm synimet që kishim", u shpreh ai. "Tash krejt çka dua është që Galatasaray në edicionin e ri të jetë skuadër e suksesshme nën drejtimin e Fatih Terimit. Falënderojë të gjithë që më kanë përkrahur dhe më kanë bërë të ndihem mirë. Tash shikoj përpara sfidës së re me Lazion dhe pres të tregohem i suksesshëm. Me transferimin te Lazio më është realizuar një ëndërr e madhe".
Pos në Galatasaray, ai ka luajtur edhe për ekipe tjera të mëdha si me Sunderlandin në Premier League dhe me PSG-në e Marseillen në Ligue 1.
Motoristi 94-vjeçar
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Kuriozitete, Page, Receta Gatimi
Motorin e tij i parë, të modelit “Norton 16H 490cc”, e bleu në vitin 1937 për 73 funte. Që atëherë ai ka blerë shtatë motorë të tjerë. Më i fuqishmi ishte një “BMW Boxer 1000cc”. Reg tani udhëton me një “Honda 250cc” rreth qytetit të tij Ludham, në Norfolk, të paktën katër herë në javë. Ai e pranon se tashmë e ka ulur ritmin, por mund t’i japë me 60 milje në orë kur është në autostradë, transmeton Panorama.
Si dukemi më një grim të shndritshëm?
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in lifeS, Page, Receta Gatimi
Fytyra para se gjithash, është mirë të kesh përherë një lëkurë të shëndetshme dhe për të cilën je kujdesur. Kjo nuk do të thotë të nxirë nga dielli. Do të mbizotërojnë kryesisht tonet e ftohta dhe të çelura, edhe atëherë kur lëkura ka ngjyra të ngrohte dhe të zëne. Paraqitja qe shkon me shume në modë duhet te japë një efekt të ëmbël dhe të lehte, disi të qelibarte por tepër natyral. Ne mollëza, me mirë një pudër, për të nënvizuar sa me tepër pamjen natyrale. Për përdorim të përditshëm, ngjyra të ndritshme, ngjyra pastel dhe tone te natyrshëm. Ndërsa për në mbrëmje mund ta teproni pak më shumë, duke shkëlqyer ne tonet e arta, argjendta dhe shkëlqyes me xixa. Sytë fjalëkalimi është të shkëlqejnë. Jo vija të drejta pra, por harkore dhe linja të rrumbullakosura. Qepallat duhet të kufizohen me një laps të erret, të grimosura nga një penel, për një hijezim me të ngrohtë. Për tonet, tendenca është për ngjyrat vibruese dhe tepër të gjalla. Drite jeshile edhe për ngjyrat e ftohta dhe pastel, që nga lejlaja, roza e hapur, roza e ndezur me efekte të ngurta. Ton gri perle dhe rimel i zi për ato që pëlqejnë një vështrim me intrigues.
GoDaddy u shit për 2.25 miliard dollarë
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Page, Receta Gatimi
Themeluesi i kompanisë dhe CEO Bob Parsons parashikoi rritjen e mëtutjeshme të GoDaddy nën pronësinë e re. Ai tha për Los Angeles Times se “Çfarë po shohin këta djem është një kompani me një potencial shumë më të madh ndërkombëtar dhe me një potencial më të madh për partneritete dhe blerje. Ata do të na ndihmojnë me financa dhe në rekrutimin e talentit”.
GoDaddy, e njohur për reklamat e saja shumë të nxehta në SuperBowl ka përjetuar një rritje të theksuar gjatë tre viteve të fundit, dhe shitjet janë rritur për 25% në 947 milion prej vitit 2009 në vitin 2010. Kompania ka parashikuar një trend rritjeje edhe për vitin 2011, dhe pritet që të jetë rreth 1.1 miliard dollarë.
Një kapitull i ri në luftën mes Samsungut dhe Apple-it
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Page, Receta Gatimi
Kompania e njohur aziatike e prodhimit elektronik, Samsung i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit të Tregtisë në SHBA, që të ndalë të paktën përkohësisht, importimin e produkteve të kompanisë rivale Apple, si iPhone, iPad dhe iPod. Në bazë të kërkesës së Samsung është një çështje ligjore që ekziston mes dy kolosëve elektronikë.
Kërkesa zyrtare thotë se produktet e Apple, si iPhone, iPod dhe iPad, thyejnë rregullat për standardin e telekomunikacionit dhe shpikjet për komunikimin interaktiv të 5 prej patentave të Samsungut. Gjithashtu, kompania aziatike hapi një tjetër çështje gjyqësore kundër Apple, në një gjykatë në Delaware.
Këto ankesa, janë kapitulli i radhës në sagën ligjore mes dy kompanive elektronike, në një luftë të ashpër mes tyre. Në muajin prill, ishte kompania Apple që hodhi në gjyq Samsung, duke pretenduar se firma nga Koreja e Jugut kishte prodhuar linjën e re të telefonave Galaxy, duke kopjuar iPhone dhe iPad.
Samsung, më pas kundërsulmoi në Kaliforni, duke bërë të njëjtën gjë
Para se të ndalojë importimin e produkteve të Apple, ITC (Komisioni i Tregtisë në SHBA), do të duhet të hetzojë mbi akuzat e Samsung, një proçes që pritet të zgjasë shumë muaj. Apple është një prej pjesëmarrësve në „grindjet“ ligjore mes kompanive prodhuese të telefonave dhe firmave të prodhimit të mikroçipeve, që kur kompania amerikane mori hov të madh me lançimin e iPhone dhe iPad.
Samsung ndërkohë, është konfirmuar si një prej prodhuesve më të rafinuar të „smartphone“, por mbetet ende në vendin e dytë, pas liderit të padiskutueshëm Apple.
Motrat, një marrëdhënie dashuri-urrejtje
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in lifeS, Page, Receta Gatimi
Për ata që janë të jashtëm ndaj kësaj lidhjeje, kjo marrëdhënie shpesh mund të duket e çuditshme, sikur mbahet nga ca lidhje të fshehta që i dinë vetëm motrat mes tyre. Bashkëpunimi, varësia që shpesh kanë ndaj njëra-tjetrës, ngjashmëritë, dallimet, të gjitha përbëjnë një unitet të jashtëzakonshëm për ato vetë, por edhe për të tjerët jashtë tyre. Lidhja mes motrave është një nga më delikatet dhe më të fuqishmet që ekziston mes qenieve njerëzore. Ne kalojmë vite të tëra për të kërkuar lidhje personale që shpesh zgjasin pak, herë të tjera më shumë, të cilat prishen rrugës ose që vazhdojnë hiq e mos e këput, duke harruar ndoshta që lidhjet më të fuqishme që kemi janë ato mes vëllezërve dhe në veçanti mes motrave tona. Sigurisht që një lidhje tjetër është edhe ajo mes vëllezërve, që është gjithashtu një lidhje e fortë, e jashtëzakonshme, shpesh me përplasje të mëdha, por dhe me akte të mëdha vetësakrifikimi në emër të dashurisë për tjetrin. Por gjithsesi lloji i marrëdhënies mes motrave dhe mënyra me të cilën ato ndajnë dashuri, afeksion dhe kujdes për njëra-tjetrën është një gjë me të vërtetë e rrallë, një marrëdhënie e jashtëzakonshme që të mëson të sillesh edhe me të tjerët, duke marrë shtysë pikërisht nga kjo lloj lidhjeje. Veçantia e lidhjes mes motrave ka të bëjë edhe me natyrën e femrës vetë, e cila është e bukur, e brishtë dhe besnike në vetvete, e prirur për sakrifica dhe kur bëhet fjalë për një lidhje mes femrash të të njëjtit gjak vlerat e këtyre virtyteve shumëfishohen dhe bëhen edhe më të mëdha. Por sigurisht që nuk është një lidhje perfekte, sepse duke qenë se njerëzit kanë dy anë brenda vetes së tyre, edhe lidhjet mes njerëzve kanë dritëhijet e tyre. Motrat për shembull kanë shumë pika të përbashkëta dhe ngjashmëri fizike me njëra-tjetrën dhe jo rrallë kanë edhe tipare të përbashkëta të karakterit, për të mos folur më pas për ambientin e njëjtë që kanë ndarë në fëmijëri dhe prindërit e përbashkët. Por, sipas një studimi të fundit, thuhet se femra që ka ngjashmëri me një tjetër ka më shumë shanse që të ketë konkurrencë dhe një lloj zilie. Sigurisht që bëhet fjalë për një konkurrencë që është subkoshenciale dhe e thellë, e cila mund të shfaqet, pse jo, në raste të veçanta, por që në thelb mbetet e fshehtë dhe duket përmes sjelljeve dhe shprehjes së mendimeve të herëpashershme. Veç kësaj ka një tërësi ndjenjash të thella që motrat mund të ndajnë me njëra-tjetrën, që janë thuajse mitike. Edhe nga mitologjia motrat na shfaqen ose si miket më të mira për njëra-tjetrën, ose si armiket e betuara. Por kjo ka të bëjë më tepër me vëzhgimin që i bëjnë të huajt një marrëdhënieje të tillë, të cilën e shohin, shpesh e prekin, por nuk dinë se si ta shpjegojnë. Nuk është koincidencë që tri figurat e famshme të mitologjisë, Gorgonat, femrat reptile që i shndërronin meshkujt në gur me një vështrim, ishin të tria motra. Njerëzit janë vazhdimisht të intriguar nga lidhje të tilla. Motrat janë ngado. I kemi në rrethin familjar, në punë, në shoqëri. Është një lidhje që e hasim shpesh dhe që nuk ngopemi kurrë së mrekulluari. Shpesh një motër, në rastin se është më e madhe në moshë se të tjerat, mund të luajë rolin e nënës dhe mund të ketë ndikimin e nënës te motra më e vogël, për të cilën nuk ka më një afeksion motre, por merakun e vërtetë prej nëne. Një motër e madhe gjithsesi nuk është kurrë aq e rreptë sa një nënë, sepse ajo të kupton më mirë, për shkak të afërsisë së moshës dhe të këshillon që të mos e bësh një gjë që nuk e gjykon të mirë në mënyrë shumë të qetë dhe bindëse se një nënë. Ato që e kanë provuar dashurinë dhe lidhjen e motrës kanë ndjesinë se nuk e dinë se çfarë do të kishin bërë në jetë pa ndihmën e motrës. Por, nga ana tjetër, për motrat shpesh është më e vështirë se për meshkujt, që të shkojnë gjithmonë në mënyrë perfekte me njëra-tjetrën. Kjo gjithmonë për shkak të asaj ndjenje të brendshme konkurrence që mund të kenë me njëra-tjetrën. Në rastin e vëllezërve ata janë meshkuj dhe janë mësuar që të jenë konkurrentë dhe e kanë brenda natyrës së tyre një tipar të tillë, ndërsa në rastin e motrave nuk është kështu. Motrat mund të trazohen keq kur bien pre e ndjenjave të tilla të konkurrencës dhe kjo gjë mund të ndërhyjë shumë në paqen e marrëdhënies së tyre të përbashkët. Një nga historitë e famshme të motrave në Hollivud ka qenë ajo e Olivia de Havilland dhe Joan Fontaine. Ato kishin vetëm një vit diferencë me njëra-tjetrën dhe të dyja bënë një karrierë të madhe në industrinë kinematografike gjatë periudhës së artë të kinemasë dhe ishin motrat e para që fituan “Oskarin” dhe kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, vetëm se nuk doli kështu nga kujtimet e njërës prej tyre. Në to Joan shkruan për të gjithë vuajtjen e saj të brendshme që provonte kur motra promovohej më shumë se ajo në kinema ose kur merrte role të mira. Ndoshta Joan pati guximin që të rrëfente për këto ndjenja, të cilat edhe pse të parrëfyera, mund të jenë përjetuar edhe nga motra tjetër. Por për këtë ne nuk dimë gjë. Një nga problemet e lidhjes është se motrat nga njëra-tjetra presin një nivel shumë të lartë besnikërie dhe mbështetjeje, si dhe sakrifice, ndërkohë që jo gjithmonë janë të gatshme që t’ua japin motrave përkatëse këtë gjë. Përveç idealizimit të madh që na jep lidhja mes motrave, konkurrenca mes tyre ndonjëherë mund të shkojë në ekstreme që të shkatërrojë jo vetëm marrëdhënien e tyre, por edhe të ndajë familjen dhe rrethin shoqëror. Në rastin e një konkurrence apo armiqësie, dy motra dinë që të jenë shumë të ashpra dhe shumë të pamëshirshme me njëra-tjetrën. Urrejtja që shprehin ndaj njëra-tjetrës kalon çdo parashikim, edhe pse bëhet fjalë për raste të rralla.
Mikesha më e ngushtë e ish-kryeministres britanike Thaçer, ishte motra e saj, Muriel, ndërkohë motra e vogël e këngëtares së famshme Bionce është njeriu tek i cili ajo mbështetet dhe që i menaxhon pjesën më të madhe të koncerteve. Kemi edhe rastin e princeshës angleze Cate, e cila ka një marrëdhënie shumë të mirë me motrën e saj, Pipa. Shpesh pikërisht momentet e vështira mes motrave, ato të tensionit dhe të konkurrencës janë edhe momentet e provës së madhe dhe momentet që nëse kalohen arrijnë që të farkëtojnë një lidhje edhe më të fuqishme dhe të ngushtë mes motrave.
Por ka edhe raste kur mes motrave ka shumë pak gjëra të përbashkëta. Janë raste kur dy motra janë kaq të ndryshme me njëra-tjetrën dhe të largëta sa pas viteve të kaluara bashkë në fëmijëri zor se mund të takohen më. Këto janë llojet e motrave të huajëzuara, që zëre se nuk janë. Por ama në raste shumë ekstreme edhe ato dinë që të lënë mënjanë ndryshimet që kanë dhe t’i shkojnë në ndihmë motrës së largët, kur kjo ka ndonjë nevojë jetike për to. Në botën e sotme, me marrëdhëniet njerëzore që ndodhen mes sfidave të mëdha dhe të vazhdueshme, gjithsesi lidhja mes motrave është një nga më të fortat dhe më të paprekshmet. Mes tyre vazhdon që të ekzistojë një solidaritet jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me pjesën tjetër të familjes. Ato kur shkojnë mirë shndërrohen në shtylla dhe kolona të forta për të gjithë, edhe për fëmijët dhe pasardhësit e tyre, që në shembullin e mamave arrijnë që të farkëtojnë marrëdhënie shumë të ngushta dhe të mira.
Dell prezanton laptopin XPS 17 ne 3D
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Page, Receta Gatimi
Bëhet fjalë për një laptop me një ekran 17-inch, me një procesor 2.66 GHz Intel-Core i5, një kartë grafike NVIDIA GeForce GT 435M 1GB, dy bokse të integruar, një kamer të integruar 2 megapiksel, WiFi dhe Bluetooth.
Laptopi i Dell në 3D, i cili ndodhet aktualisht në treg, kushton 1.300 $.
Dueti “sekret” i Norës me MC Kreshën?
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Page, Receta Gatimi, Showbiz
“Së shpejti hit i ri! Bëhuni gati sepse këtë herë po vij furishëm. Është duet, mirëpo sekret. Ju dua, Nora”, shkroi në Twitter bukursohja.
Së fundmi Nora kishte lansuar këngën “E Di” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun tani është shndërruar në një hit.
Hollësi të marrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Kryesore, Page, Receta Gatimi
Tri fushat e para për të cilat është arritur marrëveshja të shtunën janë: liria e lëvizjes, regjistri civil dhe njohja e diplomave universitare. Me efekt më të madh të drejtpërdrejtë për qytetarët konsiderohet të jetë „liria e lëvizjes“. Nga disa burime mësohet se kompromisi për lirinë e lëvizjes së njerëzve ka qenë i lehtë, por problem më i madh në dialog ishte tema lidhur me targat e automjeteve, pasi që Kosova ka nisur të lëshojë targa me shenjën RKS.
mst: Me letërnjoftim në xhep dhe me “letër“ të policisë së Serbisë
Të gjitha palët kanë konfirmuar se kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë, ose “kufiri administrativ“ siç e quajnë Serbia dhe një pjesë e BE-së, do të mund të kalohet me karta identiteti, ndërsa nuk është kërkuar asnjëherë nga Serbia që të njohë edhe pasaportat me shenjën e Republikës së Kosovës. Si kompromis mësohet se qytetarët e Kosovës do të mund të kalojnë kufirin duke treguar së pari letërnjoftimin e tyre, ndërsa policia serbe do t’u japë një letër të veçantë, që do të thotë se nuk njihet dokumenti i lëshuar nga autoritetet e Kosovës si dokument i pranuar zyrtar në territorin e Serbisë. Nuk është dhënë ndonjë përgjigje e prerë, por marrëveshja synon të mundësojë që edhe shtetasit e Kosovës të cilët do të udhëtojnë nëpër Serbi për të shkuar në vendet e Evropës do të mund ta bëjnë këtë në hyrje-dalje të Serisë me letërnjoftime, ndërsa hyrjen në shtetin tjetër (Kroaci, Hungari, Rumani apo Bullgari) me pasaportë dhe viza valide. Për këto aranzhuane do të njoftohen edhe vendet përkatëse të BE-së dhe vendet e tjera fqinje të Kosovës. Ajo që mbetet të sqarohet është udhëtimi i fëmijëve, të cilët nuk mund të kenë letërnjoftime por vetëm pasaporta.
Një element jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët, sidomos në këto momente kur në disa vende evropiane kanë nisur pushimet e verës, është afati nga i cili do të mund të zbatohej kjo marrëveshje. Janë me mijëra shtetas të Kosovës, të cilët mund të udhëtojnë për në Kosovë përmes Serbisë, duke shkurtuar dukshëm rrugën për në vendlindje, por kanë vetëm dokumente të Kosovës. Në BE thonë se do të donin që kjo të hynte në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo varet nga palët dhe nga shpejtësia me të cilën ato mund të krijojnë mekanizmat zbatues. Po ashtu BE-ja llogarit se të dyja palët do të orvaten të dëshmojnë se janë serioze dhe konstruktive, dhe kjo mund të sjellë nisje të shpejtë të zbatimit të kësaj pjese të marrëveshjes. Por sa shpejt mund të ndodhë nuk e di askush, pos që thuhet se grupet punuese trepalëshe do të fillojnë menjëherë punën. Kjo nuk do ta presë 1 nëntorin, sepse kjo datë ka të bëjë me aranzhimet për kalimin e veturave e jo të njerëzve.
Targat në mënyrë reciproke
Si kompromis për përdorimin e targave është arritur marrëveshja, sipas së cilës në Kosovë do të ketë dy lloj targash, një lloj sikur ato që deri më tash i ka lëshuar UNMIK-u me shenjën KS, dhe targat e reja me shenjën RKS. Në Serbi, pa pasur nevojë të ndërrojnë tabelat e veturave, do të mund të kalojnë të gjitha veturat me shenjen KS, ndërsa në kufi do të duhet të paguajnë vetëm sigurimin e veturave. Pala serbe ka premtuar se „do të bëjë çmos që ky çmim të jetë sa më i ulët që të jetë i mundur“. Ata që në vetura i kanë targat me shenjën RKS nuk und të kalojnë në Serbi me to, por në kufi do të marrin targa të përkohshme që do t’u vlejnë brenda territorit të Serbisë.
Me rëndësi është të thuhet se edhe targat me shenjën KS do t’i lëshojnë autoritetet e Kosovës, ndërsa Kosova ka të drejtë në masa reciproke. Kjo në praktikë do të thotë se Kosova mund të kërkojë nga shtetasit e Serbisë të paguajnë sigurimin e veturave për të hyrë në Kosovë dhe që Policia e Kosovës t’ua lëshojë një letër në vend të patentë shoferit, ashtu siç bën Serbia me kosovarët. Në BE pohojnë se „Kosova ka të drejtë në këtë reciprocitet në bazë të marrëveshjes, por i takon asaj të vendosë nëse do t’i përdorë ato apo jo“. Disa diplomatë që tani pohojnë se do të ketë një lloj „presioni miqësor“ ndaj Kosovës që të mos e shfrytëzojë këtë të drejtë që e ka, në mënyrë që të tregohet „më konstruktive“.
Kosova ka insistuar në origjinalet, por Serbia nuk ka lëshuar pe
Një fushë ku Serbia nuk ka lëshuar pe është ajo që ka të bëjë me origjinalet e regjistrave civilë. Edhe pala serbe, edhe ata të BE-së kanë konfirmuar se delegacioni i Kosovës ka insistuar deri më tash tërë kohën që Kosovës t’i kthehen origjinalet, ndërsa pala serbe ka bërë të ditur se nuk e pranon një gjë të tillë, sepse kjo do të kuptohej sikur heqje dorë nga sovraniteti ndaj territorit të Kosovës. Në fund pala serbe ka dalë këtu si fituese, sepse BE-ja është shprehur se „detyrimi i Serbisë që t’i kthejë origjinalet është jashtë mandatit të BE-së në këtë dialog“.
Duke pasur parasysh se Kosova tashmë ka krijuar një regjistër të vetin civil voluminoz, kjo marrëveshje do të ndihmojë që ky regjistër të kompletohet dhe këtë ta vërtetojë dhe EULEX-i, i cili do të jetë i përfshirë në zbatimin e kësaj pjese të marrëveshjes. Kosova do të marrë fotokopjet, të cilat do t’i vërtetojë EULEX-i. Kjo nga BE-ja shihet si diçka e rëndësishme edhe për procesin e ardhshëm eventual të liberalizimit të vizave, sepse dokumentet e lëshuara në bazë të regjistrave të tillë, të vërtetuar nga EULEX-i, vendet anëtare të BE-së do t’i konsiderojnë si të besueshme.
Kadastrat, telekomi, vulat dhe energjia janë marrëveshjet që priten në takimin e radhës
Në takimin e radhës priten marrëveshje për kadastrat, telekomin, energjinë elektrike dhe për vulat e doganave. Këto marrëveshje janë shumë afër përmbylljes dhe në BE pohojnë se aty rreth 20 korrikut edhe mund të formalizohen. Pos këtyre janë hapur në takimin e fundit edhe disa tema të reja, si trashëgimia fetare e kulturore dhe anëtarësimi në nismat rajonale. Dy këto tema vetëm sa janë prekur në takimin e shkuar dhe nuk pritet që të ketë ndonjë lëvizje të madhe për para vjeshtës.
Në BE nuk dinë nëse për temat e ardhshme do të ketë nevojë që në Kosovë të miratohet ndonjë ndryshim ligji në Kuvendin e Kosovës, por thonë se kjo varet nga ligjet e Kosovës. BE-ja ndihmon që të arrihet marrëveshja, ndërsa si do të rregullojnë në legjislaturën dhe administratën e tyre palët zbatimin e marrëveshjeve varet nga vetë ato. Por BE-ja thotë se palët duhet ta marrin seriozisht zbatimin, sepse edhe BE-ja do të ketë mekanizmat e saj të mbikëqyrjes së zbatimit dhe kjo do të përfshihet pastaj edhe në raportet e progresit që përgatit Komisioni Evropian një herë në vit.
Më 2014 Shqipëria më e pasur se Serbia
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Kryesore, Page, Receta Gatimi
Të dhënat nga zhbërja e RSFJ-së tregojnë se përveç Serbisë është kthyer prapa edhe Mali i Zi, që ka rreth 15 % aktivitetet ekonomik më të dobët, kurse BeH ka më pak 26 %.
Kroacia ia ka dalë të rrisë prodhimin shoqëror për 14 %, kurse Maqedonia për 23 %.
“Nëse vazhdon ky vendnumërim, Serbia më 2014 do të bëhet më e varfër se Shqipëria dhe vendi më i varfër në Evropë pas Bosnjës e Hercegovinës”, pohon ekonomisti i njohur serb, Mirosllav Zdravkoviq, transmeton agjencia Press.
Në Serbi numri i të punësuarve është zvogëluar për një milion persona, aq sa është rritur numri i të papunëve. Serbinë po ashtu e kanë braktisur rreth 300 qytetarë.
“GDP-ja mesatare në Serbi është në nivelin e para 40 vjetëve. Përveç Beogradit e Novi Sadit, pjesët tjera të Serbisë kanë shkallën e zhvillimit të vitit 1964”, thekson ky ekspert.
Të huajt reklamojnë Shqipërinë
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Kryesore, Page, Receta Gatimi
Përveç reklamës që po i bëhet Shqipërisë, agjencitë e ndryshme të huaja, rekomandojnë edhe blerjen e një prone në Shqipëri me një çmim të arsyeshëm, të cilës sipas eksperteve, do t’i rritet vlera pas disa vitesh.
Ambasadori i OSBE-së takim me presidentin Topi
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Kryesore, Page, Receta Gatimi
Takimi vjen një ditë përpara se Kolegji zgjedhor të marrë vendimin për ankimimin e Partisë Socialiste për të shpallur si të pavlefshme zgjedhjet e 8 majit për Tiranën.
Ndërkohë një ditë më parë kreu i shtetit u takua me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi dhe ambasadoren polake. Takimi Topi -Wollfarth është i disati takim që zhvillohet pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Kosova do të vazhdojë të mbështetet në përkrahjen e SHBA-ve
Posted by Vnb-Snorki | | Posted in Kryesore, Page, Receta Gatimi
“Katër korriku është një datë e rëndësishme jo vetëm për vendin tuaj, por për tërë botën. Kjo datë është një sinonim i vlerave të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Këto vlera janë tashmë universale dhe roli global i SHBA-ve është i rëndësishëm në promovimin e tyre. Lidhja dhe miqësia e Kosovës me SHBA-të është e thellë dhe e palëkundur. Ne do të vazhdojmë t’i kontribuojmë paqes, stabilitetit dhe progresit në Ballkan”, thuhet më tej në urimin e presidentes.
Ajo e ka bërë të qartë se angazhimi aktiv i SHBA-ve mbetet vendimtar dhe i pazëvendësueshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, ndërsa ka thënë se Kosova do të vazhdojë të mbështetet në përkrahjen e SHBA-ve për jetësimin e aspiratave euroatlantike, si dhe për zgjerimin e njohjes së shtetit tonë.
Kanape me proshute
Posted by Vnb-Snorki | 15 June, 2011 | Posted in Receta Gatimi
2 veze te ziera
gjalpe
majdanoz
5 feta te holle buke
1.Lyhen fetat e bukes me gjalpe
2.Shtypim ne havan te verdhat bashkem me te bardhat dhe pak gjalpe.(ose mikser)
3.Fetat e proshutes mblidhen ne forme kaushi dhe mbushen me perzjerjen e pergatitur.
4.Kaushet vendosen dy nga dy ne ane te kunderta mbi fetat e bukes dhe ruhen ne te ftohte qe te mos shkrije gjalpi.
















