Headlines

Gratë tradhëtojnë si burrat,shkak Facebook-u dhe telenovelat

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in

Sipas një studimi të bërë dhe të cituar nga “Wall Street Journal” shihet se gratë janë në gjëndje të tradhëtojnë po aq sa burrat. Barazia e gjinive duket se po përhapet kudo: në punë,në ushtri,dhe sipas të dhënave të fundit,edhe në fushën e tradhëtisë.

Sipas të dhënave të një studimi amerikan,burrat tradhëtojnë në 23 për qind të rasteve,ndërsa gratë 19 për qind. Një diferencë shumë e vogël kjo,pot ë kemi parasysh se 20 vjet më parë burrat tradhëtarë ishin sa 2-fishi i grave.

Një problem i përhershëm i kërkuesve është se duhet të pyeten për besimin ata njerëz të cilët gënjejnë bashkëshortët e tyre. Hulmutuesit në përgjithësi besojnë se numjuri i njerëzve që tradhëtojnë është më i madh se këto shifra aktuale të paraqitura.

“Miqësitë emocionale që kthehen në ato fizike janë pikat tradicionale të hyrjes për aferat e gruas”-thotë Peggy Drexler psikologe amerikane. Tashmë është e lehtë që këto lloj miqësish të krijohen në internet.

 Disa thonë se rrjetet sociale janë vetëm një shtytës i tradhëtisë dhe se tradhëtarët gjithmonë do të gjejnë mënyra për të bërë një gjë të tillë.
Megjithatë,nëse dikush ju ka mbetur në mëndje nga mbrëmja e maturës,sot shanset janë më të mira për të gjetur atë person.
Barazia shihet edhe në aspektin cilësorë të tradhëtisë.
Sipas psikologes Drexler barazia në tradhëtia mes burrave e grave nuk është vetëm sasiore,por edhe cilësore.
Sipas saj,gjithnjë e më shumë ka gra që jo vetëm tradhëtojnë,por janë në kërkim të aventurave të reja.

Avionët më luksoz në botë /foto/

Posted by Vnb-Snorki | 02 March, 2013 | Posted in ,

Fotografi Nick Gleis, është i specializuar në fotografimin e këtyre avionëve, por puna e tij shumë rrallë bëhet publike, pasi kështu duan pronarët miliarderë të këtyre avionëve.

Kësaj here, ai ka publikuar disa foto të avionëve që i përkasin Jackie Chan, princit saudit Al- Waleed bin Talal dhe Donald Trump.













Protezat e gjurit

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in

Vitet e fundit janë shtuar shumë personat që vendosin të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemeve në gju. Dhimbjet e vazhdueshme në ecje shkaktohen si rezultat i fërkimit të dy sipërfaqeve artikulare. Këto simptoma shfaqen kryesisht tek moshat e mëdha, obezët, punëtorët e krahut apo edhe ato persona që kanë një anomali të lindur.

Proteza e një artikulacioni që ka pësuar dëmtim në gju është një nga sukseset më kryesore në fushën e ortopedisë së këtij shekulli. Në dhjetëvjeçarin e fundit përmirësimet e teknikave kirurgjikale dhe të materialeve teknologjikisht të përparuara kanë bërë të mundur që pas fazave rehabilituese pacienti të jetë në gjëndje te kryejë aktivitetet e përditshme me më shumë lehtësi dhe mbi të gjitha pa dhimbje.

Këto lloj operacionesh kryen edhe në Shqipëri. Një nga pacientët që ka pasur probleme me gjurin ka vendosur të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin SALUS. Ndërhyrja konsiston në zëvendësimin e sipërfaqeve artikulare me sipërfaqe artificiale plastikë-metal me plastikë-qeramikë. Proteza që inkorporohet në trupin e njeriut zgjat 15-20 vjet, megjithatë jetëgjatësia e saj varet edhe nga fakti se si e përdorim atë, pesha, aktiviteti dhe gjendja e përgjithshme e pacientit.

Pasi kanë kaluar disa ditë nga ndërhyrja kirurgjikale pacienti fillon të lëvizë këmbën duke bërë disa ushtrime që do t’i shpjegohen nga fizioterapisti në bazë të udhëzimeve të kirurgut ortoped.

Faza e rikuperimit varet nga patologjia, mosha, karakteri dhe obeziteti, megjithatë në përgjithësi zgjat 1-3 muaj.

Operacioni i pacientit ka përfunduar me sukses, por do të duhet pak kohë dhe durim deri në rikuperimin e tij të plotë.

Thashethemet, ja pse na pelqejne

Posted by Vnb-Snorki | 05 July, 2011 | Posted in , ,

Dashuri, tradhëti, divorce, skandale dhe ‘scoop’; jo vetëm për VIP-at. Dëshira për thashetheme shtohet,si për burrat ashtu edhe për gratë sidomos në sezonin e verës.Pas disa muajsh ku të gjithë janë fokusuar te puna, shkolla e fëmijëve, provimet, tani vjen koha e disa ditëve pushim, ku gjatë kohës së lirë shtohet mundësia për të bërë thashetheme.
Në objekt diskutimi nuk hyjnë vetëm yjet e muzikës, sportit, artit, vendas dhe ndërkombëtarë, por edhe miqtë, të njohurit, të afërmit, madje edhe partneri/ja, duke i nxjerrë në pah me dëshirë veset dhe defektet.
Po përse na pëlqen kaq shumë thashethemi? Mundësia për të gjykuar, sipas disa studiuesve amerikanë, është një instrument për integrim social; duke bërë thashetheme për të tjerët, marrim informacione për sjelljen e tyre dhe kemi mundësi që të kuptojmë qëndrimin që mbajnë njerëzit mbi veprime të caktuara. Kjo na ndihmon që të forcojmë aleancat,duke sjellë pasoja pozitive për humorin tonë.
Duke folur me të tjerët, për të tjerët, konsiderohet një veprim pozitiv, nëse thashethemet bëhen në një ambient të kompanisë, të komunitetit ku jetojmë apo brenda për brenda familjes.
Disa herë thashethemi shndërrohet në një qëllim dashakeqës dhe në këtë rast, pas fshihet frika për të qenë të braktisur, frika nga dështimi, apo i të ndjerit inferior. Kush e përdor ndihet vetëm, i vlerësuar pak.

Si dukemi më një grim të shndritshëm?

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in , ,

Vera, si zakonisht, është periudha me e mirë për të filluar rinovimin e kutisë se bukurisë, edhe sepse duhet të jetë një prelud për gjallërinë e verës. Me fjale të tjera, të natyrshme, por me një grim tepër të shndritshëm.
Fytyra para se gjithash, është mirë të kesh përherë një lëkurë të shëndetshme dhe për të cilën je kujdesur. Kjo nuk do të thotë të nxirë nga dielli. Do të mbizotërojnë kryesisht tonet e ftohta dhe të çelura, edhe atëherë kur lëkura ka ngjyra të ngrohte dhe të zëne. Paraqitja qe shkon me shume në modë duhet te japë një efekt të ëmbël dhe të lehte, disi të qelibarte por tepër natyral. Ne mollëza, me mirë një pudër, për të nënvizuar sa me tepër pamjen natyrale. Për përdorim të përditshëm, ngjyra të ndritshme, ngjyra pastel dhe tone te natyrshëm. Ndërsa për në mbrëmje mund ta teproni pak më shumë, duke shkëlqyer ne tonet e arta, argjendta dhe shkëlqyes me xixa. Sytë fjalëkalimi është të shkëlqejnë. Jo vija të drejta pra, por harkore dhe linja të rrumbullakosura. Qepallat duhet të kufizohen me një laps të erret, të grimosura nga një penel, për një hijezim me të ngrohtë. Për tonet, tendenca është për ngjyrat vibruese dhe tepër të gjalla. Drite jeshile edhe për ngjyrat e ftohta dhe pastel, që nga lejlaja, roza e hapur, roza e ndezur me efekte të ngurta. Ton gri perle dhe rimel i zi për ato që pëlqejnë një vështrim me intrigues.

Motrat, një marrëdhënie dashuri-urrejtje

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in , ,

Motrat kanë mes tyre një lidhje unike. Jo gjithmonë është lidhja më e mirë dhe më e ngushtë, por është gjithmonë e veçantë dhe mbetet misterioze para të tjerëve, sepse edhe kur mund të mendohet se janë të ndara dhe nuk pyesin për njëra-tjetrën vjen një moment që i bën bashkë si dikur në fëmijëri.
Për ata që janë të jashtëm ndaj kësaj lidhjeje, kjo marrëdhënie shpesh mund të duket e çuditshme, sikur mbahet nga ca lidhje të fshehta që i dinë vetëm motrat mes tyre. Bashkëpunimi, varësia që shpesh kanë ndaj njëra-tjetrës, ngjashmëritë, dallimet, të gjitha përbëjnë një unitet të jashtëzakonshëm për ato vetë, por edhe për të tjerët jashtë tyre. Lidhja mes motrave është një nga më delikatet dhe më të fuqishmet që ekziston mes qenieve njerëzore. Ne kalojmë vite të tëra për të kërkuar lidhje personale që shpesh zgjasin pak, herë të tjera më shumë, të cilat prishen rrugës ose që vazhdojnë hiq e mos e këput, duke harruar ndoshta që lidhjet më të fuqishme që kemi janë ato mes vëllezërve dhe në veçanti mes motrave tona. Sigurisht që një lidhje tjetër është edhe ajo mes vëllezërve, që është gjithashtu një lidhje e fortë, e jashtëzakonshme, shpesh me përplasje të mëdha, por dhe me akte të mëdha vetësakrifikimi në emër të dashurisë për tjetrin. Por gjithsesi lloji i marrëdhënies mes motrave dhe mënyra me të cilën ato ndajnë dashuri, afeksion dhe kujdes për njëra-tjetrën është një gjë me të vërtetë e rrallë, një marrëdhënie e jashtëzakonshme që të mëson të sillesh edhe me të tjerët, duke marrë shtysë pikërisht nga kjo lloj lidhjeje. Veçantia e lidhjes mes motrave ka të bëjë edhe me natyrën e femrës vetë, e cila është e bukur, e brishtë dhe besnike në vetvete, e prirur për sakrifica dhe kur bëhet fjalë për një lidhje mes femrash të të njëjtit gjak vlerat e këtyre virtyteve shumëfishohen dhe bëhen edhe më të mëdha. Por sigurisht që nuk është një lidhje perfekte, sepse duke qenë se njerëzit kanë dy anë brenda vetes së tyre, edhe lidhjet mes njerëzve kanë dritëhijet e tyre. Motrat për shembull kanë shumë pika të përbashkëta dhe ngjashmëri fizike me njëra-tjetrën dhe jo rrallë kanë edhe tipare të përbashkëta të karakterit, për të mos folur më pas për ambientin e njëjtë që kanë ndarë në fëmijëri dhe prindërit e përbashkët. Por, sipas një studimi të fundit, thuhet se femra që ka ngjashmëri me një tjetër ka më shumë shanse që të ketë konkurrencë dhe një lloj zilie. Sigurisht që bëhet fjalë për një konkurrencë që është subkoshenciale dhe e thellë, e cila mund të shfaqet, pse jo, në raste të veçanta, por që në thelb mbetet e fshehtë dhe duket përmes sjelljeve dhe shprehjes së mendimeve të herëpashershme. Veç kësaj ka një tërësi ndjenjash të thella që motrat mund të ndajnë me njëra-tjetrën, që janë thuajse mitike. Edhe nga mitologjia motrat na shfaqen ose si miket më të mira për njëra-tjetrën, ose si armiket e betuara. Por kjo ka të bëjë më tepër me vëzhgimin që i bëjnë të huajt një marrëdhënieje të tillë, të cilën e shohin, shpesh e prekin, por nuk dinë se si ta shpjegojnë. Nuk është koincidencë që tri figurat e famshme të mitologjisë, Gorgonat, femrat reptile që i shndërronin meshkujt në gur me një vështrim, ishin të tria motra. Njerëzit janë vazhdimisht të intriguar nga lidhje të tilla. Motrat janë ngado. I kemi në rrethin familjar, në punë, në shoqëri. Është një lidhje që e hasim shpesh dhe që nuk ngopemi kurrë së mrekulluari. Shpesh një motër, në rastin se është më e madhe në moshë se të tjerat, mund të luajë rolin e nënës dhe mund të ketë ndikimin e nënës te motra më e vogël, për të cilën nuk ka më një afeksion motre, por merakun e vërtetë prej nëne. Një motër e madhe gjithsesi nuk është kurrë aq e rreptë sa një nënë, sepse ajo të kupton më mirë, për shkak të afërsisë së moshës dhe të këshillon që të mos e bësh një gjë që nuk e gjykon të mirë në mënyrë shumë të qetë dhe bindëse se një nënë. Ato që e kanë provuar dashurinë dhe lidhjen e motrës kanë ndjesinë se nuk e dinë se çfarë do të kishin bërë në jetë pa ndihmën e motrës. Por, nga ana tjetër, për motrat shpesh është më e vështirë se për meshkujt, që të shkojnë gjithmonë në mënyrë perfekte me njëra-tjetrën. Kjo gjithmonë për shkak të asaj ndjenje të brendshme konkurrence që mund të kenë me njëra-tjetrën. Në rastin e vëllezërve ata janë meshkuj dhe janë mësuar që të jenë konkurrentë dhe e kanë brenda natyrës së tyre një tipar të tillë, ndërsa në rastin e motrave nuk është kështu. Motrat mund të trazohen keq kur bien pre e ndjenjave të tilla të konkurrencës dhe kjo gjë mund të ndërhyjë shumë në paqen e marrëdhënies së tyre të përbashkët. Një nga historitë e famshme të motrave në Hollivud ka qenë ajo e Olivia de Havilland dhe Joan Fontaine. Ato kishin vetëm një vit diferencë me njëra-tjetrën dhe të dyja bënë një karrierë të madhe në industrinë kinematografike gjatë periudhës së artë të kinemasë dhe ishin motrat e para që fituan “Oskarin” dhe kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, vetëm se nuk doli kështu nga kujtimet e njërës prej tyre. Në to Joan shkruan për të gjithë vuajtjen e saj të brendshme që provonte kur motra promovohej më shumë se ajo në kinema ose kur merrte role të mira. Ndoshta Joan pati guximin që të rrëfente për këto ndjenja, të cilat edhe pse të parrëfyera, mund të jenë përjetuar edhe nga motra tjetër. Por për këtë ne nuk dimë gjë. Një nga problemet e lidhjes është se motrat nga njëra-tjetra presin një nivel shumë të lartë besnikërie dhe mbështetjeje, si dhe sakrifice, ndërkohë që jo gjithmonë janë të gatshme që t’ua japin motrave përkatëse këtë gjë. Përveç idealizimit të madh që na jep lidhja mes motrave, konkurrenca mes tyre ndonjëherë mund të shkojë në ekstreme që të shkatërrojë jo vetëm marrëdhënien e tyre, por edhe të ndajë familjen dhe rrethin shoqëror. Në rastin e një konkurrence apo armiqësie, dy motra dinë që të jenë shumë të ashpra dhe shumë të pamëshirshme me njëra-tjetrën. Urrejtja që shprehin ndaj njëra-tjetrës kalon çdo parashikim, edhe pse bëhet fjalë për raste të rralla.
Mikesha më e ngushtë e ish-kryeministres britanike Thaçer, ishte motra e saj, Muriel, ndërkohë motra e vogël e këngëtares së famshme Bionce është njeriu tek i cili ajo mbështetet dhe që i menaxhon pjesën më të madhe të koncerteve. Kemi edhe rastin e princeshës angleze Cate, e cila ka një marrëdhënie shumë të mirë me motrën e saj, Pipa. Shpesh pikërisht momentet e vështira mes motrave, ato të tensionit dhe të konkurrencës janë edhe momentet e provës së madhe dhe momentet që nëse kalohen arrijnë që të farkëtojnë një lidhje edhe më të fuqishme dhe të ngushtë mes motrave.
Por ka edhe raste kur mes motrave ka shumë pak gjëra të përbashkëta. Janë raste kur dy motra janë kaq të ndryshme me njëra-tjetrën dhe të largëta sa pas viteve të kaluara bashkë në fëmijëri zor se mund të takohen më. Këto janë llojet e motrave të huajëzuara, që zëre se nuk janë. Por ama në raste shumë ekstreme edhe ato dinë që të lënë mënjanë ndryshimet që kanë dhe t’i shkojnë në ndihmë motrës së largët, kur kjo ka ndonjë nevojë jetike për to. Në botën e sotme, me marrëdhëniet njerëzore që ndodhen mes sfidave të mëdha dhe të vazhdueshme, gjithsesi lidhja mes motrave është një nga më të fortat dhe më të paprekshmet. Mes tyre vazhdon që të ekzistojë një solidaritet jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me pjesën tjetër të familjes. Ato kur shkojnë mirë shndërrohen në shtylla dhe kolona të forta për të gjithë, edhe për fëmijët dhe pasardhësit e tyre, që në shembullin e mamave arrijnë që të farkëtojnë marrëdhënie shumë të ngushta dhe të mira.

10 arsye për shkak të të cilave meshkujt e shmangin martesën

Posted by Vnb-Snorki | 04 July, 2011 | Posted in

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 60 meshkuj të punësuar, prej të cilëve asnjë prej tyre nuk është i martuar, ndërsa tre prej tyre janë etër, ka zbuluar se për çfarë arsyesh nuk duan të martohen meshkujt e atyre moshave.
• Shokët e tyre nuk janë martuar ende, kjo gjë është arsye e mjaftueshme që edhe ata të presin.
• Mund të bëjnë seks edhe pa qenë të martuar, ndërsa sot kjo gjë pranohet plotësisht, gjë që nuk ka qenë e pranueshme në gjeneratat e kaluara.
• Nëse jetojnë bashkë me një vajzë, mund të kënaqen nga përfitimet e jetës së përbashkët sikur të ishin të martuar. Këtë gjë gjithashtu e përjetojnë si një afat provues.
• Duan që të shmangin rrezikun financiar, i cili do të mund t’i godiste nëse vjen deri te ndarja, ndërsa a ka mënyrë më të mirë që atë ta parandalojë duke mos hyrë në ujërat martesore!
• Duke pasur parasysh se ata, për dallim nga femrat, nuk kanë nevojë që të brengosen për orën biologjike, shpesh thonë se duan të presin deri kur të jenë më të vjetër dhe më të gatshëm për fëmijë. Ajo që me të vërtetë nuk e duan është presioni nga ana e femrës qëllim kryesor i së cilës është të lindë fëmijë.
• Frikët më të mëdha të tyre janë se martesa do t’u sjellë shumë ndryshime, kompromise dhe përgjegjësi. Në fund të fundit, më argëtuese është të luajnë tërë natën poker me shokët.
• Meshkujt janë romantikë, ata besojnë në shpirtin e tyre binjak dhe janë të gatshëm të presin. Por, çka është shpirti binjak i meshkujve? Ata e definojnë atë si një femër, e cila do t’i pranojë, ashtu si janë dhe nuk do të përpiqet t’i ndryshojë kurrë.
• Meshkujt sot janë të liruar nga presioni i shoqërisë dhe familjes lidhur me martesën. Pse atëherë do të duhej të heqin dorë ata nga liria e tyre?
• Para se të martohen, meshkujt duan që të jenë financiarisht të siguruar. Puna e mirë dhe çështja e zgjidhur e banimit për shumë meshkuj janë parakusht për martesën.
• Meshkujt thjesht duan të kënaqen me jetën e tyre beqare sa më gjatë që të munden, janë mësuar të kenë hapësirën e tyre, kanë rutinën e tyre dhe janë të kënaqur, sepse nuk kanë nevojë të kujdesen për dikë.

Operacionet plastike

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Natyra nuk i ka krijuar të gjithë njerëzit të njëjtë, por duket e papranueshme që njerëzit të klasifikohen në të bukur dhe jo të bukur.
Një hundë e madhe që të shqetëson sa herë del para pasqyrës, veshë të mëdhenj apo shumë shqetësime të tjera estetike, po çojnë drejt sallave të operacioneve plastike gjithnjë e më shumë njerëz, e kryesisht të rinj.
Ky fenomen me origjinë amerikane erdhi në vendin tonë në fund të shkeullit XX. Kirurgu estetik Lad Filaj tregon se si u thye tabuja e paprekshmërisë së trupit në shoqërinë tonë.
“Sigurisht kirurgjia estetike e mirëfilltë ka qenë tabu dhe nuk është zhvilluar në atë sistem, është e vërtetë që sot nuk është më tabu bërja e një operacioni plastik. Ky shërbim hyri në Shqipëri dhe ka një dyndje goxha të madhe”, shprehet Filaj.
Kirurgjia estetike, njëra nga llojet e kirurgjisë plastike, pasi u bë një nga mjetet kryesore për zbukurimin e VIP-ave në mbarë botën, shumë shpejt u kthye në një obsesion edhe për njerëzit e thjeshtë. Bisturia duket se është objekti kryesor që po ndihmon femrat të jenë më të bukura në pasarelat e improvizuara jetës së tyre. Doktori tregon arsyet përse u fut në kulturën shqiptare kirurgjia estetike.
“Si çdo e re që u fut në Shqipëri u fut edhe kirurgjia estetike, kjo erdhi si pasojë e rritjes së mirëqenies, rritjes së kërkesave ndaj vetes për mirëmbajtjen e pamjes fizike. Filloi çdo njeri të kërkonte më shumë shërbime”, thotë Filaj.
Megjithë idenë se pamja ka një rol vendimtar në suksesin e një personi janë të shumtë ata që ende mendojnë se trupi është dhuratë e natyrës dhe si i tillë nuk duhet prekur.
“Realisht nuk më pëlqejnë vajzat që kanë bërë operacione plastike, se është një ndryshim që duket, është shumë e dukshme. Jam e mendimit që tiparet kanë një lidhje me njëra-tjetrën dhe po ta ndryshosh do ketë një mospërputhje me pjesën tjetër të fytyrës”, thotë një e re.
“Jam komplet kundër, të gjitha shfryhen, s’janë natyrale, do isha vetëm për ndonjë rast që ka ndonjë mungesë nga ana e Zotit për ta rregulluar. Çfarë do të ndryshoje tek vetja po të kishe mundësi? Unë nuk do ndryshoja asgjë, i kam mundësitë financiare, por faleminderit Zotit”, shprehet një e re.
Në krijimin e një opinioni pozitiv apo negativ në lidhje me kirurgjinë estetike kanë edhe pamjet e njerëzve të njohur pas këtyre ndërhyrjeve. Dështime të kirugjisë apo të mjekëve, kjo nuk dihet.
Tendenca për të mos pranuar këto lloj ndëryrjesh në trupin e njeriut duket se është edhe tek moshat e mëdha të cilët ende nuk e pranojnë këtë realitet.
Përtej këtyre kundërshtive për kulturën e kirurgjisë estetike, duket se në një moshë të caktuar pranohen edhe ndërhyrje të tilla.
Përveç këtyre opinioneve duket se në vendin tonë ende nuk ka një informim të plotë rreth kushteve për të pasur rini të përjetshme.
“Ka ende një informim jo të saktë mbi kirurgjinë estetike, mbi operacionet, mbi rrisqet”, sqaron doktor Filaj.
Mosbesimi i njerëzve ndaj kirurgjisë estetike lidhet kryesisht me rreziqet që mund të kenë ndërhyrje të tilla. Sipas kirurgut ai që thotë se ndërhyrjet në kirurgjinë estetike kanë komplikacion zero, gënjen.
“Nëse bëhet fjalë për kirurgjinë ka komplikacione, megjithatë ka edhe ndërhyrje paralele për të minimizuar ato. Pacienti duhet të jetë i mirëkonsultuar dhe të marrë përsipër rriskun bashkë me mjekun, kundrejt këtij shërbimi që merr dhe këtij shërbimi që paguan”, shprehet Filaj.
Megjithë problemet që mbart, në ditët e sotme kirurgjia estetike është kthyer në një industri që prodhon bukuri të përjetshme.

Xhelozia e rrezikshme

Posted by Vnb-Snorki | 02 July, 2011 | Posted in

Duke shikuar orën, Mimoza kuptoi se i kishin mbetur vetëm njëzet minuta që të vishej dhe grimosej, para se Jehona të vinte për ta marrë. E kaploi paniku. Aq ishte dhënë pas mësimit për provim, i cili e priste pas disa ditësh, sa që kishte harruar konceptin e kohës. Ndeja e sontme në një klub të ri ishte aq e rëndësishme për shoqen e saj më të ngushtë, prandaj e dinte se i duhej që të shkonte, në mënyrë që të merrte pjesë ose në pajtimin e saj me Milotin, ose në ndarjen e saj përfundimtare nga ajo. Jehona dhe Miloti ishin në lidhje për tri vjet. Ishin njoftuar në vitin e parë të fakultetit, në të njëjtin vit kur ishin njoftuar edhe ato dyja, për t’u bërë më pas të pandashme. Letërsia më shumë i interesonte Mimozës, por që të dyja ia kishin dalë që të shkonin deri në vitin e fundit, ku vetëm disa provime i ndanin nga diploma e fakultetit.
Ndeja e sontme nuk kishte shumë lidhje me jetën studentore. Thjeshtë, kishte rastisur që një shoqe e përbashkët e Jehonës dhe Milotit të organizonte një ndejë ditëlindjeje dhe i kishte ftuar që të dy edhe pse e kishte ditur se disa ditë lidhja e tyre ishte në një krizë, për shkak të sjelljes jo të zakonshme të Milotit, si dhe për shkak të daljeve të tij të shpeshta mbrëmjeve, për të cilat Jehona nuk dinte shumë. Mimoza ishte e sigurt se Jehonën e mashtronte i dashuri i saj, mendonte se të gjitha sjelljet e tij ishin simbole të qarta të tradhtisë dhe mos pasjes së guximit të ndërprerjes së një lidhjeje të gjatë me një sinqeritet. Mentori thjesht nuk kishte zemër që t’ia thoshte të vërtetën troç Jehonës. Vajzë e prindërve të pasur, e rritur në qendër të qytetit, Jehona ishte e llastuar dhe e sigurt në vete, prandaj as që ia donte të mendonte sesi ndokush si Miloti, do të mund ta linte.
Mimoza përfundimisht mbylli librin dhe hapi ormanin. Vendosi që të vishte fustanin e bardhë, me shpinë të hapur, i cili i rrinte për mrekulli. Mimoza ishte e dhënë shumë pas palestrës, të cilën e vizitonte të paktën tri herë në javë. Për këtë shkak, ajo kishte një trup të përkryer, muskuj të theksuar dhe mund të vishte çka t’i binte ndër mend, duke u dukur si mos më mirë. Përpos trupit të bukur, ajo kishte edhe një fytyrë të bukur. Flokët i lëshonte deri në gjysmë të shpinës, kurrë nuk i ngjyroste ato, por vetëm i mirëmbante, prandaj ngjyra e tyre natyrale e lajthisë i jepte fytyrës së saj një pamje rinore, e cila përshtatej për mrekulli me sytë e gjelbër, me të cilët ua merrte mendtë meshkujve. Të gjithë pyeteshin, e askush nuk e dinte, pse Mimoza u rrinte aq larg meshkujve. Lidhja e saj e parë dhe e fundit kishte përfunduar pranverën e kaluar – edhe atë me një djalë për të cilin nuk fliste shumë, bile as me Jehonën. Ai ishte disa vjet më i moshuar se ajo, ishin njohur gjatë pushimeve verore, ku Mimoza kishte shkuar me një kushërirë. Lidhja e tyre kishte zgjatur më shumë se një vit. Mimoza kurrë nuk e kishte lejuar të dashurin e saj që ta priste para fakultetit, por vetëm në shtëpi. Kurrë nuk e kishte marrë atë në ndonjë ndejë studentore, prandaj i dashuri i saj kishte ardhur dhe kishte shkuar, duke u dukur sikur as që kishte ekzistuar në jetën e Mimozës. Por, ky ishte mendimi i atyre që e njihnin atë. Vet Mimoza ishte e vetëdijshme se ajo lidhje ishte lidhja e saj e parë serioze dhe lidhja që ia mori virgjërinë. Ajo ishte penduar rëndë për atë lidhje, meqë ishte e bindur se atë djalë as që e kishte dashur ndonjëherë, por vetëm romanca verore e kishte shtyrë që t’i jepej. Më vonë, nuk donte që të pajtohej me atë se ai nuk ishte ‘ai i vërteti’. Mimoza ishte e prirë që të idealizonte gjërat. I ati i saj, Rrahmani, ishte shkrimtar i njohur, një njeri me imagjinatë të zhvilluar, i cili e kishte edukuar të bijën me përralla dhe kishte krijuar një botë për të, ku dashuria ishte më e rëndësishmja. Nëna i kishte vdekur nga leukemia kur Mimoza kishte vetëm dhjetë vjet dhe, që nga ajo kohë, i ati ishte tërë atë që kishte ajo.

Ide për shtëpi moderne dhe praktike

Posted by Vnb-Snorki | 01 July, 2011 | Posted in

Thënë më së thjeshti – thjeshtësia, eleganca dhe funksionaliteti janë karakteristika të dizajnit suedez, pasi t’i shikoni fotografitë me zgjidhje ideale të modelimit të dhomës së ditës, do të pajtoheni se këto zgjidhje ia vlejnë t’u kushtohet vëmendja.
Vështirë që edhe ata të cilët zgjedhin më së shumti nuk do të mund të gjejnë frymëzimin midis këtyre rekomandimeve, ndërsa nëse e kemi parasysh se dizajni skandinav është bërë sinonim për zhvillimin e modernizmit të viteve 1950 dhe 1960, janë këto arsye të mjaftueshme që së paku të shikoni se për çfarë bëhet fjalë.
Filloni punën duke pasur parasysh se modelimi i hapësirës së banimit nuk është aspak një detyrë e lehtë, përcaktimi i stilit dhe udhëzimet janë një sfidë e madhe, ndërsa dizajni skandinav është vetëm njëra prej mundësive. Pse ta merrni parasysh, e pyetni veten?
Idetë e freskëta për modelim të interierit janë gjithmonë të mirëseardhura. Ndërsa nëse jeni adhurues të thjeshtësisë, funksionalitetit dhe efektit të fortë vizual – jeni në vendin e duhur.
Shtretër të rehatshëm, kamina tradicionale, jastëkë laramanë, llamba interesante, llambadarë, mobilie të efektshme dhe funksionale…, hapësira të mëdha të ndriçuara mirë me dritare të mëdha dhe me bimë…, të gjitha këto janë karakteristika të këtij stili, i cili është i mbushur me modernizëm dhe përdorim praktik.

Tradhëtojnë më shpesh njerëzit e pasigurt

Posted by Vnb-Snorki | 30 June, 2011 | Posted in

Tradhëtia i duhet njeriut për të vecuar personalitetin e tij dhe për tu liruar nga kthetrat e monogamisë”. – Shpjegon Laura Kipnis në librin e saj, “Kundra dashurisë”. Tradhëtia është një botë psikologjike më vete, e rregulluar nga dinamika dhe llogjika variabile nga personi në person.
Por edhe në këtë fushë ka disa kushte subjektive që përcaktojnë sjelljet bazë dhe jo të gjithë jemi në të njëjtën mënyrë të tërhequr prej tradhëtisë.
Faktorët e jashtëm që favorizojnë tradhëtinë janë të shumtë dhe mundë të listojmë ato ekonomikë (statistikishtë kushë është i pasur, i lejon vetes më tepër liri) apo seksualo - sentimental (nëse cifti është i konsumuar ka më tepër mundësi të tradhtojnë).  Sipas shkencëns kufiri ndermjet botës së tradhëtarëve dhe monogamëve është personaliteti seksual i cdo individi.
Studimi i Kirsten Mark, studiues në universitetin e Indiana, mbi sjelljen seksuale, tregon se duke mos llogaritur karakterin dhe statusin ekonomikë, ajo që kthen një monogamë në një tradhëtar serial është raporti seksua që ai individ ka me veten.
Një mashkull që nuk është shumë i sigurtë mbi aftësitë e tij prej dashnori dhe krevatin e përjeton me terrorin se do të dalë bllof, ka më tepër mundësi të tradhëtojë.
Ndërsa një grua që jeton me tmerrin ndaj sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme dhe frikës së ngeljes shtatëzanë, do të tradhëtoi më pakë.
Pa siguria është hapi i parë drejt tradhëtisë, sepse për këta njerëz është më e thjeshtë të relacionohen me të panjohur që nuk di asgjë mbi të kaluarën e tyre seksual

Shopingu përmirëson disponimin

Posted by Vnb-Snorki | 29 June, 2011 | Posted in

Nëse mendoni se termin “shoping-terapia” e kanë imagjinuar femrat për të arsyetuar blerjet e pakontrolluara, e keni gënjyer veten.
Një studim më i ri ka vërtetuar se blerja ka efekt të gjatë në disponim, largon ndjenjat negative dhe nxit lumturi.
Ekspertët kanë bërë qindra intervista nëpër qendrat tregtare. Përveç kësaj, ata kanë kërkuar nga blerësit që të mbajnë ditarë në lidhje me sjelljen dhe disponimin e tyre gjatë blerjes, dhe nëse më pas ndjehen me faj ose pendohen.
Rreth 62 për qind e të anketuarve kanë pohuar se kanë blerë diçka me qëllim që të ndihen më mirë, ndërsa 28 për qind e tyre kanë thënë se e konsiderojnë blerjen si formë e vetëshpërblimit.
Ndjenjën e fajit dhe pendimit e kanë pasur vetëm blerësit të cilët janë lëshuar në blerje impulsive.
Përfundimi i këtij studimi, i cili është publikuar në revistën amerikane për psikologji dhe marketing është: “Shoping-terapia në mënyrë të efektshme ndikon në përmirësimin e disponimit dhe largon ndjenjën e fajit dhe pendimit”.

Flisni më ngadalë, do të jeni më të suksesshëm

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit kanë vërtetuar se bindja në aftësitë e personit për të ndikuar në bashkëbiseduesin me anë të intonacionit të të folurit ka një bazë të fortë shkencore, ndërsa aftësia e grave për të bindur në fakt mund të varet nga ajo se si ato e shprehin mendimin e tyre.
Gjatë studimit hulumtuesit kanë vëzhguar biseda të ndryshme telefonike të pjesëmarrësve, ndërsa qëllimi i kësaj bisede ka qenë shitja ose zhvillimi i fushatave të caktuara. Ekspertët kanë analizuar 1 380 biseda, ndërsa një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar shpejtësisë së të folurit dhe fjalët që janë përdorur më shpesh.
Doli që bisedat më të suksesshme kanë qenë ato në të cilat menaxherët kanë shitur ose kanë bërë fushatë duke folur me ritëm mesatarisht nga tri e gjysmë fjalë për sekondë.
Në raste të tilla, pjesëmarrësit e bisedave kanë pasur shumë më shumë gjasa për të rënë në ujdi për produktin e propozuar ose për shërbime.
Njerëzit të cilët flasin shumë ngadalë nga konsumatorët janë konsideruar të jenë të paaftë ose tejet pedantë.
Nga ana tjetër, udhëheqësi dhe autori i eksperimentit, profesor i sociologjisë, Jose Benko, tha se të folurit jashtëzakonisht i shpejtë nuk ka lënë përshtypje shumë të këndshme për dëgjuesit: këta pjesëmarrës janë perceptuar si mburravecë dhe persona që nuk japin informacionin e duhur. Përveç kësaj, ndaljet natyrore mes fjalëve krijojnë një lidhje pozitive, në qoftë se frekuenca e tyre është mesatarisht 4-5 minuta. Në anën tjetër, pushimet tepër të dallueshme kanë një efekt negativ.

Çka i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Posted by Vnb-Snorki | 28 June, 2011 | Posted in

Shprehjet e tilla, si “Mos ke humbur në peshë?” vërtet tingëllojnë mirë në veshin e femrës, mirëpo kur është në pyetje lidhja ose dashuria, ekzistojnë edhe shprehje të tilla nga të cilat shkrihet zemra e femrës. 
“Të dua më së shumti”
Madje edhe femrat e vështira të cilat ‘nuk bien’ në flirt, kënaqen kur dëgjojnë këto dy fjalë nga partneri. Është me rëndësi që këto fjalë të thuhen në momentin e duhur dhe në vendin e duhur- atëherë efekti i tyre është i garantuar. Ndoshta do t’i lëkunden gjunjët, apo mund t’i bie të fikët, mirëpo këto janë pasoja të dëshirueshme… 
“Ke të drejtë për çdo gjë”
Të jemi të sinqertë, kjo fjali u pëlqen të gjithëve. Kur personi me të cilin jeni në lidhje pranon se në një temë të caktuar ju dini më shumë, atëherë në organizëm paraqitet një ‘valë’ e adrenalinës e cila nxit një ndjenjë shumë të ëmbël sikurse vetë dashuria. Edhe pse nganjëherë duhet të keni të drejtë, nuk është mirë që gjithmonë të jetë ashtu. Nëse femra ka shprehi të tillë që gjithmonë të ketë të drejtë, atëherë kjo shprehje nuk e ka vlerën e duhur, dhe shumë shpejtë do të vijë deri te konflikti me partnerin. Ata të cilët dëshirojnë që gjithmonë të kenë të drejtë, në vend të kësaj do të ishte mirë që të mundohen të jenë të gëzuar dhe të lumtur. Lejojeni partnerin që nganjëherë të jetë fitues i debatit, dhe buzëqeshni nganjëherë dhe thojeni fjalinë e artë: “Ke të drejtë”. Kjo nuk do t’ju mbysë, por do ta gëzojë partnerin tuaj. 
“Je e përsosur për mua”
Për secilën femër është me rëndësi që të ketë qëndrim pozitiv për veten e saj. Nëse fillon të mendojë negativisht dhe të ketë vlerësim të ulët për veten e saj shumë shpejt mund të bëhet e pasigurt dhe personaliteti i saj të lëkundet. Prandaj, gëzojeni të dashurën tuaj me shprehjen e këndshme, e cila do ta kënaqë atë dhe ju do të jeni krenar për këtë gjë. 
“Pranoj çfarë thua ti”
Nuk duhet të jeni të fiksuar pas martesës që kjo fjalë t’ju duket e rëndësishme. Nëse ëndërroni për ditën kur partnerja juaj do të thotë se dëshiron të martohet me ju, është me rëndësi ta dini se ajo vërtet e do këtë gjë. Këmbimi i premtimeve të martesës, për femrën është një hap shumë i madh. Ky është një hap i cili e frymëzon atë dhe e dërgon drejt lumturisë së përjetshme dhe e bën të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhme të lumtur sikurse në ëndrrat e saj.

Çipsi ju shton peshë më shumë se akullorja dhe alkooli

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Jogurti, arrat, bademi dhe pemët ndihmojnë të humbni në peshë, ndërsa ata që konsumojnë çips çdo katër vjet shtojnë nga një kile më shumë sesa ata që konsumojnë “ëmbëlsira“.
Artikujt e yndyrshëm me kalori shkaktojnë mbipeshën, edhe pse midis tyre ekzistojnë dallime, theksojnë ekspertët nga universiteti i Harvardit. Ata kishin analizuar shprehitë në të ushqyer të 120.000 njerëzve, nga mosha 33 deri në moshën 60 vjeçe.
Të anketuarit, pas 20 vjetësh mesatarisht ishin më të plotë për 7,7 kilogramë. Ata që rregullisht kishin konsumuar çips, çdo ditë që mesatarisht kishin konsumuar 30 gramë çips që përmbante rreth 160 kalori, për katër vjet kishin shtuar një kilogram. Ata që adhuronin ëmbëlsirat kishin shtuar gjysmë kilogrami.
Sa u përket ushqimeve të preferuara, sipas hulumtuesve ata që rregullisht konsumojnë jogurt kishin humbur gjysmë kilogrami, njëjtë sikurse edhe ata që kishin konsumuar arra apo badem.

Çka i pëlqen femrës të dëgjojë nga i dashuri?

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Shprehjet e tilla, si “Mos ke humbur në peshë?” vërtet tingëllojnë mirë në veshin e femrës, mirëpo kur është në pyetje lidhja ose dashuria, ekzistojnë edhe shprehje të tilla nga të cilat shkrihet zemra e femrës. 
“Të dua më së shumti”
Madje edhe femrat e vështira të cilat ‘nuk bien’ në flirt, kënaqen kur dëgjojnë këto dy fjalë nga partneri. Është me rëndësi që këto fjalë të thuhen në momentin e duhur dhe në vendin e duhur- atëherë efekti i tyre është i garantuar. Ndoshta do t’i lëkunden gjunjët, apo mund t’i bie të fikët, mirëpo këto janë pasoja të dëshirueshme… 
“Ke të drejtë për çdo gjë”
Të jemi të sinqertë, kjo fjali u pëlqen të gjithëve. Kur personi me të cilin jeni në lidhje pranon se në një temë të caktuar ju dini më shumë, atëherë në organizëm paraqitet një ‘valë’ e adrenalinës e cila nxit një ndjenjë shumë të ëmbël sikurse vetë dashuria. Edhe pse nganjëherë duhet të keni të drejtë, nuk është mirë që gjithmonë të jetë ashtu. Nëse femra ka shprehi të tillë që gjithmonë të ketë të drejtë, atëherë kjo shprehje nuk e ka vlerën e duhur, dhe shumë shpejtë do të vijë deri te konflikti me partnerin. Ata të cilët dëshirojnë që gjithmonë të kenë të drejtë, në vend të kësaj do të ishte mirë që të mundohen të jenë të gëzuar dhe të lumtur. Lejojeni partnerin që nganjëherë të jetë fitues i debatit, dhe buzëqeshni nganjëherë dhe thojeni fjalinë e artë: “Ke të drejtë”. Kjo nuk do t’ju mbysë, por do ta gëzojë partnerin tuaj. 
“Je e përsosur për mua”
Për secilën femër është me rëndësi që të ketë qëndrim pozitiv për veten e saj. Nëse fillon të mendojë negativisht dhe të ketë vlerësim të ulët për veten e saj shumë shpejt mund të bëhet e pasigurt dhe personaliteti i saj të lëkundet. Prandaj, gëzojeni të dashurën tuaj me shprehjen e këndshme, e cila do ta kënaqë atë dhe ju do të jeni krenar për këtë gjë. 
“Pranoj çfarë thua ti”
Nuk duhet të jeni të fiksuar pas martesës që kjo fjalë t’ju duket e rëndësishme. Nëse ëndërroni për ditën kur partnerja juaj do të thotë se dëshiron të martohet me ju, është me rëndësi ta dini se ajo vërtet e do këtë gjë. Këmbimi i premtimeve të martesës, për femrën është një hap shumë i madh. Ky është një hap i cili e frymëzon atë dhe e dërgon drejt lumturisë së përjetshme dhe e bën të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhme të lumtur sikurse në ëndrrat e saj.

Komunikimi i mirë – seksi më kualitativ

Posted by Vnb-Snorki | 27 June, 2011 | Posted in

Njerëzit që komunikojnë më mirë dhe që kuptojnë ndjenjat e të tjerëve, kanë një jetë seksuale më kualitative dhe më përmbajtësore, thotë një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë.
Vetëbesimi dhe pavarësia e personit, shtojnë kërkuesit shkencorë, po ashtu kanë rëndësi të madhe sa i përket shëndetit seksual.
- Kënaqësia seksuale është një pjesë e rëndësishme e shëndetit seksual. Mënyra sesi komunikojnë njerëzit, sesi dëgjojnë dhe kuptojnë njëri-tjetrin, me të vërtetë ka ndikim në aktin seksual dhe në kënaqësinë seksuale – thotë Adena Galinski, autore e studimit.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 3.200 studentë të moshës nga 18 deri 26 vjet. Është dëshmuar edhe se meshkujt flasin më shpesh sesa femrat gjatë përjetimit të orgazmës, sikur që është parë edhe se meshkujt kënaqen më shumë nga seksi oral, sesa femrat.
- Hipoteza jonë është se personat e kuptueshëm dhe të dhimbshëm, janë më të ndjeshëm ndaj nevojave të partnerit. Studimi ka treguar se shumica e meshkujve të rinj me të vërtetë duan që të kënaqin partneret e tyre në shtrat – thotë Galinski.

Kajsia e përmirëson kujtesën

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Kajsia përmban mjaft ujë dhe ka një vlerë të vogël energjike. Është shumë e pasur me provitaminë A, antioksidues natyral, i cili e mbron organizmin nga ndikimi i radikalëve të lirë. Dyqind gramë të kësaj peme siguron nevojat ditore të organizmit për këtë provitaminë. Kajsia është e pasur mjaft edhe me kalium, i cili e rregullon punën e zemrës, por gjithashtu se përmban edhe jod, zink, krom dhe mangan. Është një diuretik i shkëlqyeshëm dhe iu sugjerohet atyre që kanë problem me veshka dhe me sëmundje kardiovaskulare. Tashmë është vërtetuar se përmirëson të parit, si dhe i forcon eshtrat, ndikon pozitivisht në enët e gjakut, e përmirëson përqendrimin dhe kujdesën, por ndihmon edhe tek anemia, ngase përmban acidin folik dhe bakër. Kajsia e rregullon shtypjen e gjakut, ndihmon tek astma dhe ankthet. Shkaku i nivelit të lartë të posedimit të sheqerit nuk iu sugjerohet atyre që vuajnë nga diabeti.

Kajsia e përmirëson kujtesën

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Kajsia përmban mjaft ujë dhe ka një vlerë të vogël energjike. Është shumë e pasur me provitaminë A, antioksidues natyral, i cili e mbron organizmin nga ndikimi i radikalëve të lirë. Dyqind gramë të kësaj peme siguron nevojat ditore të organizmit për këtë provitaminë. Kajsia është e pasur mjaft edhe me kalium, i cili e rregullon punën e zemrës, por gjithashtu se përmban edhe jod, zink, krom dhe mangan. Është një diuretik i shkëlqyeshëm dhe iu sugjerohet atyre që kanë problem me veshka dhe me sëmundje kardiovaskulare. Tashmë është vërtetuar se përmirëson të parit, si dhe i forcon eshtrat, ndikon pozitivisht në enët e gjakut, e përmirëson përqendrimin dhe kujdesën, por ndihmon edhe tek anemia, ngase përmban acidin folik dhe bakër. Kajsia e rregullon shtypjen e gjakut, ndihmon tek astma dhe ankthet. Shkaku i nivelit të lartë të posedimit të sheqerit nuk iu sugjerohet atyre që vuajnë nga diabeti.

Make up, gabimet që femrat nuk duhet të bëjnë

Posted by Vnb-Snorki | 26 June, 2011 | Posted in

Ngjyra të lehta dhe tualet i lehtë. Jo gjithmonë është e nevojshme për të theksuar tiparet. Ja disa nga gabimet e zakonshme që bëjnë femrat
Të kujdesesh për veten është kulturë. Por shpesh kjo dëshirë i tejkalon limitet. Rreth 80 për qind e femrave pranojnë se nuk dalin nga shtëpia pa bërë tualet, qoftë verë apo dimër, kohë me diell apo shi. Gjithsesi, sipas specialistëve të këtij sektori, që nuk është asnjëherë në krizë, femrat gabojnë shumë me mënyrën se si lyhen apo se si zgjedhin ngjyrat. Për ta jo gjithmonë është e nevojshme të përdorësh, buzëkuq, rimel, apo laps të zi. Për fat të mirë, gjatë viteve të fundit, femrat preferojnë më shumë makijazhin e lehtë dhe natyral, se sa të rëndin, edhe pse çdo vajzë e zgjedh sipas dëshirës makijazhin. Megjithatë, rreziku për t’u dukur më e madhe në moshë mbetet. Kur makijazhi është i rëndë dhe buzëkuqi i fortë, atëherë pamja është një katastrofë.
Nëse doni t’i bëni përshtypje intervistuesit, për një vend të ri pune dhe paraqiteni në takim me një makijazh shumë të rëndë dhe buzët e kuqe flakë, të jeni të bindur se do t’u bëni shumë përshtypje. Por ndoshta nuk do të ishte mirë kështu. Nuk kërkohen shumë gjëra për t’u dukur profesionalë: veshja me kombinim dhe një trukim i lehtë. Nëse çdo ditë bëni të njëjtin makijazh, nuk ka dyshim që do t’u mërziteni të gjithëve. Megjithatë nuk është ky problemi, por kur jeni 40 vjeçe dhe lyheni sikur të ishit 20. Në këtë moshë nuk keni më freskinë e dikurshme, qepallat e syve fillojnë të rrudhen, po ashtu edhe lëkura rreth buzëve e syve. Makijazhi është pak a shumë si gardëroba: me kalimin e viteve ka nevojë të ndryshohet, të ecë në një hap me kohën, si nga ngjyrat ashtu edhe format. Merrni kohën e nevojshme dhe kini durim: eksperimentoni, ndryshoni mënyrën e të lyerit. Nëse nuk dini, konsultohuni me një “makeup stylist”.
Pudra dhe lapsi i zi
Rrethi që krijojnë shpeshherë vajzat përreth syve, nuk është aspak i bukur për t’u parë. Mjafton t’i lyeni pak, në mënyrë që të mos dukeni sikur iu ka rrahur njeri. Sytë mund të lyhen rëndë vetëm kur shkohet nëpër festa. Me shumëllojshmërinë e fondotinave që gjenden në dyqanet kozmetike, nuk është e vështirë të gabosh, sidomos kur në dyqan ndriçimi nuk të ndihmon. Mos e lini veten të kushtëzoheni nga ajo që ju pëlqen, vetëm për faktin se ua errëson ngjyrën e lëkurës, ju jep shkëlqimin për të cilin keni nevojë: para se të dilni jashtë, bëni shumë prova, në mënyrë që të krijoni një ide se si dukeni në dritë.
Një fondotinë me ngjyrë të çelët, pak pudër (dikur përdorej shumë pluhuri i orizit) dhe të jeni të sigurta se do të dukeni si kufomë. Prandaj nuk duhet ta ekzagjeroni. Kur vini fondotinë, nuk është e nevojshme të përdorni edhe pudër.
Nuk ka dyshim që çdo vajze do t’i pëlqente të kishte qerpikë të gjatë dhe të kthyer, prandaj tendenca e fundit është vënia e qerpikëve fals. Të dashura vajza, nëse nuk doni të dukeni shëmtuar me qerpikë super të gjatë (mund t’i përdorni për ndonjë festë, apo për karnavale), mos i përdorni. Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë nga dëshira juaj, atëherë përpiquni t’i lyeni me rimel në mënyrë që të zgjaten. Në treg gjenden qerpikë fals me gjatësi të ndryshme. Kini kujdes kur t’i vini, ndërsa për t’i hequr mund të përdorni pak qumësht.
Ruzhi në faqe
Një lëvizje e gabuar, një dorë e rëndë dhe të jeni të bindura se ia keni arritur qëllimit të bëheni si kloun. Faqet mund t’i lyeni duke aplikuar lehtësisht mbi to pak ruzh. Lëvizeni dorën me kujdes në drejtim të veshëve, për të pasur një pamje sa më natyrale. Nëse ndiqni me kujdes këto udhëzime, nuk ka dyshim që do t’ia arrini qëllimit. Mos krijoni iluzione, nëse në mes të dimrit ngjyra e lëkurës suaj është shumë e errët, të jeni të bindur se askush nuk do të mendojë që keni ardhur nga ndonjë plazh tropikal. Dhe kjo, jo për faktin se është dimër, por sepse sado të duket natyrale, ndryshimi është i dukshëm dhe këtë mund t’ua sigurojë vetëm solari.
Tonet e syve
Keni kaluar shumë kohë në zyrë? Mund të ndodhë. Me kalimin e orëve, pluhuri i përshtatet lëvizjes së qepallave. Por edhe kjo mund të rregullohet, mjafton të shiheni shpesh në pasqyrë. Për sa u përket vetullave, nëse e keni vetullën të rrallë, mund të përdorni laps për ta mbushur dhe për t’i dhënë një formë më të bukur. Kujdes mos e ekzagjeroni, sepse do të dukeni si ndonjë shtrigë. Më shumë se sa të shpenzoni para për një produkt të mirë, ushtrohuni deri sa të mësoni të përdorni lapsin.
Ndriçimi i buzëve
Një lyerje e lehtë e buzëve me shkëlqyes do t’jua zbukurojë pamjen. Katër të lyera njëra përmbi tjetrën do t’ju bëjnë të dukeni si kloun. Mos mendoni se sa më shumë shkëlqyes të vini mbi buzë, aq më të bukura bëheni. Të jeni të bindura se meshkujt nuk do ta merrnin mundimin t’ju puthnin me gjithë atë llaç mbi buzë.