Headlines
Published On:05 July, 2011
Posted by Vnb-Snorki

GoDaddy u shit për 2.25 miliard dollarë

GoDaddy, regjistruesi më i madh i domenëve në bot, është shitur për një shumë prej 2.25 milaird dollarë për tri kompani amerikane me kapital privat.Sipas një raporti të parashikuar gjatë javës së kaluar, kompanitë me kapital privat KKR & Co, Silver Lake Partners dhe Technology Crossover Ventrues kanë arritur marrëveshjen, dhe janë pajtuar që të marrin përsipër borxhin e GoDaddy. Raporti ka sinjalizuar se çmimi i shitjes do të jetë mes 2 dhe 2.5 miliard dollarë.
Themeluesi i kompanisë dhe CEO Bob Parsons parashikoi rritjen e mëtutjeshme të GoDaddy nën pronësinë e re. Ai tha për Los Angeles Times se “Çfarë po shohin këta djem është një kompani me një potencial shumë më të madh ndërkombëtar dhe me një potencial më të madh për partneritete dhe blerje. Ata do të na ndihmojnë me financa dhe në rekrutimin e talentit”.
GoDaddy, e njohur për reklamat e saja shumë të nxehta në SuperBowl ka përjetuar një rritje të theksuar gjatë tre viteve të fundit, dhe shitjet janë rritur për 25% në 947 milion prej vitit 2009 në vitin 2010. Kompania ka parashikuar një trend rritjeje edhe për vitin 2011, dhe pritet që të jetë rreth 1.1 miliard dollarë.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:45 AM. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:45 AM. Filed under , . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "GoDaddy u shit për 2.25 miliard dollarë"

Leave a reply