Headlines

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

16 Apr 2013 / 0 Comments

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy Kryeministrave- Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në Bruksel. “Uroj Kryeministrit Thaçi dhe Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në kuadër të

Më Shumë»

Ekonomi
Kronika E Zezë

Durrës, 25 vjet burg pedofilit amerikan

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin amerikan Carl Stephan Kaminski për abuzim seksual ...

Burg pa afat për tre personat që mbajtën peng 22-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën arrest me burg për 3 personat që akuzohen se kanë mbajtur peng p...

Teknologji

"Titanik 2" po ndërtohet në Kinë

Manjati i minierave australiane, Clive Palmer ka firmosur një marrëveshje me ndërmarrjen finlandeze, "Del...

Facebook do të ndryshojë dizajnin e furnizuesit të lajmeve

Facebook ka menduar ti japë një pamje të re furnizuesit të lajmeve në faqen kryesore. Të gjitha ndryshime...

Sport
Kosovë

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy...

Shqipëri

Sali Berisha, takim me akademikët

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mëngjesin e së martës një takim me akademikët në Universitetin e ...

Pandeli Majko: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande”!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje dhunën e dj...

Berisha inauguron shërbimin elektronik e-Matura

Kreu i qeverise,Shqiptare Sali Berisha ka inaguruar sot në shkollën “Petro Nini Luarasi” shërbimin elektro...

Rajon

“Republika e Maqedonisë së Epërme” është emri që do ta zëvendësoj parashtesën IRJM

Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic është Republika e Maqedonisë së Ep...

Shkup:Pesë nga shqiptarët e sulmuar, në spital

Në Spitalin e Qytetit në Shkup janë pranuar pesë qytetarë shqiptar me lëndime të rënda trupore. Dy prej ...

Izet Mexhiti: Shkupi s'ekziston pa shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë në Shkup ka mbajtur Konventën promovuese të kandidatit për ...

Showbiz

Shpëtuesja e American Idol?

Nicki Minaj mendon është ajo e cila mund të shpëtoi emisionin American Idol. Reperja beson se ajo do t’j...

Shëndetësi

Si të ndaloni osteoperozën me tre mënyra

Mosha mes 49 dhe 67 vjeç janë më të prekshmet nga osteoperoza. Osteoperoza është një gjëndje ku kockat që...

LifeStyle
Për Femra
Kronika E Zezë
Published On:05 July, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Hollësi të marrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë

Nga disa sqarime të dhëna nga ca burime lidhur me tri marrëveshjet e arritura të shtunën, detaje rreth tyre, të cilat i sjell në këtë tekst, por me vërejtjen se për udhëzime zyrtare duhet pritur që vetë Qeveria e Kosovës t’i bëjë publike detajet dhe t’i njoftojë qytetarët se çfarë mund e çfarë nuk mund të bëjnë për të shfrytëzuar frytet e këtyre marrëveshjeve të arritura të shtunën në Bruksel.  Ekipi i Robert Cooperit, i cili „lehtëson“ dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, sot pritet t’ua dërgojë palëve në letër të gjitha detajet rreth tri marrëveshjeve të arritura të shtunën. Këto do të jenë të shkruara në një dokument të quajtur „konkluzione të kryesuesit“, ndërsa palët do të marrin përgjegjësi politike ndaj BE-së për t’i zbatuar ato. Në BE thonë se „u takon palëve të vendosin se si t’i njoftojnë qytetarët për detaje të marrëveshjes“, ndërkohë pritet që Qeveria e Kosovës t’i bëjë publike të gjitha këto dokumente, pasi që për zbatimin e tyre edhe ashtu nevojitet të jepen udhëzimet administrative. Por, së paku për tri marrëveshjet e para në këtë moment supozohet se nuk do të ketë nevojë të ndryshohet ndonjë ligj në Kuvendin e Kosovës.
Tri fushat e para për të cilat është arritur marrëveshja të shtunën janë: liria e lëvizjes, regjistri civil dhe njohja e diplomave universitare. Me efekt më të madh të drejtpërdrejtë për qytetarët konsiderohet të jetë „liria e lëvizjes“. Nga disa burime mësohet se kompromisi për lirinë e lëvizjes së njerëzve ka qenë i lehtë, por problem më i madh në dialog ishte tema lidhur me targat e automjeteve, pasi që Kosova ka nisur të lëshojë targa me shenjën RKS.
mst: Me letërnjoftim në xhep dhe me “letër“ të policisë së Serbisë
Të gjitha palët kanë konfirmuar se kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë, ose “kufiri administrativ“ siç e quajnë Serbia dhe një pjesë e BE-së, do të mund të kalohet me karta identiteti, ndërsa nuk është kërkuar asnjëherë nga Serbia që të njohë edhe pasaportat me shenjën e Republikës së Kosovës. Si kompromis mësohet se qytetarët e Kosovës do të mund të kalojnë kufirin duke treguar së pari letërnjoftimin e tyre, ndërsa policia serbe do t’u japë një letër të veçantë, që do të thotë se nuk njihet dokumenti i lëshuar nga autoritetet e Kosovës si dokument i pranuar zyrtar në territorin e Serbisë. Nuk është dhënë ndonjë përgjigje e prerë, por marrëveshja synon të mundësojë që edhe shtetasit e Kosovës të cilët do të udhëtojnë nëpër Serbi për të shkuar në vendet e Evropës do të mund ta bëjnë këtë në hyrje-dalje të Serisë me letërnjoftime, ndërsa hyrjen në shtetin tjetër (Kroaci, Hungari, Rumani apo Bullgari)  me pasaportë dhe viza valide. Për këto aranzhuane do të njoftohen edhe vendet përkatëse të BE-së dhe vendet e tjera fqinje të Kosovës. Ajo që mbetet të sqarohet është udhëtimi i fëmijëve, të cilët nuk mund të kenë letërnjoftime por vetëm pasaporta.
Një element jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët, sidomos në këto momente kur në disa vende evropiane kanë nisur pushimet e verës, është afati nga i cili do të mund të zbatohej kjo marrëveshje. Janë me mijëra shtetas të Kosovës, të cilët mund të udhëtojnë për në Kosovë përmes Serbisë, duke shkurtuar dukshëm rrugën për në vendlindje, por kanë vetëm dokumente të Kosovës. Në BE thonë se do të donin që kjo të hynte në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo varet nga palët dhe nga shpejtësia me të cilën ato mund të krijojnë mekanizmat zbatues. Po ashtu BE-ja llogarit se të dyja palët do të orvaten të dëshmojnë se janë serioze dhe konstruktive, dhe kjo mund të sjellë nisje të shpejtë të zbatimit të kësaj pjese të marrëveshjes. Por sa shpejt mund të ndodhë nuk e di askush, pos që thuhet se grupet punuese trepalëshe do të fillojnë menjëherë punën. Kjo nuk do ta presë 1 nëntorin, sepse kjo datë ka të bëjë me aranzhimet për kalimin e veturave e jo të njerëzve.
Targat në mënyrë reciproke
Si kompromis për përdorimin e targave është arritur marrëveshja, sipas së cilës në Kosovë do të ketë dy lloj targash, një lloj sikur ato që deri më tash i ka lëshuar UNMIK-u me shenjën KS, dhe targat e reja me shenjën RKS. Në Serbi, pa pasur nevojë të ndërrojnë tabelat e veturave, do të mund të kalojnë të gjitha veturat me shenjen KS, ndërsa në kufi do të duhet të paguajnë vetëm  sigurimin e veturave. Pala serbe ka premtuar se „do të bëjë çmos që ky çmim të jetë sa më i ulët që të jetë i mundur“. Ata që në vetura i kanë targat me shenjën RKS nuk und të kalojnë në Serbi me to, por në kufi do të marrin targa të përkohshme që do t’u vlejnë brenda territorit të Serbisë.
Me rëndësi është të thuhet se edhe targat me shenjën KS do t’i lëshojnë autoritetet e Kosovës, ndërsa Kosova ka të drejtë në masa reciproke. Kjo në praktikë do të thotë se Kosova mund të kërkojë nga shtetasit e Serbisë të paguajnë sigurimin e veturave për të hyrë në Kosovë dhe që Policia e Kosovës t’ua lëshojë një letër në vend të patentë shoferit, ashtu siç bën Serbia me kosovarët. Në BE pohojnë se „Kosova ka të drejtë në këtë reciprocitet në bazë të marrëveshjes, por i takon asaj të vendosë nëse do t’i përdorë ato apo jo“. Disa diplomatë që tani pohojnë se do të ketë një lloj „presioni miqësor“ ndaj Kosovës që të mos e shfrytëzojë këtë të drejtë që e ka, në mënyrë që të tregohet „më konstruktive“.
Kosova ka insistuar në origjinalet, por Serbia nuk ka lëshuar pe
Një fushë ku Serbia nuk ka lëshuar pe është ajo që ka të bëjë me origjinalet e regjistrave civilë. Edhe pala serbe, edhe ata të BE-së kanë konfirmuar se delegacioni i Kosovës ka insistuar deri më tash tërë kohën që Kosovës t’i kthehen origjinalet, ndërsa pala serbe ka bërë të ditur se nuk  e pranon një gjë të tillë, sepse kjo do të kuptohej sikur heqje dorë nga sovraniteti ndaj territorit të Kosovës. Në fund pala serbe ka dalë këtu si fituese, sepse BE-ja është shprehur se  „detyrimi i Serbisë që t’i kthejë origjinalet është jashtë mandatit të BE-së në këtë dialog“.
Duke pasur parasysh se Kosova tashmë ka krijuar një regjistër të vetin civil voluminoz, kjo marrëveshje do të ndihmojë që ky regjistër të kompletohet dhe këtë ta vërtetojë dhe EULEX-i, i cili do të jetë i përfshirë në zbatimin e kësaj pjese të marrëveshjes. Kosova do të marrë fotokopjet, të cilat do t’i vërtetojë EULEX-i. Kjo nga BE-ja shihet si diçka e rëndësishme edhe për procesin e ardhshëm eventual të liberalizimit të vizave, sepse dokumentet e lëshuara në bazë të regjistrave të tillë, të vërtetuar nga EULEX-i, vendet anëtare të BE-së do t’i konsiderojnë si të besueshme.
Kadastrat, telekomi, vulat dhe energjia janë marrëveshjet që priten në takimin e radhës
Në takimin e radhës priten marrëveshje për kadastrat, telekomin, energjinë elektrike dhe për vulat e doganave. Këto marrëveshje janë shumë afër përmbylljes dhe në BE pohojnë se aty rreth 20 korrikut edhe mund të formalizohen. Pos këtyre janë hapur në takimin e fundit edhe disa tema të reja, si trashëgimia fetare e kulturore dhe anëtarësimi në nismat rajonale. Dy këto tema vetëm sa janë prekur në takimin e shkuar dhe nuk pritet që të ketë ndonjë lëvizje të madhe për para vjeshtës.
Në BE nuk dinë nëse për temat e ardhshme do të ketë nevojë që në Kosovë të miratohet ndonjë ndryshim ligji në Kuvendin e Kosovës, por thonë se kjo varet nga ligjet e Kosovës. BE-ja ndihmon që të arrihet marrëveshja, ndërsa si do të rregullojnë në legjislaturën dhe administratën e tyre palët zbatimin e marrëveshjeve varet nga vetë ato. Por BE-ja thotë se palët duhet ta marrin seriozisht zbatimin, sepse edhe BE-ja do të ketë mekanizmat e saj të mbikëqyrjes së zbatimit dhe kjo do të përfshihet pastaj edhe në raportet e progresit që përgatit Komisioni Evropian një herë në vit.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:31 AM. Filed under , , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:31 AM. Filed under , , . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Hollësi të marrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë"

Leave a reply