Headlines
Published On:21 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki

Si Mundemi Te Shpejtoni Kompjuterin tuaj?

Nese kompjuteri juaj ka filluar te ngadalesohet, ekzistojne opsione per ta shpejtuar ate. Me poshte, i kemi paraqitur disa keshilla se qysh me shpejtu PC-ne tuaj.

 1. Bllokoni Hapjen Automatike te Programeve qe nuk ju duhen
Kur te instaloni program ne Windows, ai mund te instaloj edhe ndonje program tjeter te vogel qe starton automatikisht kur te ndizni kompjuterin tuaj. Pasi te instaloni shume programe, procesi i startimit te PC-se suaj mund te ngadalesohet se tepermi. Pra nese keni programe te instaluara qe nuk i shfrytezoni aq shume, atehere ato nuk kan nevoje te hapen cdo kohe kur ju te startoni PC-ne tuaj.
- Klikoni ne Start dhe shkruani msconfig.exe ne kutine e kerkimit. Duke shkruar, rezultate do te shfaqen. Kur te shihni msconfig.exe klikoni ne te dhe shtypni Enter, pra thjesht hapeni.
(Nese jeni duke shfrytezuar Windows XP, atehere klikoni ne Start dhe hapeni Run dhe pastaj shkruani msconfig.exe)


- Kliko ne tabin Startup. Do te ju shfaqet lista e te gjitha programeve qe hapen automatikisht kur ju te startoni PC-ne tuaj. Per te parandaluar hapjen e programeve ne menyre automatike atehere largoni shenjimin me tick ne kutite para tyre. Klikoni OK kur te perfundoni seleksionimin tuaj.


- Nje dritare do te ju shfaqet ku ju pyet se nese deshironi te ristartoni kompjuterin tuaj ne menyre qe ndryshimet qe keni bere te kene efekt atehere klikoni Restart. Mirepo nese jeni duke punuar edhe dicka tjeter, atehere me mire ruani punet tjera dhe pastaj vazhdoni me restartim.


2. Caktoni nje orar per te performuar pastrimin e hard-diskut
Windows ofron veglen Disk Cleanup qe sherben per fshirjen e fajllave te panevojshem ne kompjuterin tuaj. Kjo ndihmon ne rritjen e hapsires se lire ne hard-disk si dhe ka mundesi ne rritjen e shpejtesise te PC-se suaj. Eshte ide e mire qe te perdorni kete vegel rregullisht te pakten nje here ne muaj apo ne jave, varesisht nga perdorimi i kompjuterit qe beni.
- Kliko ne Start dhe shkruaj task scheduler ne kutine e kerkimit dhe shtypni Enter.


- Kur Task Scheduler hapet klikoni ne opsionin Action dhe zgjedhni Create Basic Task
.

- Pastaj ne hapsiren Name: shkruani emrin e task-ut (detyres) qe deshironi te krijoni dhe pastaj klikoni butonin Next.

 - Tani zgjedhni se sa shpesh deshironi qe kjo pune te realizohet automatikisht. Weekly (cdo jave), Daily (cdo dite), Monthly (cdo muaj), etj… Kjo varet nga ju se sa here ju duket juve e arsyeshme. Ne kete rast ne do te zgjedhim Weekly (cdo jave).


- Perderisa e kemi zgjedhur qe cdo jave te ndodh automatikisht ky proces, tani vendosim edhe ne cilen dite duam qe ky proces te performoj vetvetiu dhe ne cfare ore.

- Pastaj ne opsionin Action e zgjedhim se cfare aksioni duam te nderrmar kjo kurdisje qe e caktuam deri tani, dhe e zgjedhim Start a program.

- Ne fushen Program/script e shkruajme cleanmgr.exe

- Ne fund shfaqet permbledhja e gjithe ketij percaktimi qe beme me larte dhe klikoni ne butonin Finish.


3. Caktivizoni Sherbimin e Indeksimit ne Windows
Sherbimi Search Index ne Windows skenon te gjithe fajllat dhe follderet ne kompjuterin tuaj dhe ruan informacione ne nje index fajll ne menyre qe te shkurtoj kohen kur ju kerkoni lokalisht ne kompjuterin tuaj. Sidoqofte, kjo konsumon burime ne sistemin tuaj dhe e ngadaleson ate. Nese nuk e praktikoni shume kerkimin e fajllave ne kompjuterin tuaj, atehere mund ta fikni kete sherbim.
- Klikoni ne Start dhe shkruani services.msc ne kutine e kerkimit dhe shtypni Enter.


- Ne dritaren qe hapet reshqitni poshte dhe gjeni sherbimin Windows Search. Klikoni me tastin e djathte dhe zgjedhni Properties nga popup menyja qe hapet.


- Kur te hapet dritarja e re zgjedhni opsionin Disabled ne listen e Startup type. Kliko OK per te aprovuar ndryshimet.
 4. Zvogeloni kohen e voneses per shfaqjen e Menyse Start
Normalisht, ekziston nje vonese para se te shfaqet menyja Start. Nese deshironi qe kjo te hapet me shpejt mund ta beni duke ndryshuar vlerat ne Regjister.
- Kliko Start dhe shkruaj regedit.msc ne kutine e kerkimit. Shtypni Enter qe kjo te hapet.
- Nese hapet kutija e dialogut te User Account Control, kliko butonin Yes per te vazhduar. (kjo edhe mund te mos shfaqet nese e keni te ndryshuar kontrollin e sigurise me heret, gje qe nuk perben ndonje problem.)
- Ne anen e majte te dritares Registry Editor navigoni ne HKEY_CURRENT_USER pastaj Control Panel pastaj Desktop key. Ndersa tani ne anen e djathte te dritares, rreshqitni poshte deri sa te gjeni MenuShowDelay. Klikoni me tastin e djathte te mausit dhe zgjedhni opsionin Modify…

- Do te ju hapet dritarja e Edit String ku ne fushen Value data: mund te shkruani ndonje vlere nga 0 deri ne 4000. Vlera qe e shkruani percakton kohen se sa milisekonda i duhet menyse Start te hapet. Ne nuk ju rekomandojme te perdorni vleren 0. Ne rastin tone ne kemi zgjedhur vleren 200. Kliko butonin OK per te aprovuar ndryshimet.

- Mbyllni dritaren Registry Editor dhe ristartoni PC-ne tuaj qe te kete efekt ndryshimi juaj.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:28 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:28 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Si Mundemi Te Shpejtoni Kompjuterin tuaj?"

Leave a reply