Një seri shpërthimesh të fuqishme të ndodhura në përfundim
të maratonës së Bostonit kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar, ndërsa Fox
Neews raporton për të paktën tre persona të vdekur.
Sipas mediave amerikane, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Dhjetëra persona kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.
Raportohet për shumë trupa të shtrirë në shesh të gjakosur, ndërsa
policia dhe ambulanca të shumta po transportojnë të lënduarit drejt
spitaleve, transmeton TCH.
Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri.
Dëshmitarë, të cituar nga BBC dhe CNN, thonë se shpërthimet ndodhen
brenda hotelit “Firamont”, para ndërtesës së të cilit dhjetëra shikues
ishin grumbulluar për të ndjekur parakalimin e atletëve pjesëmarrës në
maratonë
Kam parë dy shpërthime. I pari ka ndodhur farë
cakut të vrapimit, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, kurse më
pastaj ka dalë një tym i zi. Kemi filluar të ikim”, ka thënë një
dëshmitare nga vendi I ngjarjes.
Lidhur me shpërthimet menjëherë është informuar presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden.
Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se
presidenti Obama ka urdhëruar që të lënduarve t’u jepet ndihma e
nevojshme mjekësore dhe të angazhohen forca shtesë që vendi i goditur
nga shpërthimet sa më parë të sanohet.
Policia dhe shpëtimtarët janë në teren dhe po hetojnë se si ndodhi shpërthimi dhe kush mund të jenë shkaktarët
Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin apo nëse bëhet fjalë për
një sulm terrorist. Për të sqaruar këtë priten njoftime nga autoritetet.
About the Author
Posted by Vnb-Snorki
on 5:51 AM. Filed under
Kryesore
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response
By Vnb-Snorki
on 5:51 AM. Filed under
Kryesore
.
Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response