Kosova do të vazhdojë të mbështetet në përkrahjen e SHBA-ve
“Katër korriku është një datë e rëndësishme jo vetëm për vendin tuaj, por për tërë botën. Kjo datë është një sinonim i vlerave të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Këto vlera janë tashmë universale dhe roli global i SHBA-ve është i rëndësishëm në promovimin e tyre. Lidhja dhe miqësia e Kosovës me SHBA-të është e thellë dhe e palëkundur. Ne do të vazhdojmë t’i kontribuojmë paqes, stabilitetit dhe progresit në Ballkan”, thuhet më tej në urimin e presidentes.
Ajo e ka bërë të qartë se angazhimi aktiv i SHBA-ve mbetet vendimtar dhe i pazëvendësueshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, ndërsa ka thënë se Kosova do të vazhdojë të mbështetet në përkrahjen e SHBA-ve për jetësimin e aspiratave euroatlantike, si dhe për zgjerimin e njohjes së shtetit tonë.