Kosova, anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Kosova u përfaqësua nga Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme, dje ka theksuar se në këtë organizatë shumë të rëndësishme rajonale do të fshihet prezenca e UNMIK-ut dhe të inkorporohet Kosova si anëtarë i ri, raporton RTK.
“Rol të madh në këtë drejtim kanë luajtur shtetet mike si sponzorues dhe financues të këtij institucioni. Jemi optimist se anëtarësimi i Kosovës në këtë kornizë të bashkëpunimit rajonal do të jetë katalizator i vërtetë në fushën e zhvillimit ekonomiko-social; infrastrukturës dhe energjisë; drejtësisë dhe punëve të brendshme; bashkëpunimit të sigurisë si dhe ndërtimit të kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka theksuar Hoxhaj.
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është organizata më e madhe rajonale dhe anëtarësimi i Kosovës në të shihet si një hap shumë i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në sistemim ndërkombëtarë.