Fatmir Limaj edhe 2 muaj paraburgim, avokati: “Vendim politik”
Mësohet se avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se do të bëjë një ankesë në Gjykatën e Apelit të Prishtinës për këtë Vendim.
“Gjyqtari i EULEX-it, Malkom Simons, gjykatës i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka zgjatur paraburgimin e Fatmir Limajt edhe për 2 muaj deri më 24 prill 2013. Unë si avokat i zotit Limaj, kam paraqitur ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”
Caktimi i paraburgimit dhe vazhdimi i tij nuk ka kurrfarë mbështetje dhe arsye ligjore, por janë krejtësisht arsyet politike që ndikojnë haptas në këtë çështje”, deklaroi ai.