Published On:01 March, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Në veri mund të votohet me letërnjoftim të Serbisë
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë
se institucioni që ajo udhëheq është i gatshëm për çfarëdo zgjedhjesh që
mund të shpallen në Kosovë gjatë këtij viti, por buxhet të planifikuar
kanë vetëm për zgjedhjet lokale.
Sipas saj, KQZ-ja ka planifikuar edhe këtë vit buxhet për zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës.
Në një intervistë për “Tribunën”, ajo ka deklaruar se OSBE-ja mund t’i organizojë zgjedhjet në veri nëse vendosin institucionet e Kosovës, por certifikimin e tyre mund ta bëjë vetëm KQZ-ja.
Duke u thirrur në Ligjin për Zgjedhjet, Daka ka thënë se serbët e veriut mund të votojnë me çfarëdo dokumenti që është valid, pa ndonjë kusht që ato të jenë të Republikës së Kosovës.