Published On:01 March, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Ja si është skuadra e futbollistëve më të paguar në botë
Gazeta portugeze “A’Bola” ka ndërtuar atë që
cilësohet skuadra e më të paguarve, duke rreshtuar një formacion ku ka
vënë në fushën e lojës sipas roleve futbollistët që përfitojnë rrogat më
të larta në ekipet ku luajnë.
Në
një rreshtim superofensiv 4-3-3, në fushë janë 11 lojtarët që në
pozicionet e tyre, kanë rrogat më të larta, një përzgjedhje pozicionale
që është bërë për të evituar që në formacion të shfaqen thuajse vetëm
sulmues, pasi dihet që lojtarë të këtij reparti janë ata që kanë rrogat
më të larta.
Në portë është Iker Kasijas, që
njëkohësisht ka rrogën më të ulët të formacionit në fjalë me “vetëm” 6
milion euro në vit. Para tij, nga e majta në të djathtë janë Eshli Kol
(12.4 milion euro), Xhon Terri (9.5 milion euro), Tiago Silva (9.8
milion euro) dhe Filip Lahm (10 milion euro), duke përbërë katërshen e
lojtarëve më të paguar në botë sipas pozicioneve në të cilat luajnë.
Në
mesfushën me 3 lojtarë dominon Mançester Sitit, që ka dy përfaqësueses,
David Silva (13 milion euro) dhe Jaja Ture (13 milion euro), ndërsa
lojtari i tretë i këtij reparti është Frank Riberi që përfiton 10 milion
euro në vit.
Qendërsulmues nuk mund të ishte
askush tjetër përveç Samuel Eto’o, i cili përfiton 20 milion euro në
vit te Anzhi në Rusi. Mbështetës të tij në këtë repart janë Lionel Mesi
me 15 milion euro në vit si dhe Kristiano Ronaldo me 10 milion euro në
vit.
Në total, 11 lojtarët e formacionit më të paguar të përpiluar nga “A’Bola” përfitojnë 128.7 milion euro rrogë në vit.