Karanka sërish shigjeta ndaj arbitrit
“Nuk kam ç’të them për Di Marian, fola me të dhe nuk jam shumë i informuar për atë që ndodhi por besoj se do të jetë lajmi i ditës kur Reali ta mbyllë një ndeshje të kampionatit me 11 lojtarë”.
Karanka tha se nuk ishin zëvendësimet ato që bënë të mundur përmbysjen e rezultatit në “Riazor” por intepretimi ndryshe dhe karakteri i skuadrës. Ai tha se pjesa e dytë ishte shumë e mirë për skuadrën ndërsa për Kaka shprehu elozhe por nuk siguroi se braziliani do të luajë në “Camp Nou” në mesjavë përballë Barcelonës.