Published On:02 March, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Kasano-Stramaçioni, zënkë në stërvitjen e djeshme
Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e njëpasnjëshme
të lojtarëve kryesorë si dhe deklaratat e presidentit Morati se po
mendon seriozisht të largohet, Interi është përfshirë nga një problem
tjetër i madh, pasi sulmuesi Antonio Kasano dhe trajneri Andrea
Stramaçioni janë bërë pjesë e një zënke gjatë stërvitjes së djeshme.
Sipas
“La Gazzetta Dello Sport”, të dy fillimisht kanë shkëmbyer fjalë ndaj
njëri-tjetrit, por situata ka degjeneruar në të shtyra dhe më pas edhe
në goditje, aq sa është dashur ndërhyrja e Kordoba dhe Stankoviç për t’i
ndarë. Situata ka qenë aq kaotike, sa është mësuar se presidenti Morati
do të vizitojë sot skuadrën për të zgjidhur këtë çështje.