Puthja vdekjeprurese
45-vjeçari Luke Yeomans pësoi një infarkt në zemër pasi një nga gjarpërinjtë e kafshoi duke i helmuar gjakun.
Anglezi gjithmonë këmbëngulte se nuk kishte rrezik qëndrimi i tij me kobrat që njihen si një nga llojet më të rrezikshme të gjarpërinjve. Ai mbante 24 kobra aziatike në shtëpi në këto 30 vitet e fundit.
“Njerëzit mendojnë se jam i çmendur, por unë besoj se kjo që po bëj është diçka e mirë. Po rris këto kobra aziatike sepse janë specie në zhdukje. Kam ndërmend ta rris numrin e tyre në 100”, deklaronte para pak kohësh burri nga Nottinghamshire (Angli).