NASA padit astronautin për vjedhje të kamerës nga "Apolo 14"
Në padinë e dorëzuar dje gjykatës federale në Floridën jugore, thuhet se Mitchell para ca kohësh ka provuar të shesë atë kamerë në një auksion.
NASA pohon se nuk ekzistojnë dëshmi që kamera i është falur Mitchellit dhe kërkon që kjo kamerë t’i kthehet.
Mitchell ishte astronauti i gjashtë që zbriti në Hënë, duke qenë anëtar i misionit "Apolo 14" bashke me astronautin Alan Shepard.