Zinku është i rëndësishëm për shëndetin
Sasitë e vogla të këtij elementi janë të mjaftueshme për shëndetin e njeriut. Zinku përdoret në shërimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Përdoret për shërimin e ngadalësimit të rritjes së fëmijëve, shërimit të ngadalshëm të plagëve, ndihmon në forcimin e sistemin imunitar, ofron lehtësim te ftohja e zakonshme dhe infeksionet periodike të veshit. Ndihmon në parandalim e infeksioneve në pjesën e poshtme të mushkërive. Zinku po ashtu përdoret për shërimin e malaries.
Zinku po ashtu përdoret për mjekimin e ADHD-së ose çrregullimit të hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes, sëmundjes së Crohnit, lëndimeve në kokë, sindromës së Downit, sëmundjes së Alzheimerit, ulkusit peptik, trashjes dhe çrregullimeve të të ngrënit, si anoreksia.
Ushqimi duhet të përmbajë sasi të mjaftueshme të këtij elementi. Proteinat përmbajnë sasi të mëdha të këtij minerali, ndërsa mishi i kuq është burim i mirë i zinkut.