Headlines

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

16 Apr 2013 / 0 Comments

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy Kryeministrave- Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në Bruksel. “Uroj Kryeministrit Thaçi dhe Daçiç guxim dhe mençuri në takimin e nesërm në kuadër të

Më Shumë»

Ekonomi
Kronika E Zezë

Durrës, 25 vjet burg pedofilit amerikan

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin amerikan Carl Stephan Kaminski për abuzim seksual ...

Burg pa afat për tre personat që mbajtën peng 22-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën arrest me burg për 3 personat që akuzohen se kanë mbajtur peng p...

Teknologji

"Titanik 2" po ndërtohet në Kinë

Manjati i minierave australiane, Clive Palmer ka firmosur një marrëveshje me ndërmarrjen finlandeze, "Del...

Facebook do të ndryshojë dizajnin e furnizuesit të lajmeve

Facebook ka menduar ti japë një pamje të re furnizuesit të lajmeve në faqen kryesore. Të gjitha ndryshime...

Sport
Kosovë

Konfirmohet takimi Thaçi – Daçiç të mërkurën në Bruksel

Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson përmes rrjetit të saj social ‘Twitter’ iu ka uruar dy...

Shqipëri

Sali Berisha, takim me akademikët

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mëngjesin e së martës një takim me akademikët në Universitetin e ...

Pandeli Majko: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande”!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje dhunën e dj...

Berisha inauguron shërbimin elektronik e-Matura

Kreu i qeverise,Shqiptare Sali Berisha ka inaguruar sot në shkollën “Petro Nini Luarasi” shërbimin elektro...

Rajon

“Republika e Maqedonisë së Epërme” është emri që do ta zëvendësoj parashtesën IRJM

Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic është Republika e Maqedonisë së Ep...

Shkup:Pesë nga shqiptarët e sulmuar, në spital

Në Spitalin e Qytetit në Shkup janë pranuar pesë qytetarë shqiptar me lëndime të rënda trupore. Dy prej ...

Izet Mexhiti: Shkupi s'ekziston pa shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë në Shkup ka mbajtur Konventën promovuese të kandidatit për ...

Showbiz

Shpëtuesja e American Idol?

Nicki Minaj mendon është ajo e cila mund të shpëtoi emisionin American Idol. Reperja beson se ajo do t’j...

Shëndetësi

Si të ndaloni osteoperozën me tre mënyra

Mosha mes 49 dhe 67 vjeç janë më të prekshmet nga osteoperoza. Osteoperoza është një gjëndje ku kockat që...

LifeStyle
Për Femra
Kronika E Zezë
Published On:10 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Jim Carrey: Njerezit kane nevoje te qeshin

“Mendoj se njerëzit vijnë të shohin filmat e mi, sepse i bëj gjithmonë për të qeshur dhe sot ata më shumë se kurrë kanë nevojë të ndihen të çliruar nga streset. Edhe unë dola nga depresioni falë budizmit dhe buzëqeshjes”.
Në kinematë amerikane po mbretëron këto ditë një lloj komiciteti që Jim Carrey propozon në “Mr. Popper’s Penguins”. Një mënyrë e lehtë që të gjithë të qeshin, nga më të vegjlit tek më të mëdhenjtë e familjes. Në film Carrey, 49 vjeç punon me Carla Gugino, por edhe me pinguinë të vërtetë, të cilët Mr. Popper, agjent imobiliar shumë i suksesshëm në Manhatan, i divorcuar, i merr si dhuratë të fundit nga babai që i ka vdekur.
Kaosi i shkaktuar nga 6 krijesa të vogla në papafingon e Popper nuk shkakton vetëm dëme: hapësira transformohet pak nga pak në një lloj poli të vogël veriu plot me mrekulli, që frymëzon Popper të zbulojë vlerën e familjes dhe rëndësinë e dashurisë. Pasi ka dalë nga depresioni që e torturon prej vitesh (dhe këtë nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë), Carrey duket i qetë dhe i buzëqeshur. Ndoshta do të jetë edhe për shkak të frekuentimit të Echkart Tolle (autor i teksteve mbi spiritualitetin) apo për besimin e tij tek budizmi, por Carrey duket se ka ndryshuar vërtet. I papërmbajtur, shpërthyes, i paarritshëm. Fjala “uragan” nuk do ta përshkruante Carrey-n, që padyshim është talenti më i madh komik i kohës moderne. Carrey është afirmuar si aktor mes viteve ‘90. Falë talentit, ai arrinte të fitonte 35 milionë dollarë për film. Por jeta e yllit të ardhshëm të kinemasë, që të gjithë e quanin pasardhësi i Jerry Lewis, nuk ka qenë e thjeshtë. Meqë Jim ishte një student dembel dhe shumë i lëvizshëm, frekuentonte jo rregullisht “Aldershot High School” e Burlingtonit. Shkathtësia e tij u ra në sy profesorëve, të cilët e detyronin të regjistrohej në kurse teatri që zhvilloheshin pasi mbaronte mësimi.
Duket se ju nuk ndiqni linjën e Hollivudit që synon gjithmonë filma komikë komercialë…
Mua më pëlqen të jem rebel. Nuk di të pikturoj, nuk kam shkuar kurrë në shkollë, por çdo ditë e më shumë po zbuloj gjëra shumë interesante. Nuk kam qenë asnjëherë fans i askujt. Universi na thotë të ndjekim instinktet tona, dhe duhet kurajë për ta bërë. Pranoj të luaj edhe në një film vulgar që më bën të qesh. Po ashtu, më pëlqejnë njerëzit që dalin pasi kanë parë një film ku interpretoj unë se kanë marrë diçka më shumë se një buzëqeshje e thjeshtë. Unë punoj fort dhe mendoj se njerëzit vijnë të shohin filmat e mi, sepse unë kam mbetur gjithmonë i njëjti dhe i bëj ata për të qeshur, gjë për të cilën kanë shumë nevojë.
Cilat janë komeditë tuaja të preferuara?
Ka shumë dhe nuk mundem dot t’i veçoj. Më pëlqejnë që ato që bëj të japin një mesazh nga i cili në fund të reflektojmë.
‘Popper’s Penguins’ flet për një familje të ndarë, pa baba, tema që ju i keni përjetuar nga afër…
Nëse bëj një film të tillë, e bëj sepse mendoj se jam personi i duhur. Ka pasur momente në jetën time kur jam ndier i lidhur me familjen time dhe tek disa role e gjej plotësisht veten. Një film si ai “Nëse më lë, do të fshij nga mendja ”, pasqyronte gjendjen time shpirtërore, sepse unë e dija mirë ç’do të thoshte të ishe përjashtuar nga njerëz të rëndësishëm në jetë. Filmi fliste pikërisht për këtë.
Në çfarë kuptimi?
Kur ke ndjesinë se do dikë dhe historia përfundon, përjeton një ndjesi të tmerrshme. Gjenialiteti i filmit të Charlie Kaufman ishte pikërisht kapaciteti për të propozuar një pikëpamje të re mbi fakte të treguara miliona herë, siç është edhe fundi i një dashurie.
Si dallon jeta kinematografike nga ajo reale?
Nuk ka rëndësi nëse po luan një film apo je në jetën reale, është e rëndësishme që gjithmonë të ecësh në rrugën e duhur. Sado të përfshihesh në jetën kinematografike, nuk mundesh të qëndrosh gjatë, sepse humbet sensin e botës dhe bën hapa pas.
Prej këtej del edhe raporti juaj me filozofinë e Eckhart Tolle?
E dua shumë Tolle dhe mendimtarët e tjerë si ai, persona me shumë qëllime dhe një filozofi të madhe. Shumë njerëz kanë idenë se mendimet dhe ndjenjat janë diçka e ndarë nga realiteti, ndaj nuk kanë rëndësi. Një ide që nuk bën për mua. Unë besoj tek Budda dhe tek fakti se jemi të gjithë një, me të gjitha ndjenjat tona.
Pra, sot si e kupton dashurinë?
Mendoj se gjithçka në jetë të jepet për një motiv, për të mësuar. Çdo grua me të cilën kam pasur një raport më ka çuar pak më afër kuptimit të asaj që dua apo nuk dua. Po ashtu, më ka mësuar vlerën e dashurisë. Nuk e di nëse do ta gjej ndonjëherë personin me të cilin do të kaloj jetën, por nuk ndiej keqardhje për asnjë nga gratë me të cilat kam qenë i lidhur.
Po tani jeni vetëm?
Po, prej vitesh. Kur të gjej gruan e jetës time do jem gati për ta pritur. Ja vlen të sakrifikosh për ndjenjat dhe nuk do të ndal para asgjëje që nuk më bën të jem i lumtur. Dua të kem përkrah vetes një person që di të kuptoj veten, pastaj mua dhe atë çka duam të bëjmë së bashku.
Sipas asaj që ëndërroni, çfarë drejtimi do të keni marrë pas dhjetë vitesh?
Nuk kam një mendim të qartë, ëndërroj të jem brenda një hapësire krijuese, të qetë, në shërbim të të tjerëve. Dëshiroj të jem autentik dhe nuk jam i sigurt nëse kjo do të thotë që do të vazhdoj të kem rolin e aktorit. Gjithashtu, dëshiroj të jem i pasur dhe të bëj një jetë mbretërish.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:22 AM. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:22 AM. Filed under , . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Jim Carrey: Njerezit kane nevoje te qeshin"

Leave a reply