Headlines

Pato i tregon Rion Barbarës

Posted by Vnb-Snorki | 14 June, 2011 | Posted in ,

Në pritje të nisjes së Kupës së Amerikës Latine (nis më 2 korrik), Pato duket se po i shfrytëzon më së miri ditët e pushimit duke i “treguar” Barbarës vendlindjen e tij.
Sulmuesi brazilian dhe e dashura e tij, Barbara Berluskoni, e bija presidentit të Milanit, janë parë në rrugët dhe lagjet e Rios, transmeton TCH.
Çifti është kapur nga mediet braziliane teksa shëtisnin dorë për dore në rrugët e qyteti dhe në baret vendase.

Marc Anthony nervozohet me gazetarin

Posted by Vnb-Snorki | 13 June, 2011 | Posted in ,

Nuk po kalon kohë të mira çifti Marc Anthony-Jennifer Lopez.
Arsyeja është publikimi i mundshëm i disa videove të nxehta të këngëtares, video të regjistruara në kohën kur ajo ishte e martuar me burrin e saj të parë, Ojani Noa, transmeton TCH.
Kjo temë nuk i pëlqen shumë bashkëshortit të saj aktual, Marc Anthony, i cili u largua nga një emision televiziv kur iu shtrua kjo pyetje.
“Vazhdoni me pyetjen tjetër”, u përgjigj këngëtari. Më pas, u ngrit i nervozuar duke falënderuar për ftesën dhe u largua nga stu

Al Pacino prezanton të dashurën 40 vjet më të re

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Ikona hollivudiane Al Pacino (71) ia ka prezantuar publikut të dashurën 40 vjet më të re, argjentinasen Lucila Sola.
Lucila ka aktruar në disa filma në gjuhën spanjolle, ndërsa Pacinon e ka takuar në xhirimin e filmit “Wilde Salome”, kur e kishte regjisor. Ajo flet katër gjuhë dhe ka vajzën, Camila, e cila jeton me të në Los Angeles.
Çifti ka dalë në publik në prill të vitit të kaluar, por pastaj u raportua se janë ndarë. Por, duket se diçka i ka bashkuar sërish.
Al Pacino, i cili nuk është martuar kurrë, ka tre fëmijë.

Jim Carrey: Njerezit kane nevoje te qeshin

Posted by Vnb-Snorki | 10 June, 2011 | Posted in ,

“Mendoj se njerëzit vijnë të shohin filmat e mi, sepse i bëj gjithmonë për të qeshur dhe sot ata më shumë se kurrë kanë nevojë të ndihen të çliruar nga streset. Edhe unë dola nga depresioni falë budizmit dhe buzëqeshjes”.
Në kinematë amerikane po mbretëron këto ditë një lloj komiciteti që Jim Carrey propozon në “Mr. Popper’s Penguins”. Një mënyrë e lehtë që të gjithë të qeshin, nga më të vegjlit tek më të mëdhenjtë e familjes. Në film Carrey, 49 vjeç punon me Carla Gugino, por edhe me pinguinë të vërtetë, të cilët Mr. Popper, agjent imobiliar shumë i suksesshëm në Manhatan, i divorcuar, i merr si dhuratë të fundit nga babai që i ka vdekur.
Kaosi i shkaktuar nga 6 krijesa të vogla në papafingon e Popper nuk shkakton vetëm dëme: hapësira transformohet pak nga pak në një lloj poli të vogël veriu plot me mrekulli, që frymëzon Popper të zbulojë vlerën e familjes dhe rëndësinë e dashurisë. Pasi ka dalë nga depresioni që e torturon prej vitesh (dhe këtë nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë), Carrey duket i qetë dhe i buzëqeshur. Ndoshta do të jetë edhe për shkak të frekuentimit të Echkart Tolle (autor i teksteve mbi spiritualitetin) apo për besimin e tij tek budizmi, por Carrey duket se ka ndryshuar vërtet. I papërmbajtur, shpërthyes, i paarritshëm. Fjala “uragan” nuk do ta përshkruante Carrey-n, që padyshim është talenti më i madh komik i kohës moderne. Carrey është afirmuar si aktor mes viteve ‘90. Falë talentit, ai arrinte të fitonte 35 milionë dollarë për film. Por jeta e yllit të ardhshëm të kinemasë, që të gjithë e quanin pasardhësi i Jerry Lewis, nuk ka qenë e thjeshtë. Meqë Jim ishte një student dembel dhe shumë i lëvizshëm, frekuentonte jo rregullisht “Aldershot High School” e Burlingtonit. Shkathtësia e tij u ra në sy profesorëve, të cilët e detyronin të regjistrohej në kurse teatri që zhvilloheshin pasi mbaronte mësimi.
Duket se ju nuk ndiqni linjën e Hollivudit që synon gjithmonë filma komikë komercialë…
Mua më pëlqen të jem rebel. Nuk di të pikturoj, nuk kam shkuar kurrë në shkollë, por çdo ditë e më shumë po zbuloj gjëra shumë interesante. Nuk kam qenë asnjëherë fans i askujt. Universi na thotë të ndjekim instinktet tona, dhe duhet kurajë për ta bërë. Pranoj të luaj edhe në një film vulgar që më bën të qesh. Po ashtu, më pëlqejnë njerëzit që dalin pasi kanë parë një film ku interpretoj unë se kanë marrë diçka më shumë se një buzëqeshje e thjeshtë. Unë punoj fort dhe mendoj se njerëzit vijnë të shohin filmat e mi, sepse unë kam mbetur gjithmonë i njëjti dhe i bëj ata për të qeshur, gjë për të cilën kanë shumë nevojë.
Cilat janë komeditë tuaja të preferuara?
Ka shumë dhe nuk mundem dot t’i veçoj. Më pëlqejnë që ato që bëj të japin një mesazh nga i cili në fund të reflektojmë.
‘Popper’s Penguins’ flet për një familje të ndarë, pa baba, tema që ju i keni përjetuar nga afër…
Nëse bëj një film të tillë, e bëj sepse mendoj se jam personi i duhur. Ka pasur momente në jetën time kur jam ndier i lidhur me familjen time dhe tek disa role e gjej plotësisht veten. Një film si ai “Nëse më lë, do të fshij nga mendja ”, pasqyronte gjendjen time shpirtërore, sepse unë e dija mirë ç’do të thoshte të ishe përjashtuar nga njerëz të rëndësishëm në jetë. Filmi fliste pikërisht për këtë.
Në çfarë kuptimi?
Kur ke ndjesinë se do dikë dhe historia përfundon, përjeton një ndjesi të tmerrshme. Gjenialiteti i filmit të Charlie Kaufman ishte pikërisht kapaciteti për të propozuar një pikëpamje të re mbi fakte të treguara miliona herë, siç është edhe fundi i një dashurie.
Si dallon jeta kinematografike nga ajo reale?
Nuk ka rëndësi nëse po luan një film apo je në jetën reale, është e rëndësishme që gjithmonë të ecësh në rrugën e duhur. Sado të përfshihesh në jetën kinematografike, nuk mundesh të qëndrosh gjatë, sepse humbet sensin e botës dhe bën hapa pas.
Prej këtej del edhe raporti juaj me filozofinë e Eckhart Tolle?
E dua shumë Tolle dhe mendimtarët e tjerë si ai, persona me shumë qëllime dhe një filozofi të madhe. Shumë njerëz kanë idenë se mendimet dhe ndjenjat janë diçka e ndarë nga realiteti, ndaj nuk kanë rëndësi. Një ide që nuk bën për mua. Unë besoj tek Budda dhe tek fakti se jemi të gjithë një, me të gjitha ndjenjat tona.
Pra, sot si e kupton dashurinë?
Mendoj se gjithçka në jetë të jepet për një motiv, për të mësuar. Çdo grua me të cilën kam pasur një raport më ka çuar pak më afër kuptimit të asaj që dua apo nuk dua. Po ashtu, më ka mësuar vlerën e dashurisë. Nuk e di nëse do ta gjej ndonjëherë personin me të cilin do të kaloj jetën, por nuk ndiej keqardhje për asnjë nga gratë me të cilat kam qenë i lidhur.
Po tani jeni vetëm?
Po, prej vitesh. Kur të gjej gruan e jetës time do jem gati për ta pritur. Ja vlen të sakrifikosh për ndjenjat dhe nuk do të ndal para asgjëje që nuk më bën të jem i lumtur. Dua të kem përkrah vetes një person që di të kuptoj veten, pastaj mua dhe atë çka duam të bëjmë së bashku.
Sipas asaj që ëndërroni, çfarë drejtimi do të keni marrë pas dhjetë vitesh?
Nuk kam një mendim të qartë, ëndërroj të jem brenda një hapësire krijuese, të qetë, në shërbim të të tjerëve. Dëshiroj të jem autentik dhe nuk jam i sigurt nëse kjo do të thotë që do të vazhdoj të kem rolin e aktorit. Gjithashtu, dëshiroj të jem i pasur dhe të bëj një jetë mbretërish.

Beqaret më të preferuara të Hollivudit

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Në televizion është kthyer seriali “Beqareshat”, ndërsa në sferën e figurave të famshme, disa zonjusha të vërteta po bëhen gjithnjë e më të dëshirueshme. Por kush janë këto beqare seksi. Në mesin e më të dëshiruarave, janë edhe Blake Lively, Miley Cyrus, Rihanna, Olivia Wilde, Emma Watson, Audrina Patridge, Vanessa Hudgens, Bar Refaeli, Mila Kunis, Rosie Huntington-Whiteley, Pippa Middleton, e shumë të tjera.
Blake Lively 23-vjeçe
Kjo është një ylli i serisë “Gossip Girl”, e cila po bën emër në Hollivud. Jo vetëm që po luan në serinë në fjalë, por ajo është bërë një objekt i epshit për shumë meshkujt të famshëm, ndërsa i magjepsur është edhe Leonardo DiCaprio.
Audrina Patridge 26-vjeçe
Meshkujt të cilët i pëlqejnë valët e detit dhe plazhin, kanë rastin ta shohin shpesh këtë bukuroshe, e cila tani gjendet në tregun e beqareve. Audrina kudo që paraqitet e tërheq shikimin e të pranishmëve, e sidomos kur në trup ka kostum të larjes.
Bar Refaeli 26-vjeçe
Nuk ka nevojë për të dhënë arsye pse kjo është ndër beqaret më të preferuara. Mjafton t’i shikosh fotot e saj, më saktësisht trupin jashtëzakonisht seksi, për t’u vërtetuar se ajo vërtetë është në majat e listës së femrave të dëshiruara nga meshkujt.
Mila Kunis 27-vjeçe
Nëse puthja e saj e zjarrtë me Natalie Portman në filmin “Black Swan” nuk e ka dëshmuar pamjen e saj seksi, atëherë skenat e saj të dashurisë me Justin Timberlake në filmin “Friends With Benefits”, e kanë bërë këtë.

Rihanna pergjigjet ndaj kritikave

Posted by Vnb-Snorki | 08 June, 2011 | Posted in ,

Rihanna ka marrë kritika të ashpra për përmbajtjen e videoklipit të saj të fundit “Man Down”, në të cilin ajo vret me pistoletë një person.
Ajo ka thënë se është vetëm një këngëtare dhe njerëzit nuk mund t’i kërkojnë shpjegime për çdo gjë që bën.
Rihanna është akuzuar se nuk po jep një shembull të mirë për fëmijët me videot e saj me “pullë të kuqe”.
“Prindërit nuk mund t’i fshehin realitetin fëmijëve të tyre sepse përndryshe kur të rriten këta fëmijë nuk do të jenë gati për jetën e vërtetë”, është kundërpërgjigjur Rihanna.

“MTV Movie Awards”, Harry Potter i favorizuar

Posted by Vnb-Snorki | 07 June, 2011 | Posted in ,

Lajmi që po krijon më shumë bujë për MTV Movie Awards është prezantimi nga ana e Emma Watson, e ftuara e mbrëmjes, i disa klipeve të papublikuara të pjesës së dytë të “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes”.
Bëhet fjalë për kapitullin e fundit të sagës së magjistarit të famshëm anglez që nuk do të jetë në salla përpara korrikut.
Harry Potter, Eclipse e Inception janë filmat konkurrues me më shumë kategori.
Evenimenti ku do të dorëzohen çmimet e rëndësishme kinematografike do të zhvillohet gjatë mbrëmjes sot në Los Angeles.

Gisele Bundchen, manekinia e parë miliardere

Posted by Vnb-Snorki | 05 June, 2011 | Posted in ,

Bukuroshja braziliane, Gisele Bundchen, së shpejti mund të bëhet manekinia e parë miliardere, ka njoftuar revista “Forbes”. Pritet që pasuria e saj deri më 2012 të jetë e mjaftueshme për t’u “shkruar” si miliardere.
Gisele, e cila është e martuar me yllin e NFL-së, Tom Brady, çdo ditë është më e pasur. Për këtë, mund t’i falënderohet kontratave me shtëpitë e modës Versace dhe Dior, por edhe biznesit të saj, linjave të suksesshme të bizhuterive, kozmetikës e veshjeve të brendshme.
Pritet që deri në verë 2012, Gisele Bundchen të bëhet manekinia e parë miliardere, por edhe braziliania e parë, e cila me punën e vet ka arritur tërë këtë pasuri.

Brigitte Nielsen: Edhe une e dashura e Schwarzenegger

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Pas skandalit të Arnold Schwarzenegger që tradhëtoi bashkëshorten e tij me kujdestaren e shtëpisë me të cilin kishte pasur edhe një djalë që mbeti sekret deri disa javë më parë, të gjithë kanë diçka për të thënë për lidhjet e “Terminator”.
Këtë herë është Brigitte Nielsen, që në biografinë e saj skandal “You only get one life”, tregon për marrëdhënien e saj të nxehtë me Schwarzy.
Në një intervistë për “Daily Mail”, aktorja-modele me origjinë daneze tregon që gjatë bashkëpunimit në filmin “Yado”, i dalë në 1985, me Schwarzenegger shkonte shumë jo vetëm në sheshxhirim, por edhe në krevat.
“Do donim të provonim gjithçka dhe e kemi bërë. Nuk kishim detyrime, premtime, asgjë. Ishte një periudhë e jashtëzakonshme”, tregon ajo.

Tenton të rikthejë flokët, Rooney për vizitë sekrete në klinike

Posted by Vnb-Snorki | 04 June, 2011 | Posted in ,

Ylli i futbollit anglez Wayne Rooney po i trajtohet një kure sekrete në një klinike me qëllim rikthimin e flokëve të humbura tanimë. 25 vjeçari që luan për kombëtaren angleze të futbollit dhe për djajtë e kuq të Manchester United është parë këtë javë të shkojë në një klinikë të famshme në Londër ku ekziston një teknologji e klasit të lartë dhe përdoret vetëm nga personazhet VIP. Një burim tha se “Wayne rezervoi një takim trajtimi dy ditor. Ai do të duket se paku edhe pesë vite më i ri në fund të krejt kurës”.

Pink behet me vajze

Posted by Vnb-Snorki | 03 June, 2011 | Posted in ,

Pink është bërë mama duke sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Willow.
Këngëtarja ka lindur fëmijën e saj dhe bashkëshortit Carey Hart, në spitalin e Los Angeles.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pink në faqen e saj në Twitter.
“Jemi shumë të kënaqur për lindjen e vajzës sonë të bukur dhe të shëndetshme, Willow Sage Hart”, ka shkruar këngëtarja.
“Ajo është e mrekullueshme si babai i saj”, theksoi ajo.<

Mbiemri i vërtetë i Jeniffer Aniston është Anastassakis

Posted by Vnb-Snorki | 02 June, 2011 | Posted in ,

Dikush e urrente emrin e tij, dikush tjetër e ka “refuzuar” sepse tregonte origjinën e tij/saj. Disa të tjerë kishin emra shumë të gjatë, të vështirë për tu mbajtur mend ose thjesht kishin emra të shëmtuar.

Gjithsesi, këto yje të Hollywoodit kanë vendosur të ndryshojnë emrin e tyre. Ja lista e diave prej tyre:

Natalie Portman - Natalie Hershlag

Winona Ryder - Winona Horowitz

Nicolas Cage - Nicolas Kim Coppola

Meg Ryan - Margaret Mary Emily Anne Hyra Alicia Christian Foster


Vin Diesel - Mark Sinclair Vincent


Whoopie Goldberg - Caryn Johnson


Bruce Willis - Walter Willison


Demi Moore - Demetria Gene Guynes


Marlon Brando - Marlon Junior Brandeau


Chuck Norris - Carlos Rey

 

Jennifer Aniston - Jennifer Anastassa

Angeina Jolie: Brad Pitt, burre i vertete

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Angelina Jolie ka folur mbi partnerin e saj, Brad Pitt, duke thënë që ai është një “burrë i vërtetë”.
Aktorja 35-vjeçare, e cila ka 6 fëmijë me 47-vjeçarin Pitt, lavdëroi gjithashtu aftësitë e tij si baba.
“Jam shumë me fat që kam në krah dikë si Brad. Ai është shumë i sjellshëm, por gjithashtu është një burrë i vërtetë në të gjitha kuptimet”, u shpreh aktorja për ‘Daily Telegraph’.
Në intervistën e tij të fundit, Brad Pitt theksoi për ‘USA Today’ se po mendon të martohet me Angelina Jolie: “Fëmijët po pyesin për martesën. Ata po fillojnë të kuptojnë tashmë dhe duhet të mendojmë edhe për ta.”

Angeina Jolie: Brad Pitt, burre i vertete

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in ,

Angelina Jolie ka folur mbi partnerin e saj, Brad Pitt, duke thënë që ai është një “burrë i vërtetë”.
Aktorja 35-vjeçare, e cila ka 6 fëmijë me 47-vjeçarin Pitt, lavdëroi gjithashtu aftësitë e tij si baba.
“Jam shumë me fat që kam në krah dikë si Brad. Ai është shumë i sjellshëm, por gjithashtu është një burrë i vërtetë në të gjitha kuptimet”, u shpreh aktorja për ‘Daily Telegraph’.
Në intervistën e tij të fundit, Brad Pitt theksoi për ‘USA Today’ se po mendon të martohet me Angelina Jolie: “Fëmijët po pyesin për martesën. Ata po fillojnë të kuptojnë tashmë dhe duhet të mendojmë edhe për ta.”

Bruno Mars lidhje dashurie me një shqiptare ?

Posted by Vnb-Snorki | 01 June, 2011 | Posted in ,

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, sipas shtypit të huaj, besohet se është përfshirë në një romancë me yllin e “Just the Way You Are”, Bruno Mars, amerikanin i cili ka pushtuar top listat muzikore në mbarë botën.
Ata janë parë së bashku jo vetëm duke kërcyer në mënyrë shumë intime në pasndejën e një evenimenti, por nuk mjafton me kaq, pasi kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në aeroport e restorant. Nga ana e saj, duke qenë e vetëdijshme për “sinjalet” që mediat kanë marrë për të spekuluar ose jo mbi një lidhje të mundshme, Rita Ora ka shkruar në rrjetin social Twitter: “Ndonjëherë miqësia e vërtetë ngatërrohet me flirtimin, kështu që njerëzit mendojnë se po ndodh diçka. Apo jo Bruno Mars?”. Ndërkohë që më parë ajo shkruante: “Më mungon shumë zemra ime” dhe fill më pas: “Nesër nuk do jem këtu, do udhëtoj”.
Të nesërmen është parë në Gjermani me Bruno Mars, i cili vetëm para t muajsh është ndarë nga e dashura më e fundit. “Çifti” deri më tani nuk ka konfirmuar apo mohuar gjë për mediat, presim në vijim se çdo të ndodhë.
Mars është një muzikant amerikan, që ka marrë shumë famë këto vitet e fundit, jeton në Los Angeles, ndërsa shqiptarja Rita Ora është prej pak kohësh pjesë e grupit menaxherial të reperit të njohur Jay-Z.
Lidhja me Bruno Mars do të ishte një aset për karrierën e Ritës, e cila po punon për një këngë të re.

Tom Hanks humb gjyqin

Posted by Vnb-Snorki | 29 May, 2011 | Posted in ,

Tom Hanks kishte rreth 10 vjet në një proces gjyqësor në të cilin kërkonte dëmshpërblim nga arkitektët dhe dekoruesit që projektuan “reformën” e shtëpisë së tij.
Aktori donte 3 milionë dollarë nga kompania sepse mënyra se si ishte rindërtuar shtëpia nuk i pëlqente dhe shprehej se i kishte kushtuar shumë që të rregullonte shtëpinë nga e para edhe një herë tjetër.
Gjykatësit më në fund kanë vendosur që Hanks mos të marrë dëmshpërblimin dhe të paguajë koston e procesit gjyqësor.

Antonio Banderas: Kam pasur tumor

Posted by Vnb-Snorki | 27 May, 2011 | Posted in ,





Antonio Banderas ka habitur fansat e tij me anë të një rrëfimi shokues. Aktori ka deklaruar se ka pasur tumor, por këtë gjë e ka mbajtur të fshehtë nga shtypi dhe njerëzit që njihte, me përjashtim të familjarëve dhe miqve të ngushtë. “Tashmë mund ta pohoj publikisht se dy vjet më parë kam pasur një tumor në shpinë”, ka thënë Banderas për revistën “OK”. Aktori u operua dhe tashmë është mirë, por thotë se ka kaluar një periudhë të tmerrshme.