Bruno Mars lidhje dashurie me një shqiptare ?
Ata janë parë së bashku jo vetëm duke kërcyer në mënyrë shumë intime në pasndejën e një evenimenti, por nuk mjafton me kaq, pasi kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në aeroport e restorant. Nga ana e saj, duke qenë e vetëdijshme për “sinjalet” që mediat kanë marrë për të spekuluar ose jo mbi një lidhje të mundshme, Rita Ora ka shkruar në rrjetin social Twitter: “Ndonjëherë miqësia e vërtetë ngatërrohet me flirtimin, kështu që njerëzit mendojnë se po ndodh diçka. Apo jo Bruno Mars?”. Ndërkohë që më parë ajo shkruante: “Më mungon shumë zemra ime” dhe fill më pas: “Nesër nuk do jem këtu, do udhëtoj”.
Të nesërmen është parë në Gjermani me Bruno Mars, i cili vetëm para t muajsh është ndarë nga e dashura më e fundit. “Çifti” deri më tani nuk ka konfirmuar apo mohuar gjë për mediat, presim në vijim se çdo të ndodhë.
Mars është një muzikant amerikan, që ka marrë shumë famë këto vitet e fundit, jeton në Los Angeles, ndërsa shqiptarja Rita Ora është prej pak kohësh pjesë e grupit menaxherial të reperit të njohur Jay-Z.
Lidhja me Bruno Mars do të ishte një aset për karrierën e Ritës, e cila po punon për një këngë të re.