Published On:05 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Gisele Bundchen, manekinia e parë miliardere
Bukuroshja braziliane, Gisele Bundchen, së shpejti mund të bëhet manekinia e parë miliardere, ka njoftuar revista “Forbes”. Pritet që pasuria e saj deri më 2012 të jetë e mjaftueshme për t’u “shkruar” si miliardere.
Gisele, e cila është e martuar me yllin e NFL-së, Tom Brady, çdo ditë është më e pasur. Për këtë, mund t’i falënderohet kontratave me shtëpitë e modës Versace dhe Dior, por edhe biznesit të saj, linjave të suksesshme të bizhuterive, kozmetikës e veshjeve të brendshme.
Pritet që deri në verë 2012, Gisele Bundchen të bëhet manekinia e parë miliardere, por edhe braziliania e parë, e cila me punën e vet ka arritur tërë këtë pasuri.