Dieta “Fat-smash”, në katër faza
Ky program është i ndërtuar në katër faza, ndërsa ju do të ndryshoni marrëdhëniet ndaj ushqimit dhe aktiviteteve fizike.
Faza e parë
Këtë fazë e përbën regjimi i detokskimit apo pastrimit të organizmit, i cili zgjat nëntë ditë. Çdo ditë konsumoni pesë herë, së paku çdo tre orë.
Në këtë fazë të pastrimit të organizmit lejohet të konsumohen të gjitha pemët dhe perimet, përpos patateve dhe avkados, si dhe qumështit të payndyrshëm. Ndalohet konsumi i alkoolit, kafesë dhe çajit.
Faza e dytë
Për tri javë sa zgjat kjo fazë, në menynë e përditshme, shtohet mishi dhe peshku. Aktiviteti i shtuar trupor është përcaktuesi kryesor i kësaj faze, që kërkon ushtrime në kohëzgjatje prej 35 minutash dhe këtë së paku një herë brenda javës.
Faza e tretë
Ata që i adhurojnë ëmbëlsirat mund të frymojnë më mirë, ngase tash në skenë janë ëmbëlsirat dhe akullorja. Brenda ditës mund të konsumohet një topth akullore apo një keks. Ritmi i ushtrimeve shtohet në 45 minuta, pesë herë në javë.
Faza e katërt
Në fazën e fundit mund të kënaqeni me të gjitha ato që ju dëshironi, duke filluar nga çokollata deri te pica. Ajo që duhet të keni kujdes është sasia e ushqimit.