Rëndësia e zinkut për shëndetin e mashkullit
Ushqimi vegjetarian ka pak zink dhe vegjetarianëve u rekomandohet marrja e shtesave të zinkut për të përmbushur nevojat e tyre ditore. Zinkun mund ta gjejmë në ushqim, siç është mishi i viçit pa yndyrë, peshku, frutat arrore, drithërat, mishi i pulës, pemët, si bananet dhe avokado, perimet, siç janë lulelakra, trangujt, patatja, spinaqi dhe produktet e payndyrshme qumështore.
Për zinkun shpesh thuhet që është element i rëndësishëm edhe pse në parim ai është metal. Sasitë e vogla të këtij elementi janë të mjaftueshme për shëndetin e njeriut. Zinku përdoret në shërimin e problemeve të ndryshme shëndetësore dhe parandalimin e mungesës së zinkut. Përdoret për shërimin e ngadalësimit të rritjes së fëmijëve, diarresë akute dhe shërimit të ngadalshëm të plagëve.
Ndihmon në forcimin e sistemin të imunitetit, ofron lehtësim te ftohja e zakonshme dhe infeksionet periodike të veshit. Ndihmon në parandalim e infeksioneve respirative në pjesën e poshtme të mushkërive. Zinku po ashtu përdoret për shërimin e malaries dhe sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga parazitët e ndryshëm.
Zinku po ashtu përdoret për mjekimin e zukatjes në vesh, ADHD-së ose çrregullimit të hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes, sëmundjes së Crohnit, lëndimeve në kokë, sindromës së Downit, sëmundjes së Alzheimerit, ulkusit peptik, trashjes dhe çrregullimeve të të ngrënit, si anoreksia. Zinku kryesisht përdoret për shërimin e problemeve shëndetësore seksuale, siç është hiperplazia beninje e prostatës, disfunksioni erektil dhe papjellshmëria mashkullore.
Karakteristikë e rëndësishme e zinkut është faktori vendimtar për kualitetin e spermës te meshkujt. Revista “Fertility dhe Sterility” ka publikuar hulumtimin e kryer në grupin e meshkujve kinezë ku është vërtetuar që koncentrimet e ulëta të zinkut ndikojnë në kualitetin e spermës. Studimi tjetër në të njëjtën revistë tregon që meshkujt të cilët kanë marrë shtesë të zinkut kanë rritur lëvizshmërinë dhe numrin e spermës.
Zinku luan rol të rëndësishëm në shëndetin e prostatës. Niveli i ulët i zinkut tek meshkujt rezulton me rrezikun më të madh nga karcinoma e prostatës. Shumica e gjendjeve malinje të prostatës është shkaktuar me nivelet e ulëta të zinkut. Shtesa e zinkut zvogëlon rritjen e prostatës në masë të madhe.
Zinku rrit prodhimin e testosteroneve të cilat ndihmojnë në rritjen e libidos mashkullore, lëvizshmërinë dhe sasinë e spermieve. Mungesa e zinkut shkakton rënien e nivelit të testosteronit veçanërisht te meshkujt më të vjetër.
Zinku është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm dhe atë seksual. Ushqimi duhet të përmbajë sasi të mjaftueshme të këtij elementi. Proteinat përmbajnë sasi të mëdha të këtij minerali, ndërsa mishi i kuq është burim i mirë i zinkut.
Vegjetarianët mund ta absorbojnë zinkun nga ushqimi, siç është leblebia, farat e lulediellit, farat e kungullit, arrat, farat e susamit, fasulja, farat e grurit. Meshkujve u nevojitet rreth 11 mg zink në