Published On:01 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Celularet shkaktojnë kancer në tru
Aparatët celularë janë potencialisht kancerogjenë, duke shtuar riskun për krijimin e mundshëm të tumorit në tru. Lajmi është konfirmuar për herë të parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që i referohet studimit të Agjensisë Ndërkombëtare të Kërkimit për Kancerin.
Sipas këtij studimi, valët e telefonit klasifikohen si kacerogjene: “Studimi arrin në konkluzion se nëse flet në celular për më shumë se gjysëm orë në ditë për dhjetë vjet, rrisku për lindjen e një lloji tumori të njohur si “gliomas” në trurin e vogel, mund të rritet mbi 40%.”
Megjithatë, ekspertët theksoijë se risku për prekjen nga kanceri mbetet i njëjtë si për përdoruesit e celulareve dhe për ata që nuk i përdorin ato. Kjo pasi nëse krahasojmë statistikat e personave të prekur nga kanceri që prej vitit 1980, e deri në ditët e sotme që përdoruesit e celulareve janë rritur ndjeshëm, nuk ka rritje të tyre.
Drejtori i agjensisë, Kristofer Wild, thekson se statistikat e publikuara në këtë studim janë alarmuese dhe se duhet të vënë në lëvizje qeveritë e pjeses më të madhe të shteteve, që të ndërmarrin masa pragmatike për të reduktuar sa të mundin këtë rrezik.
Shqetësimi bëhet edhe më i madh, thuhet në këtë studim, sidomos kur numri i përdoruesve të celularëve në botë përllogaritet në rreth 5 miljardë. /