Headlines
Published On:01 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?

Hulumtimi i para disa ditëve, rezultatet e të cilit ishin botuar në revistën “Time”, ka treguar që meshkujt kanë të drejtë kur thonë se kryerja apo marrja me punët e shtëpisë nuk është e shëndetshme.
Në fakt, shkencëtarët kanë treguar se përgatitja dhe pastrimi i shtëpisë janë burim i madh i stresit, si dhe që fajtori kryesor është hormoni i quajtur kortizol.
Ky hormon ndikon në stres, e kryerja e punëve të shtëpisë shpejton sekretimin e kortizolit e me vetë këtë edhe vjen deri te shtimi stresit. Në hulumtim kishin qenë të përfshirë rreth 30 çifte bashkëshortore me së paku një fëmijë mes tetë apo dhjetë vjeç.
Shkencëtarët kanë zbuluar se niveli i kortizolit te gratë bie nëse burrat u ndihmojnë atyre me punët e shtëpisë. Mirëpo, te meshkujt ky nivel bie vetëm nëse nuk marrin pjesë në pastrim.
Gratë i qetëson fakti se punët nuk do t’i kryejnë të vetme, derisa meshkujt i qetëson mosbërja asgjë nga këto punë.
Ky hulumtim ka treguar se 30% e grave dhe 20% e meshkujve kryejnë punët e tyre porsa të kthen nga puna.
Hulumtuesit theksojnë se punët e shtëpisë më së miri është të kryhen gjatë vikendeve, në mënyrë që të shmanget stresi shtesë pas punës.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:39 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:39 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?"

Leave a reply