Published On:01 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Quantum, kompjuteri i parë shkon në Lockheed Martin
Vetëm disa ditë pasi që kompania krejt e panjohur kanadeze prezantoi kuantum kompjuterin e parë komercial në botë, që befasoi edhe shumë analistë dhe i shtyri që të dyshojnë në këtë, D-Wave One ka gjetur udhën deri tek blerësi i parë – kompania amerikane Lockheed Martin, e specializuar për zhvillim të armëve dhe pajisjeve ushtarake, e cila gjatë vikendit kishte probleme të mëdha me hackerët edhe pse ka njoftuar se nuk ka pasur komprometim të dokumenteve sekrete.
D-Wave është i pajisur me procesor 128-bitësh qubit i cili është i specializuar vetëm për disa lloje të caktuara të punëve, dhe i cili, edhe pse është shumë më i fuqishëm në punët klasike se procesorët e tashëm tradicionalë x86, megjithatë do të mund të sillte revolucion në matematikën e numrave kompleksë, posaçërisht në kriptografi, që me siguri edhe është arsyeja e interesimit të kompanisë amerikane.
Ky kompjuter kushton 10 milionë dollarë dhe për funksionim i nevojitet nitrogjeni i lëngshëm për ftohje, ndërsa Lockheed me D-Wave ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim disavjeçar.