Published On:21 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Tom Hanks kurrë nuk ka thënë se Kosova është Serbi
Tom Hanks asnjëherë nuk ka thënë se Kosova është Serbi dhe as që një
ditë do të jetë e tillë. Raportimet e medieve serbe i ka përgënjeshtruar
ekskluzivisht për “Kohën Ditore” zëdhënësja e yllit hollivudian, Leslee
Dart. Ajo ka thënë se lajmi “Tom Hanks i mbron serbët: Kosova është
Serbi”, është krejt i pavërtetë.
“Ky lajm është krejtësisht një trillim. Tom Hanks asnjëherë nuk e ka thënë këtë. Ju lutem mos shkruani asgjë për këtë, meqë ai asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë”, ka thënë ajo, pasi ka mësuar nga gazeta për raportimet e mediave serbe. Por jo vetëm kaq. Pasi gazeta ia ka dërguar linkun me versionin anglisht të lajmit që është shpërndarë gjithandej,Dart, nëpërmjet përgjigjeve me e-mail, ka dhënë edhe sqarime shtesë. Ajo po ashtu e ka mohuar lajmin se ylli hollivudian është duke realizuar ndonjë film me Steven Spielbergun për historinë e Izraelit. Mediat serbe kishin raportuar se deklaratën për Kosovën e kishte dhënë në një intervistë për televizionin kabllor amerikan “E”, ku ai raportohej se kishte folur për një dokumentar që trajton fatin e hebrenjve dhe këtu e kishte bërë lidhjen edhe me “dëbimin e serbëve nga Kosova”.
Megjithëkëtë, Hanks nuk do të dalë me ndonjë koment publik për këtë çështje.
“Jo, z. Hanks nuk do ta komentojë këtë. Kjo është plotësisht e pavërtetë. Tom Hanks nuk e ka thënë asnjëherë një gjë të tillë. Dhe as ai, as z. Spielberg nuk janë duke bërë ndonjë film ose dokumentar për historinë e Izraelit”, ka thënë Dart.
“Kjo krejtësisht është një trillim”, ka përsëritur ajo.
Gjatë ditës së martë, nëpër medie serbe gjithandej ka qenë i shpërndarë lajmi me titull “Tom Hanks i mbron serbët: Kosova është Serbi”. Por, askund nuk është parë versioni origjinal i intervistës që thuhet se ai ka dhënë për televizionin kabllor amerikan, “E”. Ueb faqja “theorthodoxchurchi.info”, me seli në Los Angeles që e ka shpërndarë më të madhe këtë artikull, të hënën i kishte thënë “Kohës Ditore” se burimi i këtij artikulli janë mediet serbe.
“E kemi përkthyer nga një burim serb”, kishte thënë George Alexander, nga ky rrjet amerikan e në të cilin shumica e mediave serbe bazohen si burim i parë i informacionit. “Korrespodenti ynë nga Serbia e ka përkthyer për ne. Nuk kemi më shumë detaje, por nëse kemi diçka më shumë do t’ju njoftojmë”, ka shkruar Alexander teksa krejt në fund kishte shtuar: “E dini, Tom Hanks është konvertuar në ortodoks”.
“Ylli i famshëm hollivudian, fitues i dyfishtë i çmimit ‘Oscar’, aktori Tom Hanks, papritur ka dalë në anën e serbëve në spektaklin e televizionit kabllor ‘E’ dhe ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë Serbi dhe kështu një ditë do të bëhet sërish. Duke folur për fillimin e xhirimeve për një spektakël hollivudian për historinë e shtetit të Izraelit, të prodhuar nga Steven Spielberg, ku ai luan rolin kryesor, ai ka krahasuar vuajtjet e Golgotës dhe të hebrenjve me vuajtjet e serbëve të Kosovës”, është shkruar në lajmin e publikuar fillimisht në “theorthodoxchurchi.info”, i shpërndarë më pas gjithandej nëpër media serbe.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore hebrenjtë kanë vuajtur shumë nga Holokausti e të mos flas se çfarë ka ndodhur qindra vjet më herët. Përkundër kësaj, ata asnjëherë nuk e kanë humbur besimin dhe e kanë kthyer prapë shtetin e tyre. Ata kanë një mijëvjeçar të tërë që përshëndetin njëri - tjetrin duke thënë ‘shihemi vitin tjetër në Jerusalem’. Rastin e njëjtë e kemi edhe sot, kur bëhet fjalë për Kosovën. Atje dikur kanë jetuar serbët, kanë ngritur manastiret dhe kanë pasur mbretërit e tyre e pastaj erdhën shqiptarët dhe i dëbuan serbët. Në fund të shekullit XX, mbi serbët kanë rënë bombat e NATO-s, por ata ende nuk duan ta pranojnë që Kosova është shtet i pavarur dhe thonë “Kosova është Serbi”, njashtu siç kanë thënë dikur hebrenjtë të cilët më në fund megjithatë u kthyen në tokën e tyre e mbase kështu do të ndodhë edhe me rastin e serbëve”, ka qenë deklarata që i ishte montuar fituesit të dyfishtë të çmimit “Oscar”.
Por kjo nuk është hera e parë që emri i yllit hollivudian Tom Hanks përfshihet në polemikën rreth Kosovës e Serbisë. Ngjashëm nuk është as hera e parë që yjeve të Hollywoodit u është dashur të përgënjeshtrojnë mediet serbe.
Pesë vjet më parë, gati e njëjta histori kishte ndodhur me George Clooneyn, kur mediat serbe raportonin se ai kryesonte një grup aktorësh të njohur të cilët do të protestonin kundër pavarësisë së Kosovës, në janar të 2008-s, gati një muaj para shpalljes së pavarësisë. Në listën e “protestuesve” ishte futur edhe Hanks përderisa kryesuese e protestës bashkë me Clooneyn ishte edhe Sharon Stone. Gazeta serbe “Press Online” shkruante se përveç Clooney, Stone dhe Hanks, kundër pavarësisë ishin edhe Michael Douglas, Robert de Niro dhe Johnny Depp.
Tom Hanks, në tetor të 2011-s në Berlin u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ky i fundit i kishte bërë ftesë aktorit me nam që ta vizitonte Kosovën. Hoxhaj, të hënën, në ditën kur u publikua lajmi “Tom Hanks i mbron serbët: Kosova është Serbi”, i kishte thënë gazetës se nuk e beson një lajm të tillë