Lady Gaga në koncert bamirësie në Japoni
Albumi arriti majat e klasifikimeve në Britani muajin e kaluar, ndërsa ka shitur më shumë kopje se të gjithë albumet e 10-shes më të mirë, të marra së bashku. Në vend të çmimeve për artistët, ndërprerjet mes performancave u mbushën nga yjet japoneze që shprehnin mbështetje për të mbijetuarit e katastrofës natyrore. Në skenë zbritën edhe banda e djemve japonez Tokio Hotel, dhe grupi i vajzave AKB48, ku të gjitha ishin veshur me uniforma shkolle, ndërsa kënduan e kërcyen në një koreografi të sinkronizuar.
Rreth 10 mijë fansa të muzikës qëndruan për orë të tëra në radhë përpara arenës që të ndiqnin spektaklin. Organizatorët thanë se një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohen Kryqit të Kuq japonez dhe do përdoren për rindërtimin e qyteteve të dëmtuara nga cunami.