Headlines
Published On:25 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Facebook shëndosh mendjen

Përdoruesit e Facebookut kanë më shumë miq të afërt dhe sigurojnë më shumë mbështetje shoqërore sesa ata të cilët nuk janë pjesë e këtij rrjeti. Fenomeni i rrjeteve shoqërore në pesë vitet e fundit është thënë se ndikon në izolimin e të rinjve. Mirëpo, këto teza i kanë demantuar rezultatet e një studimi të realizuar nga “Pew Research Center”, sipas të cilit: “Njerëzit të cilët janë në Facebook kanë numër më të madh të miqve të afërt, kanë besim më të madh dhe shumë më tepër mbështetje shoqërore në raport me ata të cilët nuk i janë bashkuar këtij rrjeti shoqëror”. Po ashtu, përdoruesit e Facebookut janë më të angazhuar politikisht sesa njerëzit që nuk janë pjesë e rrjetit.
Për këtë hulumtim, “Pew Research Center” ka analizuar 2.255 amerikanë në moshë të rritur dhe përdorimin e rrjeteve shoqërore nga ta, ndërsa nga zbulimet tjera që janë vërejtur me këtë studim është edhe fakti se përdoruesit e Facebookut mendojnë se duhet t’u besojnë shumë njerëzve. Ata marrin pjesë më shumë nëpër aktivitete politike, si dhe dalin në zgjedhje.
Në kuadër të miqve në Facebook, mesatarisht vetëm me tre për qind të tyre nuk janë takuar asnjëherë në jetë, kurse zakonisht dominojnë lidhjet me ata me të cilët kanë raporte solide edhe në jetë të përditshme.
Mesatarisht brenda ditës 15 për qind e përdoruesve e azhurnojnë statusin e vet, 22 për qind komentojnë në statuset e tjerëve, ndërsa 20 për qind komentojnë fotografitë e miqve të tyre. Aktualisht, 47 për qind e numrit të përgjithshëm të popullatës së rritur në botë janë pjesë e Facebookut, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë në decenien e katërt të jetës.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 2:37 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 2:37 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Facebook shëndosh mendjen"

Leave a reply