Published On:25 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Hae-von, është një 30 vjeçare e bukur e pamartuar e cila punon në një bankë në Seul. Ajo bëhet dyshmitare në një tentativë për vrasje, ndërkohë dhe gjërat në punën e saj ngatërrohen. Tashmë gjërat kanë dalë jashtë kontrollit dhe ajo vendos të shkojë për pushime në ishullin Mun-du, një ishull i vogël dhe i pazhvilluar, ku kishin jetuar gjyshërit e saj, tani atje jetonte një shoqe e saj që quhej Bok-nam, e cila i shkruan akoma dhe dëshiron të vijë ta vizitojë në Seul. Kur arrin në ishull Hae-von shokohet kur shikon se të gjithë banorët e ishullit i silleshin Bok-nam'it si të ishte një skllave. Si e vetmja e re në ishull është një lodër për burrat atje dhe një skllave pune për të moshuarit. E dëshpëruar nga jeta e saj atje ajo ishte munduar disa herë të arratisej nga ishulli, por nuk ja kishte dalë mbanë. Tani ajo i lutet shoqes së saj ta ndihmojë....