Headlines
Published On:04 July, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Operacionet plastike

Natyra nuk i ka krijuar të gjithë njerëzit të njëjtë, por duket e papranueshme që njerëzit të klasifikohen në të bukur dhe jo të bukur.
Një hundë e madhe që të shqetëson sa herë del para pasqyrës, veshë të mëdhenj apo shumë shqetësime të tjera estetike, po çojnë drejt sallave të operacioneve plastike gjithnjë e më shumë njerëz, e kryesisht të rinj.
Ky fenomen me origjinë amerikane erdhi në vendin tonë në fund të shkeullit XX. Kirurgu estetik Lad Filaj tregon se si u thye tabuja e paprekshmërisë së trupit në shoqërinë tonë.
“Sigurisht kirurgjia estetike e mirëfilltë ka qenë tabu dhe nuk është zhvilluar në atë sistem, është e vërtetë që sot nuk është më tabu bërja e një operacioni plastik. Ky shërbim hyri në Shqipëri dhe ka një dyndje goxha të madhe”, shprehet Filaj.
Kirurgjia estetike, njëra nga llojet e kirurgjisë plastike, pasi u bë një nga mjetet kryesore për zbukurimin e VIP-ave në mbarë botën, shumë shpejt u kthye në një obsesion edhe për njerëzit e thjeshtë. Bisturia duket se është objekti kryesor që po ndihmon femrat të jenë më të bukura në pasarelat e improvizuara jetës së tyre. Doktori tregon arsyet përse u fut në kulturën shqiptare kirurgjia estetike.
“Si çdo e re që u fut në Shqipëri u fut edhe kirurgjia estetike, kjo erdhi si pasojë e rritjes së mirëqenies, rritjes së kërkesave ndaj vetes për mirëmbajtjen e pamjes fizike. Filloi çdo njeri të kërkonte më shumë shërbime”, thotë Filaj.
Megjithë idenë se pamja ka një rol vendimtar në suksesin e një personi janë të shumtë ata që ende mendojnë se trupi është dhuratë e natyrës dhe si i tillë nuk duhet prekur.
“Realisht nuk më pëlqejnë vajzat që kanë bërë operacione plastike, se është një ndryshim që duket, është shumë e dukshme. Jam e mendimit që tiparet kanë një lidhje me njëra-tjetrën dhe po ta ndryshosh do ketë një mospërputhje me pjesën tjetër të fytyrës”, thotë një e re.
“Jam komplet kundër, të gjitha shfryhen, s’janë natyrale, do isha vetëm për ndonjë rast që ka ndonjë mungesë nga ana e Zotit për ta rregulluar. Çfarë do të ndryshoje tek vetja po të kishe mundësi? Unë nuk do ndryshoja asgjë, i kam mundësitë financiare, por faleminderit Zotit”, shprehet një e re.
Në krijimin e një opinioni pozitiv apo negativ në lidhje me kirurgjinë estetike kanë edhe pamjet e njerëzve të njohur pas këtyre ndërhyrjeve. Dështime të kirugjisë apo të mjekëve, kjo nuk dihet.
Tendenca për të mos pranuar këto lloj ndëryrjesh në trupin e njeriut duket se është edhe tek moshat e mëdha të cilët ende nuk e pranojnë këtë realitet.
Përtej këtyre kundërshtive për kulturën e kirurgjisë estetike, duket se në një moshë të caktuar pranohen edhe ndërhyrje të tilla.
Përveç këtyre opinioneve duket se në vendin tonë ende nuk ka një informim të plotë rreth kushteve për të pasur rini të përjetshme.
“Ka ende një informim jo të saktë mbi kirurgjinë estetike, mbi operacionet, mbi rrisqet”, sqaron doktor Filaj.
Mosbesimi i njerëzve ndaj kirurgjisë estetike lidhet kryesisht me rreziqet që mund të kenë ndërhyrje të tilla. Sipas kirurgut ai që thotë se ndërhyrjet në kirurgjinë estetike kanë komplikacion zero, gënjen.
“Nëse bëhet fjalë për kirurgjinë ka komplikacione, megjithatë ka edhe ndërhyrje paralele për të minimizuar ato. Pacienti duhet të jetë i mirëkonsultuar dhe të marrë përsipër rriskun bashkë me mjekun, kundrejt këtij shërbimi që merr dhe këtij shërbimi që paguan”, shprehet Filaj.
Megjithë problemet që mbart, në ditët e sotme kirurgjia estetike është kthyer në një industri që prodhon bukuri të përjetshme.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 3:22 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 3:22 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

2 comments for "Operacionet plastike"

  1. Isha një njeri shumë i vetmuar ... Në janar, Dr. Obodo hodhi një magji për të gjetur një zonjë Austriake për mua. E diela e parë në mars takova një grua të mrekullueshme vietnameze. Ishim të angazhuar për gjashtë javë dhe u martuam vitin e ardhshëm. Dr.Obodo më ka dhënë zonjën e ëndrrave të mia.visit Dr. Libero Via:
    (templeofanswer@hotmail.co.uk)
    (whatsapp +2348155425481) Bloomington, MN

  2. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi që i ndihmonte njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa kontakt me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

Leave a reply